Mbreti Charles u bë monarku i parë britanik që mbajti një fjalim në Parlamentin italian. Ai u prit me duartrokitje të ngrohta dhe, në prani të ministrave, dhe deputetëve.
“Italia është një vend shumë i dashur për zemrën time dhe të Mbretëreshës, siç është për shumë britanikë”, tha ai, përpara se të risillte në vëmendje disa fakte historike që bashkojnë dy vendet .
“Ishin romakët ata që u dhanë britanikëve idenë për të vendosur kokën e një mbreti mbi monedha, kështu që unë u jam veçanërisht mirënjohës atyre”.
Nuk munguan edhe shakatë gjatë fjalimit.
“Shpresoj vetëm se do të na falni nëse herë pas here kemi marre nga kuzhina juaj e mrekullueshme… Ne jemi dy popuj dhe dy kombe, historitë e të cilëve janë të ndërthurura me njëri-tjetrin dhe me ato të kontinentit evropian. Ne jemi të dy shtete evropiane në fund të fundit.”
Vizita e mbreti Charles në Itali përkon me 20 vjetorin e martesës me mbretëreshën Camila. Mbretëresha Camilla, e cila ishte në Parlament me Mbretin, kishte veshur të njëjtën veshje që pati në ditën e saj të dasmës në vitin 2005.
Më herët gjatë ditës, Mbretëreshës iu dha një pica Margherita në një vizitë në një shkollë në Romë, për përvjetorin e saj të martesës.
Klan News
Tag: charles
-

Mbreti Charles mban fjalim në parlamentin italian
-

Mbreti Charles del nga spitali, rikthehet në Buckingham Palace
Charles III
BRITANI E MADHE- Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III i është rikthyer sot detyrave të tij, pas shtrimit të shkurtër në spital për shkak të efekteve anësore që pati gjatë një trajtimi mjekësor. Monarku britanik u shfaq në një ceremoni, ku edhe shpërndau disa medalje nderi në Kështjellën ëindsor, në perëndim të Londrës.
I veshur me veshje ushtarake, ai shtrëngoi duart me të ftuar të shquar, duke përfshirë kampionen botërore të heptathlonit, Katarina Johnson-Thompson dhe kërcimtaren e Royal Opera House, Marianella Nunez. Axhenda e tij është e “ngarkuar” këtë javë, pasi do të takohet edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Më pas, çifti mbretëror pritet të vizitojë Italinë midis 7 dhe 10 prillit.
Rikthimi i tij në detyrë vjen pas efekteve anësore që pësoi gjatë trajtimit të kancerit. Megjithatë, sipas një burimi nga pallati, e gjitha ishte një ndërprerje e vogël dhe pa asnjë shqetësim./ZËRI -

Pas problemeve që pati me trajtimin ndaj kancerit, Mbreti Charles i kthehet detyrave zyrtare
Mbreti Charles është rikthyer sot në detyrat e tij zyrtare pas një pauze disa ditore për t’u rikuperuar nga efektet anësore të trajtimit që po merr për kancerin.
Charles u shfaq duke buzëqeshur gjatë një ceremonie nderi në Kështjellën Windsor, në Londër.
Monarku 76-vjeçar, i cili po trajtohet për më shumë se një vit për një lloj kanceri të pazbuluar, u urdhërua nga mjekët të enjten të pushonte pasi kishte përjetuar “efekte anësore” nga mjekimi që po merrte.
I veshur me veshje ushtarake, mbreti shtrëngoi duart me të ftuar të shquar, duke përfshirë kampionen botërore të heptathlonit Katarina Johnson-Thompson dhe kërcimtaren e Shtëpisë së Operës Mbretërore, Marianella Nunez.
Mbreti do të ketë angazhime të tjera këtë javë, duke përfshirë takimin e tij javor me kryeministrin, Keir Starmer.
Më pas, çifti mbretëror pritet të vizitojë Italinë.
Charles u emërua mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij Elizabeth, më 8 shtator 2022. Dy vite më vonë, në shkurt 2024, ai befasoi botën pas lajmit se vuante nga kanceri.