Tag: charlie

  • Vrasja e aktivistit Charlie Kirk në SHBA, FBI publikon fotot e personit në kërkim

    Vrasja e aktivistit Charlie Kirk në SHBA, FBI publikon fotot e personit në kërkim

    FBI-ja në Salt Lake City sapo ka publikuar fotografi të një të dyshuari në vrasjen e Charlie Kirk dje.
    Ata po kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e personit.
    Forvat e rendit kanë bërë publike imazhet e para të një individi që ata besojnë se mund të jetë i përfshirë në atentatin në vrasjen e Kirk.

  • PE refuzon të mbajë një minutë heshtje për Charlie Kirk/ Eurodeputetët godasin tavolinat dhe bërtasin ( Video)

    PE refuzon të mbajë një minutë heshtje për Charlie Kirk/ Eurodeputetët godasin tavolinat dhe bërtasin ( Video)

    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka hedhur poshtë një propozim për një minutë heshtje në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra të mërkurën në Universitetin e Utah.
    Propozimi u paraqit nga eurodeputeti i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), Charlie Weimers, si një akt simbolik për të mbrojtur lirinë e fjalës. Sipas Politico, propozimi kishte për qëllim të deklaronte se “e drejta e lirisë së fjalës nuk mund të shfuqizohet”.
    Kirk, 31 vjeç, i cili ishte i njohur për pikëpamjet e tij konservatore dhe mbështetjen për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, u vra ndërsa fliste para studentëve në Universitetin e Utah-ut.
    Propozimi për një minutë heshtje u prit me rezistencë, pasi Metsola e hodhi poshtë veprimin, duke cituar rregulloren e procedurës së Parlamentit e cila përcakton që minutat e heshtjeve shpallen nga Presidenti në fillim të seancës plenare, e cila u zhvillua të hënën. Sipas zëdhënësit të Presidencës, që të zbatohet një minutë heshtje, duhet të paraqitet një kërkesë nga një grup politik.
    Në vend të një minute heshtjeje, Weimers mori fjalën për të shprehur qëndrimin e tij mbi incidentin dhe më pas u përpoq t’i jepte pjesën tjetër të kohës së tij një homazh në heshtje. Megjithatë, nënkryetarja e Parlamentit Europian, Katarina Barley, e ndërpreu përpjekjen, duke provokuar një reagim nga eurodeputetët e ekstremit të djathtë dhe të krahut të djathtë, të cilët goditën karriget e tyre dhe bërtitën.
    Deklarata e Barley-t, e cila shpjegoi se propozimi ishte refuzuar nga Presidenti, u prit me duartrokitje nga eurodeputetët e qendrës së majtë dhe liberalët. Ndërsa grupet e qendrës së majtë dhe të krahut të majtë refuzuan të komentonin mbi këtë çështje, ata argumentuan se vendimi ishte përgjegjësi e Presidencës.

    Outrageous. Members of the European Parliament refused to stand with @weimers for a minute’s silence to honour the assassinated Charlie Kirk.
    EP VP tried to dismiss it on a technicality.
    We should be clear in standing against political violence!pic.twitter.com/rf7iIF76ln
    — MCC Brussels (@MCC_Brussels) September 11, 2025

  • Vrasja e Charlie Kirk, autoritetet: Kemi pamje të qarta të autorit! Gjendet arma e dyshuar për ekzekutimin e aktivistit

    Vrasja e Charlie Kirk, autoritetet: Kemi pamje të qarta të autorit! Gjendet arma e dyshuar për ekzekutimin e aktivistit

    Autoritetet amerikane kanë zbuluar një pushkë që besohet të jetë arma me të cilën u vra aktivisti Charlie Kirk.
    Arma dhe municioni luftarak janë gjetur në një zonë pyjore pranë vendit ku ndodhi ngjarja të mërkurën, thanë burime pranë hetimeve.
    Në pushkë janë gjetur disa shkronja të gdhendura, të cilat po analizohen nga hetuesit. Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorit dhe po përpiqen të kuptojnë nëse mesazhet e gjetura lidhen me motivin e sulmit.
    Robert Bohls, agjenti special i FBI-së në Salt Lake City, deklaroi se pushka është gjetur në zonën ku besohet se autori u largua pas ngjarjes. Laboratori i FBI-së do të kryejë analizat përkatëse mbi armën.
    Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet përpiqen të zbardhin plotësisht rrethanat e vrasjes.

  • ‘Charlie Kirk, zëri konservator që u shua mes kampuseve amerikane’/ Braho: Një akt terrorist që ndez debatet për lirinë e fjalës

    ‘Charlie Kirk, zëri konservator që u shua mes kampuseve amerikane’/ Braho: Një akt terrorist që ndez debatet për lirinë e fjalës

    E ftuar në një intervistë në Syri TV, gazetarja Alisa Braho, solli një reflektim mbi jetën dhe vdekjen tragjike të Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura të konservatorizmit amerikan dhe themelues i një prej think tank-eve më të mëdha në SHBA. I njohur për fjalimet e tij në kampuset universitare dhe për përpjekjet për të sfiduar ideologjinë progresive, Kirk u bë një figurë polarizuese në debatin publik amerikan.

    Por, ajo që e bën humbjen e tij edhe më dramatike është mënyra se si u shua, sipas Brahos, në një akt të pastër terrorist, gjatë një dialogu paqësor me studentë. Vrasja e tij ka rikthyer në qendër të debatit lirinë e fjalës në universitetet amerikane dhe efektet e radikalizmit politik.

    Alisa Braho: Charlie Kirk ishte një aktivist konservator por patjetër edhe i krishterë njëkohësisht. Një nga thinj-tanke më të mëdha në Amerikë të ngritur prej tij, me mbi 1500 punonjës, me miliona ndjekës. Shkonte në kampuset universitare dhe përpiqej të çonte përpara idetë e tij konservatore që shumë shpesh inflamonin opinionin publik.

    Charlie Kirk ndër të tjera ishte gjithashtu edhe babai i dy fëmijëve dhe gruaja e tij ishte prezente…Ai jo thjesht u vra, por u vra në një akt terrorist sepse të godasësh një njeri që është duke debatuar, një njeri që është duke biseduar me studentët e kampuseve amerikane paqësisht, është një akt terrorist.

    Është fatkeqësi…Nuk mendoj se do të jetë i fundit, mendoj se do të prodhojë me mijëra të tjerë si ai sepse ky është efekti historik si gjithmonë.

    Arsyeja pse ai vendosi vite më parë të hynte në kampuset universitare, është sepse vuri re që përgjatë kohës që vetë studionte, sa e vështirë ishte të dialogoje. Arriti një moment që ndjeshmëria emocionale brenda universiteteve filloi të sakrifikonte neutralitetin akademik, ku u detyruan profesorët të bëjnë kujdes sesi të drejtohen, sesi të flasin.

     

  • Trump do të dekorojë Charlie Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë

    Trump do të dekorojë Charlie Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë

    Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do ta nderojë pas vdekjes Charlie Kirk me Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimin më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara.

    “Data e ceremonisë ende nuk është përcaktuar, por nuk kam asnjë dyshim se do të ketë një turmë shumë të madhe,” tha Trump.

    Njoftimi u bë gjatë një aktiviteti përkujtimor për 11 shtatorin, ku Trump shtoi se së shpejti do të ketë më shumë informacion mbi ceremoninë dhe komentet e tij për mikun dhe aleatin e ngushtë konservator.

  • Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

    Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

    Bota E Enjte, 11 Shtator 2025 16:18
    Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley në qytetin Orem, SHBA. Videot që qarkullojnë në mediat sociale e tregojnë Kirkun të ulur në një skenë të vogël. Pastaj dëgjohet një e shtënë dhe 31-vjeçari vë dorën në qafë, ku rrjedh shumë gjak. Autori i krimit qëlloi mevetëm një të shtënë nga një distancë prej afërsisht 180 metrash nga një çati, shpjegoi Bo Mason, Komisas i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut: “Ky incident ndodhi në mes të një turme të madhe.” U dëgjua një e shtënë e vetme dhe kemi një viktimë. “Autori është në arrati. Ne besojmë se ky ishte një sulm i synuar ndaj një individi të vetëm.” Kirk dërgohet në spital, por çdo ndihmë atje vjen shumë vonë.
    Trump fajëson të majtën

    Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një video, që e paraqet Kirk si patriot të madh dhe jo drejtpërdrejt Trump fajësoi politikën e Të Majtëve për atentatin kundër aktivistit.
    Kirk, një personalitet radiofonik dhe podcaster i suksesshëm, ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat ​​e mesme, kolegjet dhe universitetet. Ajo ka më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk përdoret masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Trump në zgjedhje dhe konsiderohej me lidhje të mira në administratën e Trump.
    Kirk zhvillonte vazhdimisht aktivitete publike në kampuset universitare, ku dhe i pëlqente të angazhohej në diskutime me ata që kishin mendime krejtësisht të ndryshme nën moton: “Më provo që e kam gabim”.
    Kirk ishte polemizues. Ai kritikonte programet e shanseve të barabarta për studentët nga familjet më të varfra, mohonte ndryshimet klimatike. Për të Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai gjithashtu ishte mbrojtës i Listës së Mbikëqyrjes së Profesorëve: një bazë të dhënash online ku studentët mund të diskreditonin profesorët e krahut të majtë. /DW/

  • “Do t’i gjejmë të gjithë ata që fshihen pas kësaj mizorie”/ Trump reagon sërish pas vrasjes së Charlie Kirk: Po jetojmë në një moment të errët

    “Do t’i gjejmë të gjithë ata që fshihen pas kësaj mizorie”/ Trump reagon sërish pas vrasjes së Charlie Kirk: Po jetojmë në një moment të errët

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas vrasjes së politikanit dhe aktivistit konservator Charlie Kirk, duke u zotuar se administrata e tij do të ndjekë penalisht jo vetëm autorët, por edhe ata që qëndrojnë pas tyre.

    “Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe dhunë tjetër politike, përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato,” tha Trump në një mesazh video të shpërndarë në rrjetet sociale.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se vendi po përballet me një periudhë të rrezikshme: “Amerika ka hyrë në një moment të errët.”
    Deklarata e tij vjen mes tensioneve të rritura dhe protestave që kanë shpërthyer në disa qytete të SHBA-së, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Luginës së Utah-ut vijojnë.

    Top Channel

  • “Një moment i zi për Amerikën”, Trump reagon ndaj vrasjes së Charlie Kirk

    “Një moment i zi për Amerikën”, Trump reagon ndaj vrasjes së Charlie Kirk

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar për hakmarrje pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën mbrëma gjatë një aktiviteti në një kampus në Utah. Kirk, bashkëthemelues i organizatës rinore Turning Point USA dhe një figurë e njohur e së djathtës amerikane, u vra me një të shtënë të vetme teksa po fliste për dhunën me armë në SHBA.
    Ngjarja ndodhi pikërisht në momentin kur Kirk po i përgjigjej një pyetjeje mbi numrin e të shtënave masive në vend gjatë dy viteve të fundit. Sulmuesi dyshohet se ka qëlluar nga çatia e një ndërtese aty pranë, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utah-s, i cili konfirmoi se sulmi ishte “i synuar”.
    Në një fjalim në Zyrën Ovale, Trump e quajti ngjarjen një “moment të errët për Amerikën” dhe fajësoi “të majtën radikale” për një valë të dhunës politike në SHBA, duke përmendur edhe atentatin ndaj jetës së tij dhe vrasjen e CEO-së së United Healthcare, Brian Thompson.

    TO MY GREAT FELLOW AMERICANS… pic.twitter.com/oRsrE5TTHr

    — Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 11, 2025

    “Administrata ime do të gjejë secilin prej atyre që kontribuan në këtë mizori dhe në dhunë tjetër politike,” tha Trump. “Për vite me radhë, ata që janë në të majtën radikale i kanë krahasuar amerikanët e mrekullueshëm si Charlie me nazistët dhe vrasësit dhe kriminelët më të këqij masivë në botë. Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që po shohim në vendin tonë sot dhe duhet të ndalet menjëherë,” shtoi ai.
    Trump nuk përmendi raste të ngjashme të dhunës ndaj figurave demokratike, siç ishte vrasja e ligjvënëses së Minnesotës, Melissa Hortman, në muajin qershor. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Kirk po vazhdojnë. Të enjten, policia intensifikoi kërkimet duke shkuar derë më derë për të identifikuar autorin. Deri tani janë arrestuar dhe më pas liruar dy të dyshuar, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, bëri të ditur se një prej tyre u përjashtua nga hetimet pasi u vërtetua se nuk kishte lidhje me ngjarjen.
    “Hetimi ynë vazhdon dhe ne do të vazhdojmë të publikojmë informacione në interes të transparencës,” shkroi Patel në rrjetin social X.

  • Pamje tronditëse pas vrasjes së Charlie Kirk, një person misterioz shihet duke vrapuar mbi çatinë e universitetit

    Pamje tronditëse pas vrasjes së Charlie Kirk, një person misterioz shihet duke vrapuar mbi çatinë e universitetit

    Pamje të reja të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Universitetin e Luginës së Utah-ut, ku u vra aktivisti konservator Charlie Kirk.

    Në videon e parë, e regjistruar nga një student i shkollës së biznesit që po filmonte turmën e mbledhur për të dëgjuar Kirk-un, shihet një person duke vrapuar mbi çatinë e një ndërtese të universitetit, menjëherë pas të shtënave fatale.

    see the man running away, it was not a dotpic.twitter.com/cqNSzczyGR
    — Manish🇮🇳 (@manibhaii16) September 11, 2025

    Ndërkohë, një video e dytë tregon të njëjtin person të shtrirë mbi çati, në një pozicion që ngjason me atë të snajperëve përpara se të qëllojnë. Pamjet janë regjistruar përballë Qendrës Losee, në oborrin ku ndodhej edhe turma.
    Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende identitetin e personit të filmuar dhe as lidhjen e tij me vrasjen. Megjithatë, publikimi i këtyre pamjeve ka shtuar tensionin dhe ka ndezur debatet mbi sigurinë në kampuset universitare dhe motivet pas këtij akti të rëndë.

    Top Channel

  • Musk: E majta është parti e vrasjeve, bashkë me njerëzit që e financojnë atë si Sorosi

    Musk: E majta është parti e vrasjeve, bashkë me njerëzit që e financojnë atë si Sorosi

    Charlie Kirk, një aktivist i krahut të djathtë dhe aleat i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, u vra me armë në një sulm të synuar në Universitetin e Luginës së Utah-it.

    Elon Musk, ish-aleat i Trump, reagoi ndaj ngjarjes duke e quajtur atë një “vrasje gjakftohtë”.

    Musk shprehu tronditjen dhe dhimbjen në një seri postimesh në X.

    Disa përdorues të X vunë në dukje se postimet në Bluesky “po e festonin atentatin”. CEO i Teslës reagoi duke thënë: “Tregon me çfarë kemi të bëjmë. Njerëz të ligj”.

    Kur një përdorues shkroi: “Pavarësisht nëse pajtoheshe me të apo jo, Charlie Kirk është i vdekur vetëm sepse disa njerëz nuk e pëlqenin atë që ai kishte për të thënë. Kjo duhet të na revoltojë të gjithëve”, Musk u përgjigj me një “po” pohuese.

    “Ata po festojnë një vrasje gjakftohtë”, shkroi ai në një postim tjetër.

    Në një tjetër postim në X, Elon Musk akuzoi partinë e majtë duke thënë: “E majta është partia e vrasjes”.

    Ai po i përgjigjej një përdoruesi që shkroi: “E majta na ka mbajtur leksione për një dekadë të tërë mbi rrezikun e dhunës nga e djathta. Nga tentativat për atentat ndaj presidentit Trump, tek Brian Thompson, CEO i United Healthcare, që u vra. Tani tek Charlie Kirk. Rreziku në fakt ishte nga e majta”.

    Kur një përdorues tjetër tha: “Jo vetëm ‘e majta’, por janë edhe ata që i financojnë ata. Si Soros, Bill Gates dhe Reid Hoffman. Një boomer i manipuluar nga propaganda nuk është personi që ndokush me mend e konsideron përgjegjës për sot. Ky është fakt”, Musk iu përgjigj: “Pikërisht”.