Tag: çështjen

  • Berisha mban 1 minutë heshtje për Bujar Bukoshin: Dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe në çështjen shqiptare

    Berisha mban 1 minutë heshtje për Bujar Bukoshin: Dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe në çështjen shqiptare

    Kryedemokrati Sali Berisha shprehu ngushëllimet për vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshi.

    Ai theksoi se Bukoshi dha një kontribut madhor në çështjen kombëtare, ku krahas ish presidentit Ibrahim Rugova, sipas Berishës luajti një rol të madh, së pari në organizimin e pushtetit paralel të shqiptarëve të shtypur në Kosovë, pushtet i shkëputi ata përfundimisht nga shteti i pushtuesve.
    Berisha: Një lajm i trishtë vjen nga Prishtina. Një personalitet i shquar, një atdhetar i flaktë, një shtetar i formuar, i përkushtuar, ish-kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, kryeministër i qeverisë së parë në ekzil i Kosovës, bashkëpunëtori më i afërt, më i ngushtë i presidentit Rugova, Bujar Bukoshi u nda sot nga jeta.
    Bujar Bukoshi dha një kontribut madhor në çështjen kombëtare. Krahas presidentit Rugova, ai luajti një rol të madh, së pari në organizimin e pushtetit paralel të shqiptarëve të shtypur në Kosovë, pushtet i shkëputi ata përfundimisht nga shteti i pushtuesve.Por Bujar Bukoshi një intelektual atdhetar, diplomat i aftë, e përfaqësoi Kosovën në të gjitha institucionet dhe kancelaritë e vendeve të lira.
    Paraqiti së bashku me presidentin Rugova çështjen e saj dhe mbështeti fuqishëm në kohën e duhur krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Ishte pikërisht nën udhëheqjen e presidentit Rugova dhe qeverisë së tij, koha në të cilën njësitë e para të kësaj ushtrie u stërvitën në qendra ushtarake të ndryshme të Shqipërisë.Ministria e Mbrojtjes e kësaj qeverie organizoi gjatë luftës forcat e armatosura të qeverisë së Kosovës, të cilët luftuan bashkërisht në beteja të ndryshme me njësitë e UÇK-së.Bujar Bukoshi bëri gjithçka që gjatë luftës, UÇK-ja dhe forcat e mbrojtjes të qeverisë së Kosovës të bashkërendojnë veprimet, luftimet.
    Pra ai dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe në çështjen shqiptare.Me këtë rast unë i shpreh popullit të Kosovës, familjes Bukoshi, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat, të PD-së dhe opozitës.U ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të këtij statisti të shquar të kombit shqiptar.

    Top Channel

  • “Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

    “Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

    Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
    Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.
    Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

  • ‘Kërkon’ mandantin e Arian Ndojës në Durrës, flet Andia Ulliri: Ja rruga që po ndjek

    ‘Kërkon’ mandantin e Arian Ndojës në Durrës, flet Andia Ulliri: Ja rruga që po ndjek

    Edhe pse e re në moshë, Andia Ulliri është përfshirë në disa kauza si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht, mori pjesë dhe në garën elektorale të zgjedhjeve që lamë pas.
    Ulliri foli lidhur me mandatin e deputetit që kërkon por jo vetëm.
    “Ishte një eksperiencë komplet ndryshe nga fushata e 2021-shit, kjo besoj nga të dyja kampet, opozitës dhe mazhorancës. Një sfidë politike për PD por dhe për ne si kandidatë të saj. Ne jemi një nga rastet ku qarku Durrës pati një qasje më pozitive në raport me bashkinë Krujë”, tha Andia Ulliri.
    Ulliri foli dhe mbi ankimin që ka depozituar në KQZ lidhur me çështjen e kuotës gjinore, duke sqaruar dhe arsyen.
    “Kërkesa ime e cila është depozituar në KQZ është një kërkesë që vë në vëmendje KQZ-në për çështjen e kuotës gjinore. Unë nuk kam qenë një nga kandidatët që ka kontestuar në raport me rinumërim apo kërkesë për rivlerësim të votave, por kam qenë një nga kandidatet e cila ka marrë përsipër një kauzë e cila ka qenë vënia në vemendje të KQZ-së për çështjen e kuotës gjinore.
    Kuota gjinore është e parashikuar në Kushtetutë por duke qenë se kodi i ri zgjedhor ka patur disa ndryshime, pra ka listën unike që përbëhet nga ajo e hapur dhe e mbyllur, në një keqinterpretim të saj, ajo nuk trajtohet si një listë e vetme por si dy lista të ndara duke cënuar drejtëpërdrejtë edhe kuotën gjinore dhe ligjin për barazinë gjinore”, tha ajo.
    E pyetur se a mund të përfitojë mandatin përtej rezultatit që ka nëse kjo kërkesë e saj do merret parasysh nga KQZ dhe nga KAS, Ulliri përgjigje se: “Nga puna e madhe që kam bërë dhe nga beteja 4 vite në Parlament, kam rezultuar si kandidatja më e votuar e qarkut Durrës për PD apo PS si femër”, tha ajo.

  • E kryer/ Tare zgjidh çështjen e trajnerit te Milani, hidhet firma në kontratë dhe prcaktohet edhe stafi teknik

    E kryer/ Tare zgjidh çështjen e trajnerit te Milani, hidhet firma në kontratë dhe prcaktohet edhe stafi teknik

    Igli Tare ka zgjidhur shpejt çështjen e trajnerit te Milani. Masimiliano Alegri do të jetë kreu i ri i pankinës së klubit kuqezi. Fabricio Romano ka bërë me dije se ish-trajneri i Juventusit dhe agjenti i tij janë takuar me Taren e Furlanin.
    Palët kanë firmosur kontratën dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Alegri ka zgjedhur edhe stafin e tij teknik. Trajneri italian do të punojë së bashku me Simone Padoinin, Françesko Manganelin dhe Landuçin si zëvendësin e tij./Sport Ekspres/

  • Shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e vilës në Palasë

    Shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e vilës në Palasë

    Arben Ahmetaj

    TIRANË- Shoqja e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Elda Dinaj, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurimit pasuror. Dinaj ka kërkuar që të lirohet nga sekuestro vila në Palasë, pronë e cila është regjistruar në emrin e saj, por që dyshohet se është e ish-zv.kryeministrit.
    Dinaj rezulton një nga njerëzit më të afërt të Albina Mackën, ish-gruaja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
    Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka.
    Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie” për çështjen e inceneratorëve, si edhe për “shpërdorim të detyrës” në çështjen “Buka sha”. Por po ashtu, ish-zv.kryeministri po hetohet edhe në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash./ZËRI

  • Negociatat Ukrainë-Rusi, takimi i radhës mund të mbahet në Vatikan në qershor

    Negociatat Ukrainë-Rusi, takimi i radhës mund të mbahet në Vatikan në qershor

    Një takim i ri mbi çështjen e Ukrainës ka të ngjarë të organizohet në mesin e qershorit në Vatikan, sipas informacioneve nga gazeta amerikane Wall Street Journal.

    Sipas gazetës, takimi mund të përfshijë një delegacion amerikan të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari special i presidentit, Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.
    Kujtohet se javën e kaluar, vetë Papa Leoni ofroi vullnetarisht për të pritur një takim mbi çështjen ukrainase.
    Shtypi italian raporton se më në fund, shumë udhëheqës evropianë kanë shprehur besimin se nga ky takim mund të dalë një armëpushim pa kushte.

    Top Channel

  • “Mundësi dënimi deri në 12 vite burg”, avokati: Gjykimi ndaj Berishës pritet të zgjasë deri në dy vite, përfshihen..

    “Mundësi dënimi deri në 12 vite burg”, avokati: Gjykimi ndaj Berishës pritet të zgjasë deri në dy vite, përfshihen..

    Ish-kryeministri, Sali Berisha do të gjykohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka miratuar dosjen e SPAK për çështjen e ish-Kompleksit Partizani dhe fillimin e gjykimit për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehur të tjerë.
    Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë në një emision televiziv, u shpreh se tashmë do të jetë një trupë gjyqësore pre 3 gjyqtarësh që do ta gjykojnë çështjen në themel.
    Gjithashtu ai u shpreh se do të thirren për të dëshmuar të gjithë të pandehurit. Avokati theksoi se procesi për këtë çështje, është një proces që sipas tij do të zgjasë dhe se mund të marrë një vit e gjysmë apo dy vite kohë.
    “Një vendim i tillë ka të bëjë me dërgimin e çështjes në gjyq. Tani do të jetë një trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh që do ta gjykojë çështjen në themel. Tani do të zhvillohet gjykimi normal në themel i çështjes. Gjykimi është publik, dhe zhvillimi do të jetë me dy etapa. Si rregull është me dyer të hapura, por për një apo dy seanca mund të jetë me dyer të mbyllura. Besoj që do të jetë një proces që do të zgjasë edhe duke qenë se kanë hyrë me ritin e gjykimit të zakonshëm. Ligji është nga katër deri në 12 vite burgim, por kjo mbetet për t’u parë se si do të ecë procesi dhe kemi ende shumë kohë për të arritur deri te përmasa e dënimit”, tha ndër të tjera ai.

  • Berisha e Malltezi në gjyq për “Partizanin”, Gjokutaj: Vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

    Berisha e Malltezi në gjyq për “Partizanin”, Gjokutaj: Vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

    Gjykata e Posaçme pas 7 muajsh vendosi këtë të hënë që të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion pasiv janë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
    Pas marrjes së vendimit nga GJKKO, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat se vendimet e marra nga gjyqtarja Irena Gjoka janë të pavlefshme, ndaj edhe pala mbrojtëse nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
    “Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Gjykata sot vendosi ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në po të njëjtat kushte në rastin e çështjes Dakos e ka kthyer pa kërkim të palës çështjen për plotësim hetimor, ndërsa në rastin konkret e çoi çështjen në gjyq. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri prej dy vitesh mban zotin Malltezi në “arrest shtëpiak”. Dhe zotin Berisha për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të kësaj gjyqtareje. Rama përmes agjencisë së tij, GJKKO-së, e realizoi edhe këtë fazë, për ta dërguar çështjen në gjyq. Së fundmi Gjykata e Lartë ka hapur një praktikë në kundërshtim me ligjin që thotë se seanca paraprake nuk mund ta pushoj çështjen. Ose ta çojë në gjyq ose ta kthejë mbrapsht pasi është Gjykata e Themelit ajo që jep vendim në lidhje me fajësinë ose jo. A thua se ne nuk e dinim këtë. Këto janë tentakulat, metastazat ligjore që kanë kapur Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen. Ne nuk kemi kërkuar gjykim e shkurtuar për dy arsye. E para sepse mungon fakti penal dhe nuk kemi çfarë të shkurtojmë apo zgjasim. Dhe e dyta në momentin kur konstatojmë akte të pavlefshme, gjykimi i shkurtuar automatikisht është i rrëzuar. Kjo gjykata këtë bëri, i vleftësoi ato akte, i dha vlerën dhe i çoi në gjyq”, tha Gjokutaj.

  • Berisha: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Berisha: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e të drejtës së pronës në Shqipëri, duke e cilësuar krijimin e Korporatës së Investimeve si një mekanizëm grabitjeje të tokave dhe pronave, si publike ashtu edhe private.
    Gjatë një vizite në shtëpinë e një famileje të vjetër tiranase, Berisha u shpreh se kjo agjenci, po vepron jashtë çdo kuadri kushtetues dhe ligjor, duke marrë toka dhe prona pa kufizime dhe me çmime qesharake.
    “Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake”.
    Sipas Berishës, situata aktuale përkujton ligjet e vitit 1946, kur regjimi komunist shtetëzoi me forcë çdo pronë private.
    Duke iu referuar një historie personale nga viti 1991, Berisha solli në vëmendje mënyrën paqësore me të cilën fshatarët ndanë tokën mes tyre, për të treguar se koncepti i pronës ishte i rrënjosur thellë në kulturën shqiptare, përkundër trashëgimisë kolektiviste të diktaturës.
    “Në 12 vite qeverisje, Rama jo vetëm që nuk e zgjidhi çështjen e pronave, por e thelloi edhe më shumë. Sot, prona është në rrezik absolut,” deklaroi Berisha, duke shtuar se janë zgjidhur vetëm 800 dosje nga mbi 22 mijë.
    Berisha paralajmëroi qytetarët të mos bëhen pjesë e “plaçkitjes së organizuar” dhe premtoi se PD nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo agjenci. Ai garantoi se, PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës në Shqipëri.
    “Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë! Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Prona është themeli i familjes dhe i lirisë. Çështja e saj është mision i Partisë Demokratike, i domosdoshëm për paqen, drejtësinë dhe moralin e shoqërisë,” përfundoi ai.

  • Berisha akuzon Ramën se ka krijuar agjenci për grabitje tokash: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Berisha akuzon Ramën se ka krijuar agjenci për grabitje tokash: PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e të drejtës së pronës në Shqipëri, duke e cilësuar krijimin e Korporatës së Investimeve si një mekanizëm grabitjeje të tokave dhe pronave, si publike ashtu edhe private. Gjatë një vizite në shtëpinë e një famileje të vjetër tiranase, Berisha u shpreh se kjo agjenci, po vepron jashtë çdo kuadri kushtetues dhe ligjor, duke marrë toka dhe prona pa kufizime dhe me çmime qesharake.
    “Me krijimin e agjencisë Korporata e Investimeve, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe çmime qesharake”.
    Sipas Berishës, situata aktuale përkujton ligjet e vitit 1946, kur regjimi komunist shtetëzoi me forcë çdo pronë private.
    Duke iu referuar një historie personale nga viti 1991, Berisha solli në vëmendje mënyrën paqësore me të cilën fshatarët ndanë tokën mes tyre, për të treguar se koncepti i pronës ishte i rrënjosur thellë në kulturën shqiptare, përkundër trashëgimisë kolektiviste të diktaturës.
    “Në 12 vite qeverisje, Rama jo vetëm që nuk e zgjidhi çështjen e pronave, por e thelloi edhe më shumë. Sot, prona është në rrezik absolut,” deklaroi Berisha, duke shtuar se janë zgjidhur vetëm 800 dosje nga mbi 22 mijë.
    Berisha paralajmëroi qytetarët të mos bëhen pjesë e “plaçkitjes së organizuar” dhe premtoi se PD nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo agjenci. Ai garantoi se, PD do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e pronës në Shqipëri.
    “Së pari, në mënyrë absolute. Asnjë vendim të kësaj agjencie nuk do ta njohim. Dhe unë paralajmëroj shqiptarët. Mos u bëni bashkëautor në krimin e përvetësimit të pronave të të tjerë, se PD, qeveria e saj, nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë. Kurrë! Së dyti, në 4 vite, cilado që të jetë kosto, ne do të zgjidhim në mënyrë përfundimtare çështjen e pronës në Shqipëri. Prona është themeli i familjes dhe i lirisë. Çështja e saj është mision i Partisë Demokratike, i domosdoshëm për paqen, drejtësinë dhe moralin e shoqërisë,” përfundoi ai.