Tag: chivu

  • Luis Henrique sfidon Dumfries: Do të luftoj për vendin tim, Chivu më jep lirinë për të krijuar

    Luis Henrique sfidon Dumfries: Do të luftoj për vendin tim, Chivu më jep lirinë për të krijuar

    Luis Henrique, një nga blerjet e reja të zikaltërve, foli për “Corriere della Sera”: “Objektivat e mi janë ta ndihmoj Interin të fitojë, personalisht dua ta përmirësoj sezonin e kaluar, që për mua ishte më i miri deri tani”.
    Për përshtypjet e para te zikaltrit: “Më ka impresionuar intensiteti i stërvitjeve, duhet të përmirësohem taktikisht, sepse futbolli francez është më shumë fizik. Të mbroj më kushton pak (qesh), por e di që duhet ta mësoj edhe këtë”.
    Për Chivu: “Më kërkon të qëndroj lart në sulm, të provoj gjithmonë diçka, flasim shumë bashkë”.
    Në krahun e tij ka konkurrencë, quhet Dumfries: “Nuk e kam aspak të lehtë, për këtë arsye duhet ta rris nivelin tim. Kemi karakteristika pak të ndryshme, gjithçka do të varet nga situatat”.
    Braziliani u ndal edhe te sezoni i kaluar me Marseille: “Kontakti i parë me Francën ishte i vështirë, por kur u ktheva nga huazimi te Botafogo u rrita shumë dhe De Zerbi më dha mbështetje të plotë. Kur u përshëndetëm, më tha të kënaqesha dhe të vazhdoja të bëja atë që kisha mësuar me të”.

  • “Chivu ende po përpiqet t’i japë një fytyrë tjetër ekipit, por do të arrijmë gjëra të mëdha”

    “Chivu ende po përpiqet t’i japë një fytyrë tjetër ekipit, por do të arrijmë gjëra të mëdha”

    23 Qershor 2025

    11:59

    Telesport

    Inter po bën një paraqitje në dritrë-hije në botërorin për klube, ku pas barazimit në ndeshjen e parë përmbysi në minutat e fundit në përballjen e dytë. Duket se ndryshimi i stafetës nga Inzaghi te Chivu është një process ende në vijim.
    Carlos Augusto bën një bilanc për qasjen e Cristian Chivu: “Do të duhet të mbajmë përqendrimin tonë të lartë, por ne jemi këtu për të fituar. Ne kemi punuar me Chivu për një kohë të shkurtër, por ai është një trajner i madh që i ndihmon të gjithë”.
    “Do të duhet kohë, por e di që sezonin e ardhshëm do të bëjmë gjëra të mëdha. Do të duhet të punojmë në shumë aspekte, duhet të mësojmë nga gabimet tona”, shtoi më tej mbrojtësi brazilian i Inter.

  • “Chivu është një trajner i shkëlqyer dhe i përgatitur, më ka surprizuar shumë”

    “Chivu është një trajner i shkëlqyer dhe i përgatitur, më ka surprizuar shumë”

    Pas fitores kundër Urawa Red Diamonds, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli për mikrofonat e “SportMediaset”: “E kishim studiuar këtë ndeshje, e dinim që do të ishte kështu. Qëndronin të gjithë, 10 prapa vijës së topit, ishte ndeshje me shumë vështirësi. Duke pësuar gol, na duhej të vraponim pas rezultatit, por vazhduam të luanim, pavarësisht vështirësive. Duhet të përmirësohemi, me një goditje në portë na shënuan gol dhe ky është një aspekt ku duhet të rritemi shumë”.
    A është ky, momenti i kthesës në këtë Botëror?Mund të jetë. Me Monterrey patëm shumë zotërim topi, por nuk arritëm të depërtonim. Duhet të japim diçka më shumë, ndonjëherë mbajtja e topit nuk mjafton. Sigurisht që në pjesën e dytë bëmë shumë mirë.
    Tani vjen sfida ndaj River Plate…Luajtëm në një fushë më të mirë se herën e kaluar, topi rrëshqiste më lehtë. Kur fushat janë të tilla, loja bëhet më e shpejtë. Do të përballemi me një skuadër që ka ide loje dhe një trajner që ka fituar shumë. I njoh mirë, janë ish-shokë të kombëtares. Do të jetë një ndeshje e nivelit të lartë, duhet të përgatitemi mirë.
    A jeni më të lirë tani nga mendja?Chivu po na jep shumë, edhe ne po e ndihmojmë shumë. Duhet të japim kontributin tonë, gjëja e rëndësishme është se duhet të besojmë në gjithçka që na thotë. Është një trajner i shkëlqyer, i përgatitur dhe më ka surprizuar shumë.

  • Kristjan Asllanit i vjen shansi i artë në dorë, Chivu i beson prapë pas super pasimit të dhënë me Monterey 

    Kristjan Asllanit i vjen shansi i artë në dorë, Chivu i beson prapë pas super pasimit të dhënë me Monterey 

    Kristjan Asllani dha një pasim brilant në ndeshjen mes Monterrey-Inter. Një pasim që do të sillte golin e barazimit për zikaltërit dhe të vetmin në një ndeshje zhgënjyese kundër Monterrey. 
    Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Interi do të luajë ndeshjen e dytë për Botërorin e klubeve, këtë herë kundër Uraëa. Chivu i beson sërish Asllanit si titullar, por në një rreshtim ndryshe të mesfushës, në një 3-4-2-1, me Barelën dhe Asllanin që duhet të mbajnë qendrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Chivu e duartroket! Kristjan Asllani në stilin Iniesta pa Inzaghin, shihni çfarë shpiku te goli i Interit (VIDEO)

    Chivu e duartroket! Kristjan Asllani në stilin Iniesta pa Inzaghin, shihni çfarë shpiku te goli i Interit (VIDEO)

    Kristjan Asllani në një super formë! Në mesnatën e djeshme me orën e Europës, rreth orës 3 të mëngjesit, Interi ka luajtur ndeshjen e parë për Botërorin e klubeve kundër Monterrey. Një ndeshje e cila përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa nga minuta e parë e takimit u hodh në fushë Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar luajti për 70 minuta dhe më pas vendin e tij e mori afrimi i ri në mesfushë, Susic, i cili me nervozitetin e ndeshjes së parë, nuk pati një performancë të mirë. 
    Ndërkohë Kristjan Asllani, veçanërisht në pjesën e parë, zhvilloi ndeshjen më të mirë me fanellën e Interit. Largimi i Inzaghit duket se i ka bërë mirë futbollistit shqiptar, i cili e vuante shumë presionin e këtij trajnerit dhe shprehjet e tij nga pankina, duke shfaqur të gjithë nervozitetin që rëndonte jo pak këmbët e Asllanit. Madje disa thonin se sa herë që Asllani pasonte në kohën e Inzaghit, kthente kokën nga trajneri për të parë shprehitë e tij të fytyrës. ?Në golin e parë dhe të fundit për Interin kundër Monterey, në barazimin 1-1, gjithcka erdhi nga këmbët e Kristjan Asllanit. Një goditje dënimi e ekzekutuar në gjenialitet, aq sa shumë e krahasuan me pasimet që vinin nga Iniesta në kohën e tij. Pasimi perfekt shkoi në këmbët e Augustos, që më pas gjeti Martinez me portën e boshatisur, për ta shtyrë topin më pas drejt rrjetës dhe portës së boshatisur. Komplimentet erdhën menjëherë edhe nga Barella, ndërsa duartrokitjet erdhën edhe nga Chivu nga pankina për mënyrën sesi Asllani e ekzekutoi atë goditje dënimi. 
    Pjesa e parë ishte perfekte për shqiptarin që për herë të parë luajti te Interi si me Kombëtaren. Një vetbesim i rritur, vertikalizime, një temp ndryshe i lojës së tij teksa shihej duke vrapuar shumë si në lojën me top dhe pa top, ndërsa difekti i tij i vetëm dhe mangëseia e treguar në këtë ndeshje ishin duelet fizike. Në momentin e dueleve fizike, Asllani i humbiste ato dhe më pas shtrihej për të kërkuar një faull të paqenë, për të treguar edhe njëherë tjetër problemin me mungesën e palestrës dhe fizikut jo ideal, tek e cila vuajti shumë në atë ndeshje me Milanin në Superkupë. Asllani nën drejtimin e Chivu mund të transformohet, ndryshe nga koha me Inzaghin, shanset e tij për të qenë pjesë e Interit tani janë rritur shumë.  /Sport Ekspres/

  • Chivu: Pjesa e parë ishte e mirë, por na mungoi vendosmëria para portës

    Chivu: Pjesa e parë ishte e mirë, por na mungoi vendosmëria para portës

    “Bëmë një pjesë të parë të mirë, edhe pse u gjendëm në disavantazh. Në pjesën e dytë ishim më të ngadaltë në qarkullimin e topit, na mungoi vendosmëria para portës”. Kështu e analizoi Cristian Chivu debutimin e Interit të tij në Botërorin për Klube ndaj Monterrey (1-1).
    “Rrezikuam në kundërsulme, djemtë dhanë maksimumin, – tha trajneri rumun për Dazn, pas ndeshjes së tij të parë në stolin zikaltër. – Mkhitaryan si trekuartist? Duhet të kemi gjithmonë më shumë zgjidhje dhe të jemi gati për ndeshjet e ardhshme.
    Një lojtar pas dy sulmuesve, ose dy pas një sulmuesi është mundësi taktike. Luis Henrique? Mund të bëjë më mirë, ka personalitet dhe teknikë të mirë. Sebastiano Esposito? Në linjë me gjithë skuadrën, një paraqitje e mirë”.
    Në konferencë për shtyp, Chivu shtoi: “E njihja mënyrën e lojës së meksikanëve, edhe pse nuk e prisnim të luanin me tre qendërmbrojtës. Gjithsesi janë një skuadër me përvojë, ne u sollëm mjaft mirë në pjesën e parë, krijuam mundësi edhe pas golit, reagimi ishte pozitiv.
    Në pjesën e dytë mund ta kishim shënuar golin e dytë. Mbrojtja me zonë? Ua shpjegova idenë time lojtarëve, vendosëm të ndryshonim mënyrën e mbrojtjes në goditjet standarde sepse shpesh, duke mbrojtur një kundër një, na e merrnin hapësirën te shtylla e parë ose e dytë. Ndoshta do të kishim pësuar gol edhe duke mbrojtur një kundër një.
    E provuam sot këtë taktikë ndryshe mbrojtëse, ishim proaktivë në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në këtë moment, me pak energji që kemi, patëm pak vështirësi nga ana fizike. Nuk kërkoj justifikime, por për sa i përket qëndrimit dhe respektit ndaj kundërshtarit, kjo gjë nuk na ka munguar kurrë”.

  • Maicon “bekon” Chivu: Zgjedhja perfekte për Interin. Vërtet mendoni se i mungon eksperienca?

    Maicon “bekon” Chivu: Zgjedhja perfekte për Interin. Vërtet mendoni se i mungon eksperienca?

    Nëpërmjet faqeve të “Gazzetta dello Sport”, një prej legjendave të historisë zikaltër, Maicon, ka përshëndetur zgjedhjen e klubit për t’ia besuar stolin Cristian Chivu, pas largimit të Simone Inzaghi: “A është ai njeriu i duhur? Është absolutisht i duhuri.
    Jam i njëanshëm për gjithçka që kemi kaluar bashkë dhe nuk mund t’i uroj gjë tjetër veçse më të mirën. Sidoqoftë, besoj me të vërtetë që ai ka cilësitë njerëzore dhe profesionale për të nisur një rrugëtim të ri fitues. Sigurisht që përpara e pret një punë shumë e vështirë, nuk është e lehtë, sepse dhimbja pas finales së Champions-it është e madhe.
    E di mirë si është, sepse edhe unë kam kaluar nga ai 7-1 me Gjermaninë në një Botëror, në shtëpi… Por, nëse ka një njeri që di si të ringrihet në vështirësi, ai është Cristian Chivu”.
    Për një cilësi dhe një të metë: “E meta…, atë pyetje bëjani gruas së tij. Cilësia? Është i ndershëm, një gjë që çdo lojtar do ta donte nga trajneri i tij. I thotë gjërat siç janë, pa dorashka, edhe duke u zemëruar nëse është e nevojshme. Në një dhomë zhveshjeje duhet t’iu shkosh drejt e në thelb problemeve”.
    Për polemikën mbi mungesën e eksperiencës së rumunit (vetëm 13 ndeshje në Serie A, në stol), ish-mbrojtësi brazilian tha: “Në Parma bëri shumë mirë, por a mendoni vërtet se Chivu nuk ka eksperiencë? Kujtoni dhomat e zhveshjes ku ka qenë, betejat që ka fituar dhe humbur, trajnerët e mëdhenj që ka njohur.
    Nga Mou, për shembull, ka mësuar si të menaxhojë një grup të nivelit të lartë, diçka që i shërben shumë në këtë moment, kur faktori psikologjik është thelbësor pas goditjes së marrë. Për mua eksperienca në këto nivele nuk ekziston. Ekziston vetëm një rrugëtim për t’u bërë bashkë me lojtarët, ditë pas dite”.

  • Chivu flet nga Los Angeles: Kompeticion i veçantë, do ta nderojmë në mënyrën më të mirë

    Chivu flet nga Los Angeles: Kompeticion i veçantë, do ta nderojmë në mënyrën më të mirë

    12 Qershor 2025

    13:26

    Alfred Lleshi

    Trajneri i ri zikaltër, Cristian Chivu, ka folur sapo ka mbërritur në SHBA, ku Interi do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, duke filluar nga nata mes të martës dhe të mërkurës. Në start, zikaltrit do të përballen me meksikanët e Monterrey.
    Mendimi i tij nis pikërisht nga ndeshja e parë që do të zhvillohet në “Rose Bowl” të Pasadena: “Është kompeticion i veçantë, jo vetëm stadiumi ‘Rose Bowl’, i dashur për amerikanët dhe të gjithë botën. Është për të ardhur keq që do të luajmë këtu vetëm një ndeshje, por jemi të lumtur që jemi pjesëmarrës”, – shpjegoi Chivu.
    Pastaj, rumuni foli për udhëtimin e gjatë dhe lëvizjet e brendshme që do t’i çojnë zikaltrit edhe në Seattle: “Jemi mësuar të udhëtojmë shumë, nuk kemi pritshmëri të veçanta. Duam vetëm ta shijojmë këtë garë. E dimë që strukturat këtu janë fantastike, e njohim rëndësinë e këtij kompeticioni për FIFA-n, ndaj duam ta nderojmë në mënyrën më të mirë”.

  • Interi “bën pazar” te Parma, synon dy lojtarë të saj. Ndihmësi i Chivu vjen nga… Serbia

    Interi “bën pazar” te Parma, synon dy lojtarë të saj. Ndihmësi i Chivu vjen nga… Serbia

    Aleksandar Kolarov rikthehet tek Interi. Pas eksperiencës së tij si lojtar me fanellën zikaltër midis viteve 2020 dhe 2022, ish-mbrojtësi serb është gati të rikthehet në Milano. Ai do të jetë zëvendëstrajneri i Interit dhe do të ulet në pankinë përkrah Christian Chivu.
    Që nga nëntori i vitit 2024, Kolarov është në detyrë si trajner i Kombëtares U-21 të Serbisë. Përpara se të zyrtarizohet kalimi i tij tek Interi, do t’i duhet të zgjidhë kontratën me federatën serbe.
    Kolarov mbërriti te Interi në verën e vitit 2020, pas tri vitesh te Roma. Me zikaltrit fitoi një kampionat, një Kupë Italie dhe një Superkupë. Në vitin 2022 u tërhoq nga futbolli si lojtar, pas vetëm 15 ndeshjesh dhe një asisti me fanellën e Interit.
     
    Para se të merrte rolin e trajnerit, Kolarov u zgjodh drejtor sportiv i Pisa në verën e vitit 2023, aventurë që zgjati vetëm një muaj për shkak të largimit të tij të parakohshëm nga klubi. Tani për të është gati një aventurë e re.
    Dje në mbrëmje, drejtuesit e Interit zhvilluan një darkë me drejtuesit e Parmës (të përfaqësuar nga administratori i deleguar Cherubini) për të diskutuar mbi të ardhmen e Ange-Yoan Bonny. Të pranishëm ishin edhe Marotta, Ausilio dhe Baccin, që do të përpiqen t’ia marrin talentin francez klubit verdheblu.
    Bonny ka qenë tashmë nën drejtimin e Chivu sezonin e kaluar dhe është emri i preferuar për repartin ofensiv. Por nuk mbaron me kaq. Gjatë takimit janë diskutuar edhe emrat e Giovanni Leoni dhe Adrian Bernabé, të dy tashmë në shënjestrën e Interit. Ndërkohë, Parma ka shprehur interes për Pio Espositon dhe mund të bëjë një tentativë për ta marrë në skuadrën e vet.

  • Chivu zyrtarizohet te Interi, deklaratat e para: “Ndihem i nderuar, ja faktorët mbi të cilat do të punoj”

    Chivu zyrtarizohet te Interi, deklaratat e para: “Ndihem i nderuar, ja faktorët mbi të cilat do të punoj”

    Cristian Chivu është ndjerë i ‘nderuar’ që është emëruar trajneri i ri i Interit, duke theksuar se do të sjellë sërish në klub ‘ambicie dhe pasion’, duke filluar që nga Kupa e Botës për Klube. Rumuni rikthehet në ‘Giuseppe Meazza’ pas periudhës së tij si lojtar nga viti 2007 deri në pensionimin e tij në vitin 2014, ndërsa karrierën si trajner e nisi në akademinë e të rinjve të Interit nga viti 2018 deri në 2024.
    Ai mori drejtimin e parë të pavarur në shkurt të vitit 2025, kur udhëhoqi Parmën drejt mbijetesës në Serie A, dhe tani zëvendëson Simone Inzaghin në pankinën zikaltër deri në qershor të vitit 2027.
    “Jam i nderuar nga kjo detyrë që më është besuar. Kam të njëjtën ambicie dhe pasion si më parë, dhe do të përpiqem t’ia transmetoj skuadrës,” u shpreh Chivu për Inter TV.
    “Duhet të bëjmë atë që një skuadër si Interi është e detyruar të bëjë – të shkojmë deri në fund, të luftojmë për trofe, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”. Kur u pyet për planet për sezonin e ri, Chivu kujtoi se Interi ka një ndeshje të rëndësishme që i pret javën e ardhshme, në Kupën e Botës për Klube.
    “Së pari, duhet të përfundojmë sezonin aktual, sepse nuk ka përfunduar ende. Duhet të jemi të përqendruar, pasionantë dhe ambiciozë për të arritur rezultate të caktuara. Duhet të jemi efikasë dhe efektivë”.
    “Kupa e Botës për Klube është afër, ndaj sezoni nuk ka përfunduar. Duam të arrijmë atë që një skuadër si Interi është e aftë të bëjë në këtë kompeticion – të shkojmë deri në fund dhe të provojmë të fitojmë trofeun”.
    Ish-mbrojtësi ishte gjithmonë lider si në fushë ashtu edhe jashtë saj, cilësi që shpreson t’i sjellë edhe në rolin e trajnerit të Interit. “Këto janë faktorë thelbësorë – të jesh i përqendruar është një tjetër. Është e rëndësishme të kesh ambicien e duhur dhe pasion për atë që bën, sepse këto i japin skuadrës vetëbesim dhe besim në vete. Duhet të punojmë për këto, që të kemi mundësinë të arrijmë rezultate konkrete”, përfundoi ai.