Tag: channel

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

    Është caktuar data për dhënien e masës për të arrestuarit, si autor të dyshuar të vrasjes së biznesit Edmond Hyka mbrëmjen e së dielës.

    Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se seanca do të mbahet nesër, datë 5 dhjetor, ora 10:00.
    Seanca e masave të sigurimit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në lidhje me kërkesën për shtetasin N.S. nga kërkimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që të jetë depozituar kërkesë në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktim mase sigurimi. Faleminderit

    Top Channel

  • Gara për Avokatin e Popullit, ja për kë kanë firmosur deputetët e PD. Zbulohet preferenca e Berishës

    Gara për Avokatin e Popullit, ja për kë kanë firmosur deputetët e PD. Zbulohet preferenca e Berishës

    Jo pak, por pesë kandidatë për Avokat të Popullit kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për tu futur në votim në seancë plenare.

    Top Channel disponon firmat e deputetëve të opozitës për kandidatët Besim Ndregjoni, Jola Hysaj, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
    Nga dokumentet rezulton se kreu i PD Sali Berisha ka firmosur për ish zëdhënësen e tij, Jola Hysaj.
    Megjithatë çdo firmë e hedhur tashmë është tërhequr pasi Kuvendi ka vendosur që një deputet mund të firmosë vetëm për një kandidat dhe duke pasur parasysh që duhen të paktën 28 firma, vetëm një ose dy prej tyre mund të shkojnë në kuvend për tu votuar.

    Top Channel

  • Ekskluzive/ Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

    Ekskluzive/ Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë thërret mbledhje sot në orën 12:00, për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sot mbledhja e thirrur është në dhomë këshillimi dhe me dyer të mbyllura dhe veç anëtarëve janë njoftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit amerikanë të Opdate.
    Sot nuk do ketë vendim për emrin e shefit të Bkh por diskutim mbas qëndrimeve mbi renditjen dhe sugjerimin e SPAK që i nisi javën e kaluar KLP emrin e Jon Ketës për drejtor të ri.
    Por pavarësisht se tre prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja me votë kundër Behar Dibrën kanë propozuar Jon Ketën për drejtorin e ri të BKH anëtarët përpara se të votojnë do shqyrtojnë pikët qe kanë marrë gjatë garës edhe të tjerët si dhe kushtet formale.
    Anëtarët e KLP sot pritet qe të vendosin datën se kur do të votojnë për drejtorin e ri dhe po ashtu do të diskutojnë mbi pikët dhe kushtet formale.

    Top Channel

  • Bastisja e zyrave në Belgjikë, Kolegji i Europës reagon për TCH: Do bashkëpunojmë me autoritetet në interes të transparencës

    Bastisja e zyrave në Belgjikë, Kolegji i Europës reagon për TCH: Do bashkëpunojmë me autoritetet në interes të transparencës

    Kolegji i Europës ka reaguar pas bastisjeve të ditës së djeshme në zyrat diplomatike të BE-së dhe Kolegjit të Europës.

    Pas interesimit të gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, Kolegji i Europës në një njoftim të përcjellë për shtyp deklaron se do të jenë bashkëpunues në ndihmë të procesit hetimor dhe po merren masat për të vijuar aktivitetin akademik.
    Shkak për hetim është bërë një program 9 mujor trajnimi për diplomatët e rinj nga vendet anëtare, i cili iu dha Kolegjit të Europës në Bruksel gjatë viteve 2021–2022, pas një procedure tenderi.Gazetarja e Top
    Channel Kristi Gongo, mëson se në një vit në Kolegjin e Europës në 3 shtete ndjekin studimet pasuniversitare rreth 500 studentë. Tre kampuset ku Brukseli ka numrin më të madh të studentëve, konkretisht në Bryzh rreth 350. Më pas është Polonia në kampusin Natolin, rreth 120 studentë. Dhe në vitin 2024 u hap kampusi edhe në Shqipëri, ku këtë vit në Tiranë janë 40 studentë ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Shqipëria dhe Kosova.
    Reagimi i plotë i Kolegjit të Europës
    Kolegji i Europës është njoftuar sot më 2 dhjetor për veprimet hetimore të ndërmarra nga Prokuroria Publike Evropiane (EPPO). Në këtë kuadër, janë kryer kontrolle në ambientet e kampusit tonë në Bryzh.Kolegji i Europës do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet, në interes të transparencës dhe respektimit të procesit hetimor.Kolegji mbetet i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të integritetit, drejtësisë dhe pajtueshmërisë, si në çështjet akademike ashtu edhe në ato administrative.Kolegji po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve.Nuk kemi koment të mëtejshëm në këtë fazë, për të mos ndikuar hetimin.

    Top Channel

  • Në arrest shtëpie, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK

    Në arrest shtëpie, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK

    Drejtori i KESH, Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Elezi është i pandehur në dosjen ‘Balluku’ dhe në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
    Ndërsa mësohet Gentian Gjyli, kreu i ARRSH është paraqitur për t’u pyetur.

    Top Channel

  • Në arrest shtëpie, drejtori i KESH, Erald Elezi paraqitet në SPAK

    Në arrest shtëpie, drejtori i KESH, Erald Elezi paraqitet në SPAK

    Drejtori i KESH, Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në SPAK.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Elezi është i pandehur në dosjen ‘Balluku’ dhe në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

    Top Channel

  • “Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disa vjeçare”, Anila Hoxha ndan detajet nga vrasja e biznesmenit: Në 2024 iu kontrollua banesa për…

    “Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disa vjeçare”, Anila Hoxha ndan detajet nga vrasja e biznesmenit: Në 2024 iu kontrollua banesa për…

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka ndarë detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

    E ftuar në ‘Top Story’, Anila tregoi se një vit më parë të ndjerit i ishte bërë një kontroll në banesë, ku i ishin kapur disa dokumente të falsifikuara dhe një armë për të cilën ai edhe u akuzua.
    “Për momentin kemi të shoqëruar Ronaldo Gjonin. Ende nuk ka një pistë konkrete për të vendosur gishtin. Renaldo Gjoni është nga Lezha, ka dyshime që u identifikua nga automjeti i djegur. Makina dyshohet se ishte shitur kohë më pare te një person tjetër. Grupi hetimit është fokusuar te përdoruesit e fundit të makinës. Drejtimi tjetër lidhet e të kaluarën e të ndjerit që në 2024 u kontrollua edhe banesa për narkotikë. Është kryer një kontroll ku u gjet një armë dhe dokumente false dhe u ngrit akuza për të ndjerin për armë-mbajtje pa leje. Nëna pretendonte se i biri nuk kishte dijeni për armën dhe nga kjo çështja u pushua.
    Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disavjeçare që kanë veprimtari në Amerikën Latine. Qyteti i Elbasanit është në vendin e 2 për shpërndarjen e drogës në qytet, sidomos në lagjen 5 maj. Ka nisur edhe procedim penal pasuror për të ndjerin”, u shpreh gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Top Channel

  • AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, tokat e mbjella ishin vetëm në letër

    AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro për fermerët në Malësinë e Madhe, tokat e mbjella ishin vetëm në letër

    Në vitin 2024, Ministria e Bujqësisë pas shumë vitesh mbështeti sërish fermerët e bimëve aromatike medicinale, jo vetëm për naftën, por edhe për sipërfaqen e kultivuar.

    Kësaj thirrje gjithsej iu përgjigjen 954 aplikime. Top Channel siguron dokumente që edhe më këtë skemë AZHBR së bashku më Njësitë Administrative të Shkodrës abuzuan me fondet publike.
    Top Channel siguron listën emërore të fituesve ku 846 fermerë nga Malësia e Madhe u shpallën fitues të kësaj skemë, ku për 6,345.1 Ha, ata morën 190.353.000 ALL.
    Por këto shifra nuk janë reale me sipërfaqen e të mbjellave në Malësi të Madhe, pasi për të njëjtën parcelë kanë përfituar më shumë se dy fermerë. AZHBR dhe Njësitë Administrative rriten numrin e fermerëve dhe të tokës, me anë të falsifikimit të dokumentit të AMTP-së.
    Ky abuzim që kap vlerën e 2 milion eurove, tashmë po hetohet nga KLSH dhe Auditi i Ministrisë së Bujqësisë.
    Historia u përsërit sërish në 2025, kësaj herë AZHBR dhe kryetarët e Njësisë Administrative e rritën numrin e aplikimeve duke dyfishuar sërish sipërfaqen e tokës së punuar ku për 1.290 aplikime AZHBR kërkonte të jepte para për 11.430.1 ha me sherbelë dhe livandër.
    Por kjo tentativë fatmirësisht u ndal, pasi drejtoresha Ardita Kuçi, mësoi se abuzimi i një viti më parë u zbulua nga Ministria e Bujqësisë.
    Në shkresën zyrtare që disponon Top Channel drejtoresha e AZHBR-së i drejtohet Sekretari të Përgjithshëm të ministrisë Dritan Palnikaj, duke thënë se nga këto aplikime këtë vit vetëm, 470 janë quajtur të rregullta, por që vetëm për 196 fermerë janë ekzekutuar pagesat me një sipërfaqe totale 1.203.04 ha.
    Ky numër i vogël fermerësh përfituesish tregon realitetin e abuzimit të vitit 2024, ku 2 milion euro shkuan në rrugët e korrupsionit për tokë të pa mbjella.
    Sipas rregullave të Ministrisë, nëpërmjet skemës kombëtare çdo fermer do të përfitonte 30 mijë lekë për hektar, nga 1-10 hektarë sipërfaqe.
    Ndërsa fermerët që kanë mbi 10 hektarë do të përfitonin mbi 50% të financimit të masës për çdo hektar mbi tavanin. Por e vërteta e vitit të shkuar qëndroi se për këtë zonë u shpërndanë para për tokat e mbjella në letër, dhe jo në terren.

    Top Channel

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Mond Mëhalla me precedent penal në fushën e narkotikëve, u qëllua kur u fut në makinë, ka edhe të arrestuar

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Mond Mëhalla me precedent penal në fushën e narkotikëve, u qëllua kur u fut në makinë, ka edhe të arrestuar

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e kësaj të diele.

    Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
    Ai sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë.
    Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
    Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.
    Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur një person futet me forcë në makinën e policisë. Ende nuk dihet nëse personi në fjalë ishte autor apo i dyshuar, ndërkohë janë edhe pamjet kur familjarë të viktimës mbërrijnë në vendngjarje.
    Pas ngjarjes, policia doli me njoftim zyrtar, duke thënë: “Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.
    Po ashtu për këtë ngjarje reagoi edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkroi: “Vrasja e sotme në Elbasan, pas një serie ngjarjesh kriminale në gjithë Shqipërinë, tregon qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike. Nën qeverisjen e Ramës, vrasjet janë bërë puna më e lehtë, kryhen ku të duan, si të duan dhe kur të duan!
    Qeveria që i ka dhënë hov, mbështetje dhe pushtet politik bandave dhe krimit të organizuar. Ka ulur në minimum autoritetin e shtetit dhe respektin për ligjin. Sot, krimi nuk ka më frikë nga shteti, përkundrazi, qytetarët nuk e kuptojnë dot më ku mbaron shteti dhe ku fillon mafia, për shkak të bashkëpunimit politik dhe të favoreve të ndërsjella që marrin grupet kriminale.
    Shqipëria është lënë në dorë të bandave, ndërsa qeveria merret me propagandë, fasada dhe luks. Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetime, nuk mbulohet me fjalë, por kërkon reagim dhe ndryshim të menjëhershëm politik, për t’i rikthyer qytetarëve sigurinë dhe shtetit autoritetin”.

    Top Channel

  • Sherri mes prezantueseve të Top Channel, flet Enxhi Nasufi: Jam shumë e fortë, nuk ka asnjë njeri që më ndalon

    Sherri mes prezantueseve të Top Channel, flet Enxhi Nasufi: Jam shumë e fortë, nuk ka asnjë njeri që më ndalon

    Moderatorja Enxhi Nasufi, ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt që kishte përfunduar në dhunë fizike me ish-kolegen e “Wake Up” në Top Channel, Neada Muçajn.
    Moderatorja ka deklaruar se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.
    “Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë.
    Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.
    Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”, tha ajo në një intervistë në RTSH.