Programi i Champions League filloi dje me dy ndeshje në orën 6:45 pasdite dhe një situatë e pabesueshme ndodhi para ndeshjes Villarreal-Copenhagen. Lojtarët e të dy ekipeve qëndruan në qendër të fushës, gati për të dëgjuar himnin e famshëm të garës elitare. Megjithatë, në vend të melodisë së Champions League, himni i Europa League jehoi në stadium.
Gabimi i papritur shkaktoi menjëherë një reagim të stuhishëm nga tifozët e Villarreal, të cilët e pritën gabimin me fishkëllima të forta. Ata nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre, sepse klubi i tyre është pjesë e Champions League, kështu që himni i gabuar dukej si një dështim serioz organizativ.Edhe vetë futbollistët ishin të hutuar, të cilët nuk mund ta kuptonin se çfarë ndodhi saktësisht në fushë dhe pse pati një trazirë të tillë. Incidenti u korrigjua shpejt, por la një përshtypje të pakëndshme në fillim të një dueli të rëndësishëm evropian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: champions
-

Dështimi i madh! Po luanin në Champions League, në sfond u vendos melodia e Europa League para fillimit të ndeshjes
-

Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi
11 Dhjetor 2025
11:40
Telesport
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se fitorja 3-0 ndaj Club Brugge të mërkurën në Champions League ishte reagimi i përkryer i skuadrës ndaj humbjes së fundjavës në Premier League (1-2 ndaj Aston Villa. Fitorja mban “topçinjtë” në krye të renditjes në champions me 18 pikë të plota.
“Kjo është ajo që dëshiron menjëherë pas një humbjeje: Të reagosh dhe të fitosh ndeshjen tjetër. Mënyra se si e realizuam këtë në Champions ishte mjaft pozitive, veçanërisht kur humbëm përsëri dy lojtarë të tjerë”, tha Arteta.
“Përsëri, pavarësisht dëmtimeve, treguam se sa të qëndrueshëm jemi. Standardet që i vendosëm vetes dhe kapaciteti që ka skuadra për të fituar në mënyra të ndryshme është e mahnitshme. Ndeshja e djeshme mendoj se ishte një shembull i mirë i kësaj”, shtoi Arteta.
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jam shumë i lumtur sepse tani kemi disa lojtarë përsëri në vijën e parë dhe mund të shihni sa më mirë kemi bërë. Jam i lumtur që u rikthye Gabriel Jesus, lojtar me cilësi. Kjo është diçka që ne si skuadër kemi nevojë dhe do të na bëjë më të mirë“. -

Arsenal perfekt në Champions, Madueke likuidon edhe Brugge, Arteta i sinqertë: Nuk e prisja një ecuri të tillë
Arsenal është thjesht perfekt në Champions, me djemtë e Artetas që nuk njohin rival në këtë edicion, ekipi i vetëm me pikë të plota, 6 ndeshje 18 pikë, 17 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar. “Topçinjtë” kalojnë pa shumë probleme Club Bruges, triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 ku Madueke bëri heroin, me sulmuesin anglez qe shënoi një “dopietë” golash.
Në minutën e 25-të, Madueke realizoi një super gol, ku me një aksion personal të nisur nga mesi i fushës dërgoi topin në trekëndësh. Arsenal nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Madueke e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, i shërbyer në mënyrë perfektë pak mbi vijën fatale. Për të mbyllur llogaritë me belgët mendoi Martinelli, me sulmuesin brazilian që realizoi një gol fantastik në minutën e 56-të.Pas këtij goli, Arsenal thjesht menaxhoi pjesën e mbetur të ndeshjes, me Artetën që shijon këtë sukses, edhe pse tregohet i sinqertë teksa theksoi se nuk e priste një ecuri të tillë në Champions: “Jo, nuk e prisja kaq mirë, për më tepër duke parë edhe mungesat e shumta që kemi pasur. Kjo tregon se ekipi mund të përshtatet. Na jep besim për të ardhmen”, u shpreh Arteta.
-

VIDEO/ City fiton ndaj Realit në Champions, Juve thyen Pafos, nuk fal Arsenali
Mbyllen ndeshjet e Champions. Manchester City triumfoi 1-2 Real Madrid, në një sfidë spektakolare.
Juventus vuajti por fitoi 2-0 ndaj Pafos. Napoli pësoi disfatë 2-0 ndaj Benficës, në takimin e mbajtur në Portugali.Arsenal nuk fal. Gooners “mbretëruan” në Belgjikë dhe kaluan pengesën e Brugge. Sukses i rëndësishëm 0-3 i ekipit të Artetës.
Rezultatet pas 45 min:
Athletic Bilbao – PSG 0 – 0
Leverkusen – Newcastle 2 – 2
Benfica – Napoli 2 – 0
Club Brugge – Arsenal 0 – 3
Dortmund – Bodo/Glimt 2 – 2
Juventus – Pafos 2 – 0
Real Madrid – Manchester City 1 – 2
-

NATA E CHAMPIONS/ Manchester City bën “ligjin” në Bernabeu, Juventus nuk fal përballë Pafos
Manchester City është kthyer të bëjë skuadrën e madhe mbrëmjen e sotme në Champions League, duke përmbysur Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.
Ishin “los blancos” të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 28-të me anë të Rodrygo-s, por O’Reilly barazoi gjithçka në minutën e 35-të, ndërsa dy minuta nga fundi Haaland kaloi “qytetarët” në avantazh.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.Në të dytën, të dyja skuadrat luajtën fort, por pa mundur të prodhojnë gola të tjerë.
Ndërkohë në Torino, Juventusi fitoi 2-0 përballë Pafos, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë me anë të McKennie dhe David.
Ndeshja e transmetuar në televizionin kombëtar Vizion Plus prodhoi mjaft ritëm nga ana e të dyja skuadrave.
Arsenali ka fituar bindshëm në transfertë përballë Brugge, ndërsa gjermanët e Leverkusenit barazuan 2-2 përballë Newcastle.
Ndeshjet e tjera: -

VIDEO/ City kryeson ndaj Realit në Champions, Juve vuan ndaj Pafos
Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve në Champions. Ashtu siç pritej, Real Madrid dhe City po dhurojnë show në Madrid, teksa rezultati aktualisht është 1-2.
Juventus po has vështirësi ndaj Pafos, me sfidën që është ende e pazhbllokuar. Barazim 1-1 mes Dortmund e Bodo/Glimt, ndërsa 0-0 është Bilbao-PSG.Rezultatet pas 45 min:
Athletic Bilbao – PSG 0 – 0
Leverkusen – Newcastle 1 – 0
Benfica – Napoli 1 – 0
Club Brugge – Arsenal 0 – 1
Dortmund – Bodo/Glimt 1 – 1
Juventus – Pafos 0 – 0
Real Madrid – Manchester City 1 – 2
-

Arsenal i pandalshëm në Champions. Juventus nuk fal në shtëpi, “digjet” Zhegrova. Mourinho “leksione” Conte-s (video)
Arsenal ka marrë fitoren e gjashtë rresht këtë sezon në Champions League. Sonte, “Topçinjtë” fituan në transfertë 0-3 ndaj Club Brugge, ku protagonisti kryesor ishte Noni Madueke, me dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.
Në fillim të pjesës së dytë, Madueke shënoi golin e dytë, këtë herë me kokë, pas krosimit të Martin Zubimendit. Në minutën e 56-të, ishte radha e Gabriel Martinelli për të shënuar me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gabriel Martinelli është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në pesë ndeshje radhazi në Champions League.
Jose Mourinho mposht Antonio Conte-n. Në “Estadio da Luz”, Benfica fitoi 2-0 ndaj Napolit, duke i lënë italianët në një pozitë tejet të vështirë, në vendin e 24-të, që rrezikon shumë të mos shkojë dot as në play-off. Golat për portugezët u shënuan nga Richardo Rios në minutën e 20-të dhe Leandro Barreiro në minutën e 49-të, pas asistit të Rios.
Juventus vuan shumë ndaj Pafos. Bardhezinjtë kanë fituar në “Allianz Stadium” 2-0 ndaj qipriotëve, falë golave në pjesën e dytë. Weston McKennie zhbllokoi shifrat në minutën e 67-të. Në minutën e 73-të, Jonathan David dyfishoi shiftat për bardhezinjtë. Edon Zhegrova e nisi si titullar këtë takim, por luajti vetëm 45 minutat e para dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua direkt nga Luciano Spalletti.
SHIKOGOLAT -

Ndodh në Spanjë! Ngatërrojnë himnin e Champions League me atë të Europa League (video)
10 Dhjetor 2025
19:14
Telesport
Në “Estadio de la Ceramica”, Villarreal po përballet me Copenhagen për javën e gjashtë të Champions League. Në fillim të ndeshjes ndodhi një incident i vogël.
Në vend të himnit të Champions League, në stadium u vendos himni i Europa League dhe sigurisht që momenti nuk vonoi të bëhej viral. Përsa i përket rezultatit, danezët gjetën golin që në minutën e 2-të me Mohamed Elyounoussi.
Në rast se në La Liga, Villarreal po bën mjaft mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e tretë, në Champions League ka vetëm 1 pikë deri tani.They’ve just played the Europa League tune rather than the Champions League one.
Might be taken with more humour if Villarreal were coasting through to the knockouts. pic.twitter.com/CxfzPFfPxH
— Ruairidh Barlow (@RuriBarlow) December 10, 2025 -

Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu
10 Dhjetor 2025
9:55
Telesport
Ndeshja e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësit Francesco Acerbi kundër Liverpool në Champions League zgjati më pak se pjesa e parë (“reds” fituan 1-0 në San Siro).
Mesfushori i Inter u largua pas vetëm 11 minutash lojë për shkak të një tendosjeje të muskulit aduktor të djathtë dhe u zëvendësua nga Zielinski. Një dëmtim që prishi jo pak planet e trajnerit Christrian Chivu.
Ndërsa mbrojtësi italian Acerbi pësoi një dëmtim rreth minutës së 30-të. Ai pati një tendosje të muskulit fleksor të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Bisseck.
Të dy lojtarët do të vlerësohen në ditët në vijim, por janë në dyshim për ndeshjen e së dielës ndaj Genoa në kampionat. Madje ata rrezikojnë të mos luajnë edhe në Superkupën e Italisë.
