Futbollistët dhe stafet e Bristol Sitit me Miluoll kanë dhuruar skena të pazakonta. Bashkë u përplasën sapo u vërshëllye përfundimi i ndeshjes së vlefshme për Championship ku Miluoll fitoi(0-1).
Trajneri i Miluoll, Aleks Neil, refuzoi që të shtëngonte duart me rivalin Gerhard Struber. Për këtë reagoi kapiteni i Bristol Sitit, Xhejson që shtyu trajnerin rival.
Më pas të gjithë u përfshinë. Trajneri i Miluollit ndërkohë ka mohuar që refuzoi të shtrëngonte duart.
Anis Mehmeti u përfshi vetëm në një moment, duke u munduar që të ndajë ata të cilët u përfshinë. Humbja minimale në shtëpi djeg në javën e 19-të, pasi Bristoli tashmë qëndorn jashtë zonës së “play off”.
Përplasja mes dy klubeve:
Tag: championship
-

VIDEO/ Plas keq mes ekipit të Mehmetit dhe rivalëve të Championship, momente nga përleshja
-

VIDEO/ Mehmeti në formë, tjetër gol në Championship
Anis Mehmeti po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar sërish me fanellën e Bristol Cityt, në ndeshjen ndaj Portsmouth.
Pas një krosimi nga krahët, Mehmeti përfitoi në maksimum dhe me kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës.Në 18 ndeshje të luajtura, ai numëron 6 gola dhe 6 asiste. Kujtojmë se Mehmeti nuk ftohet nga Sylvinho me motivin se ka shumë “trafik” në krah.
-

I “harruar” nga Sylvinho, Anis Mehmeti realizon sërish në Championship
Anis Mehmeti ka gjetur golin e radhës me fanellën e Bristol City, teksa ndëshkoi Southampton në Championship.
Ishte minuta e 33-të, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Southampton. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.
24-vjeçari ndërkohë është në kuotën e pesë golave dhe tre asistimeve për këtë edicion të Championship. Kështu synon të thyejë rekordin e sezonit të kaluar ku në fund e mbyllte me 12 gola në kampionat.
© BalkanWeb -

Anis Mehmeti “përshëndet” Sylvinho-n me golin më të bukur të javës në Championship (video)
21 Shtator 2025
18:31
Telesport
Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë nga java në javë me Bristol City-n dhe të shënojë gola. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e vetëm për Bristol City në humbjen 1-3 në shtëpi ndaj Oxford Utd.
Në fillim të pjesës së dytë, Mehmeti shënoi një supergol me një goditje klasi nga distanca, duke treguar edhe njëherë tjetër gjithë vlerat e tij. Me siguri që goli i Mehmetit është më i bukur i shënuar këtë javë në Championship.
Edhe pse goli i Mehmetit nuk ndihmoi Bristol City-n të merrte pike sot, duhet thënë se mesfushori shqiptar po përjeton momentin e tij më të mirë në karrierë.
24-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë dy asiste në 6 ndeshje në Championship për këtë sezon. Por, këto statistika dhe forma e shkëlqyer e Mehmetit ende nuk e kanë bindur Sylvonho-n për ta grumbulluar në Kombëtare.
SHIKOSUPERGOLINEMHEMTIT -

VIDEO/ Sylvinho, mos e harro për Serbinë! Ky lojtar është magji, shihni spektaklin në tokën angleze
Anis Mehmeti është padyshim një prej lojtarëve shqiptarë më në formë të momentit, për të mos thënë më i miri aktualisht. Mehmeti është pjesë e Bristolit në Championship në Angli dhe shënon gol ose jep asist thuajse në çdo ndeshje në këtë sezon të ri.
Ky futbollist është përmirësuar dukshëm në krahasim me të kaluarën e tij dhe pritet të ketë një të ardhme të madhe përpara. Por Sylvinho që e solli te Shqipëria para disa kohësh, duket se nuk është ende i bindur prej tij. Ajo që të gjithë tifozët urojnë është që Sylvinho të përgatis një surprizë të bukur dhe ta marrë Anis Mehmetin si një forcë shtesë për Leskovacin. Ndërkohë për ata që duan të shohin më shumë aftësitë e tij, iu ndihmon video më poshtë /Elio Hajdari-Sport Ekspres/Anis Mehmeti is the best player in the Championship in 25/26 ?? ? pic.twitter.com/EIkE90yBwJ
— james (@jamiepersonaI) September 18, 2025 -

Torino mund Romën në “Olimpico”, shqiptarët luajnë titullarë në fitore
Adriatik BALLA
Lojtarët e përfaqësueses tonë po paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë e një pjesë marrin rol protagonisti, sikurse bëri dyshja Asllani Isimajli në radhët Torinos, që fituan ndaj Romës në transfertë 1-0. Nga ana tjetër, Broja luajti vetëm pak minuta në fund të ndeshjes që Bërnli e humbi me Liverpulin, kurse në Championship po spikat sulmuesi Anis Mehmeti, protagonist me Bristol Citin. Ndërsa në Gjermani ka një numër të madh talentesh shqiptare, por që nuk luajnë për Shqipërinë.
Ismajli e Asllani protagonist e me notë të lartë
Torino ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në “Olimpico”. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 59-të nga Simeone, duke i dhënë Torinos tre pikë me shumë vlerë ndaj një rivali të fortë. Në këtë ndeshje, dy yjet e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ishin titullarë për miqtë. Për mbrojtësin Ardian Ismajli, kjo ishte ndeshja e parë si titullar me fanellën e Torinos, pasi dy sfidat e para të sezonit i humbi për shkak dëmtimi. 28-vjeçari u vendos në qendër të mbrojtjes dhe dha sinjale pozitive, edhe pse në minutën e 38-të krijoi shqetësim në pankinën e Torinos, teksa u shtri në fushë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Pas ndërhyrjes së shpejtë, Ismajli arriti të rikthehej në fushë dhe e mbylli pjesën e parë, që përfundoi pa gola. Ndërkohë, Kristjan Asllani vazhdoi të konfirmojë formën e tij të mirë, duke zhvilluar 80 minuta solide në mesfushë. Regjisori kuqezi po tregon gjithnjë e më shumë siguri në dirigjimin e lojës dhe duket se ka fituar besimin e trajnerit. Fitorja në “Olimpico” ndaj Romës i jep Torinos një shtysë të madhe në këtë fillim sezoni, sidomos duke pasur parasysh se luante përballë një ekipi të ndërtuar për zonën Champions.
Notat e dy lojtarëve shqiptarë
Dhe të dy ishin ndër futbollistët më të mirë në fushë, ku përtej faktit që morën nga një karton të verdhë, falë statistikave të përpiluara nga “SofaScore”, u vlerësuan me notë të lartë. Ismajli mori notën 7,3 për paraqitjen e tij në prapavijë, ku fitoi 5 nga 7 duelet, spastroi 9 herë topin dhe dha 16 pasime të sakta nga 17 të tentuara. Edhe Asllani u vlerësua me notën 7,3 për ndeshjen e tij në të cilën luajti 80 minuta. Ai fitoi 3 nga 5 duelet e tij në mesfushë, por spikati me 5 topa të gjatë të saktë, ndërsa dërgoi saktësisht në destinacion 20 nga 23 pasimet e tentuara në këtë ndeshje.
Talenti/ Anis Mehmeti shënon sërish në Championship anglez
Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championship. Për paraqitjen e djeshme, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”. Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët. Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje. Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar. -

VIDEO/ Nuk ndalet me gola Anis Mehmeti në Angli! Topin mes këmbëve të portierit, jep spektakël në Championship
Anis Mehmeti ndodhet në një formë të jashtëzakonshme. Lojtari shqiptar ka shënuar për Bristol Cty edhe në ditën e sotme, teksa kanë arritur të fitojnë në shifrat 0-3 ndaj Sheffield ëensday. Goli i dytë i takimit erdhi falë një asisti të Anis Mehmeti, ndërsa për të tretin, u kujdes vetë Mehmeti derisa topi të shkonte në rrjetë.
Pasi u gjend para portierit, Mehmeti e dërgoi topin bukur poshtë këmbëve të tij duke realizuar golin e fundit të takimit. Ky ishte goli i 3 i Mehmetit në 5 javët e para të Championship, por për fatin e keq, Silvinjo ka zgjedhur që të mos e grumbullojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Gol dhe asist, Anis Mehmeti i bën të gjitha në Championship, por nuk e ka ende ftesën e Silvinjos
Anis Mehmeti ka shënuar një tjetër gol në Championship. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën e Hull, duke gjetur golin e dytë në këtë kampionat. Bëhet fjalë për Championship, niveli i dytë më i lartë i futbollit në Angli.
Ndeshja ka përfunduar në shifrat 4-2 në favor të Bristol City, ndërsa Mehmeti shënoi golin e dytë të takimit. Gjithashtu në golin e katërt të Bristol, Mehmeti tregoi klasin e tij duke dhënë një pasim të bukur për shokun e ekipit. Silvinjo nuk është bindur ende për ta thirrur Mehmetin te Shqipëria. /Sport Ekspres/
-

VIDEO/ Silvinjo nuk po e fton më te Shqipëria, Anis Mehmeti shënon gol në Championship në Angli
Anis Mehmeti ka shënuar një tjetër gol në Championship. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën e Hull, duke gjetur golin e dytë në këtë kampionat. Bëhet fjalë për Championship, niveli i dytë më i lartë i futbollit në Angli.
Rezultati është aktualisht 3-1 në favor të Bristol City, ndërsa Mehmeti shënoi golin e dytë të takimit. Por pavarësisht këtij ritmi, Silvinjo nuk është bindur ende për ta thirrur Mehmetin te Shqipëria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Sylvinho vazhdon ta injorojë, Anis Mehmeti shënon golin e dytë në 4 javë në Championship (video)
30 Gusht 2025
17:07
Telesport
Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri me Bristol City, që merr pjesë në Championship në Angli. Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar golin e dytë në 4 javë të këtij sezoni të ri.
Bristol City po fiton në shtëpi 3-1 ndaj Hull City, pas 45 minutave të para. Kur rezultati i përkohshëm ishte 1-1, Anis Mehmeti kaloi ekipin e tij në avantazh, pasi dërgoi topin në rrjetë, pas asistit që mori me kokë nga shoku i skuadrës. SHIKOGOLIN
Në mënyrë të habitshme, edhe pse sezonin e kaluar, Mehmeti tregoi një formë shumë të mirë, nuk u ftua kurrë nga trajneri Sylvinho dhe e njëjta gjë vazhdon akoma. Arsyeja? E di vetëm Sylvinho, pasi Mehmeti është padyshim një nga lojtarët shqiptarë që ka ruajtur një formë dhe nivel të mirë në mënyrë sistematike.