Tag: charlie

  • Charlie Chaplin: Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut… mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet…

    Charlie Chaplin: Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut… mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet…

    Nga Charlie Chaplin

    …Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t’i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë.Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut. Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t’u mbytur ne vetë.Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive. Dija na bëri të ktheheshim në cinikë. Jemi kthyer në jonjerëzorë, me ndihmën e forcës së inteligjencës: mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet.Edhe jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur…

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    LETRA E CHARLIE CHAPLIN DEDIKUAR BIJËS SË TIJ, GERALDINA: U PËRPOQA TË JEM NJERI. PËRPIQU EDHE TI…

    “Unë flas me ty për paratë edhe pse e di forcën e tyre djallëzore. Unë kalova shumë kohë në cirk dhe gjithnjë u shqetësova shumë për pehlivanët në tel. Por më duhet të të them, se në tokën e fortë, njerëzit rrëzohen më shpesh, se pehlivanët në telin e lëkundshëm. Mund të ndodhë, që në një nga mbrëmjet e bujshme, ti të verbohesh nga shkëlqimi i brilanteve.

    Është, pikërisht, ky moment, që të vendos ty mbi telin e rrezikshëm, nga ku rrëzimi bëhet i paevitueshëm. Në një ditë të bukur mund të të shfaqet fytyra e bukur e një princi. Tamam atë ditë, ti bëhesh një pehlivane pa eksperiencë, dhe…. ata pa eksperiencë bien ngaherë. Mos e shit zemrën tënde për flori dhe gjëra të shtrenjta. Ta dish, brilanti më i madh është dielli. Lumturisht, ai shkëlqen për të gjithë. Dhe, kur të vijë koha që ti do të dashurosh, duhet ta duash atë njeri me gjithë zemër. Unë i thashë nënës tënde, që ajo të të shkruante lidhur me këtë…

    Lexo më shumë KETU

    ObserverKult

  • Fragment nga libri “Jeta ime”, Charlie Chaplin

    Fragment nga libri “Jeta ime”, Charlie Chaplin

    Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo. Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar. Kisha tre mëngjese që e njihja; tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës.

    Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziazëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte. Më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë. Unë nuk desha ta kuptoja domethënien e kësaj vërejtjeje. Por, nuk mund të mos e vija re mënyrën me të cilën papritur po më largonte. Vështronte drejt përpara, duke ecur me një hap elegant prej gjimnazisteje, me duart të futura në xhepat e bluzës marinare.

    – Me fjalë të tjera, ju nuk më doni me të vërtetë – i thashë. Nuk e di – ma ktheu ajo. Unë mbeta i hutuar. – Në qoftë se nuk e dini, atëherë nuk më doni. Në vend të përgjigjes, ajo vazhdoi të ecte pa thënë asgjë. E shikoni çfarë profeti jam – zura të flisja unë me një ton të lehtë. – Ju kisha thënë se do të pendohesha që u njoha me ju. Provova ta merrja në pyetje për të zbuluar ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me mua, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigj njëlloj: – Nuk e di.

    Doni të martoheni me mua? – I thashë më në fund për ta zënë ngushtë. – Unë jam tepër e re. Mirë atëherë, sikur të ishit e detyruar të martoheshit, do të më merrnit mua, apo ndonjë tjetër? Por, ajo nuk donte të angazhohej dhe përsëriste pa pushim të njëjtat fjalë: – Nuk e di… unë ju dua… por… – Por nuk më doni – i thashë unë tërë ankth. Ajo mbeti në heshtje.

    Ishte një mëngjes i vrerët, rrugët kishin një pamje të përhime dhe të shëmtuar. E keqja është se kam lejuar t’i çoj gjërat shumë larg – thashë me një zë të ngjirur. Kishim arritur në hyrje të metrosë. “Mendoj se do të bënim mirë të ndaheshim dhe të mos takoheshim më kurrë” – shtova duke pritur se si do të reagonte ajo. Mbeti e ngrysur. – Lamtumirë – u përgjigj ajo. – Më vjen shumë keq.

    Kjo ndjesë qe si një goditje që po më jepte në zemër. Kur ajo u zhduk në metro provova një ndjenjë zbrazësie të padurueshme. Ç’kisha bërë? Mos isha treguar tepër brutal? Nuk duhej ta kisha trembur. Isha sjellë si një hajvan i fryrë dhe kisha krijuar një situatë të tillë që tani nuk mund të takohesha më me Hetin pa u bërë qesharak. Ç’duhej të bëja? Më mbetej vetëm të vuaja.

    – Charlie Chaplin, “Jeta ime”

  • Charlie Chaplin: Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së tentuari për të pasur gjithmonë të drejtë

    Charlie Chaplin: Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së tentuari për të pasur gjithmonë të drejtë

    “Sapo fillova ta dua veten, e zbulova se ankthi dhe vuajtja emocionale janë vetëm shenja paralajmëruese që më tregonin se unë isha duke jetuar në kundërshtim me të vërtetën time. Sot e di, ky është “AUTENTICITETI”.Sapo fillova ta dua veten e kuptova se sa ofenduese mund të jetë për një person nëse unë tentoj ta i’a imponoj dëshirat e mia, edhe pse e dija se nuk ishte koha e duhur dhe personi nuk ishte i gatshëm për atë. Sot unë këtë e quaj “RESPEKT”.Sapo fillova ta dua vetën unë nuk pata më dëshirë për një jetë më ndryshe, dhe mund ta shihja se çdo gjë që më rrethonte, me ftonte të rritesha. Sot këtë e quaj “PJEKURI”.Sapo fillova ta dua veten, unë e kuptova se në çfarëdo rrethana, unë jam në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe se çdo gjë ndodh saktësisht në momentin e duhur. Kështu që unë mund të jem i qetë. Sot këtë e quaj “VETË – BESIM”.Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së vjedhuri kohën time, dhe ndalova së krijuari projekte të mëdha për të ardhmen. Sot, unë e bëjë vetëm atë që më sjell kënaqësi dhe lumturi, i bëjë gjërat që i dua dhe që ma ngazëllejnë zemrën, dhe ato i bëjë në mënyrën dhe në ritmin tim. Sot këtë e quaj “THJESHTËSI”.

    Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së tentuari për të pasur gjithmonë të drejtë, dhe kurrë s’kam qenë më pak herë gabim prej atij momenti. Sot unë e zbulova se kjo është “MODESTI”.Ne s’kemi më nevojë ti frikësohemi argumenteve, konfrontimeve ose cilitdo problem me veten tonë ose me të tjerët. Madje edhe yjet përplasen dhe nga përplasja e tyre lind një botë e re. Sot e di e “KJO ËSHTË JETA”./ Charlie Chaplin/ KultPlus.com

  • Charlie Chaplin: Jeto si të duesh, ban çka të thotë zemra

    Charlie Chaplin: Jeto si të duesh, ban çka të thotë zemra

    Kanë me të kritiku gjithmonë,kanë me folë keq për tye ka me kenë e vështirë me taku dikëqë ti pëlqesh ashtu siç je.Kështu që: jeto si të duesh.Ban çka të thotë zemra : dmth çka të duesh.Jeta asht një shfaqje teatrale që nuk ka prova fillestare.Kështu që: këndo, qesh, kërce, duej e jeto intensivisht çdo çast të jetës,para se të ulet sipari (perdja)dhe shfaqja të përfundojë pa duertrokitje.

    Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

    ObserverKult

    ———————

    Lexo edhe:

    CHARLIE CHAPLIN, PARA DHE PAS HOLLIVUDIT!

  • Bella Thorne sulmon Charlie Puth: Ai gënjeu për mua, nuk doja të bëja seks me të

    Bella Thorne sulmon Charlie Puth: Ai gënjeu për mua, nuk doja të bëja seks me të

    Bella Thorne ka sulmuar ashpër Charlie Puth, duke pretenduar se këngëtari 33-vjeçar gënjeu për të sepse ajo nuk donte të bënte seks me të. Shpërthimi i këngëtares dhe aktores 27-vjeçare në rrjetet sociale u nxit nga Jade Thirlwall, një anëtare e grupit Little Mix, e cila tha se nuk do të punonte kurrë me Charlie Puth. Thorne komentoi në një postim në lidhje me deklaratën e Thirlwall në Instagram, duke shkruar: “Po, dua të them… ai gënjeu të gjithë botën për mua dhe nisi një valë urrejtjeje. E gjitha sepse unë nuk doja të bëja seks me të.”
    Bella Thorne dhe Charlie Puth nuk kanë qenë kurrë zyrtarisht në një lidhje. Megjithatë, ata ishin afruar në të kaluarën, gjë që kishte nxitur thashethemet për një romancë, veçanërisht kur u publikuan foto të tyre në momente të buta.
    Në atë kohë, Thorne sapo ishte ndarë nga aktori Tyler Posey. Puth, duke parë një artikull të vjetër që tregonte Bella-n ende në një lidhje me Posey-n, besoi se ajo e kishte tradhtuar dhe postoi për këtë në rrjetet sociale. Megjithatë, vetë Thorne e kishte bërë të qartë në atë kohë se ajo dhe Posey ishin ndarë tashmë kur u fotografua me Puth-in, dhe se imazhet nuk pasqyronin realitetin.
    Rasti tani duket se po rikthehet në qendër të vëmendjes, me Bellën që akuzon këngëtarin se po përdor imazhin e tij publik për ta portretizuar atë në mënyrë të rreme si jobesnike dhe për ta kthyer botën kundër saj për shkak se nuk iu përgjigj dëshirave të tij.

  • Provokon sërish “Charlie Hebdo”: I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

    Provokon sërish “Charlie Hebdo”: I pari që zbulon datën e vdekjes së Khameneit fiton udhëtim në Teheran

    “Charlie Hebdo”

    FRANCË- Në stilin e saj të njohur, revista satirike “Charlie Hebdo” po komenton konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Në kopertinën e saj të re, shfaqet udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në karikaturën, në krah është paraqitur dita e tij e lindjes. Ndërsa një pikëpyetje shfaqet në vend të datës së vdekjes së tij.
    Me satirë, titulli i revistës shkruan: Personi i parë që gjen datën e vdekjes së Khameneit fiton një udhëtim në Teheran!
    Kopertina e tyre vjen pas një sërë deklaratash, si nga Izraeli, edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit tha dje se ishin në dijeni të vendndodhjes së liderit islamik, por shtoi nuk kanë ndërmend që ta vrasin ende./ZËRI