Tag: chiesa

  • Federico Chiesa refuzon Italinë, Gattuso: Nuk është hera e parë që e bën

    Federico Chiesa refuzon Italinë, Gattuso: Nuk është hera e parë që e bën

    10 Nëntor 2025

    17:33

    Telesport

    Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, në konferencën e fundit për shtyp gjatë ditës së sotme, zbuloi se Federico Chiesa ka vendosur përsëri të mos luajë për “Axurrët”, gjatë dy sfidave eliminatore të nëntorit.
    “Shpesh flas me të. Duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që ka secili prej nesh. E dimë mirë se çfarë i themi njëri-tjetrit dhe unë duhet ta respektoj atë që më thotë lojtari. Duhet ta respektoj atë që më thotë lojtari. Nuk mund të them asgjë tjetër”, tha Gattuso.
    Ndërkohë, gazëtarët insistuan nëse vendimi vinte nga Gattuso apo nga vetë lojtari. Trajneri i Italisë pohoi se nuk ishte hera e parë që Chiesa refuzonte ftesën e Kombëtares.
    “Po, është tashmë hera e katërt ose e pestë që po e shpjegoj këtë”, shtoi Gattuso. Chiesa nuk ka luajtur për ekipin kombëtar të Italisë që nga Euro 2024.

  • Ka luajtur me portugezin, Chiesa zgjedh më të mirin e historisë mes CR7 dhe Messit

    Ka luajtur me portugezin, Chiesa zgjedh më të mirin e historisë mes CR7 dhe Messit

    8 Nëntor 2025

    11:14

    Alfred Lleshi

    Rrugëtimi i Federico Chiesa te Liverpool nuk ka qenë i lehtë. Pasi vuajti nga dëmtimet dhe mungesa e mundësive, italiani tani po gjen vendin e tij në sezonin e dytë: “Në fillim, kur erdha, më vinte turp sepse këndonin për dikë që nuk luante. E vlerësova shumë dhe kur fillova të luaj e të shënoj gola, si muajt e fundit, u gëzova sepse gjithçka mori kuptim. Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur. Është nder i vërtetë të luash për një tifozëri kaq të mrekullueshme”.
    Chiesa ka luajtur vetëm 3 minuta kundër Real Madridit në Champions, nuk luajti ndaj Aston Villa, por ka pasur 4 ndeshje të mira në tetor, duke ecur hap pas hapi për shkak të konkurrencës. Ai lavdëroi shokun e skuadrës Florian Wirtz: “Është një nga lojtarët më të mirë që kam parë me topin. Kontrolli dhe prekja e tij është e klasit botëror”. 28-vjeçari kujtoi gjithashtu eksperiencën me Cristiano Ronaldon: “Kam luajtur me të, ishte diçka e jashtëzakonshme. Messi dhe Cristiano janë vërtet lojtarët më të mirë në histori, por për t’u sinqertë, Messi është lojtari më i mirë i historisë”.
    Chiesa realizoi një nga ëndrrat e tij duke u transferuar në Premier League për 12 milionë euro dhe 4 sezone: “Të fitoja Premier League ishte më e mira që më ka ndodhur. Ishte shumë speciale, sepse ishte kampionati im i parë, edhe pse nuk luajta shumë sezonin e kaluar. Ta fitoja me Liverpool-in ishte thjesht e pabesueshme”.

  • Liverpool bën gati shitjen e radhës, në janar ose verë! Pranon edhe huazimin

    Liverpool bën gati shitjen e radhës, në janar ose verë! Pranon edhe huazimin

    24 Tetor 2025

    15:57

    Telesport

    Federico Chiesa, i cili u transferua te Liverpool gjatë verës së vitit 2024 me pritshmëri të larta, po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e Arne Slot.
    Mesfushori ofensiv italian ka luajtur vetëm 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe rrallëherë ka qenë titullar, pasi trajneri holandez ka preferuar alternativa të tjera në repartin ofensiv. Edhe pse Chiesa ka treguar efikasitet të mirë në raport me minutat e luajtura, nuk ka arritur të përshtatet plotësisht me kërkesat taktike të skuadrës.
    Liverpool po shqyrton mundësinë e largimit të tij në janar ose verën e ardhshme, në formë huazimi ose transferimi të plotë, për të liruar hapësirë dhe shmangur humbje financiare.
    Mungesa e përshtatjes me futbollin anglez dhe konkurrenca e madhe në sulm kanë ndikuar në rënien e rolit të italianit, duke e bërë të paqartë të ardhmen e tij në Anfield.

  • Chiesa nis “hakmarrjen”, tifozët e Liverpool-it e “gradojnë”: Gjithmonë jap gjithçka nga vetja…

    Chiesa nis “hakmarrjen”, tifozët e Liverpool-it e “gradojnë”: Gjithmonë jap gjithçka nga vetja…

    24 Tetor 2025

    12:17

    Alfred Lleshi

    Ndërsa Juventusi po has vështirësi në Serie A dhe Champions, sulmuesit bardhezinj nuk po “qullosin” gjë, në Premier League Federico Chiesa u shpall lojtari i muajit shtator te Liverpool. Ish-sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” mori 34% të votave, duke mposhtur Alisson Becker (18%) dhe Ryan Gravenberch (18%). Kjo ishte njohja e parë zyrtare për të nga tifozët e “Reds”.
    Italiani shënoi një gol ndaj Crystal Palace në Premier dhe dha dy asiste në “Carabao Cup” ndaj Southampton. Chiesa komentoi: “Jam i lumtur për këtë çmim. Faleminderit tifozëve për mbështetjen dhe votën. Preferoj të mos e marr çmimin në të ardhmen, por të fitoj ndeshje.
    Mbështetja e tifozëve ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme, unë përpiqem të jap maksimumin për ta dhe Liverpool-in. Pavarësisht minutave që luaj, përpiqem ta ndihmoj ekipin, të mbetem pozitiv dhe të kem ndikim. Shpresoj të vazhdoj të jap diçka për tifozët”.

    Congrats, Fede 🙌
    Federico Chiesa is our @StanChart Player of the Month for September 🏆 #Ad pic.twitter.com/9QrZNiwdAg
    — Liverpool FC (@LFC) October 24, 2025

  • Tifozët e Liverpool dalin kundër Slot, kërkojnë aktivizimin e lojtarit “të padëshiruar”

    Tifozët e Liverpool dalin kundër Slot, kërkojnë aktivizimin e lojtarit “të padëshiruar”

    21 Tetor 2025

    17:10

    Telesport

    4 humbjet rresht që ka pësuar Liverpool kanë zhgënjyer tej mase tifozët e klubit të kuq dhe fajtori kryesor sipas tyre është pikërisht trajneri Arne Slot.
    Në reagimet e shumta në rrjetin social “X” dhe jo vetëm, tifozët e Liverpool i kërkojnë trajnerit Arne Slot aktivizimin e Federico Chiesa që nga minuta e parë.
    Edhe pse ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon, Chiesa ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke bërë shumë herë më mirë sesa blerjet e bujshme të verës si Isak, Ekitike apo Wirtz.
    Arne Slot deri tani nuk ka dhënë kurrë një përgjigje direkte pse e aktivizon Chiesa-n shumë pak. Trajneri holandez e ka lënë jashtë listës së lojtarëve për Champions League, po sikur të mos mjaftonte kjo, edhe aktivizimi në Premier League ka qenë me pikatore.
    Në anën tjetër, 27-vjeçari italian ka qenë shumë efektiv për minutat që është aktivizuar dhe jo më kot tifozët kërkojnë përfshirjen e tij ne formacionin titullar. Ndeshja e radhës e Liverpool në kampionat do të jetë të shtunën ndaj Brentford, mbetet për t’u parë nëse Slot do ndryshojë mendim për Chiesa-n apo jo.

  • Dy debutues në kombëtaren italiane për sfidat e tetorit, Gattuso lë jashtë Chiesa

    Dy debutues në kombëtaren italiane për sfidat e tetorit, Gattuso lë jashtë Chiesa

    Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka shpallur listën e 27 lojtarëve për grumbullimin që fillon më 6 tetor në “Coverciano”, për kualifikueset e Botërorit 2026. Italia do të luajë më 11 tetor ndaj Estonisë në Talin dhe më 14 tetor ndaj Izraelit në Udine.
    Në listë janë për herë të parë Hans Nicolussi Caviglia (Fiorentina) dhe Nicolò Cambiaghi (Bologna), ndërsa rikthehen Matteo Gabbia e Bryan Cristante. Siç pritej, Federico Chiesa nuk është thirrur, pavarësisht formës së mirë te Liverpool.
    Ja lista:Portierë: Carnesecchi, Donnarumma, Meret, Vicario.Mbrojtës: Bastoni, Calafiori, Cambiaso, Coppola, Di Lorenzo, Dimarco, Gabbia, Mancini, Udogie.Mesfushorë: Barella, Cristante, Frattesi, Locatelli, Nicolussi Caviglia, Tonali.Sulmues: Cambiaghi, Pio Esposito, Kean, Orsolini, Politano, Raspadori, Retegui, Zaccagni.

  • Slot tregon si e priti Chiesa vendimin për ta lënë jashtë skuadrës në Champions League

    Slot tregon si e priti Chiesa vendimin për ta lënë jashtë skuadrës në Champions League

    12 Shtator 2025

    19:05

    Telesport

    Në konferencën e fundit për shtyp, Arne Slot ka zbuluar se Federico Chiesa “nuk ishte i kënaqur” me vendimin për ta lënë jashtë listës së skuadrës për ndeshjet e Champions League, por trajneri holandez shton se italiani i dha “përgjigjen që donte të dëgjonte prej tij”.
    “Sigurisht që ishte e vështirë për mua si trajner, është e vështirë edhe për atë si lojtar. Ai nuk ishte i kënaqur me këtë vendim, por e kuptoi argumentin. Ai dha përgjigjen që dëshiron të dëgjosh nga një lojtar, dhe ai do të jetë aty për të ndihmuar në kupat e tjera dhe në ligë.
    Chiesa ka punuar shumë këto ditë për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme, gjë që është edhe më e rëndësishme se ajo që të thotë një lojtar”, tha Arne Slot.
    Kujtojmë që Slot e la Chiesa-n jashtë listës për Champions League për shkak të konkurrencës së madhe në repartin e sulmit dhe holandezi beson më shumë te sulmuesit e tjerë sesa tek italiani.

  • Liverpool po i “shkatërron” karrierën Chiesa-s, refuzon transferimin e italianit te klubi i njohur

    Liverpool po i “shkatërron” karrierën Chiesa-s, refuzon transferimin e italianit te klubi i njohur

    9 Shtator 2025

    17:55

    Telesport

    Mediat italiane raportojnë se Liverpool ka refuzuar një ofertë të ardhur nga Besiktas për transferimin e Federico Chiesa-s. Italiani mbeti jashtë listës për në Champions League dhe minutat në Premier League i ka me pikatore.
    Pavarësisht se e la jashtë Champions League, Arne Slot e sheh italianin si një mundësi të mirë për të bërë rotacionin në sulm gjatë sezonit në Premier League, si dhe në ndeshjet e vlefshme për FA Cup dhe Carabao Cup.
    Te Besiktas, Chiesa do kishte mundësinë të ishte titullar dhe protagonist i padiskutueshëm. Refuzimi i Liverpool për t’u transferuar diku tjetër, mund t’i kushtojë shtrenjtë ish-lojtarit të Juventusit.
    Verën e ardhshme është Botërori dhe normalisht në listën me 26 lojtarë, Gennaro Gattuso ashtu si çdo trajner tjetër do marrë me vete lojtarët më në formë dhe që kanë qenë aktiv në sezonin e fundit.

  • Slot vendos të mbajë Chiesa te Liverpool: Këtë sezon është në një pozicion shumë më të mirë

    Slot vendos të mbajë Chiesa te Liverpool: Këtë sezon është në një pozicion shumë më të mirë

    27 Gusht 2025

    12:29

    Telesport

    Duket se te Liverpool kanë ndryshuar mendje në lidhje me të ardhmen e sulmuesit italian Federico Chiesa. Ai ishte vendimtar me golin e tij në fitoren që “reds” arritën 10 ditë më parë në Premier League, në fitoren 4-2 ndaj Bournemouth.
    “Nëse është më i disponueshëm atëherë ai do të ketë më shumë shanse për të luajtur dhe për të ndikuar në rezultatet tona ose në kohën e tij të lojës. Bëhet fjalë për të qëndruar në formë të mirë siç është aktualisht”, tha trajneri Arne Slot.
    Më tej, trajneri i Liverpool shtoi: “Shoh një Federico krejtësisht të ndryshëm tani se sa në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar. Kjo është krejtësisht normale sepse ai humbi të gjithë parasezonin dhe pastaj hyn me vonesë në ritmin që kërkon Premier League”.
    “Mendoj se tani ai është në një pozicion shumë më të mirë. Siç mund ta shohim të gjithë, kur kishim nevojë për një gol dhe shikoja stolin, kisha vetëm atë dhe Rio Ngumoha si opsione sulmuese. Ishte një zgjedhje normale ta sillnim atë dhe ai ia doli mbanë”, tha Slot.

  • Kthesë e pabesueshme, Chiesa merr vendim në lidhje me të ardhmen te Liverpool

    Kthesë e pabesueshme, Chiesa merr vendim në lidhje me të ardhmen te Liverpool

    19 Gusht 2025

    9:07

    Alfred Lleshi

    Federico Chiesa dhe menaxheri i tij ia kanë komunikuar Liverpool-it vendimin për të qëndruar në “Anfield”. Sulmuesi italian ka ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Arne Slot, shokët e skuadrës dhe tifozët e “Reds”, teksa sezonin e kaluar e përkrahën pa hezitim, ndonëse luajti shumë pak.
    Në muajt qershor-korrik, Chiesa e konsideroi seriozisht largimin, sidomos pasi Liverpool-i refuzoi të gjitha ofertat për Luis Diaz, ndërsa italiani mbeti jashtë turit parasezonal në Azi. Megjithatë, situata ndryshoi shpejt; largimi i Luis Diaz dhe Nunez hapin hapësira të reja për italianin.
    Goli i shënuar fundjavën e kaluar në “Anfield” u pa si pika e kthesës, duket se shërben si fillimi i një kapitulli të ri. Chiesa ka vendosur të mos dorëzohet. Ish-sulmuesi i Juventusit dëshiron të qëndrojë te kampionët e Anglisë dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.