Tag: charles

  • “Rama ka bashkëpunuar me McGonigal për përfitime personale”,zbulohet kërkesa PD për Komisionin Hetimor: Ka korruptuar..

    “Rama ka bashkëpunuar me McGonigal për përfitime personale”,zbulohet kërkesa PD për Komisionin Hetimor: Ka korruptuar..

    Një grup deputetësh nga Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
    SYRI.net ka zbardhur kërkesën e firmosur nga 38 deputetë të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.
    ‘Faktet dhe të dhënat e mësipërme (në dokument) provojnë qartazi se Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, është përfshirë në veprimtari të dyshimta, të cilat kishin për qëllim: (i) të dëmtonin interesat e partisë kryesore opozitare [Partisë Demokratike të Shqipërisë], nëpërmjet fillimit të një hetim penal ndaj lobistit amerikan të angazhuar për kryerjen e veprimtarive të tij; dhe (ii) krijimit të favoreve të parregullta dhe të dyshimta për shtetasin Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, veçanërisht në dhënien e licencave në industrinë e naftës.
    Për realizimin e këtyre qëllimeve, janë kryer një sërë takimesh në periudhën 2017-2018 nga Z. Edi Rama me shtetasit McGonigal, Neza dhe Duçka, janë vënë në dispozicion dokumente dhe informacione nga zyra e kryeministrit, janë ofruar para në shumën 225.000 dollarë, si dhe janë paguar shpenzime udhëtimi, akomodimi për shtetasin amerikan McGonigal dhe dëshmitarët për të ndihmuar hetimin penal ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike.
    Ndërkohë, lidhur me licencat në industrinë e naftës, sipas të dhënave të publikuara në media, rezulton se shtetasi Charles McGonigal është administrator dhe ortak me 25% i një kompanie shqiptare, të quajtur ‘Law Office and Investigation’, aktualisht me aktivitet të pezulluar. Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, nga Shefqet Dizdari, me profesion avokat, i cili në vitin 2019, i ka shitur aksionet e tij shtetasve Charles McGonigal, Agron Neza dhe Mark Thomas Rossini.
    Deputetët e opozitës i referohen dhe dokumentit të datës 05.09.2025 kur Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka bërë publike një përmbledhje të hetimeve në lidhjen me çështjen McGonigal, nga ku rezultojnë edhe të dhëna shtesë për marrëdhëniet e ish-agjentit special të FBI-së me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
    Me interes të veçantë duket të jetë një footnote në faqen 7 të këtij dokumenti, në të cilin thuhet: ‘Në 9 shtator 2017, McGonigal i dërgoi një foto të vetes dhe kryeministrit [Edi Rama] një miku personal dhe i shkroi një tjetër miku personal që Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe kjo ofronte plot mundësi’.
    Faktet lidhur me shtetasin amerikan McGonigal sa i përket njohjeve dhe takimeve të tij me kryeminstrin Edi Rama, shkëmbimi i informacioneve nga burimet e FBI-së, marrja e përfitimeve monetare, interesimi për fushat naftëmbajtëse në Shqipëri, konfirmohen edhe nga një sërë intervistash mediatike të bëra nga shtetasja amerikane Allison Guerriero, asokohe partnerja e Charles McGonigal.
    Duke iu referuar të njëjtave burimeve mediatike, rezulton se në aktivitetin e zhvilluar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara, të shtetasit Charles McGonigal është i përfshirë edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi Erion Veliaj. Ky i fundit thuhet të ketë zhvilluar disa takime me shtetasin McGonigal, madje edhe i ka paguar një shumë prej 8 milionë euro, me qëllim që një pronar mediash shqiptare, me të cilin Veliaj kishte konflikte të vazhdueshme, të shpallej non-grata në Shtetet e Bashkuara.
    Pasur parasysh dokumentet zyrtare të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe publikimet e bëra publike nga burime serioze mediatike, lindin dyshime të arsyeshme sa i përket ligjshmërisë së veprimeve të kryer nga zyrtarë publikë shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI, Charles F. McGonigal, thuhet në dokument.
    Pikërisht, me qëllim kontrollin e zbatimit të ligjeve në këto marrëdhënie, verifikimin në thellësi të veprimeve të funksionarëve shqiptar me ish-agjentin McGonigal, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Verifikimin e Ligjshmërisë të Veprimeve të Zyrtarëve Shqiptar në Raport me ish-Agjentin Special të FBI-së Charles McGonigal.
    Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e ligjit në marrëdhëniet e funksionarëve  shqiptarë në raport me ish-agjentin Charles McGonigal, njohjen dhe verifikimin në thellësi veprimeve të kryera nga zyrtarët shqiptarë, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasoja negative që mund të vinë për shtetin dhe palët e treta, nga marrëdhënie fshehta e të dyshimta që mund të krijojnë zyrtarët shqiptarë me zyrtarë të huaj,jashtë funksioneve të tyre zyrtare.
     

     
    Bazat e kërkesës:
    Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë (e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore)
    Neni 25 i Rregullores së Kuvendit
    Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit’
    Dokumentet publike të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe media ndërkombëtare tregojnë se ish-agjenti McGonigal ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë shqiptarë, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarë të tij, si dhe ka përfituar financime nga biznesmeni shqiptar-amerikan Agron Neza. Sipas akuzave të SHBA, këto kontakte kanë përfshirë:
    Marrjen e mbi 225.000 dollarë nga Agron Neza për McGonigal, për të ndikuar në vendime që përfitonin interesat private të tij dhe partnerëve shqiptarë.
    Takime të koordinuara në Shqipëri dhe SHBA, duke përfshirë edhe kryeministrin Rama.
    Ndihmën e drejtpërdrejtë në përfitime ekonomike, përfshirë dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës nga kompania TransOil Group (sot TerraOil Swiss).
    Komisioni do të verifikojë ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë, do të nxjerrë përgjegjësi institucionale dhe do të propozojë masa ligjore për të parandaluar fenomene të ngjashme në të ardhmen.
    Përbërja e Komisionit Hetimor:
    11 anëtarë gjithsej
    Kryetari dhe 4 anëtarë nga Partia Demokratike
    6 anëtarë nga Partia Socialiste
    Afati i punës: 6 muaj nga miratimi në Kuvend.
    Deputetët nënshkrues kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet sa më parë nga Konferenca e Kryetarëve dhe Kuvendi në seancë plenare.
     
     
     

  • “Mos bjer’ në dashuri me mua…” të Charles Bukowskit e lexon Leka Sefla (Video)

    “Mos bjer’ në dashuri me mua…” të Charles Bukowskit e lexon Leka Sefla (Video)

    Nga Charles Bukowski

    Mos bjer në dashuri me mua! Dreqin… unë jam i çmendur. Dua vëmendje. Dua kujdes. Dua romanticitet. Unë jam gatuar ndryshe. Unë jam i huaj edhe për veten time, jo veç për të tjerët. Unë sillem shumë ngrohtë dhe kam kuptuar që njerëzit ma marrin për dobësi, për budallallëk këtë lloj sjellje. Dhe unë nuk ndryshoj! Kjo është e gjitha. Unë nuk do të ndryshoj asnjëherë. Kështu që mos u dashuro në mua. Unë nuk di të jem si e gjithë bota. Nuk di të jem normal. Nuk di të tallem me ndjenjat, nuk di të luaj, di vetëm të jap sa më shumë, edhe shpirtin, bëj gabim! E di që unë bëj shumë gabim. Pastaj, afeksionohem shpejt me persona. Ç’marrëzi! Personat nuk janë ashtu siç duken. Ata që unë dua, nuk janë. Nuk janë asnjëherë aty! Nuk dinë të jenë, ose dinë, por vetëm kur kanë nevojë. Jam njohur vetëm me egoistë dhe kjo me bëri të humbisja besimin te kushdo. Madje edhe te ata që as nuk i njihja…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    POEZINË “SA PAK ATA, ME TË CILËT DËSHIRON TË ZGJOHESH!” TË JEVTUSHENKOS E INTERPRETON LEKA SEFLA

  • VIDEO/ Këshilltari i Trump nxori FOTO-n e Ramës me Mcgonigal, Bushati zbulon shkakun: Ja pse u publikua tani

    VIDEO/ Këshilltari i Trump nxori FOTO-n e Ramës me Mcgonigal, Bushati zbulon shkakun: Ja pse u publikua tani

     

    Analisti Andi Bushati i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko ka shpjeguar edhe arsyen se, pse ai beson që doli fotografia e Edi Ramës me Charles McGonigal në këtë moment.

    Fotoja në fakt u publikuar pas komenteve tallëse të Edi Ramës ndaj presidentit Trump në takimin politik në Danimarkë, ndërsa Bushati u shpreh se, kjo foto u nxor që ti kujtojnë Ramës se cili është në të vërtetë.

    ‘Në fakt kjo foto është publikuar edhe më parë nga ish e dashura e Charles McGonigal, në atë hakmarrjen e saj ndaj të dashurit tradhtar.

    Problemi pra nuk është tek fotoja, por problemi është që, një njeri megjithëse nuk është në funksion, por i galaksisë që rrotullohet rreth Trumpit, kujtohet se kryeministri i këtij vendi, është shoku i McGonigal, miku i McGonigal dhe si kundërpërgjigje për deklaratat e Ramës, riboton këtë foto.

    Pra kush është konkluzioni që mund të nxjerrim?

    Është se njerëz shumë pranë Trump nuk ja kanë harruar Ramës të gjitha ato që ka bërë, dhe dosjet e tij mbahen në një sirtar. Se cili do të jetë çmimi për shqiptarët që këto dosje të mos dalin nga sirtari, fatkeqësisht vetëm një Sazan kemi ne dhe Rama nuk ka në dorë një ishull të dytë për të mbyllur prap gafat që bën gjatë ushtrimit të pushtetit’, u shpreh Andi Bushati në SYRI TV.

     

     

  • Ne SHBA del foto e McGonigal me Edi Ramen në zyrën e tij në kryeministri

    Ne SHBA del foto e McGonigal me Edi Ramen në zyrën e tij në kryeministri

    Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri
    Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një “reagim” i hidhur për kryeministrin tonë. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në Neë York, aktualisht i burgosur në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017.
    Fakti që McGonigal dhe Rama janë takuar bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza. Në këtë takim është folur për licencat e naftës në jug të vendit dhe pikërisht këtu ka lindur miqësia mes Edi Ramës dhe McGonigal.
    Në dosjen e FBI, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se këtë foto ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me mundësi të shumta.
    ScreenshotPikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi mes McGonigal dhe Ramës, pasi i pari ishte i interesuar për zhvendosjen e licencave të nxjerrjes së naftës në jug, ndërsa Rama ishte i interesuar për një hetim të Lulzim Bashës nga FBI, për paratë e paguara për lobim në SHBA.
    Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me 2 vjet burg në ëashington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”
    Por si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.
    “Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në një intervistë për Grida Dumën në Top Channel.
    “Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës.
    Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshiltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai merr shkas nga gajasjet e Ramës në samitin e djeshëm, teksa tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë.
    “Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar Ramës.
    Ndërkohë më poshtë, bie në sy edhe një koment i Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.
    “Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto.” shkruan Guerrero.
    Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin në duart e tyre. Ndërsa video e Edi Ramës që tallej publikisht me Donald Trump një ditë më parë bëri xhiron e botës në rrjetin social X, madje disa prej demokratëve e përdorën për të sulmuar Trump. E sigurtë është që ajo video dhe batutat e kryeministrit të Shqipërisë kanë acaruar shumë njerëz përtej Atlantikut.

  • Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri

    Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri

    Ne SHBA del foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri
    Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump dhe menjëherë nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur një “reagim” i hidhur për kryeministrin tonë. Për herë të parë është publikuar foto e Charles McGonigal, ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI në Neë York, aktualisht i burgosur në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Me gjasë ky është takimi i tyre i parë në datën 9 shtator 2017.
    Fakti që McGonigal dhe Rama janë takuar bashkë në kryeministri nuk është një lajm i ri. Ky është konfirmuar në dosjen e FBI dhe është pranuar edhe nga vetë Rama. Takimi u mundësua nga ish-këshilltari i Ramës Dorian Duçka dhe ish agjenti i SHIK, Agron Neza. Në këtë takim është folur për licencat e naftës në jug të vendit dhe pikërisht këtu ka lindur miqësia mes Edi Ramës dhe McGonigal.
    Në dosjen e FBI, që çoi në burg Charles McGonigal, thuhet se këtë foto ai ia dërgoi një miku të tij duke i thënë se Edi Rama po reformonte drejtësinë në vendin e tij dhe kjo paraqiste “mundësi të shumta”. Nuk dihet se çfarë nënkuptonte Charles McGonigal me mundësi të shumta.
    ScreenshotPikërisht nga ky moment që tregohet në foto nisi një marrëdhënie e ngushtë interesi mes McGonigal dhe Ramës, pasi i pari ishte i interesuar për zhvendosjen e licencave të nxjerrjes së naftës në jug, ndërsa Rama ishte i interesuar për një hetim të Lulzim Bashës nga FBI, për paratë e paguara për lobim në SHBA.
    Në akt-akuzën që dënoi McGonigal me 2 vjet burg në ëashington, paragrafi 22 thuhet se: “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të ishte i kujdesshëm në dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri për kompani ruse. Personi A dhe Personi B kishin të dy interes financiar në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës”
    Por si e rrëfen Rama takimin? Kryeministri i Shqipërisë fillimisht mohon diskutimin për licenca nafte apo kompani konkrete. Në përgjigjen që përsëriti pak a shumë njësoj në katër intervista, Rama tha se biseda kishte qenë e përgjithshme për influencën ruse, madje e quajti një “bashkëbisedim miqësor të përgjithshëm”.
    “Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi, më foli për rajonin, ku influenca ruse është prezente, ndërsa në Shqipëri është inekzistente” tha Rama në një intervistë për Grida Dumën në Top Channel.
    “Nuk ka folur ai me mua për asnjë lloj biznesi në favor të personave të tjerë” shtoi kryeministri gjatë intervistës.
    Interesante është se foto ka dalë nga ish-këshiltari i Trump për politikën e jashtme gjatë fushatës së vitit 2016, George Papadopoulos. Ai merr shkas nga gajasjet e Ramës në samitin e djeshëm, teksa tallej me ngatërresën që Trump kishte bërë mes Shqipërisë dhe Armenisë.
    “Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin shqiptar ndërsa ai po pranonte ryshfete. Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?” shkruan Papadoupolos duke iu referuar Ramës.
    Ndërkohë më poshtë, bie në sy edhe një koment i Allison Guerrero, ish e dashura e Charles McGonigal që thotë se e kishte pasur dikur këtë foto por ishte detyruar ta fshijë nga rrjetet sociale.
    “Pothuajse 2 vjet më vonë, kur më dorëzuan thirrjen time të parë në gjyq për këtë çështje për hetimin e DDC, agjentët e FBI-së erdhën në shtëpinë time, më treguan postimin që kisha bërë dhe më pyetën për të. Megjithatë, postimi nuk ekzistonte më në faqen time. U detyrova ta fshija. Unë dhe Charlie shkuam në gjykatë për këtë, kështu që është në ato të dhëna gjyqësore. Ai e përdori atë në një procedurë civile kundër meje kur paraqiti një urdhër ndalimi. As nuk e dija që dikush tjetër e kishte këtë foto.” shkruan Guerrero.
    Ende nuk dihet se si kjo foto përfundoi në rrjetet sociale, por siç thotë ish e dashura e Charles McGonigal, e sigurtë është që agjentët e FBI e kishin në duart e tyre. Ndërsa video e Edi Ramës që tallej publikisht me Donald Trump një ditë më parë bëri xhiron e botës në rrjetin social X, madje disa prej demokratëve e përdorën për të sulmuar Trump. E sigurtë është që ajo video dhe batutat e kryeministrit të Shqipërisë kanë acaruar shumë njerëz përtej Atlantikut.

  • Kundërshtoi kërkesën e Trump për t’i dhuruar shpatën e Eisenhower Mbretit Charles, jep dorëheqjen drejtori i muzeut

    Kundërshtoi kërkesën e Trump për t’i dhuruar shpatën e Eisenhower Mbretit Charles, jep dorëheqjen drejtori i muzeut

    Një drejtor muzeu është detyruar të japë dorëheqjen pasi kundërshtoi një kërkesë të Donald Trump për t’i dhuruar një shpatë nga koleksioni i muzeut, Mbretit Charles III, gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Britani, raportuan mediat amerikane.

    Todd Arrington dha dorëheqjen të hënën pasi iu dha një ultimatum për “të dhënë dorëheqjen ose të shkarkohej nga puna”, tha ai për televizionin CBS, pa specifikuar se kush e dha urdhrin.
    Drejtori në largim i muzeut hodhi poshtë një kërkesë të Shtëpisë së Bardhë për t’i dhuruar një nga shpatat e Dwight Eisenhower Mbretit Charles III gjatë vizitës së fundit të presidentit të SHBA-së në Britani – një dhuratë që do të simbolizonte marrëdhënien e veçantë midis dy aleatëve. Muzeu Eisenhower, i dedikuar ish-presidentit të SHBA-së (1953-1961), ndodhet në Abilene, Kansas.
    Përpara se të bëhej president në vitin 1953, Eisenhower udhëhoqi forcat aleate kundër Gjermanisë naziste. Administrata Trump përfundimisht i dhuroi Mbretit Charles një kopje të shpatës.
    Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) kërkoi koment nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, por nuk mori përgjigje.

    Top Channel

  • Sabotim i qëllimshëm, Princi Harry shpërthen pas raportimeve për një takim me Mbretin Charles

    Sabotim i qëllimshëm, Princi Harry shpërthen pas raportimeve për një takim me Mbretin Charles

    Princi Harry ka ngritur shqetësime për përpjekje të mundshme për të sabotuar pajtimin e tij me Mbretin Charles, pas raportimeve mediatike që ai i cilësoi si shpikje të ushqyera nga burime të paidentifikuara.

    Harry dhe babai i tij, Mbretit Charles III, u takuan më 10 shtator në rezidencën Clarence House në Londër, takimi i parë mes tyre pas gati dy vitesh.
    Sipas The Sun, ky takim ishte thjesht formal, me gazetën që raportoi se Harry kishte komentuar me shaka se ishte ndier më shumë si një vizitor zyrtar sesa si pjesë e familjes mbretërore.
    Megjithatë, zëdhënësi i princit e hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se citimet e atribuara Harry-t janë shpikje të pastër, të cilat, sipas tij, mund të supozohet se vijnë nga burime që synojnë të sabotojnë çdo përpjekje për pajtim mes babait dhe birit.
    Zëdhënësi nuk identifikoi burimet e mundshme që qëndrojnë pas këtyre zërave, por theksoi se raportimi ishte i pasaktë dhe i dëmshëm.
    The Sun reagoi duke pretenduar se Harry kishte konfirmuar pjesë të raportit dhe se ai kishte pasur mundësinë të reagonte përpara publikimit, por kishte zgjedhur të mos e bënte.
    Një tjetër detaj i kontestuar ishte pretendimi se gjatë takimit u shkëmbye një fotografi e kornizuar që përfshinte Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it.
    Zëdhënësi i Harry-t e mohoi këtë, duke sqaruar se fotografia e dhuruar nuk përfshinte çiftin, por konfirmoi se një fotografi e kornizuar ishte dorëzuar.
    Takimi mes Harry-t dhe Mbretit Charles, që zgjati 54 minuta, ndodhi në kuadër të një vizite katër-ditore të princit në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë së cilës ai mori pjesë në disa aktivitete bamirësie në Nottingham dhe Londër.
    Pas takimit, Harry mori pjesë në një pritje të fondacionit Invictus në Londër, ku, i pyetur për shëndetin e babait të tij, tha: “Po, ai është shumë mirë, faleminderit.”
    Kjo ishte vizita e parë publike e princit në Britani që nga shkurt 2024, kur ai udhëtoi menjëherë pas diagnozës me kancer të babait të tij.
    Princi Harry, bashkëshortja e tij Meghan dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, jetojnë aktualisht në Kaliforni. Takimi i fundit i njohur mes Mbretit Charles dhe nipërve të tij daton në qershor 2022.

    Top Channel

  • Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Charles III me bodigardët e Trump

    Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Charles III me bodigardët e Trump

    Media britanike Daily Mail ka zbuluar prapaskenat e një përplasje interesante mes shefave të kuzhinës në Kështjellën mbretërore Windsor dhe Shërbimin Sekret të SHBA, gjatë darkës luksoze të organizuar nga Mbreti Charles III për pritjen e Presidentit Donald Trump në Britani.
    Kjo darkë spektakolare e pa Trump-in dhe bashkëshorten e tij, Melania, të ulur në tryezën mbretërore me Mbretin Charles, Princin William dhe Princeshën Kate, të rrethuar nga dhjetëra drejtues të lartë biznesi dhe diplomatë nga të dy anët e Atlantikut.
    Por teksa 160 të ftuarit VIP po shijonin një darkë me tre pjata në ambientet e rafinuara të sallës “St George” në Kalanë Windsor, tensionet “poshtë shkallëve” kishin filluar të zienin.

    Burime për Daily Mail kanë treguar se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit Sekret, që ishin caktuar për të mbrojtur Presidentin amerikan, kanë hyrë në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjen e ushqimit nga kuzhinierët mbretërorë – madje kanë provuar edhe ushqimet – gjë që disa prej kuzhinierëve e kanë ndjerë si ndërhyrje shqetësuese në punën e tyre.
    Ndërsa të ftuarit nuk dinin asgjë, atmosfera në kuzhinë u bë shpejt e tensionuar dhe situata degjeneroi kur filluan ngritjet e zërit mes stafit të kuzhinës dhe agjentëve amerikanë të sigurisë.
    “Darka ishte një sukses i jashtëzakonshëm në sallë, por pas kuintave pati një përplasje. Tensionet u ndezën midis kuzhinierëve që përgatitnin vaktin dhe ekipit të sigurisë amerikane që mbikëqyrte mbrojtjen e Presidentit dhe shoqëruesve të tij. Kuzhinierët, që po përpiqeshin të shërbenin tri pjata në mënyrë të përsosur, u frustruan kur agjentët amerikanë vazhdimisht kontrollonin dhe madje provonin ushqimet”, tha një burim nga Kështjella Windsor për Daily Mail.

    Por, zyrtarët e Pallatit mohuan kategorikisht pretendimet për përplasje, duke i quajtur ato “plotësisht të pavërteta” dhe shtuan se marrëdhëniet me kolegët amerikanë ishin jashtëzakonisht të ngrohta dhe mbështetëse gjatë gjithë kohës.
    Megjithatë burimi i Mail shtoi: “Ajo që filloi si bezdi e qetë, u përshkallëzua në një debat të nxehtë me zëra të lartë nga të dyja palët”.
    “U deshën disa minuta që të qetësoheshin gjakrat dhe që kuzhina të kthehej në ritmin e saj normal. Të ftuarit në sallë nuk e kuptuan kurrë çfarë po ndodhte, por në kuzhinë ishte e pamundur të mos e vëreje”, nënvizoi më tej.

    Menuja e darkës luksoze:
    Darka me tre pjata, e cila ishte shkruar në frëngjisht përfshinte:
    ·         Fillestarja: Panna cotta me rukola nga Hampshire, me biskotë Parmesani dhe sallatë me vezë pëllumbi
    ·         Pjata kryesore: Pulë organike nga Norfolk e mbështjellë me kungull të njomë dhe lëng erëzash të shijshëm me trumzë
    ·         Ëmbëlsira: Akullore me vanilje në formë bombe me sorbet me mjedra nga Kenti dhe kumbulla të ziera
    Tavolina ishte zbukuruar me 1,452 copë takëme argjendi dhe pesë gota vere për secilin të ftuar.
    Edhe pse Trump është i njohur si abstenues nga alkooli – për shkak të vdekjes së vëllait të tij, Freddie, nga alkooli në moshën 42-vjeçare, të ftuarit kishin mundësinë të shijonin një koktej special të quajtur “Transatlantic Whisky Sour”, që përfshinte Johnnie Walker, marmelatë, shkumë arrash pecan dhe një marshmallow të pjekur mbi një biskotë.

    Për darkat shtetërore në Windsor, “koka” e tryezës 47 metra të gjatë ndodhet në mes. Mbreti Charles ishte pranë Trump-it, që ishte mysafiri i nderit dhe gjithashtu u ul pranë Princeshës së Uellsit, të cilën thuhet se e komplimentoi disa herë.
    Përballë tyre ishin Zonja e Parë, Melania, e ulur mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit të Uellsit. Pamjet televizive tregonin që mbretërorët dhe familja Trump po kalonin mirë, teksa nuk ishin në dijeni për gjithçka që po ndodhte pas kuintave.

  • Veliaj e Byberi ‘shokët’ e Charles, rakia dhe Rama

    Veliaj e Byberi ‘shokët’ e Charles, rakia dhe Rama

    Nga Basir Çollaku

    Nga data 11 shkurt, pasi më 10 shkurt 2025 është arrestuar në zyrë, Erion Veliaj nuk ka qenë në detyrë për të ushtruar funksionin e kryebashkiakut, pasi ishte i arrestuar. Pra, më 11 maj 2025, ditën e zgjedhjeve parlamentare, plotësoheshin 3 muajt e mospranisë në zyrë. Por pas më tepër se 7 muajsh e 10 ditësh, socialistët shohin se është plotësuar tremujori ligjor i një vendimi të kërkuar sipas përcaktimeve të ligjit për qeverisjen vendore. Kush i verboi ekipin super-rilindas të numëronte e kryente detyrën? Si ndodhi që 7-ta të dukej si 3-sh?! Ndërkohë, këshilltarët e PD-së kishin kërkuar prej kohësh atë që Rama urdhëroi bashkiakët e tij këshilltarë, të votonin me pahir. Veliaj ndodhet nën akuzën e Prokurorisë së Posaçme për korrupsion e shpërdorim detyre, në raste të shumta. Po përse Rama vjen me këto trashje ngjarjesh duke ofruar vendime sipas zileve të stomakut për raste të ndryshme?

    Në Bashkinë e Tropojës, kryetari dhe nënkryetari, Rexhë Byberaj dhe Abedin Kërnaja, u vendosën nën masën e arrestit shtëpiak më 9 shtator 2024, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe dëm prej afro 2.8 milionë euro nga veprimet e mosveprimet e tyre. Pas afro 11 muajsh dërgimi të dosjes në gjyq, më 1 gusht 2025, gjykata shuan masën e sigurisë, arrest shtëpie, duke vendosur detyrim paraqitjeje për të dy zyrtarët lokalë, një herë në muaj. Sigurisht aty është dora e Gjokës Irenë të partisë, e gatshme të çojë në fund këshillat e udhëheqjes, ku ajo tashmë var shpresat e qëndrimit në atë karrige. Sepse për të ka nisur hetimi për shumë telashe penale. Po Rama dhe këshilltarët e tij, nuk e konstatuan se për 11 muaj kryetari Byberaj nuk gjendej në detyrë? Nuk arritën pas tre muajsh të kërkojnë shkarkimin, ashtu siç ligji për qeverisjen vendore përmend në përcaktimet e tij?!! Si u rrëshkiti tremujori duke mos vënë re se në zyrë mungonte kryetari i bashkisë?!

    Kur shkarkohet një kryebashkiak?

    Ligji nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore, neni 62, parashikon dispozitat se kur shkarkohet një kryebashkiak.

    “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

    a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

    b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

    c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”

    Beteja në Gjykatën Kushtetuese do të jetë seria vijuese e përballjes së dy vëllezërve të Soros, ku njëri është në qeli. Përpjekjet për ta bindur për dorëheqje deri të martën, nuk do të shkrepin nëse Rama nuk hyn në pazar për pjesën familjare të dosjes “Veliaj”, duke ofruar bonus lehtësirash edhe për bashkiakun. Kjo në fazën ku janë aktet hetimore dhe mbikëqyrja e re ndaj SPAK kërkon dallavere të madhe. Ndaj zgjedhjet në Tiranë i vendos më shumë Veliaj se Rama. Paçka se servilët e tij të djeshëm u ylberizuan sot si servilë të KM brenda natës.

    Por ka edhe shembuj ramistë ndryshe. Më 6 korrik 2021, Struktura e Posaçme ngriti akuzë dhe arrestoi kryetarin e Bashkisë së Lushnjes. Një ditë më vonë, sevdalliu i drejtësisë shkarkoi Tushen. Askush nuk u ankua. Dihet takati politik dhe sekretet e pamjaftueshme për ta vënë shefin në trysni vonese. Por Veliaj dhe Byberi kanë më shumë. Kryebashkiaku i Tropojës ka dekoruar si qytetar nderi të korruptuarin e Ramës, agjentin e FBI-së tashmë të burgosur për punë të pandershme, Charles McGonigal. Një individ përfitues e dëmsjellës për shqiptarët. Natyrisht, e gjitha kjo nën shoqërinë e ndikimin e personit A të dosjes amerikane, si një ndërmjetës me kryeministrin, ku dreka e dekoratës ka peshën e kallauzit. Janë mjaft sekrete në atë tryezë rakie dhe askush nuk do të shpërthejë. Por PD mundet dhe duhet. Veliaj gjithashtu, mes shumë të fshehtash, ka edhe episode jo të pakta me Charles apo Xhorxh e Aleks Soros, tutorin e përbashkët edhe me Ramën. Madje edhe ky, thonë haberet, nga sekëlldia po flirton me rakinë në qeli. Avuj dynjaja. Si të padënuar me formë të prerë të arrestuar e të pandehur kanë në duar instrumenta ankimues ligjorë, duke ia bërë shefit të qeverisë malore, pastrimin e pretenduar të rrugës. Ndërsa opozita, PD, në të dyja rastet, duhet të kishte ushtruar presion të vazhdueshëm si për Veliajn, ashtu edhe për Byberjan, si dhe të ishte e gatshme për të garuar për zgjedhje të pjesshme në gjashtë bashkitë ku prej muajsh drejtojnë satelitët e diellëzat e Ramës.

  • Batuta e Mbretit Charles që bëri Trumpin të ‘shpërthejë’ së qeshuri, ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë bisedën mes tyre

    Batuta e Mbretit Charles që bëri Trumpin të ‘shpërthejë’ së qeshuri, ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë bisedën mes tyre

    Gjatë vizitës së dytë shtetërore të presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, Donald Trump dhe mbreti Charles u fotografuan duke qeshur, teksa shkëmbenin batuta me njëri-tjetrin.

    Një ekspert që lexon buzët ka zbuluar se për çfarë foli Donald Trump me familjen Mbretërore, që mbërriti sot në Kështjellën Windsor për vizitën e tij historike shtetërore.
    Eksperti tregoi për “The Sun” se Trump e përshëndeti Princin William si “mikun” e tij ndërkohë që pamjet tregojnë Charles-in dhe Trump-in duke shkëmbyer ndërsa inspektonin rojet. Mbreti më pas ngriti sytë nga shpata e një rojeje dhe i tha Presidentit “ruaju shpatës”, batuta që sërish vuri Trumpin dhe ata vetë në buzagaz.
    Ndërkohë, Presidentit Trump qëndronte i pari gjatë inspektimit të gardës, një lëvizje kjo që duket se shkel protokollin mbretëror, por që në të vërtetë është një traditë që udhëheqësit botërorë gjatë një ceremonie të ecin përpara Monarkut, thotë “The Sun”.

    Top Channel