Tag: charlie

  • Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

    Gruaja e Charlie Kirk ngre në këmbë stadiumin në Arizona: E fal autorin që qëlloi mbi bashkëshortin tim

    E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.

    “E fal,” tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.
    Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë.”
    Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.
    “E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti,” shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson. “Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja.”
    Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje.”
    “Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën,” tha ajo, me zërin që i dridhej.
    Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.
    “Bota ka nevojë për Turning Point USA,” tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe.”
    “Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im,” shtoi ajo. “Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij.”
    Erika Kirk tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë,” duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.
    Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë,” duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.
    “Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë,” tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit.”

    Top Channel

  • “Kjo nuk është një ceremoni mortore, por një “ringjallje” e Charlie Kirk”, zv.Presidenti JD Vance: Sot flasim për mikun tonë më shumë se kurrë

    “Kjo nuk është një ceremoni mortore, por një “ringjallje” e Charlie Kirk”, zv.Presidenti JD Vance: Sot flasim për mikun tonë më shumë se kurrë

    Zv.Presidenti JD Vance mbajti një fjalim emocional dhe sfidues në shërbesën përkujtimore të Charlie Kirk, duke e përshkruar ngjarjen jo si një moment zie, por si një ringjallje të trashëgimisë dhe besimit të aktivistit konservator.

    “Vrasësi i lig që na mori Charlie-n priste që sot të kishim një funeral, por në vend të kësaj, miqtë e mi, ne patëm një ringjallje dhe një festë të Charlie Kirk dhe Zotit të tij, Jezu Krisht,” tha Vance nga skena në State Farm Stadium në Arizona.
    “Ata u përpoqën të heshtnin mikun tim — mikun tonë — Charlie Kirk, sot ne flasim për Charlie më fort se kurrë.”
    Zv.Presidenti vuri theksin edhe te të pranishmit e shquar në ceremoni, duke thënë se e gjithë administrata ishte aty sepse ishte Kirk ai që i ndihmoi të arrinin atje.
    Vance e përdori vendndodhjen si simbol të ringritjes dhe qëllimit: “Nën diellin e nxehtë të Arizonës, të mbrojtur në një qytet të madh dhe të ndritshëm që etërit tanë ndërtuan nga shkretëtira, dhe nga kjo shkretëtirë, Charlie Kirk ngriti një lëvizje. Ai e transformoi fytyrën e konservatorizmit në kohën tonë dhe, duke bërë këtë, ndryshoi kursin e historisë amerikane për brezat që vijnë në të gjithë vendin.”
    Fjalët e zv.Presidentit pasqyruan tonin e shërbesës: më pak një lamtumirë, dhe më shumë një thirrje për të vazhduar punën që Kirk kishte nisur.
     

    Top Channel

  • U ekzekutua më 10 shtator/ Charlie Kirk kujtohet në Tiranë, Berisha: U vra duke ushtruar lirinë e fjalës

    U ekzekutua më 10 shtator/ Charlie Kirk kujtohet në Tiranë, Berisha: U vra duke ushtruar lirinë e fjalës

    Edhe në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e të dielës një aktivitet në përkujtim të aktivistit Charlie Kirk.

    Njerëz të besimit, përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë, përfaqësues të huaj të akredituar në vendin tonë, por edhe qytetarë të shumtë u mblodhën në Sheshin “Nënë Tereza”, në nder njeriut që doli kundër të majtës dhe zërit që frymëzoi miliona të rinj të së djathtës.
    Përkujtimorja në nder të Charlie Kirk në Tiranë u organizua nga Institute for Liberty&Heritage.
    Aktiviteti përcolli mesazhin e fortë dhe të panegocueshëm të aktivistit të ndjerë amerikan ndaj: Lirisë-Besimit-Familjes-Atdheut.
    “Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm”, shkruan Berisha.

    Top Channel

  • VIDEO/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk ribashkon Trump dhe Elon Musk, shtrëngojnë duart në suitën private

    VIDEO/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk ribashkon Trump dhe Elon Musk, shtrëngojnë duart në suitën private

    Presidenti Donald Trump dhe drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, u ribashkuan gjatë ceremonisë përkujtimore për aktivistin konservator dhe themeluesin e Turning Point USA, Charlie Kirk, disa muaj pas prishjes së tyre publike.

    Trump dhe Musk u panë gjatë shërbesës të ulur së bashku në një suitë private duke biseduar. Një llogari zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale publikoi pamje të shkëmbimit të tyre. Në një moment, Trump duket se ia prezantoi Musk-un Dana White-it, drejtorit ekzekutiv të Ultimate Fighting Championship (UFC).
    Kjo shënoi herën e parë që dy burrat shfaqeshin së bashku në publik që prej dorëheqjes së Musk-ut nga roli i tij si punonjës i veçantë i qeverisë, në rrethana të tensionuara.
    Musk dha dorëheqjen si drejtues i Departamentit të Efiçiencës së Qeverisë (DOGE) në fund të majit dhe, në largim, kritikoi ashpër projektligjin kryesor të politikave të Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se ai shtonte borxhin kombëtar.
    Pas një tirade të gjatë të Musk-ut në rrjetet sociale kundër Trump-it, presidenti kërcënoi se do të anulonte kontratat federale me kompanitë e tij.

    Top Channel

  • Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk/ Trump mbërrin në Arizona, pritet me brohoritma nga turma

    Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk/ Trump mbërrin në Arizona, pritet me brohoritma nga turma

    Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Arizona teksa pritet të mbajë fjalimit të tij në ceremoninë përkujtimore të Charlie Kirk.

    Air Force One u ul në Bazën Ajrore Luke, e cila është pranë Stadiumit State Farm, ku po zhvillohet eventi.
    Presidenti i SHBA-së u shoqërua nga autokolona presidenciale dhe tashmë ka mbërritur në stadiumin State Farm.
    Donald Trump u prit me duartrokitje në këmbë teksa hyri në stadiumin ku po mbahet organizmimi.
    Turma brohoriti “SHBA, SHBA!”
    Ai pritet të flasë i fundit në shërbesën e sotme.

    Top Channel

  • “Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

    “Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

    Erika Kirk, e veja e aktivistit konservator Charlie Kirk, përshkroi momentin e dhimbshëm kur pa trupin e bashkëshortit të saj pas vrasjes në një universitet në Utah.

    “Charlie kishte fytyrën e një të vdekuri të lumtur,” tha ajo për New York Times, duke shtuar se ai kishte një gjysmë buzëqeshje “si Mona Lisa”, sikur “Jezusi ta kishte shpëtuar.”
    Pavarësisht këshillës së sherifit lokal për të mos parë trupin, Erika këmbënguli ta shihte për herë të fundit.
    “Sytë e tij ishin gjysmë të hapur,” tha ajo, duke e cilësuar momentin si një dëshmi të paqes shpirtërore me të cilën Charlie u nda nga jeta.
    Charlie Kirk, themelues i lëvizjes Turning Point USA, u vra me armë zjarri në një incident të rëndë që ka tronditur opinionin publik konservator në SHBA.
    Mijëra mbështetës morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Glendale, ku folën edhe figura të rëndësishme të administratës Trump.

    Top Channel

  • ‘Do vizitonte Shqipërinë’/ Mediu rrëfen takimin me Charlie Kirk: U kthye në një problem për politikën amerikane

    ‘Do vizitonte Shqipërinë’/ Mediu rrëfen takimin me Charlie Kirk: U kthye në një problem për politikën amerikane

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka sjellë një analizë të thelluar mbi figurën dhe ndikimin e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.

    I ftuar në emisionin Revieë, Mediu mbërriti në studio me librin më të fundit të Kirk, duke ndarë për herë të parë detaje nga takimi personal që ka pasur me të dhe nga njohja e tij me veprimtarinë e këtij aktivisti të së djathtës amerikane.

    “E kam takuar Charlie-n në një aktivitet në SHBA, dhe që nga ajo kohë më ka lënë përshtypje si një debatues i jashtëzakonshëm. Ai u jepte hapësirë të gjithëve për të bërë pyetje, madje edhe kur përballej me kundërshti apo ofendime. Charlie ndërtoi një armaturë të fuqishme rreth lëvizjes së tij, e cila kishte në thelb masivitetin dhe ndikimin real në proceset zgjedhore. Ai arriti të mobilizojë rininë universitare dhe ndryshoi qasjen e saj, duke e kthyer një pjesë të madhe të saj – që më parë mbështeste rreth 70% të majtën – drejt një alternative tjetër politike,” u shpreh Mediu.

    Mediu tregoi se Kirk ishte një figurë që u rrit politikisht jashtë sistemit tradicional ndërsa tha se ai u u kthye në një problem të madh për politikën amerikane.

    “Charlie Kirk u kthye në një problem të madh jashtëzakonisht për faktin se ai ndërtoi një nga lëvizjet më të jashtëzakonshme që nuk ishte parë ndonjëherë. Nuk ishte pjesë e strukturës zyrtare të Partisë Republikane, por ndërtoi një lëvizje me debat të hapur dhe me ndikim real në terrene ku ideologjia konservatore përballej me kundërshtimin më të madh. Ai nuk kërkonte gjë tjetër, përveçse një Amerikë me familje të shëndosha, me vlera dhe tradita”, – shtoi ai.

    Mediu tha se ishte parë dhe mundësia e një vizite të Charlie Kirk në Shqipëri.

    “Ishte diskutuar që Charlie mund të kishte një mundësi të vizitonte edhe Shqipërinë. Unë besoj se nevoja për një rini konservatore është reale edhe këtu. Vlerat, familja dhe tradita janë të domosdoshme për stabilitetin e shoqërisë shqiptare,” – përfundoi ai.

  • Fjamimi prekës i Benny Johnson: Charlie Kirk, martir që frymëzoi besimin dhe veprimin

    Fjamimi prekës i Benny Johnson: Charlie Kirk, martir që frymëzoi besimin dhe veprimin

    Gjatë memorialit për Charlie Kirk të dielën, komentatori konservator Benny Johnson mbajti një fjalim me tone të forta dhe emocionuese, duke e përshkruar Kirk-un si një figurë jo vetëm politike, por mbi të gjitha shpirtërore.

    Johnson e quajti Charlie-n “martir i vërtetë në traditën e krishterë,” dhe pyeti audiencën në stadium nëse shembulli i tij i kishte afruar dikë më afër besimit të Krishtit (“closer to Christ”).

    Ai gjithashtu u shpreh se një martir nuk zhduket me vdekjen, por bëhet më i fuqishëm prej saj — një mesazh që nxit ndjekësit e Kirk-ut të mos dorëzohen në ankth apo frikë, por të vazhdojnë kauzën me besim dhe vendosmëri.

    Fjalimi i Benny Johnson ishte ndër më prekësit e këtij memoriali, sepse ai lidhte humbjen personale me thirrjen për reflektim shpirtëror dhe për kontribut aktiv — duke nënkuptuar se trashëgimia e Kirk-ut nuk do të mbetet vetëm në kujtesë, por në veprim.

  • Trump pjesë e ceremonisë përkujtimore të Charlie Kirk, ja kush e shoqëron presidentin e SHBA-së

    Trump pjesë e ceremonisë përkujtimore të Charlie Kirk, ja kush e shoqëron presidentin e SHBA-së

    Presidenti Trump do të mbajë fjalën e tij në funeralin e Charlie Kirk në Glendale, Arizona, së bashku me figura kyçe të administratës, përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe dhëndrin e tij.

    Me Trump në Air Force One janë Mike Johnson, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, dhe Susie Wiles, Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë.
    Gjithashtu në bord ishte Jared Kushner, dhëndri i presidentit dhe mik personal i Charlie Kirk, që kishte bashkëpunuar politikisht me Kirk.
    Një avion i dytë është dërguar nga Shtëpia e Bardhë për të transportuar zyrtarë të tjerë që duan të marrin pjesë, ndërsa Zëvendëspresidenti J.D. Vance fluturoi në një avion të veçantë, sipas protokollit.
    Funerali është një ngjarje me profile të lartë, ku pritet që autoritete të shumta republikane të flasin dhe të nderojnë jetën dhe punën e Kirk.
    Siguria është përforcuar në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të prani të lartë dhe rëndësisë politike të eventit.

    Top Channel

  • ‘Në kujtim të Charlie Kirk’/ Berisha: PD iu bashkua përkujtimores në Tiranë! Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

    ‘Në kujtim të Charlie Kirk’/ Berisha: PD iu bashkua përkujtimores në Tiranë! Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë pamjet nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern.

    ‘Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm’, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm.

    RIP Charlie Kirk  

    ———

    Today in Tirana, a vigil ëas held in memory of Charlie Kirk, founder of Turning Point USA and one of the strongest voices of modern conservatism. He ëas killed ëhile exercising freedom of speech at the University of Utah by a left-ëing extremist. The Democratic Party joined the memorial organized by the Institute for Liberty and Heritage, believing that fighters for free speech are immortal.

    RIP Charlie Kirk