Tag: chapo

  • Si duket jeta e El Chapos, bosit famëkeq të drogës… Nga dashuria për përkthyesen spanjolle te kushtet mizore në burg

    Si duket jeta e El Chapos, bosit famëkeq të drogës… Nga dashuria për përkthyesen spanjolle te kushtet mizore në burg

    Joaquin “El Chapo” Guzmán, ish-kreu i Kartelit Sinaloa dhe një nga trafikantët më famëkeq të drogës në botë, po padit autoritetet federale amerikane duke pretenduar se kushtet e tij në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence përbëjnë “ndëshkim mizor dhe të pazakontë”.
    Sipas ‘Daily Mail’, i burgosur që nga viti 2019 dhe i vendosur në seksionin më të izoluar të burgut, ai kalon rreth 23 orë në ditë vetëm në qeli, me kontakt minimal njerëzor.

    Sipas avokatit të tij David Lane, El Chapo është aq i izoluar sa ka filluar të mbështetet emocionalisht tek një përkthyese spanjolle që e viziton për çështje ligjore, të cilën ai e përshkruan si “tërheqëse”. Në ADX, ku vizitat zhvillohen përmes xhamit të trashë dhe monitorohen vazhdimisht, përkthyeset dhe asistentet ligjore shpesh përbëjnë të vetmen formë shoqërie për kriminelët më të rrezikshëm.
    Guzmán ankohet për vite mungesë gjumi, dhimbje të vazhdueshme të sinuseve dhe probleme shëndetësore që, sipas padisë, nuk po marrin trajtim e nevojshëmt. Ai pretendon se qelia mbinxehet në mënyrë ciklike gjatë natës, duke e detyruar të flejë në kornizën e betonit. Izolimi nën masat e veçanta SAMS e ka lënë pothuajse krejtësisht të shkëputur nga familja, përveç telefonatave tejet të kufizuara me vajzat binjake, dhe me akses minimal te profesionistët e shëndetit mendor që flasin spanjisht.
    Më parë, El Chapo drejtoi për dekada Kartelin Sinaloa, i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të drogës dhe vrasje të shumta. Ai u bë legjendar për dy arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, përfshirë tunelin një milje të gjatë në vitin 2015. Bashkëshortja e tij, Emma Coronel, e cila dyshohet se ndihmoi në arratisjen e tij të fundit, u dënua në SHBA në vitin 2021 dhe sot jeton nën mbikëqyrje federale.
    Edhe brenda ADX, raportet sugjerojnë se Guzmán ka krijuar një lidhje të pazakontë me një të burgosur tjetër, mashtruesin James “Jimmy” Sabatino, me të cilin komunikon përmes mureve. Edhe Sabatino ka paditur burgun duke pretenduar se izolimi i gjatë po dëmton rëndë shëndetin e tij dhe të El Chapos, duke kërkuar që të lejohen të ushtrohen së bashku në kafazet e jashtme.
    Avokatët e El Chapos thonë se ai po përpiqet të mësojë anglisht, por materialet që i jepen janë të pakuptueshme pa udhëzime në spanjisht, duke e penguar të marrë pjesë plotësisht në proceset ligjore dhe të ndërtojë ndonjë kontakt real njerëzor, ndërsa Byroja e Burgjeve nuk ka komentuar për padinë e tij.

  • Nga kushtet mizore në burg te dashuria për përkthyesen spanjolle/ Si duket jeta e El Chapos, bosit famëkeq të drogës

    Nga kushtet mizore në burg te dashuria për përkthyesen spanjolle/ Si duket jeta e El Chapos, bosit famëkeq të drogës

    Top Channel

  • Edhe në Meksikë qeveria ‘reformon’ gjyqësorin/ Zgjedh gjyqtare ish-avokaten e El Chapo

    Edhe në Meksikë qeveria ‘reformon’ gjyqësorin/ Zgjedh gjyqtare ish-avokaten e El Chapo

    Ish- Avokatja e El Chapo-s do të bëhet gjykatëse penale meksikane pas zgjedhjeve të diskutueshme. Ish-avokatja e bosit të drogës fitoi votën pasi qeveria shpalli zgjedhjet për të gjithë gjyqtarët e vendit. 

    Silvia Rocio Delgado Garcia do të jetë gjykatëse penale e nivelit shtetëror për shtetin e Chihuahua.

    Një ish-avokate e bosit të njohur të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán ka fituar një vend për t’u bërë gjykatëse penale në një zgjedhje të mbajtur si pjesë e reformës radikale të gjyqësorit meksikan nga partia në pushtet.

    Silvia Delgado, e cila punoi për Guzmán gjatë ekstradimit dhe gjyqit të tij në SHBA që përfundoi me një dënim me burgim të përjetshëm, do të jetë gjykatëse penale e nivelit shtetëror pasi fitoi votat në Ciudad Juárez, pikërisht përtej kufirit nga El Paso, Teksas.

    Zyrtarët meksikanë janë ende duke numëruar fletët e votimit nga votimi i këtij muaji, i cili pati një pjesëmarrje rekord të ulët pasi qeveria u bë vendi i parë në botë që prezantoi zgjedhjet për të gjithë gjyqtarët. 

    Kjo lëvizje ka shqetësuar investitorët dhe ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e demokracisë në partnerin më të madh tregtar të SHBA-së.

    Delgado ishte një nga kandidatet më të diskutueshme në një proces ku edhe përfaqësuesit e partisë në pushtet Morena pranuan se disa emra në fletën e votimit ishin të lidhur me grupet e krimit të organizuar që kanë pushtuar zona të gjera të vendit. 

    Ajo fitoi numrin e dytë më të lartë të votave midis kandidateve femra në një qark që përfshin Juárez, një qytet me 1.6 milionë banorë në shtetin e Chihuahua. Në varësi të pozicionimit të saj, ajo mund të shqyrtojë raste për krime të nivelit shtetëror si shpërndarje droge, vrasje ose grabitje.

    Organizata jofitimprurëse Defensorxs hetoi kandidatët dhe e etiketoi Delgado-n “me rrezik të lartë”, me ekspertë ligjorë që thanë se ata që punonin për “narcos” në Meksikë shpesh ishin më të konfliktuar sesa avokatët mbrojtës penalë në vende të tjera.

    “Ekziston një rrezik i konfliktit të mundshëm interesi” duke pasur parasysh historinë e saj duke përfaqësuar krimin e organizuar, tha Miguel Alfonso Meza, president i Defensorxs.

    Delgado ka thënë se puna e saj e mëparshme për klientët nuk do të ndikojë në punën e saj si gjykatëse dhe i tha mediave se nuk do të mbikëqyrë raste federale të krimit të organizuar.

    Gjatë fushatës, ajo i tha Washington Post se kritikët e saj “nuk e kuptojnë se kur avokatët mbrojnë një person, ajo që mbron janë të drejtat e tij individuale”. 

    Ajo nuk është akuzuar për asnjë shkelje./ FT – Syrj.net

  • Prokurorët amerikanë nuk do të kërkojnë dënim me vdekje për djalin e liderit të kartelit meksikan të drogës, ‘El Chapo’

    Prokurorët amerikanë nuk do të kërkojnë dënim me vdekje për djalin e liderit të kartelit meksikan të drogës, ‘El Chapo’

    Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos kërkojnë dënim me vdekje për Joaquin Guzman Lopez, djalin e bosit famëkeq të drogës nga Meksika, Joaquin “El Chapo” Guzman, nëse ai shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij në Çikago.

    Vendimi u bë publik përmes një njoftimi nga prokurori Andrew Boutros, pa dhënë asnjë shpjegim shtesë për këtë qëndrim, raporton AP.

    Avokati i Guzman Lopez, Jeffrey Lichtman, tha për Associated Press se ishte i kënaqur me vendimin, duke e quajtur atë “të drejtë”. “Joaquin dhe unë po presim të zgjidhim akuzat që rëndojnë ndaj tij”, shtoi ai.

    Joaquin Guzman Lopez është biri i El Chapo-s, ish-udhëheqës i kartelit famëkeq Sinaloa, i cili për më shumë se 25 vite kontrabandoi sasi të mëdha kokaine dhe drogash të tjera në SHBA. El Chapo u dënua në vitin 2019 me burgim të përjetshëm pas një procesi të gjerë penal.

    Prokurorët amerikanë pretendojnë se Joaquin dhe vëllai i tij, Ovidio Guzman Lopez, drejtojnë një fraksion të kartelit të njohur si “Chapitos” (Chapo-t e vegjël), i identifikuar si një nga eksportuesit kryesorë të fentanilit drejt SHBA-së. Në vitin 2023, autoritetet amerikane zbuluan aktpadi të gjera kundër dhjetëra anëtarëve të këtij karteli, përfshirë dy vëllezërit Guzman.

    Joaquin Guzman Lopez dhe një tjetër drejtues i kartelit, Ismael “El Mayo” Zambada, u arrestuan në korrik në Texas pasi mbërritën në SHBA me një avion privat. Ai përballet me tetë akuza, përfshirë pastrim parash, trafik droge dhe konspiracion për shpërndarje të substancave të ndaluara. Ai ka deklaruar pafajësinë e tij në gjykatë.

  • Sinaloa përballë…VETES! Burgu në SHBA i papërballueshëm, “El Chapo” tradhëtoi “El Mayo-n”

    Sinaloa përballë…VETES! Burgu në SHBA i papërballueshëm, “El Chapo” tradhëtoi “El Mayo-n”

    “El Chapo” Guzmán

    SHBA- Lufta kundër trafikimit të drogës në Meksikë tashmë po bëhet nga “brenda”: jo më vetëm nga përplasjet midis karteleve rivale ose operacioneve binacionale, por edhe nga tradhtitë strategjike midis bosëve të drogës të shkaktuar nga presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në qendër të këtij rikonfigurimi është Karteli Sinaloa, i fragmentuar në dy blloqe kryesore, por me të dy udhëheqësit e burgosur, tashmë të vendosur përballë njëri-tjetrin dhe duke negociuar fatet e tyre me Uashingtonin.
    Bilanci i pushtetit brenda grupit kriminal po prishet nga brenda. Ndërsa bosi veteran i drogës Ismael “El Mayo” Zambada po përballet me gjyq në Shtetet e Bashkuara në të cilin mund të dënohet me vdekje, ish-partneri i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, thuhet se ka filluar të bashkëpunojë me autoritetet amerikane duke ofruar informacione kyçe kundër tij. Sipas informacionit të zbuluar nga analisti i sigurisë David Saucedo në një intervistë me Adela Micha, e gjithë kjo po zhvillohet si pjesë e një “serie tradhtish” midis udhëheqësve themelues të kartelit.

    “El Chapo Guzmán, sipas informacionit të fundit të publikuar u ka dhënë dëshmi dhe informacione autoriteteve amerikane në lidhje me mikun e tij, në lidhje me El Mayo Zambada,”- deklaroi ai. Nga qelia e tij në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence, “El Chapo” thuhet se po jep informacione të ndjeshme në lidhje me operacionet, rrjetet financiare dhe aleancat politike të “El Mayo” Zambada në këmbim të kushteve më të mira në qelia, per të cilat ai është ankuar më shumë se një herë.
    Në të njëjtën kohë, “El Mayo” Zambada negocion të ardhmen e tij. Sipas Saucedo, mbrojtja e tij është përqendruar në parandalimin e Zyrës së Prokurorit të SHBA-së nga ku po kërkohet dënim me vdekje. Por “El Mayo” po negocion! Ai thuhet se është gati që të jap emrat e rrugëve të trafikut, zyrtarët e korruptuar dhe të tregojë se ku janë asetet e fshehura financiare dhe detajet operative të strukturave të Kartelit Sinaloa.
    Struktura kriminale e Kartelit Sinaloa është fragmentuar zyrtarisht që nga 9 shtatori 2024, me fillimin e luftës midis dy fraksioneve kryesore. Nga njëra anë, janë djemtë e Chapo Guzmán – Iván Archivaldo dhe Jesús Alfredo Guzmán Salazar – i njohur më mirë si Los Chapitos; nga ana tjetër, fraksioni Mayito Flaco i familjes Zambada. Paralelisht me konfliktin e brendshëm, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar presionin për të kapur ‘Los Chapiton’. Sipas Saucedo, agjencitë amerikane të sigurisë i kanë dhënë qeverisë meksikane informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e tij për vite me radhë, por qeveria është përmbajtur nga veprimi, nga frika e përsëritjes së një episodi të ngjashëm me atë të Culiacanazo-s së vitit 2019. Atë vit, një operacion i dështuar për të ekstraduar Ovidio Guzmán shkaktoi dhunë të paparë në Culiacán. Vendimi presidencial për të liruar Ovidion pas kapjes së tij shënoi një nga episodet më të diskutueshme të mandatit gjashtëvjeçar të Andrés Manuel López Obrador, i cili e mbrojti vendimin e tij si një masë për të parandaluar një masakër në vendin e tij./ZËRI