Tag: charlie

  • Sfidoi agjendën globaliste të ekstremit të majtë, nesër mbahet përkujtimore për aktivistin amerikan Charlie Kirk në Tiranë

    Sfidoi agjendën globaliste të ekstremit të majtë, nesër mbahet përkujtimore për aktivistin amerikan Charlie Kirk në Tiranë

    Ditën e diel, më 21 shtator, në orën 18:00, përpara Universitetit të Arteve në Sheshin ‘Nënë Tereza’, do të mbahet një përkujtimore për aktivistin amerikan Charlie Kirk.

    Ngjarja organizohet nga ‘Institute for Liberty & Heritage’ dhe synon të kujtojë jetën dhe veprën e Kirk, i njohur për qëndrimet e tij ndaj çështjeve të lirisë individuale, besimit, familjes dhe patriotizmit në Shtetet e Bashkuara.

    Në aktivitet pritet të marrin pjesë personalitete të besimit, përfaqësues të politikës shqiptare, si dhe diplomatë, përfshirë përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Gjatë përkujtimores do të transmetohet edhe ceremonia e nderimit të Kirk që zhvillohet në SHBA, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump.

    Organizatorët e përshkruajnë këtë përkujtimore si një moment reflektimi mbi vlerat për të cilat ai u angazhua dhe si një frymëzim për gjeneratat e reja.

    Lexo dhe: Një burrë i armatosur që hiqej si polic arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk

  • SHBA/ Arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk një burrë i armatosur që hiqej si polic

    SHBA/ Arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk një burrë i armatosur që hiqej si polic

    Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të mbahet të dielën funerali i Charlie Kirk. 
    Burri u arrestua në stadiumin State Farm, shtëpia e Arizona Cardinals, në Glendale të premten. 
    “Shërbimi Sekret i SHBA-së, në bashkëpunim me forcat lokale të rendit në Glendale, Arizona, po heton një individ i cili u vu re duke shfaqur sjellje të dyshimtë në stadium”, tha zëdhënësi i agjencisë Anthony Guglielmi. 
    “Personi u kontaktua nga Shërbimi Sekret dhe deklaroi gjatë takimit se ishte anëtar i forcave të rendit dhe se ishte i armatosur. Individi nuk është anëtar i forcave të autorizuara të rendit që punojnë në këtë ngjarje dhe aktualisht është në paraburgim”, tha Guglielmi. 
    Identiteti i individit ende nuk është bërë i ditur por prania e tij e paautorizuar paraqiste rrezik, pasi në shërbimin përkujtimor të Kirk pritet të marrin pjesë më shumë se 100,000 njerëz, përfshirë personalitete VIP si Donald Trump dhe J.D. Vance. 
     

  • Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

    Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedat

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk.

    Të martën, autoritetet publikuan mesazhe midis Robinson, 22-vjecarit të identifikuar si vrasës dhe shokut të tij të dhomës. Ky I fundit, sipas deklarimeve ishte transgjinor dhe thuhet se ishte në një marrëdhënie romantike me të pandehurin.
    Sipas një aktakuze, nëna e Robinson i tha policisë se gjatë vitit të fundit, i biri ishte bërë më politik dhe më i krahut të majtë, “më i orientuar pro-homoseksualëve dhe të drejtave transgjinore”.
    Prokurorët thonë se Robinson i la një mesazh shokut të tij të dhomës: “Pata mundësinë ta zhdukja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”
     Gjatë konferencës për shtyp të së martës, prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha se në vend që të fshinte mesazhet siç kërkoi Robinson, shoku i dhomës ia dha ato policisë.
    Përveç kësaj, hetuesit kanë thënë gjithashtu se katër gëzhoja u gjetën së bashku me një pushkë në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Gëzhojat kishin mesazhe të gdhendura në to, të cilat, para arrestimit të Robinson, ishin ndër të vetmet të dhëna të mundshme për motivin e vrasësit – dhe kanë qenë objekt i shumë spekulimeve.
    Një fishek i paqëlluar kishte fjalët “Hej fashist! Kap!” ndërsa në fishekun e katërt shkruhej: “Nëse e lexon këtë, je gej”
    Ndërkohë sipas mesazheve të publikuara nga prokurorët, i gjithë akti i vrasjes nuk i kishte marrë më shumë se një javë kohë Robinsonit.
    Është e paqartë se çfarë konkretisht Robinson e konsideroi të pakëndshme te Kirk. Është gjithashtu e paqartë se si mund të jetë radikalizuar ai dhe çfarë roli mund të kenë pasur aktivitetet e tij online në atë proces.
    Autoritetet kanë heshtur rreth rolit të politikave të të dyshuarit në sulm. Kur Grey, prokurori i qarkut, u pyet drejtpërdrejt nëse aktivizmi transgjinor frymëzoi të shtënat, ai nuk pranoi të komentonte.

    Top Channel

  • Vrasja e Charlie Kirk! Motivet pas ekzekutimit të tij, çfarë dihet deri më tani

    Vrasja e Charlie Kirk! Motivet pas ekzekutimit të tij, çfarë dihet deri më tani

    Marrë nga BBC
    Pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, pyetja që qëndron në qendër të gjithçkaje është një e vetme: Pse ndodhi kjo? Të martën, autoritetet zbuluan mesazhe të dërguara nga Robinson në orët pas të shtënave, të cilat, së bashku me dëshmi të tjera, kanë nisur të zbulojnë një pjesë të motiveve të mundshme, ndonëse shumë gjëra mbeten ende të paqarta.
    Sipas hetimeve, Robinson ishte në një lidhje romantike me një person që jetonte me të, një person që, sipas prokurorëve, ishte biologjikisht mashkull, por në proces tranzicioni drejt gjinisë femërore. Ky bashkëjetues ia dorëzoi policisë mesazhet që Robinson i kishte kërkuar t’i fshinte. Në njërin prej tyre, ai shkruante: Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe do ta bëja.
    Nëna e të dyshuarit, sipas aktakuzës, u tha hetuesve se djali i saj kishte ndryshuar ndjeshëm vitin e fundit, ishte bërë më i politizuar, më majtist dhe mbështetës i të drejtave LGBTQ+. Përveç mesazheve, policia gjeti edhe disa prova të pazakonta në një zonë pyjore pranë universitetit Utah Valley. Aty u gjet një pushkë dhe katër gëzhoja me mesazhe të gdhendura mbi to. Njëra prej tyre kishte të shkruar: “Hey fashist! Shijoje këtë!“, e shoqëruar me simbole që duket se i referohen një loje kompjuterike të njohur, Helldivers 2. Një tjetër kishte një frazë meme nga kultura online “furry”: “E vë re fryrjen nën pantollona. Çfarë është kjo?“
    Një gëzhojë tjetër kishte të shkruar vargje nga kënga Bella Ciao, simbol i rezistencës italiane ndaj fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa gëzhoja e katërt mbante një tjetër referencë ironike nga bota online: “Nëse e lexon këtë, ti je gay”. Vetë Robinson i kishte thënë shokut të dhomës se këto ishin “meme të mëdha”, duke nënkuptuar se nuk duhen marrë plotësisht seriozisht. Kjo e shton edhe më shumë paqartësinë rreth qëllimeve të tij, një përzierje e çuditshme ndërmjet ideologjisë, kulturës së internetit dhe një lloj ironie nihiliste.
    Megjithëse disa burime kanë përmendur se Robinson kishte shfaqur simpati për kauza të majta dhe kishte kritikuar publikisht Kirk për “përhapje urrejtjeje”, ende nuk është e qartë se çfarë e motivoi konkretisht për të ndërmarrë një akt kaq ekstrem. Ka gjithashtu spekulime në rritje, shpesh pa fakte, nga të dy krahët politikë. Disa figura të djathta e kanë quajtur vrasjen si një akt terrorizmi nga e majta transaktiviste, madje duke aluduar për një komplot të organizuar. Ndërkohë, disa aktivistë të majtë kanë pretenduar se Robinson ishte në fakt simpatizant i Trump ose i grupeve ekstremiste të djathta, pa pasur prova për këtë.
    As FBI dhe as prokuroria nuk kanë përmendur ndonjë lidhje të qartë të Robinson me ndonjë grup të organizuar, qoftë të djathtë apo të majtë. Vetë drejtori i FBI-së ka përmendur kohët e fundit një fenomen të ri të quajtur “ekstremizëm i dhunshëm nihilist”, një lloj radikalizmi pa ideologji të qartë, ku individët reagojnë me urrejtje të përgjithshme ndaj shoqërisë dhe kërkojnë vetëm kaos.
    Sipas ish-agjentes së FBI-së, Katherine Schueit, gjurmimi i aktiviteteve online dhe rrjeteve të kontaktit të Robinson do të jetë thelbësor për të kuptuar “rrugën drejt dhunës” që ai ka ndjekur. Pavarësisht dëshirës së publikut për përgjigje të menjëhershme dhe të qarta, Schueit thekson se nga këndvështrimi i ligjit, motivi emocional apo politik nuk është gjithmonë elementi më i rëndësishëm për të ndërtuar një aktakuzë. Prokurorëve u duhet të provojnë vetëm qëllimin për të kryer vrasje, jo domosdoshmërisht pse.
    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë që mund të përfshihen edhe persona të tjerë, ndonëse deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë tjetër. Ndërsa publiku dhe rrjetet sociale vazhdojnë të spekulojnë dhe të shpërndajnë narrativa nga të dy krahët, e vërteta mbetet ende e pjesshme dhe nën hetim.

  • Ta bëjmë si Charlie Kirk që u vra në SHBA/ Alizoti ka një plan se si rrëzohet Edi Rama

    Ta bëjmë si Charlie Kirk që u vra në SHBA/ Alizoti ka një plan se si rrëzohet Edi Rama

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka folur për seancën e sotme parlamentare, ku mazhoranca qeverisëse, pasi i hoqi fjalën opozitës, votoi qeverinë dhe programin e Ramës.
    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Alizoi u shpreh se, Partia Demokratike duhet të organizojë takime diskutimi siç bënte konservatori Charlie Kirk në SHBA, para se të vritej.
    ‘Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani mërzitet BE-ja, apo jo. Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD.
    Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë mikrofonin siç e bënte Charlie Kirk dhe kur e bënte ai në Amerikë, do të thotë se ne nuk jemi më të zgjuar se ai.
    Politikën nuk e shpikim dot nga fillimi, duhet të gjejmë një mënyrë komunikimi me njerëzit.
    Një nga sociologët më të madhej të botës thotë; ky qëndron fuqia e një grupi? Komunikimi.
    Rama sot komunikon non stop nëpërmjet medieve të veta, ndërmjet qindra portaleve, komunikon nëpërmjet medieve.
    Ne nuk e kemi këtë mundësi, ama ne duhet të komunikojmë bio me njerëzit, sepse komunikimi është forca finale.
    Pa u bë këto etapa politike, racionale dhe me njerëz të zgjuar, grisjet e fletëve në parlament nuk asnjë lloj peshe.
    Është Tirana kryeqytet për në BE. Po e them unë jo, për një arsye, se është i vetmi kryeqytet që kërkon të hyjë në Europë që nuk ka ujë.
    Nëse nuk ke ujë në një kryeqytet, nuk ke asgjë. Uji është baza’, – tha Tomorr Alizoti
     

  • Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA

    Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA

    Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, aktivistit të njohur të krahut të djathtë, i cili u vra kohët e fundit, është emëruar CEO dhe kryetare e bordit të Turning Point USA, organizata që ai themeloi në vitin 2012.
    Në deklaratën zyrtare, Turning Point USA theksoi se Charlie Kirk kishte shprehur më parë dëshirën që bashkëshortja e tij të merrte drejtimin e organizatës në rast të ndonjë fatkeqësie. “Charlie na përgatiti për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur që Turning Point USA të mbetej e fortë edhe përballë sfidave më të mëdha,” u tha në njoftim.
    Erika Kirk, në mesazhin e saj, përsëriti fjalët e të shoqit: “Kemi një vend për të shpëtuar. Nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të gjunjëzohemi përballë së keqes. Ne do të vazhdojmë.”
    Charlie Kirk u bë një figurë me ndikim në politikën amerikane përmes përpjekjeve për të tërhequr të rinjtë drejt kauzave konservatore dhe mbështetjes së Donald Trump dhe lëvizjes MAGA. Organizata e tij u rrit ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme të të djathtës amerikane.
    Nga ana e saj, Erika Kirk ka një profil të larmishëm. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Arizona State University, ka një master në drejtësi nga Liberty University dhe një doktoraturë në lidership të krishterë. Përveç karrierës akademike, ajo ka punuar si modele e aktore, ka fituar titullin Miss Arizona USA në vitin 2012 dhe zotëron markën e modës fetare Proclaim Streetwear.
    Erika dhe Charlie Kirk u martuan në maj të vitit 2021.

  • Gruaja e Kirk merr drejtimin e organizatës së tij: Charlie na kishte përgatitur për një moment të tillë

    Gruaja e Kirk merr drejtimin e organizatës së tij: Charlie na kishte përgatitur për një moment të tillë

    Erika Kirk, e veja e ndikuesit të vrarë të ekstremit të djathtë, Charlie Kirk, është emëruar CEO dhe kryetare e re e bordit të Turning Point USA, organizatës që ai themeloi në vitin 2012.

    Organizata vuri në dukje se Kirk kishte shprehur më parë dëshirën e tij që gruaja e tij të merrte përsipër udhëheqjen në rast të vdekjes së tij.
    Ndër të tjera, organizata tha në deklaratën e saj se “Charlie na përgatiti të gjithëve për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur për të siguruar që Turning Point USA të ishte në gjendje të mbijetonte edhe në sprovat më të mëdha”.
    Ajo shtoi se “siç thoshte gjithmonë Charlie, ‘Kemi një vend për të shpëtuar’. Ne nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të gjunjëzohemi përballë së keqes. Ne do të vazhdojmë”.
    Kirk ishte një nga themeluesit e Turning Point USA në vitin 2012 dhe e shndërroi atë në një nga organizatat më të rëndësishme konservatore në vend, raporton Guardian. Ai njihet gjerësisht si bindja e të rinjve amerikanë për të mbështetur Trump dhe lëvizjen Maga.
    Erika Kirk u diplomua nga Universiteti Shtetëror i Arizonës me një diplomë bachelor në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe nga Universiteti Liberty me një diplomë master në drejtësi në vitin 2017. Ajo mori doktoraturë në lidership të krishterë në vitin 2022.
    Ajo është pronare e markës së modës fetare Proclaim Streetwear dhe më parë ka punuar si aktore dhe modele, ka marrë pjesë në konkurse bukurie dhe ka fituar titullin Miss Arizona USA në vitin 2012. Ajo dhe Kirk u martuan në maj të viti 2021.

    Top Channel

  • Vrasja e Charlie Kirk, Italia forcon masat e sigurisë! Mbrojtje e veçantë për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Vrasja e Charlie Kirk, Italia forcon masat e sigurisë! Mbrojtje e veçantë për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Pas vrasjes së Charlie Kirk gjatë një tubimi publik në SHBA, autoritetet italiane kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit më të lartë të shtetit. Megjithëse në Itali nuk janë raportuar kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj zyrtarëve, ngjarja në SHBA ka ngritur shqetësime për sigurinë e figurave politike në nivel ndërkombëtar.
    Ministria e Brendshme italiane lëshoi një qarkore zyrtare të premten, duke urdhëruar një “rishikim dhe forcim të mundshëm të masave të profilit të rrezikut” për të parandaluar çdo incident të ngjashëm.
    Masa të shtuara mbrojtjeje do të merren për kryeministren Giorgia Meloni, si dhe për dy zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini.Burime nga autoritetet italiane thonë se situata po monitorohet nga afër, ndërsa shërbimet e sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë për të garantuar mbrojtjen e funksionarëve të shtetit.

  • Senati shpall njëzëri 14 tetorin, ditëlindjen e Charlie Kirk, si ‘Dita Kombëtare e Kujtimit për Charlie Kirk’

    Senati shpall njëzëri 14 tetorin, ditëlindjen e Charlie Kirk, si ‘Dita Kombëtare e Kujtimit për Charlie Kirk’

    Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 14 tetorin 2025, ditëlindjen e aktivistit dhe liderit konservator Charlie Kirk, si “Dita Kombëtare e Kujtimit për Charlie Kirk.”

    Vendimi u mor në mënyrë unanime nga të gjithë senatorët, duke nënvizuar ndikimin e madh që Kirk ka pasur në fushatën për vlerat konservatore dhe lëvizjen e rinisë amerikane. Dita e re, e cila do të festohet çdo vit, synon të nderojë kontributin e Kirk në formimin e politikës moderne dhe inkurajimin e angazhimit të rinisë në aktivitetet politike dhe shoqërore.

    Kirk është njohur për themelimin e organizatës “Turning Point USA”, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e brezit të ri të konservatorëve në nivel kombëtar. Përkrahësit e tij shprehin se kjo ditë do të shërbejë si një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe ndikimin që ka pasur në politikën amerikane dhe në formimin e vlerave të brezave të ardhshëm.

    Ky akt i Senatit vjen në një kohë kur debati mbi ndikimin e individëve në politikën amerikane është në një fazë kulmore, dhe shpallja e kësaj dite synon të theksojë rolin e individëve të shquar që kanë kontribuar në formimin e politikave dhe ideologjive të shtetit amerikan.

  • Italia masa të shtuara pas vrasjes së Charlie Kirk: Mbrojtje e përforcuar për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Italia masa të shtuara pas vrasjes së Charlie Kirk: Mbrojtje e përforcuar për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Vrasja e Charlie Kirk në publik gjatë një tubimi në SHBA ka bërë që edhe disa vende të tjera të marrin masa të shtuara mbrojtje për funksionarët e lartë të shtetit. 
    Një ndër këto vende është edhe Italia, pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërhtorta, si ndaj ministrave, ashtu edhe ndaj kryeministres. 
    Pas qarkores së lëshuar të premten nga Ministria e Brendshme Italiane, urdhëroi “një rishikim dhe forcim të mundshëm të masave të profilit të rrezikut” pas vrasjes së Charlie Kirk. 
    “Aparati mbrojtës” do të jetë për kryeministren Giorgia Meloni dhe dy zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini.