Tag: çështjen

  • “As deputet e as ministër, vetëm…”, burgu i kushton shtrenjtë Ervin Salianjit

    “As deputet e as ministër, vetëm…”, burgu i kushton shtrenjtë Ervin Salianjit

    Ish-deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e kësaj të enjte në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, pas daljes nga burgu, rrëfeu qëndrimin e tij në qeli për gati 10 muaj. Salianji përsëriti të njëjtën gjë që tha edhe gjatë deklaratës së tij për media, pak orë pasi la qelinë.
    “Çështjen do e çoj në Strasburg. Qeveria ka të gjitha instrumentet për ta përshpejtuar këtë çështje në Starsburg, por po bën të gjithë pengesat për ta vonuar këtë proces për ta çuar në Strasburg”, tha Salianji në “Opinion”.
    I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se çështjen në Strasburg po e çon për të vërtetën apo të hequr penalizimet që i janë “faturuar” nga qëndrimi në qeli, Salianji numëroi të gjitha arsyet që e shtyjnë atë për ta çuar çështjen atje. Sipas tij ai është deputeti i parë që është gjykuar nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe i pari deputet që është futur në burg gjatë kohës që ka pasur mandat.
    “Jo vetëm që nuk më lanë të kandidoja në zgjedhje, por më hoqën edhe një mandat. Jam i pari deputet që gjykohem nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, sepse ka qenë në Gjykatë të Lartë e ka dhe GJKKO-ja. Jam i pari deputet që hyn në burg me mandat, unë kam pasur imunitet, dhe mandati është hequr në mos gaboj diku një javë më pas në parlament. Jam i pari person që dënohet me burg për një vepër penale, ta zemë se ekzistonte. Këtu vjen erë.”
    Por, përveç të vërtetës së dosjes “Babalja” ajo që i ka kushtuar më shumë Salianjit është statusi i tij, pasi sipas ish-deputetit mënyra se si është arrestuar dhe është mbajtur në qeli, ka qenë e organizuar në atë mënyrë që ai tashmë të mos ketë mundësi për të qenë deputet, ministër, apo funksionar publik.
    “Tani të dal tek pjesa se si ma kanë penguar mua këta kandidimin. Unë nuk kam një dënim plotësues, quhet një dënim plotësues ndalimi nga funksionet publike, unë sot nuk e kam atë dënim. Pra mua nuk më ndalohet me ligj që të kandidoj për funksione publike, ama për shkak të dënimit që ata e bënë të tillë, unë nuk bëhem dot as ministër, as deputet, prandaj donin që ta linin me burg. Unë nuk bëj dot asnjë funksion publik përveç funksioneve politike në parti.”

  • Salianji flet për herë të parë pas lirimit: Do t’a ndjek çështjen në Gjykatën e Strasburgut

    Salianji flet për herë të parë pas lirimit: Do t’a ndjek çështjen në Gjykatën e Strasburgut

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë këtë të martë ambientet e burgut të Fierit.

    Vendimi u dha në Gjykatën e Fierit, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli, ndërsa edhe Prokuroria dha dakordësinë.Lexo edhe :Related Posts
    Salianji është pritur nga deputeti Luan Baçi dhe shumë eksponentë të Partisë Demokratike.

    Në një deklaratë për mediat, Salianji deklaroi se burgosja e tij ishte vendim politik, teksa theksoi se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut për të fituar pafajësinë.
    /vizionplus.tv

  • “Nuk ka asnjë lidhje me lobimet”, Blushi merr në mbrojtje Metën: SPAK të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga LSI-ja!

    “Nuk ka asnjë lidhje me lobimet”, Blushi merr në mbrojtje Metën: SPAK të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga LSI-ja!

    Prokuroria e Posaçme po heton përdorimin e një karte bankare të gjetur nga çifti Ilir Meta-Monika Kryemadhi, nëpërmjet të cilës janë bërë blerje në vlera qindra mijëra dollarë.
    Kryetari i Partisë së Lirisë ka dhënë disa reagime publike që pasi SPAK i ka komunikuar rastin dhe po e heton me akuzat për lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA. Ai mohon që të ketë në posedim kartën në fjalë apo që ta ketë përdorur për blerje, duke ia lënë përgjegjësinë ish-bashkëshortes Kryemadhi.
    Në mbrojtje të Metës sot ka dalë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, por për çështjen e lobimit në SHBA. Ai i kërkoi SPAK-ut që të deklarojë të vërtetën mbi çështjen e lobimit dhe personin që ka bërë pagesat në emër të ish-LSI-së.
    “Meta nuk ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI”, tha Blushi mes të tjerash. Partia e Lirisë dhe Presidenti Meta sot po i ridrejtohen publikisht SPAK, që qëllimisht nuk do të zbardhë të vërtetën e lobimit: Kujt në LSI, emër dhe mbiemër, ia ka çuar këto fatura GSIS? Sepse ky është edhe personi kyç që SPAK e fsheh qëllimisht”, tha Blushi mes të tjerash.
    Ai gjithashtu deklaroi se tani u çmontua edhe pretendimi se Meta ishte poseduesi i kartës bankare, teksa kërkoi drejtësi për kryetarin e paraburgosur prej 21 tetorit 2024. Ai publikoi edhe një faqe dokumenti të firmosur në fund nga disa persona.
    Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
    “Në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, sot do të nxjerrim në dritë të diellit përpjekjen politike dhe kriminale të SPAK, që e dënojmë me forcë, për të përfshirë gjoja Z. Meta në të ashtëquajturën çështjen e lobimit nga ish-LSI.
    Duke i kujtuar mbarë opinionit publik, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo ish-LSI prej 1 milion USD për lobim në SHBA për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit dhe që rezultoi, siç e faktuar edhe autoritetet amerikane, vetëm një pagesë e ligjshme 15 mijë USD për “McKeon Group” të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI, po sqarojmë edhe një çështje tjetër që SPAK qëllimisht nuk e sqaron.
    Në faqen 103, të vendimit të datës 26 Maj 2025, për marrjen të pandehur të Z. Meta, SPAK bën me dije se ka mbërritur një letërporosi nga SHBA lidhur me kontratën që ish-LSI ka patur me kompaninë GSIS Llc, një marrëveshje zyrtare, e miratuar me vendim të Kryesisë së ish-LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, pra jo nga Z. Meta që në atë kohë ka qenë President i Republikës dhe jo Kryetar i LSI, dhe e depozituar sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.
    Po në faqen 103, SPAK shkruan ndër të tjera se drejtori ekzekutiv i GSIS ka çertifikuar të gjithë informacionin dhe të dhënat e aktivitetit të kompanisë janë të vërteta dhe korrekte, në përputhje me rregullat federale dhe i ka përcjellë Departamentit të Drejtësisë së SHBA, dokumenacionin lidhur me pagesat e faturave që LSI ka bërë për GSIS.
    Në pikën 3, po në faqen 103 të shkruar nga vetë SPAK, ndër të tjera thuhet se SPAK disponon faturat që GSIS i ka dërguar LSI-së dhe faturat që LSI ka paguar, një shumë e madhe, që sipas SPAK nuk korrespondon me shumat që janë depozituar në KQZ, sipas ligjit nga kjo parti.
    Partia e Lirisë dhe Presidenti Meta sot po i ridrejtohen publikisht SPAK, që qëllimisht nuk do të zbardhë të vërtetën e lobimit: Kujt në LSI, emër dhe mbiemër, ia ka çuar këto fatura GSIS? Sepse ky është edhe personi kyç që SPAK e fsheh qëllimisht.
    Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, pra që janë bërë pagesa për llogari të LSI, tek kjo kompani apo tek një kompani tjetër, nuk ka rëndësi, të cilat nuk janë raportuar në KQZ, dhe të cilat nuk janë miratuar në kryesinë e LSI, e cila ka patur statutin e vet dhe aty mereshin vendimet për shpenzimet dhe për cdo gjë, padyshim që kemi të bëjmë me veprime të paligjshme, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale dhe padyshim që ai, ajo apo ata që i kanë bërë këto vepra, janë pikërisht ata që edhe mbrohen sot qëllimisht dhe politikisht nga SPAK duke mos i dhënë të plota faktet për mediat.
    Kujt i kanë shkuar këto para?
    Kujt ja kanë çuar këto fatura?
    SPAK-u e fsheh qëllimisht dhe arsyeja është vetëm politike, për të mbajtur në ajër dhe në tym që këtu duhet të jetë Presidenti Meta, gjë që është 100% e pavërtetë, siç rezultoi çështja me McKeon Group.
    Sepse është ky person që sot fshihet dhe merret në mbrojtje nga SPAK që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.
    Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike për të fajësuar Ilir Metën, se këtë komandë ka marrë nga “Ramaduro”.
    Në këtë mënyrë, SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës e kundër Partisë së Lirisë, që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konvetës së 27 prillit 2024 Presidenti Meta i cilësonte publikisht, si fraksioni i “Dumanit dhe Adrianit”.
    Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur.
    Por edhe dokumentat nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë.
    Tanimë është e qartë se SPAK nuk e bën publik personin apo personat kyç në çështjen e lobimeve sepse funksionon si organizatë kriminale duke vazhduar të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, si dhe nëpërmjet gazetarëve mercenarë që shkruajnë e raportojnë mashtrimet që u ofron SPAK.
    Historia e lobimit është kjo, që t’i bën marrëveshje me një kompani, caktohet një person që e firmos, kjo depozitohet në KQZ, depozitohet edhe në FARA, në Departamentin e Drejtësisë në Amerikë dhe njëkohësisht ngarkon dhe personin, i cili e zbaton, pra klauzolë për klauzolë.
    Sepse nuk merret Kryetari i Partisë me këto detaje por ka persona të tjerë, ka persona përgjegjës.
    Dhe SPAK-u ne na fsheh qëllimisht, në vlerësimin se u bënë 3 vjet, kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, një personi, se nuk mund t’ja u cojë dhjetëra mijë anëtarëve të LSI.
    Kujt ja ka cuar? Këtë gjë SPAK-u na e fsheh.
    Cila është arsyeja?
    Mbulimi i së vërtetës dhe hedhja në tregun mediatik nëpërmjet mediave të regjimit dhe që paguhet me paratë e pista të inceneratorëve të lajmeve të rreme dhe fund e krye të pavërteta.
    Po si faktohet që është SPAK që përdor gazetarët për të shpërndarë të pavërteta, dizinformacione dhe lajme të rreme.
    Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK, në datën 9 prill 2025 artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e keqpërdorur të kronikës, por edhe vetë SPAK-un.
    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.
    Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
    Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut”.

  • Dogjën 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Karajt dhe Ngotës

    Dogjën 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Karajt dhe Ngotës

    Këtë të mërkurë, Gjykata e Apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Karaj ishte dënuar me 22 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje, një krim i ndodhur në 2017.
    Hetimet e prokurorisë konkluduan se gruaja bashkë me djalin dhe një shtetas tjetër kishin vrarë dhe djegur Menduh Kurtdedën. Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro. Për këtë krim makabër është në burg edhe Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është kthyer për rigjykim.

    Ndërkohë djali i saj Besmir Karaj vazhdon në kërkim. Teksa dosja pritet të zbresë në shkallën e parë avokati Fran Dashi thotë se ”ky vendim është i duhuri sepse shkalla e parë rëndoi pozitat e klientes sime duke e rënduar atë nga vrasje me dashje në vrasje në rrethana rënduese, duke mos na dhënë kohë të përgatitemi për mbrojtjen e re”.

  • Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës

    Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës

    Gjykata e apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

    Karaj ishte dënuar me 22 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje, një krim i ndodhur në 2017. Hetimet e prokurorisë siç raporton gazetarja e Top Channe Anila Hoxha konkluduan se gruaja bashkë me djalin dhe një shtetas tjetër kishin vrarë dhe djegur Menduh Kurtdedën.
    Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro.
    Për këtë krim makabër është në burg edhe Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është kthyer për rigjykim. Ndërkohë djali i saj Besmir Karaj vazhdon në kërkim.
    Teksa dosja pritet të zbresë në shkallën e parë avokati Fran Dashi i tha gazetares Anila Hoxha se ‘ky vendim është i duhuri sepse shkalla e parë rëndoi pozitat e klientes sime duke e rënduar atë nga vrasje me dashje në vrasje në rrethana rënduese, duke mos na dhënë kohë të përgatitemi për mbrojtjen e re’.

    Top Channel

  • Prova të reja nga SPAK: Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit! Pagesa për veshje e udhëtime

    Prova të reja nga SPAK: Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit! Pagesa për veshje e udhëtime

    Për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, SPAK dyshon se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku (kushëri i Monika Kryemadhit).
    Bëhet fjalë për episodin e ri të dyshuar të korrupsionit që SPAK ka zbuluar dhe ishte një ndër provat që përdori në seancën ku u paraqit informacioni dy mujor për çështjen e Metës, i cili u la sërish në qeli.
    Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani, pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi. SPAK ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.
    Në raportin dy mujor të SPAK për çështjen e Metës, thuhet se kjo shumë është përdorur për të bërë pagesa për veshje nga Kryemadhi në Londër, Vjenë, Las Vegas e Beverly Hills, por edhe për pagesat për qëndrimet në hotele apo biletat e avionit.
    Nga ana tjetër më herët Meta ka mohuar të jetë përdorues i kësaj karte bankare duke ia lënë përgjegjësinë ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
    “Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nentor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD, bën me dije Report TV.
    Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi jane kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avjoni për udhëtimet”, thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

  • GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

    GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e tij për masë më të butë sigurie.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta thotë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
    Ai paralajmëron se sot në orën 17:30 do të tregojë argumentat e tij kundër “pretendimeve qesharake të akuzës”, si dhe ditën e nesërme do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
    “Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes”.
    Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.
    Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.
    Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.
    Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në rrjete sociale.

  • Ilir Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

    Ilir Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila refuzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një më të lehtë.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta e cilëson vendimin si një farsë të orkestruar politikisht dhe paralajmëron se do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
    “Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në debatin publik,” – shkruan Meta në reagimin e tij.

    Ish-presidenti akuzon drejtësinë shqiptare se vepron nën ndikimin e politikës, duke pretenduar se akuza ndaj tij është e formuluar nga tribunat e mazhorancës.
    Meta njoftoi gjithashtu se:
    Sot në orën 17:30, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, do të prezantojë argumentet kryesore kundër akuzës;
    Ndërsa nesër, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për media live përmes telefonit të zotit Blushi, ku gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje drejtpërdrejt.
    Në fund të mesazhit të tij, Meta thekson se “nuk ka fuqi që mund të mbyllë të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, duke e konsideruar këtë proces si një betejë politike dhe ligjore që do ta vazhdojë në të gjitha frontet.
    /vizionplus.tv

  • Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

    Dosja “Partizani”/Berisha: Nuk e kemi ende në dorë vendimin për çështjen në gjykim

    Pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, ka reaguar në konferencën për mediat edhe kreu i PD, Sali Berisha.
    Kryedemokrati Berisha deklaroi se ai dhe avokatët që e përfaqësojnë ende nuk kanë marrë në dorë vendimin e gjykatëses që çoi çështjen për gjykim, ndërsa theksoi se për hapat e radhës do të konsultohet me avokatët mbrojtës.
    “Komenti im është vetëm ky, personalisht dhe trupa e avokatëve të  mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin, edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen në konsultat me avokatët”, tha Berisha.