Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur vuajtjen e një dënimi pesëvjeçar në burgun La Santé në Paris, pas shpalljes së tij fajtor për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007 me fonde të dyshuara nga regjimi libian i Muammar Gaddafit.
Në momentin e mbërritjes, të burgosurit brohoritën “Ja ku është Sarkozi!”, duke i dhënë një mirëseardhje të veçantë ish-presidentit. Sarkozy u shoqërua në një qeli izolimi 11 m², ku do të qëndrojë pa telefon, por me një televizor të vogël dhe disa libra, përfshirë “Konti i Monte Kristos” dhe një biografi të Jezusit.
Rreth orës 9 të mëngjesit, Sarkozy u largua nga shtëpia dorë për dore me gruan e tij, Carla Bruni, i përshëndetur nga mbështetës që mbanin flamuj francezë dhe këndonin himnin kombëtar, duke brohoritur edhe “Turp për drejtësinë”.
Ish-presidenti e cilësoi gjyqin si një “skandal gjyqësor”, duke shkruar se “nuk po burgoset një ish-president, por një njeri i pafajshëm”. Ai u shpall fajtor për bashkëpunim kriminal, ndërsa u lirua nga akuza për korrupsion, pasi gjykata vendosi se kishte dijeni për takimet mes bashkëpunëtorëve të tij dhe përfaqësuesve libianë në vitin 2005.
Tag: çështjen
-

Ish-presidenti Sarkozy në burg për çështjen e fondeve nga Libia
-

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel çështjen ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me çështjen ndaj Bashkim Dedjas, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por me një trup gjykues tjetër nga ai që kishte shqyrtuar më parë çështjen.
SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO-së e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove. Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim e një apartamenti ne Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij -

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e mandatit të anëtarëve të saj
Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim çështjen e mandatit të anëtarëve të saj. Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e Presidentit Bajram Begaj për deklarimin e përfundimit të mandatit të anëtares Sonila Bejtja. Gjykata vendosi ta trajojë këtë si një çështje gjyqësore.
Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet të ripërtërihet çdo 3 vjet me 1/3 e anëtarëve të saj. Raundi i parë i rivlerësimit duhet të bëhej këtë vit. Përveç kryetares Holta Zaçaj, së cilës i ka përfunduar mandati, gjykata duhet të shprehet tani edhe për mandatin e zonjës Bejtja.
Nga vendimi i kësaj gjykate edhe parlamenti do të vendosë se si do të veprojë për zëvendësimin e Elsa Toskës e cila u dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar.
Lidhur me këtë çështje, PD ngriti akuza ndaj Niko Peleshit pasi kërkoi që pjesë e mbledhjes të ishte edhe Marash Logu, si përfaqësues ligjor i tyre. Por, gjykata, në një letër drejtuar Kuvendit, tha se seanca do të zhvillohet vetëm mbi bazë dokumentesh, pa praninë fizike të palëve. -

Dosja “5 Maji”/ GJKKO pushon çështjen për prishjen e ndërtesave, Apeli i Tiranës çon kompetencën në SPAK
Prokuroria e zakonshme ka pushuar çështjen lidhur me dosjen e prishjeve e ndërtesave në rrugën 5 maj.
Apeli i Tiranës ka percjellë për kompetencë në SPAK.
GjKKO ka urdhëruar Spak të nisë hetimet, dhe të kallëzuar janë Veliaj dhe Mazniku.
Njoftimi i Prokurorisë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar nënenet 112, 128, 128/a pika 1 shkronja “b”, 329 dhe 329/b e vijues të K.Pr.Penale, mevendimin nr. 140, datë 30.09.2025, vendosi:
Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 14.04.2023,me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruarpër veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 iKodit Penal, për shkak se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Apelittë Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, Prokurorisë së Posaçme KundërKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 (pesëmbëdhjetë)ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën ePosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. -

Hidhet shorti në Kushtetuese, relatore për çështjen e Veliajt caktohet Sonila Bejtja
Gjykata Kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Gazetarja Glidona Daci raporton se relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Sonila Bejtja.
Ky zhvillim vjen pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash një vendim për të shpallur vakancën në postin e kryebashkiakut, pas vendimit penal të Gjykatës së Posaçme ndaj Veliajt, çka u kundërshtua menjëherë nga ky i fundit, i cili e çoi çështjen në Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimit.
Gjykata Kushtetuese ka një afat maksimal prej 4 muajsh për të marrë një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e shkarkimit, por nëse çështja cilësohet me urgjencë, ajo mund të shqyrtohet edhe më herët.
Ndërkohë, procesi mbetet nën vëmendjen e opinionit publik dhe aktorëve politikë, ndërsa pritet me interes edhe hapi i radhës nga Këshilli i Ministrave, që ka ende në dorë dërgimin e vendimit për vakancën në Presidencë, hap që do çonte më pas në dekretimin e zgjedhjeve të reja lokale nga Presidenti i Republikës. -

Ankesë në kushtetuese/ Hetimi për tenderat e oksigjenit, dyshohet se 12 persona kanë kryer shkelje për miliona euro
Kur SPAK ka intensifikuar hetimet, duke dyshuar deri më tani 12 persona se kanë shkelur tenderat në fushën e shëndetësisë për çështjen e oksigjenit mjekësor, njëri nga administratorët e shoqërive nën hetim i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Bëhet fjalë për Vladimir Vladimirov, i lakuar prej 2021, kur edhe është hapur dosja në SPAK, i cili, pas kontrolleve të SPAK dhe bllokimit të telefonit, këmbëngul në Gjykatën Kushtetuese se i janë cënuar të dhënat personale.
Në këtë kërkesë, Vladimirov kërkon që Gjykata Kushtetuese të urdhërojë SPAK-un të asgjësojë komunikimet dhe të dhënat personale të përftuara nga këqyrja në telefonin e tij dhe që nuk janë objekt i hetimit.
Kërkesa e Vladimirov është e radhës këtu në Gjykatën Kushtetuese dhe vjen në kohën kur SPAK, në tre vitet e fundit, ka sekuestruar 978 telefona.
Duke kaluar në lupë tenderimet në këtë fushë, SPAK mbërriti edhe në zyrat e Vladimirov, duke urdhëruar sekuestrime që, në total vetëm për këtë fashikull, rezulton se janë kryer në disa zyra, duke shënuar në total 30 kompjuterë të bllokuar.
Në pritje të ekspertizave, gjatë javës së kaluar SPAK mori në pyetje disa punonjës, ndaj të cilëve pritet të ngrihet akuza. Si një çështje nën procedim prej 2021, rezultatet e këqyrjeve në telefonë do t’i bashkëngjiten hetimeve.
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë më herët për çështjen e telefonëve Onejda Ymeraj, që ishte thirrur për çështjen Ahmetaj, dhe gazetarit Elton Qyno, të cilit iu bllokua telefoni dhe iu kërkuan burimet që e informuan. -

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Dyshohet se 12 persona kanë kryer shkelje për miliona euro, një administrator ankohet në kushtetuese
Kur SPAK ka intensifikuar hetimet, duke dyshuar deri më tani 12 persona se kanë shkelur tenderat në fushën e shëndetësisë për çështjen e oksigjenit mjekësor, njëri nga administratorët e shoqërive nën hetim i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Bëhet fjalë për Vladimir Vladimirov, i lakuar prej 2021, kur edhe është hapur dosja në SPAK, i cili, pas kontrolleve të SPAK dhe bllokimit të telefonit, këmbëngul në Gjykatën Kushtetuese se i janë cënuar të dhënat personale.
Në këtë kërkesë, Vladimirov kërkon që Gjykata Kushtetuese të urdhërojë SPAK-un të asgjësojë komunikimet dhe të dhënat personale të përftuara nga këqyrja në telefonin e tij dhe që nuk janë objekt i hetimit.
Kërkesa e Vladimirov është e radhës këtu në Gjykatën Kushtetuese dhe vjen në kohën kur SPAK, në tre vitet e fundit, ka sekuestruar 978 telefona.
Duke kaluar në lupë tenderimet në këtë fushë, SPAK mbërriti edhe në zyrat e Vladimirov, duke urdhëruar sekuestrime që, në total vetëm për këtë fashikull, rezulton se janë kryer në disa zyra, duke shënuar në total 30 kompjuterë të bllokuar.
Në pritje të ekspertizave, gjatë javës së kaluar SPAK mori në pyetje disa punonjës, ndaj të cilëve pritet të ngrihet akuza. Si një çështje nën procedim prej 2021, rezultatet e këqyrjeve në telefonë do t’i bashkëngjiten hetimeve.
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë më herët për çështjen e telefonëve Onejda Ymeraj, që ishte thirrur për çështjen Ahmetaj, dhe gazetarit Elton Qyno, të cilit iu bllokua telefoni dhe iu kërkuan burimet që e informuan.Top Channel
-

“Çështjen do e dërgoj në Strasburg”/ Salianji në GJKKO: Beteja ime me drejtësinë sapo ka filluar
Ish deputeti i PD Ervin Salianji, ka zbatuar vendimin e GJKKO për t’u paraqitur këtë të premte në zbatim të masës së shërbimit të provës.
Në një deklaratë për mediat ai tha se beteja e tij me drejtësinë sapo ka filluar dhe se çështjen do e dërgojë deri në Strasburg.
“Nuk ka pasur rrezikshmëri qëndrimi im në liri. Denoncimi im publik bëri që një i dënuar me 7 vite burg të dorëzohej. Unë jam izoluar për shkak të bindjeve politike dhe denoncimit të një personi. Të gjitha denoncimet tona po faktojnë lidhjet e forta të krimit me qeverinë
Beteja ime me drejtësinë sapo ka nisur, çështjen time do ta çoj në Strasburg. Sot kartelet dhe grupet kriminale po kontrollojnë Shqipërinë”-u shpreh Salianji.Top Channel
-

“Veliaj po shkarkohet nga Rama”/ Seanca e nesërme, reagon gazetari: E gjithë loja e bërë deri tani është se…
Gazetari Anri Bala, i ftuar në një studio televizive, theksoi se Rama ka vendosur për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie, edhe pse do të jetë këshilli bashkiak që do të marrë vendimin përfundimtar. Sipas gazetarit Bala, Rama po i heq mundësinë Veliajt ta çojë çështjen në Gjykatën e Strazburgut.
“Veliaj po shkarkohet nga Rama. Në këshillin bashkiak, aq sa kanë mbetur aty, janë munduar ta refuzojnë shkarkimin, ose të paktën të debatojnë mbi shkarkimin. Veliaj do ta apelojë”, tha Anri Bala, duke shtuar më tej:
“Për ta arrestuar Veliajn, Rama nuk ka ndikim, por të paktën nuk ka qenë kundër. E gjithë loja e bërë deri tani në gjykimin tim është se tha që u arrestua në detyrë, do dënohet në detyrë.
Kujtojmë rastet e Shukri Xhelilit dhe Gjicit, ku nga flagranca të dy janë shkarkuar nga qeveria. Këtu vendos Rama, kë do të heqë me vendim qeverie.
Për sa kohë nuk donte Rama, asnjë nga këto shkarkime nuk u zbatua. Për shtatë muaj i kalon të gjitha fazat gjyqësore. E mbajti sa e mbajti në burg Veliajn, Rama i heq të drejtën dhe i vonon edhe Gjykatën e Strazburgut.
Lufta e Veliajt është ta çojë çështjen në Strazburg si kryetar bashkie. Rama po i heq mundësinë Veliajt ta çojë çështjen në Strazburg. Rama e mbajti në burg, tani Veliaj nuk ka të drejtë as të mbrohet”. -

Apeli rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga qelia/ Avokati Kara: Vendim i duhur. Mund të prishë provat
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Avokati Romeo Kara në një intervistë u shpreh se ishte vendim i duhur. Sipas tij, ish-presidenti Meta do të përpiqet që të dëmtojë çështjen nëse lirohet.
“Ishte vendim i duhur. Meta mund të prishë provat. Nëse lirohet do përpiqet që të dëmtojë çështjen”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës, avokati Kara tha se mbi Metën rëndojnë shumë akuza dhe se për aferën CEZ-DIA dhe lobimin do të marrë dënim.
“Janë pasuruar ndërkohë që Shqipëria shkatërrohej. Dhe për mua e ka barazuar qeverisjen me grabitjen dhe duhet hetuar i gjithë aktiviteti i tyre”, tha ai.
Ndër të tjera bëri thirrje që SPAK të ecë përpara me çështjen dhe që sipas tij të vendoset drejtësia e merituar.