Tag: çështjet

  • Kina thotë se qëndrimi i saj mbi çështjet tregtare me SHBA-në është “i qëndrueshëm dhe i qartë”

    Kina thotë se qëndrimi i saj mbi çështjet tregtare me SHBA-në është “i qëndrueshëm dhe i qartë”

    Kina mban një qëndrim të qëndrueshëm dhe të qartë mbi çështjet tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe beson se asnjë palë nuk do të përfitonte nga lufta tarifore dhe lufta tregtare, tha të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Guo Jiakun.  
    Guo e bëri komentin në një konferencë të rregullt për shtyp, në përgjigje të raportimeve të medias se pala amerikane ka listuar metalet e rralla, fentanilin dhe sojën si tre shqetësime kryesore që Shtetet e Bashkuara do të diskutojnë me Kinën.  
    “Të dyja palët duhet t’i zgjidhin çështjet përkatëse përmes negociatave në bazë të barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë”, tha Guo. 

  • Zv/Kryeministri i Kinës zhvillon video-telefonatë me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së dhe përfaqësuesin tregtar për çështjet ekonomike

    Zv/Kryeministri i Kinës zhvillon video-telefonatë me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së dhe përfaqësuesin tregtar për çështjet ekonomike

    Zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng, gjithashtu drejtuesi kinez për çështjet ekonomike e tregtare Kinë-ShBA, të shtunën zhvilloi një telefonatë video me Sekretarin e Thesarit të ShBA-së Scott Bessent dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-së Jamieson Greer, gjatë së cilës të dy palët ranë dakord të mbajnë një raund të ri konsultimesh ekonomike e tregtare sa më shpejt të jetë e mundur.
    Palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thelluara dhe konstruktive për zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve gjatë bisedimeve të tyre telefonike në fillim të këtij viti, si dhe për çështjet kyçe në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike e tregtare.

  • ‘SPAK po mbron qeverinë, jo ligjin’, Gjokutaj: Korrupsioni po mbulohet me ‘sekret hetimor’, drejtësia peng i politikës!

    ‘SPAK po mbron qeverinë, jo ligjin’, Gjokutaj: Korrupsioni po mbulohet me ‘sekret hetimor’, drejtësia peng i politikës!

    Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘A SHOW’ me Adi Krastën, tha se Prokuroria e Posaçme dhe Dumani nuk japin llogari as para gjykatës dhe as para Parlamentit, ndërsa në mënyrë ironike vuri në dukje se persona që duhet të hetohen nga SPAK, sot janë ata që i kërkojnë llogari drejtuesit të këtij institucioni.

    Duke iu referuar mënyrës së raportimit të Altin Dumanit në Komision, Gjokutaj theksoi se çdo pyetje për çështje konkrete mbyllet me përgjigjen e zakonshme “është sekret hetimor”, pa dhënë asnjë përgjigje thelbësore, ndërkohë që të gjitha aferat mbahen pezull me vite dhe asnjë person nuk është marrë në përgjegjësi penale.

    Sipas tij, SPAK ka dështuar të përmbushë misionin e vet për të parandaluar korrupsionin dhe është shndërruar në një instrument që funksionon me urdhër politik. Ai shtoi se çështjet më të rënda që lidhen me energjinë, infrastrukturën apo tunelet miliardëshe, janë të zbardhura, kanë firmat, kanë shifrat dhe dëmet, por mungojnë emrat e përgjegjësve. Për Gjokutajn, ky është tregues i qartë i një drejtësie të kontrolluar politikisht.

    Pjesë nga deklarata:

    Unë i kam ndjekur sot edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Dumanin. Që në krye të herës, kjo lloj prokurorie nuk jep llogari në sallë gjyqi, përpara gjykatës, jo në Parlament.

    Për ironi të fatit, njerëz që duhet të përgjigjen në SPAK, kërkonin llogari Dumanit. Këto janë anët e të njëjtit ekuacion. Ata bëjnë sikur pyesin dhe ai bën sikur përgjigjet.

    Nuk e kuptoj dot: ai është i mbrojtur. Më komod se në Komision të Ligjeve nuk mund të jetë ndonjë prokuror, sepse ai, në momentin më të vështirë të tij dhe në agresivitetin më të madh të një deputeti të opozitës, thotë: “Hetimi është sekret” dhe vetëm se “çështja është nën hetim”.

    Nën hetim janë të gjitha çështjet, aferat. Problemi është: a është marrë ndonjë njeri në përgjegjësi penale? Për sa dëm ekonomik flitet?

    Tani janë bërë të zgjuar. Më përpara nuk i fillonin çështjet, tani i fillojnë dhe i hapin pa emër dhe i mbajnë pezull, duke u mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve me justifikimin “kjo çështje po hetohet”.

    Por përgjegjësi pa individ, vetëm në Shqipëri kam parë. Që të hetohet çështja, flitet me shifra konkrete, me firma konkrete në tunelin e Llogarasë dhe kur vjen puna, emrat e personave mungojnë.

    Kjo është një prokurori politike, dhe prapë nuk flet dhe nuk thotë çfarë bëhet me çështjet. Ne e kemi parë: ku i intereson SPAK-ut, ajo ka një zyrë shtypi ku ka dhënë edhe detaje në momentet e skandaleve, kur ka qenë e nevojshme të shpjegohet.

    Aty del Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj dhe i kërkon llogari prokurorit të SPAK. Kush e ka bërë këtë reformë në drejtësi në këtë derexhe, ku të gjithë janë nën hetim dhe asnjë i pandehur ose i marrë si person nën hetim?

    Çështja “nën hetim” është zero. Këto fakte penale kanë fabulën dhe personin përgjegjës dhe, për nivelin profesional që ka SPAK, këto çështje nuk janë të vështira për t’u hetuar.

    Është pengesa politike ajo që e bën këtë prokuror të dalë dhe të thotë… Sepse, në fund të fundit, ky prokuror ndoshta sot nuk do t’i kishte këto pyetje, po të kishte vepruar brenda kohës që ligji i jep për të marrë subjektet e duhura, për të pushuar çështjet.

    Pra, prokurori që mban një dosje me muaj e vite në sirtar, nuk është prokuror që heton, ai luan rol politik, dhe kur të marrë urdhër, atëherë vepron.

  • “Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”/ Dumani i prerë: Unë skam kompetencë të ndërhyjë

    “Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”/ Dumani i prerë: Unë skam kompetencë të ndërhyjë

    Ivi Kaso i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje në Komisionitn e Ligjeve, duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj. Kaso përmendi rastin e Belerit, ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës.
    Në përgjigje Dumani tha se ai nuk ka kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jep udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Sipas tij të gjitha çështjet trajtohen të barabartë para ligjit.
    Ivi Kaso: Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës. Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe  për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie.
    Altin Dumani: Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.
    Unë kam garantuar pavarësinë  e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve. Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda.
    Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale. Sa I takon çështjes “McGonigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”.

  • “Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Dumani në Komisionin e Ligjeve

    “Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Dumani në Komisionin e Ligjeve

    Gjatë Komisionit të Ligjeve, Ivi Kasi i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që sipas tij e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj. 
    Ai përmendi rastin e Alfredi Belerit dhe ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që sipas Kasos janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës. 
    “Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe  për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso. 
    Dumani: 
    “Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve.Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete. 
    Unë kam garantuar pavarësinë  e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve. 
    Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda. 
    Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje.

  • Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK? Ja si përgjigjet Altin Dumani

    Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK? Ja si përgjigjet Altin Dumani

    “Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso.
    Dumani:“Prokurorët e ushtrojnë detyrën në emër të prokurorisë.Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve.
    Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.
    Unë kam garantuar pavarësinë e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve.
    Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si jashtë si brenda.
    Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale.
    Sa I takon çështjes “McConigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”, tha Dumani.

  • “Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve

    “Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve

    “Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe  për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso.
    Dumani:
    “Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve.Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.
    Unë kam garantuar pavarësinë  e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve.
    Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda.
    Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale.
    Sa I takon çështjes “McGonigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”, tha Dumani.
     
     

    Top Channel

  • Gjyqtarja e ‘Partizanit’ dhe ‘Metës’ shkakton debat në KLGJ, opozita insiston për shkeljet e Gjokës

    Gjyqtarja e ‘Partizanit’ dhe ‘Metës’ shkakton debat në KLGJ, opozita insiston për shkeljet e Gjokës

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Raportimi i krerëve më të lartë të Drejtësisë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale është shoqëruar nga debatet. Gjyqtarja Irena Gjoka që ka shqyrtuar çështje me rëndësi si ajo e “Partizanit” në ngarkim të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, ndërsa së fundmi ka në dorë edhe dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ka qenë shkak për debate nga ana e opozitës. Deputetët opoiztarë i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Gjoka, e cila është sulmuar së fundmi edhe nga kryedemokrati Sali Berisha. 
    Deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkaur llogari se pse gjyqtares Gjoka i caktohen çështjet e liderëve të Opozitës, si ajo e Berishës apo Metës. 
    “Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
    Belind Këlliçi ka vijuar debatin me akuza ndaj gjyqtares, për të cilën thotë se çështjet që ajo ka në shqyrtim, mund të çohen në Strasburg nëse merret vendimi për ta larguar nga sistemi. 
    “Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi.
    Lidhur me akuzat e opozitës se Gjoka është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë, përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri, i ka kundërshtuar me pretendimin se nuk ka arritur në këtë konkluzion.
    “Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është dënuar me vendim të formës së prerë”, u përgjigj përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri.
    Kryedemokrati Sali Berisha pretendon se Gjoka është dënuar më herët në Greqi me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim dokumentesh dhe e ka fshehur këtë fakt. Lidhur me pretendimin e tij, Berisha ka publikuar edhe një dokument të prezantuar si një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi. 
    Irena Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ajo është shpesh objekt i sulmeve nga Berisha, i cili e akuzon si mashtruese. Ndërsa, pasi u zgjodh gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika kryemadhi, gjyqtarja Gjoka u sulmua edhe nga Partia e Lirisë./ZËRI

  • Gjërat po shkojnë në vendin e tyre për tre shenja të zodiakut këtë javë

    Gjërat po shkojnë në vendin e tyre për tre shenja të zodiakut këtë javë

    Java e 13-19 tetorit fillon me energji intensive dhe aspekte planetare që sjellin përçarje dhe zbulesë. Tre shenja specifike thirren për të menaxhuar emocionet dhe tensionet konfuze, megjithatë, deri në fund të javës, gjërat fillojnë të sqarohen.
    Të hënën, më 13 tetor, Venusi hyn në Peshore, një pozicion veçanërisht i favorshëm, pasi sundon këtë shenjë. Ky tranzit përforcon nevojën për harmoni, ekuilibër dhe romancë. Megjithatë, në të njëjtën ditë ajo formon një opozitë me Neptunin, duke shkaktuar konfuzion në çështjet e marrëdhënieve dhe financave. Mbizotëron paqartësia, kështu që nuk këshillohet të merrni vendime të rëndësishme.
    Gjithashtu më 13 tetor, Plutoni kthehet në rrugën e duhur. Ky është një ndryshim i fuqishëm kozmik, që nxjerr në sipërfaqe dëshirat dhe të vërtetat e fshehura – si në nivel personal ashtu edhe në atë kolektiv. Të nesërmen, më 14 tetor, Venusi formon një trin me Uranin dhe Plutonin. Këto aspekte pozitive sjellin zbulesa intensive në çështjet e dashurisë dhe parave, ndërsa rrisin shprehjen e ndershme të emocioneve. Të enjten, më 16 tetor, Dielli formon një katror me Jupiterin, një aspekt që është përgjithësisht pozitiv, por me tendenca ekzagjerimi. Optimizmi forcohet, por ekziston rreziku i ekzagjerimit të situatave ose mbivlerësimit të mundësive.
    Java mbyllet me lidhjen Merkur-Mars të dielën, më 19 tetor , e cila favorizon diskutime intensive, mendime të thella, por edhe reagime impulsive.
    Dashi
    Opozita e Venusit me Neptunin më 13 tetor krijon konfuzion dhe mungesë qartësie në marrëdhëniet emocionale. Ka të ngjarë të lindin vështirësi në komunikim, pasi nuk është e lehtë të shprehësh nevojat reale. Ndershmëria është çelësi, edhe nëse ka tensione. Nuk është e nevojshme t’i japësh rëndësi çdo mosmarrëveshjeje, veçanërisht kur energjia është e kufizuar. Zgjedhja e “betejave” që ia vlejnë të luftohen është thelbësore për të mbrojtur ekuilibrin mendor. Drejt fundit të javës, tensioni mund të arrijë kulmin në diskutimet rreth intimitetit ose financave. Ekuilibri midis lirisë personale dhe marrëdhënies është çështja e madhe.
    Gaforrja
    Me Plutonin që kthehet në drejtim të hënën, më 13 tetor, aktivizohen çështjet që lidhen me intimitetin dhe financat e përbashkëta. Disa ditë më vonë, lidhja Merkur-Mars më 19 tetor sjell sfida në marrëdhëniet ndërpersonale. Ndonjëherë, bisedat e vështira janë të pashmangshme. Komunikimi i sinqertë, edhe nëse shkakton siklet ose shqetësim të përkohshëm, është e vetmja rrugëdalje. Para se të merrni vendime, është një ide e mirë të shikoni prapa në të kaluarën dhe modelet e mundshme të përsëritura. Nëse është e nevojshme, ia vlen të kërkoni ndihmë nga njerëz të besuar ose ekspertë. Venusi në Peshore mund të përforcojë nevojën për ekuilibër, por shmangia e së vërtetës nuk është zgjidhja.
    Luani
    Bashkimi Merkur-Mars të dielën, më 19 tetor, ndikon në mjedisin familjar ose në shtëpi, duke sjellë potencialisht konflikte me të afërmit ose me njerëzit që jetojnë së bashku. Këto tensione mund të ndikojnë edhe në fusha të tjera, siç është mjedisi profesional. Është e rëndësishme të jepet përparësi kujdesit për veten, por edhe hapësirës personale. Koha për t’u izoluar mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit. Dialogu, kur bëhet me qetësi, mund të jetë konstruktiv. Shprehja e nevojave personale është thelbësore, për sa kohë që bëhet pa agresion ose egoizëm.

  • Horoskopi javor/ Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare

    Horoskopi javor/ Meri Gjini zbulon të papriturat e yjeve: Shenjat që përmirësojnë situatën financiare

    Astrologe Meri Gjini është pjesë e programit më të ri në Vizion Plus, “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, për të sjellë parashikimet javore nga astrologjia. Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ajo ndau parashikimin për shenjat këtë javë:
    Dashi
    Ky eklips dhe vera kanë sjellë pikëpyetje në çështjet ekonomike. Mbyllja e eklipsit sjell më shumë stabilitet financiar. Gjatë verës, patët mundësi të devijonit nga rutina e përditshme, por tani jo më. Me Marsin në Akrep, gjëja e parë që do të ndiheni të shtyrë të bëni është qartësimi emocional, dhe më pas konkretizimi i projekteve në punë. Kjo është një javë që duhet shfrytëzuar maksimalisht.
    DemiKjo javë shënon fillimin e një rutine emocionale më të qëndrueshme. Me Marsin përballë në shenjën e Akrepit, edhe puna do të hyjë në një ritëm më të rregullt. Për të lindurit në ditët e fundit të shenjës, Urani në retrogradë në Binjakë sjell nevojën për ndryshime dhe korrigjime të fundit.
    Binjakët
    Saturni në Peshq është në katërkëndësh me Diellin tuaj, duke nxjerrë në sipërfaqe çështje të pazgjidhura në shëndet dhe profesion. Marsi në Akrep ju ndihmon të kuptoni më mirë gjërat që deri tani kanë qenë të paqarta dhe të filloni një rutinë të re, më të shëndetshme.
    Gaforrja
    Vazhdon një cikël i rëndësishëm për Gaforret, i cili ka nisur që vitin e kaluar dhe do të zgjasë deri në fund të nëntorit. Në dhjetor, do të riktheheni sërish në qendër të vëmendjes, duke shijuar suksesin dhe arritjet. Kjo është një periudhë që i përket punës dhe karrierës. Të lindurit në fillim të shenjës mund të përballen me sfida, por puna e palodhur do t’i shpërblejë.
    Luani
    Një mini-eklips diellor që ndodhi mbrëmë ndikon tek të lindurit në fund të shenjës, duke sjellë qartësi në karrierë. Ata që janë të lindur në fillim të shenjës kanë përjetuar ngarkesa emocionale në familje, të cilat tani do të stabilizohen. Venusi sjell optimizëm dhe mundësi për përmirësim personal e profesional. Kujdes me impulsivitetin – kontrolli sjell produktivitet.
    Virgjëresha
    Keni Venusin në shenjën tuaj, i cili ju ndihmon të përballeni me çështje ekonomike dhe t’ju japë më shumë vetëbesim. Mini-eklipset dhe tensionet që kanë nisur që më 7 korrik, përfundojnë me hyrjen e Marsit në Akrep. Kjo do të sjellë një periudhë më të favorshme dhe më të qartë për vendimmarrje.
    Peshorja
    Marsi në shenjën tuaj ka qenë i pranishëm që nga fillimi i gushtit, duke sjellë ngarkesa dhe paqartësi, të cilat tani përmbyllen. Me Marsin që kalon në shtëpinë tuaj të dytë të horoskopit (çështjet materiale dhe profesionale), strukturimi i karrierës dhe projekteve bëhet më i lehtë. Kujdes me marrëdhëniet e afërta, jo të gjithë janë aleatë.
    Akrepi
    Marsi në shenjën tuaj sjell një energji të fuqishme dhe dinamike, por kjo ndikon edhe në rrezikun për vendime të nxituara. Jeni në një moment të mirë për të nisur iniciativa të reja, por duhet të reflektoni para se të veproni. Njohja e mirë e planeve dhe përgatitja për sfida do t’ju ndihmojë të mos gaboni në hapa të rëndësishëm.
    Shigjetari
    Jeni të përfshirë në ndikimet e eklipseve, të cilat kanë sjellë shumë pikëpyetje. Megjithatë, me Marsin në Akrep, çështjet profesionale që kanë mbetur pezull do të marrin zhvillim të shpejtë. Merkuri në Peshore dhe Hëna atje ju ndihmojnë të gjeni balancën, ndërsa probleme të vogla familjare mund të kërkojnë vëmendje.
    Bricjapi
    Merkuri në Peshore do t’ju ndihmojë të zgjidhni më lehtë çështje të lidhura me statusin personal dhe profesional. Megjithatë, komunikimi i drejtëpërdrejtë, ndonëse i nevojshëm, duhet të bëhet me kujdes. Venusi në Virgjëreshë ju ndihmon të ndiheni mirë me veten dhe t’ju japë shtysë për vendime të maturuara.
    Ujori
    Plutoni ndikon te të lindurit në ditët e para të shenjës, duke sjellë qartësim në marrëdhënie familjare dhe financiare. Çështjet në punë janë më të qarta dhe vendimet janë tashmë të marra. Është një periudhë e mirë për të stabilizuar marrëdhëniet dhe për të forcuar pozitat tuaja profesionale.
    Peshqit
    Eklipset kanë sjellë ngarkesa emocionale, por kjo javë ofron mundësi të reja në ekonomi dhe stabilizim në ritmin e jetës. Me Venusin përballë, do të ndiheni më të mbështetur dhe do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju interesojnë. Një periudhë e mirë për të ndërtuar më shumë qetësi dhe siguri.
    Në “MES’DRITË”, çdo të hënë dhe të enjte, Meri Gjini do të sjellë analizat më të fundit astrologjike dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndikimet planetare në jetën tuaj të përditshme