Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, njëkohësisht ish-futbollist i njohur i Lille, Bordeaux, Olympique Marseille, Liverpool dhe Nantes, Bruno Cheyrou, zhvilloi një vizitë të veçantë në Shqipëri, ku mori pjesë në takime të ndryshme në FSHF. Në kuadër të kësaj vizite, ai zhvilloi edhe një takim të hapur me futbollistët e Elite Youth Development Academy në Durrës.
Përgjatë takimit të tij ai foli për rëndësinë e projekteve me fokus të rinjtë në futboll, ndau momente nga karriera e tij si futbollist, si dhe dha disa mesazhe të rëndësishme për djemtë kuqezi.
“Nëse je me fat që të bëhesh një futbollist profesionist, është shumë mirë për ju, por kaq. Gjëja më e rëndësishme është të bëhesh një njeri i mirë dhe të jesh i lumtur në jetë. Nëse arrin të vendosësh futbollin në shërbim të jetës, është më mirë se të vendosësh jetën në shërbim të futbollit” – u shpreh Bruno Cheyrou.
“Uefa i jep shumë rëndësi të gjithë projekteve që ndihmojnë lojtarët e rinj të zhvillohen në mënyrën më të mirë dhe për ta bërë këtë duhen ambiente, të cilat janë këtu, si dhe trajnerë të mirë rreth jush që ju ndihmojnë të bëheni lojtarë të mirë, sepse një trajner i mirë do të sigurojë lojtarë më të mirë për një ndeshje më të mirë” – theksoi Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s.
Në ditët në vijim, është programuar një tjetër takim i veçantë për kuqezinjtë e vegjël, të cilët do të vizitohen nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo.
Tag: cheyrou
-

Bruno Cheyrou flet për karrierën e tij dhe jep këshilla për djemtë e rinj
-

Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, Bruno Cheyrou, viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”
Federata e Futbollit mirëpriti këtë javë një vizitor të veçantë, Bruno Cheyrou, ish-futbollist i njohur i Lille, Bordeaux, Olympique Marseille, Liverpool dhe Nantes, aktualisht Përgjegjës i Departamentit Teknik të UEFA-s.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Cheyrou zhvilloi një takim me Presidentin Armand Duka, ndërkohë që vizitoi edhe ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.Ai u shoqërua nga Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu dhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, të cilët e njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes së Kombëtares, ambientet e administratës dhe muzeun e futbollit shqiptar.
Në vijim të programit të tij, Cheyrou do të vizitojë edhe futbollistët e “Elite Youth Development Academy”, ku do të ndajë me ta eksperiencën e tij si futbollist dhe do të japë këshilla të vlefshme për të rinjtë e akademisë.