Tag: çështjen

  • Analisti amerikan për SYRI TV: Ky është fillimi i transparencës për çështjen McGonigal, jo fundi! Duçka është strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze

    Analisti amerikan për SYRI TV: Ky është fillimi i transparencës për çështjen McGonigal, jo fundi! Duçka është strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze

    John R. Schindler, gazetar dhe analist i njohur amerikan, i cili ka raportuar vazhdimisht për aferën Rama-McGonigal në gazetën “Washington Examiner” ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në SYRI TV.

    Ai tha se raporti i Departamentit të Drejtësisë në SHBA për çështjen McGonigal është vetëm fillimi i transparencës.

    “Departamenti i Drejtësisë e ka publikuar këtë dosje dhe është një dosje shumë e rëndësishme ku pranohet haptas për herë të parë nga FBI dhe qeveria amerikane se korrupsioni i McGonigal kishte një ndikim mbi Shqipërinë edhe në marrëdhëniet e SHBA me Rusinë. Është një nga skandalet më të mëdha të FBI-së.

    Mendoj se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm është fillimi i transparencës për çështjen McGonigal dhe jo fundi. Raporti shkon përtej asaj që dinim më parë dhe diskuton se sa thellë ka qenë i implikuar McGonigal me qeverinë shqiptare dhe oligarkët e Kremlinit. FBI duket se e pranon hapur.

    Sikurse e theksuat edhe ju, ka tre pista apo tre linja në historinë e McGonigal. Një që lidhet me Pekinin, një me Moskën dhe një me Tiranën. Zoti Duçka është strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze. Dhe në fakt janë dy pista që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe është vështirë t’i ndajmë nga njëra-tjetra.

    Ajo çka është më e rëndësishme në këtë raport është se e pranon se McGonigal vazhdonte të punonte si një oficer i kundërinteligjencës së FBI-së, i përfshirë në kroruspion, në shitjen e sekreteve amerikane, në shitjen e influencës së zyrës së tij në Tiranë, në Pekin dhe në Moskë,” tha Schindler.

  • “Është deformuar vullneti qytetar”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon kandidati: Për rastin tim SPAK, ka nisur hetime

    “Është deformuar vullneti qytetar”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon kandidati: Për rastin tim SPAK, ka nisur hetime

    Kandidati për deputet në zgjdhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në një studio televizive, tha se vijon që të ketë besim se do të jetë në parlament.
    Kalaja u shpreh se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetësuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsikim zgjedhor”.
    Kalaja u shpreh se prokurori i SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit, pasi vepra penale konsiderohet e lehtë. Sipas Kalasë, shumë vota të marra nga ai nuk janë numëruar dhe se që kjo të vërtetohet është e lehtë, mjafton të happen kamerat e KQZ. Në fund, Kalaja paralajmëroi se çështjen do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar hapjen e gjitha kutive.
    Aulon Kalaja:
    Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS. Prokurori ka pranuar veprën penale të falsikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha. I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej.
    Kam çuar edhe Këshillin e Ministrave në SPAK, sepse ka falur gjobat dy ditë përpara zgjedhjeve. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, sipas fakteve, del se është palë me qeverinë. Unë kam marrë më shumë se 8.200 vota. Unë doja që të hapet KZAZ e Shijakut. Jam krenar që fushata ime ka kushtuar vetëm 6 mln të vjetra. SPAK të hetojë dhe për çështjen e tërmetit. Jam kërceënuar nga bandat e Durrësit për Torren Veneciane. Qeni që të leh nuk të ha, nuk kam pse kam frikë kur them të drejtën. Kruja është dhe historike, nuk ka vetëm tritol.
    Qytetarët nuk kanë besim që mbrohet vota. Gjithçka buron nga vota, ajo duhet mos të tjetërsohet. Një grup nga qarku Durrës i dha një kandidati 21 mijë vota, aq vota nuk ka marrë as nga kryeministri, këta deputetë sot janë ndihmuar nga bandat. Shumë deputetë do humbasin mandatin se janë zgjedhur nga bandat. Kam besim se do të jem në parlament. Dua që të hapen kutitë, votat janë manipuluar. Unë rikuperova në disa kuti 105 vota. Votat shikohen thjesht fare nëpërmjet videove të KQZ. Është deformuar vullneti i qytetarëve. Unë do kërkoj të drejtën time dhe çështjen do e çoj në Gjykatën Kushtetuese.

  • Kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre/ SPAK vendos mosfillimin e hetimit për çështjen e deputetit, Aulon Kalaja

    Kallëzoi KAS-in për shpërdorim detyre/ SPAK vendos mosfillimin e hetimit për çështjen e deputetit, Aulon Kalaja

    Vendimi i mos fillimit u krye nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi. Edhe për denoncimin e grupit kriminal, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi. SPAK ka vendosur mosfillim hetimesh për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre për rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.
    Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.
    Për çështjen e falsifikimit, vendimin e ka dhënë Ols Dado qe shkruan në vendim se nga ballafaqimi i tabelave përkatëse të numërimit fillestar dhe tabelave të rinumërimit, ka ndryshime në numërimin e votave që kanë marrë kandidatë të ndryshëm të koalicionit të PD-së.

  • Grenell thotë se Trump do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

    Grenell thotë se Trump do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

    Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës.
    Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.

    “Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell,.I pyetur se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.

    “Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.
    KosovaPress

  • Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do të shkojmë hap pas hapi

    Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do të shkojmë hap pas hapi

    Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës.
    Në një intervistë dhënë për Klan Kosovës, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.
    “Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.
    I pyetur nga gazetarja Bajrami-Gashi se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.
    “Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.

  • Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

    Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

    Ndër temat e shumta të trajtuara gjatë intervistës së dhënë për “Sky Sport”, trajneri Gian Piero Gasperini foli edhe për çështjen “Lookman”: “Mund të them vetëm që më vjen keq, sepse ekziston rreziku që këta lojtarë të kujtohen vetëm për episodin e fundit dhe jo për momentet e bukura të përjetuara së bashku. Jam i mërzitur si për djalin, ashtu edhe për klubin, shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt”.
    Për projektin e të rinjve te Roma: “Kur folëm për herë të parë me klubin, pikërisht kjo ishte ideja. Kjo më dha entuziazëm, pasi e kam bërë gjithmonë në karrierën time. Te Roma është diçka e re, mund të jetë diçka ndryshe. Më dha një shtysë të mendoj: E kam bërë mirë në shumë vende, do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të arrija ta bëja edhe në Romë”.
    Për momentin kur Ranieri e përjashtoi nga kandidatët për pankinën: “Ishte një moment vendimtar i kampionatit, ai bëri shumë mirë që veproi kështu. Vendimi im i vërtetë, sidoqoftë, erdhi në fund të kampionatit, pas ndeshjes së fundit. I kërkova Atalantës mundësinë për t’u takuar me ekipe të tjera dhe brenda tri ditësh ndodhi gjithçka”.
    Nëse do të zgjidhte më me dëshirë një lojtar të ri apo kohën për t’u përshtatur në Romë: “Kohë nuk do të kishte kurrë mjaftueshëm, kjo është koha dhe pikërisht për këtë nuk flas për rezultate, por për besueshmëri. Sigurisht, të gjithë do të donim ta nisnim menjëherë fort, duke fituar dhe qenë konkurrues, ndoshta me një lojë tjetër. Nuk po premtoj këtë, edhe pse ky është, padyshim, objektivi”.

  • Historiani:Pse i’u ndërrua emri gadishullit nga Ilirian në Ballkan

    Historiani:Pse i’u ndërrua emri gadishullit nga Ilirian në Ballkan

    Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

    Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

    Historiani zviceran, Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

    Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën.

    Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

    Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

    Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

    Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigantëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

    Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).

    Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

    Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

    Piktorë si Carpaçi, Albani etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

    Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

    Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

    Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

    Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

    Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

  • “Ata u lanë në baltë nga të gjithë” Pse shqiptarët kanë një histori që nuk e njohin as vetë..Kur dhe si filloi Europa t’i injoronte dhe t’i izolonte..

    “Ata u lanë në baltë nga të gjithë” Pse shqiptarët kanë një histori që nuk e njohin as vetë..Kur dhe si filloi Europa t’i injoronte dhe t’i izolonte..

    Dr. Aleksandre Lambert

    Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

    Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

    Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar  perandori dhe shtete, si dhe kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në disa vende të botës.

    Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën.

    Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

    Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

    Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre.

    Shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

    Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).

    Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj  pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Ata ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej aty edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

    Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria).

    Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh i Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë.

    Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

    Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit.

    Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj.

    Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878).

    Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan.

    Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq.

    Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë, – shkruan Lambert.

    d.a. / dita

  • Shqiptarët e Mesjetës drejtonin botën

    Shqiptarët e Mesjetës drejtonin botën

    Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

    Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që ka sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

    Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën.

    Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

    Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

    Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre.

    Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet). Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë).

    Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

    Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

    Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

    Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878).

    Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët.

    Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq.

    Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

  • Si dhe kur nisi mohimi i Shqiptarëve?!

    Si dhe kur nisi mohimi i Shqiptarëve?!

    “Ata u lanë në baltë nga të gjithë”. Pse shqiptarët kanë një histori që nuk e njohin as vetë? Kur dhe si filloi Europa t’i injoronte dhe t’i izolonte?Aleksandre Lambert, Historian, Drejtor Akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar perandori dhe shtete, si dhe kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në disa vende të botës.Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën.Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi i XI-të më i dalluari prej tyre.Shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane. Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 ishte Mërkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjitha nga shqiptarë dhe që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë ɓetejë mësoi se si luftohet).Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronjë pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Ata ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej aty edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princërore me origjinë shqiptare (Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Maçinit që ka qenë një kryeministër i madh i Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpaçi, Albani etj. , humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet. Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj.Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878).Në të vërtetë pas mundjes së Osmanlinjve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan.Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimvetë Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë, – shkruan Lambert.