Kreu i Partisë Demokratike dhe koalicionit ASHM, Sali Berisha ka mbërritur në Himarë, ku do të zhvillojë një takim elektoral me banorët e zonës, strukturat dhe qytetarët e zonës.
Përgjatë takimit do të prezantohen në Himarë kandidatët për deputet. Berisha e ka nisur vizitën me ecje në pedonalen kryesore të qytetit bregdetar, në shoqërinë e ish-kandidatit për kryetar bashkie Petro Gjikuria, kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe eurodeputetit grek Fredi Beleri.
Një nga banorët që e takoi liderin demokrat i kërkoi të zgjidhë çështjen e pronave nëse vjen në pushtet.
“Mirësenaerdhe. Pronat dhe do të bëhesh Perëndia i Himarës, nuk di tjetër ku të vesh”, i tha qytetari, kryedemokratit.
Tag: çështjen
-

VIDEO / Berisha në Himarë me Belerin, qytetari: Zgjidh çështjen e pronave dhe do bëhesh Perëndia
-

Mashtrimi në bursa/ GJKKO prish vendimin për dosjen e ‘Call Centerave’, rikthen çështjen për rigjykim
Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e marrë nga GJKKO për dënimin e Erjon Kasmi dhe 12 të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosjen e njohur si “Call Centerat”, duke e rikthyer çështjen për rigjykim me trupë tjetër gjyqtarësh.
Lidhur me këtë vendim, Erjon Kasmi dhe Xhuljan Xhafa kishin bërë ankim në Apel pas vendimit të datës 8 gusht të vitit të kaluar.
Kasmi ishte dënuar me 11 vite burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 7.4 vite, ndërsa Xhuljan Xhafa u dënua me 10 vite, duke i mbetur 6.8 vite pas aplikimit të po atij gjykimi të shkurtuar.
-

Rama: Ka ardhur koha ta mbyllim çështjen e ligjit të sponsorizimeve për sportet
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin për “Shqipërinë 2030”. Pasi tha se vitin e ardhshëm mund të ketë një rritje të buxhetit të Komitetit Olimpik, theksoi se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.
“Është shumë e qartë që tanimë më buxheti për komitetin olimpik shqiptar, i cili ka marrë një pozicion shumë të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe ka justifikuar veten, është i pamjaftueshëm. Kështu që me siguri do ta fillojmë vitin e ardhshëm me një rritje të buxhetit të komitetit olimpik dhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim dhe çështjen ligjit të sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne për hir të së vërtetës nga pikëpamja financiare, por sot është e mundur. Më e mira është e gjitha përpara them unë dhe besoj kështu është”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se ka filluar procesi për ndërtimin e Pallatit të Sportit, që sipas tij duhet të jetë në gjendje të presë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar.
Sa i përket “mbretëreshës së sporteve”, atletikës, tha se duhen gjetur rrugë të reja për të krijuar hapësirat e nevojshme edhe për këtë sport.
“Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar, shumë e bukur që e ka bërë Bashkia e Tiranës, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim me federatën e atletikës sepse është “mbretëresha e sporteve””, tha Rama. -

Shtyhet sërish seanca paraprake për çështjen “Partizani” në GJKKO, zbulohet data e vendosur
Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 prill, ora 14:00, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Xhimi Begeja.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
-

‘Landfilli i Sharrës, një minë me sahat’, Klodiana Lala: Çështje në hetim e sipër, priten goditje të forta
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se hetimet për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë ende në vazhdim, ndërsa ka ngritur alarmin për një tjetër problematikë të rëndë që lidhet me dherat dhe menaxhimin e tyre.
E ftuar në një studio televizive, Lala theksoi se përveç hetimeve për inceneratorin, duhet të hapet edhe një dosje e re për çështjen e dherave që po hidhen pa kriter.
Sipas saj, landfilli i Sharrës është në një gjendje alarmante dhe përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
“Inceneratori është një çështje në hetim e sipër. Kemi çështjen e dherave. Është një minë me sahat landfilli i Sharrës, do ketë goditje të forta. Dherat po hidhen në lumenj”, deklaroi gazetarja.
Lala paralajmëroi se në vijim priten zhvillime të forta dhe goditje të mëdha në lidhje me këtë skandal që po rëndon mbi qytetin e Tiranës. -

‘Do të zgjidhim çështjen e pronës’, Këlliçi premton rritje pagash dhe vendosjen e minimumit jetik
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me qytetarët në Pazarin e Ri, duke theksuar se problemet që përballen banorët janë të përbashkëta në të gjithë vendin: jeta e shtrenjtë, pagat e ulëta dhe çështja e pronës.
Në fjalën e tij, Këlliçi premtoi se programi i Partisë Demokratike është konkret dhe i zbatueshëm, duke i siguruar qytetarët se ndryshimi do të nisë shpejt pas zgjedhjeve.
Ai prezantoi “Paketën e Dhembshurisë”, që do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, dhe do të përfshijë: minimum jetik prej 200 euro, pagë minimale 500 euro dhe pagë mesatare 1200 euro.
Për çështjen e pronës, Këlliçi u zotua se do të zgjidhet përmes praktikave më të mira të kompensimit dhe me ligjshmëri të plotë, për t’i dhënë fund kalvarit shumëvjeçar që po përjetojnë mijëra qytetarë. -

‘PD, gabim të madh që kandidoi Belerin në Himarë’, Idrizi: Ne nuk jemi anti-grekë, por duam të zgjidhim ‘Çështjen Çame’
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se nuk është antigrek apo antiminoritar, por Çështjen Çame nuk mund ta lërë jashtë Parlamentit dhe vëmendjes politike. Ai theksoi se kundërshtitë e tij ndaj Vangjel Dules dhe Fredi Belerit lidhen me qëndrimet e tyre kundër kësaj çështjeje dhe jo me të drejtat e minoriteteve.
I ftuar në një emision televiziv, Idrizi sqaroi edhe aleancën e PDIU-së me PD-në në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se nuk kishte dijeni për përfshirjen e 25 partive të tjera në koalicion. Ai kritikoi kandidimin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës dhe e cilësoi një gabim të madh nga PD.
Sipas tij, PDIU ka qenë në vijën e parë të mbrojtjes së Çështjes Çame, duke ndikuar që Parlamenti shqiptar t’i kërkojë Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës pas tetë dekadash. Idrizi u shpreh se PDIU nuk është kundër minoriteteve, por kundër çdo figure që mohon të drejtat e çamëve dhe promovon nacionalizmin grek.
“Çështjen Çame nuk e lëmë jashtë Parlamentit. Në këtë kuadër është edhe projekti dhe aktiviteti politik i PDIU-së ndër vite, mund ta verifikoni edhe në legjislaturat e kaluara aleancat apo koalicionet tona. Unë kam firmosur me Berishën dhe PD, nuk e kam ditur se me sa parti do bënte koalicion, nëse ka vendosur 25 parti të tjera do të thotë se u mendua të përfshiheshin edhe ato. Unë nuk kam probleme me minoritetin, unë nuk jam antigrek, por unë problemin e kam me Vangjel Dulen dhe Fredi Belerin, sa herë nuk pranojnë çështjen Çame apo lidhjet me qarqet e lobet nacionaliste greke.
PD bëri gabim të madh që vendosi Fredi Belerin në Himarë. Një njeri i dënuar për pushtimin e territorit shqiptar, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, apo që thotë jeni nga Kaukazi, jeni helenë, unë do të jem kundër atij dhe çdo qëndrimi të tillë. E kam thënë dhe e them përsëri. Dulja nuk duhet të jetë i papranueshëm vetëm për mua, por edhe për PD dhe PS. Po kështu edhe Beleri. Ne nuk mund të heshtim për Çështjen Çame. Ne i respektojmë minoritetet. Por u desh kërkesa jonë që të detyronte PD dhe PS për t’i kërkuar pas tetë dekadash Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës. Ne nuk jemi antigrekë! Ne duam të zgjidhim çështjen çame”, tha Idrizi. -

Shtyhet seanca paraprake në GJKKO për çështjen “Partizani”
Seanca paraprake për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” është shtyrë për datën 11 prill.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës paraprake është bërë mungesa e avokatit Klodian Skënderi në seancë.