Tag: çështjen

  • Refuzoi të shkonte për “21 Janarin”, Berisha sot në SPAK për dosjen “Partizani”

    Refuzoi të shkonte për “21 Janarin”, Berisha sot në SPAK për dosjen “Partizani”

    sali berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë të marrë ndaj tij “Detyrim Paraqitjeje” për dosjen “Partizani”. Kjo vjen 3 ditë pasi nuk u paraqit në SPAK për çështjen e 21 janarit, për të cilën, Berisha tha se nuk kishte marrë asnjë fletëthirrje nga prokurorët e posaçëm. Nga ana tjetër, SPAK e përgënjeshtroi, duke thënë se fletëthrrjet janë dorëzuar në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD, por se nuk janë pranuar të tërhiqen.

    Në çështjen “Partizani”, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

  • “Pyesni Clintonin për Epstein”, Trump: Mos humbni kohën me mua, kam një vend për të drejtuar

    “Pyesni Clintonin për Epstein”, Trump: Mos humbni kohën me mua, kam një vend për të drejtuar

    Donald Trump akuzoi këtë të premte demokratët se po e ngrenë çështjen Epstein për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e tyre. Presidenti amerikan shprehu zhgënjimin e tij me veprimet e demokratëve, të cilët, sipas tij, po përpiqen ta ngrenë çështjen Epstein për të mbuluar politikat e tyre të këqija.
    Ai tha se, pavarësisht publikimit të 50,000 dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë, demokratët këmbëngulin ta përdorin çështjen për të shkëputur vëmendjen nga gabimet e tyre.
    Ai iu referua gjithashtu pamundësisë së disa republikanëve për t’i rezistuar presionit nga demokratët, duke i quajtur ata “të dobët” dhe “budallenj”. Ai madje theksoi se Epstein ishte i lidhur me partinë Demokratike dhe, për këtë arsye, është një problem për demokratët, jo për republikanët.
    Ai madje përmendi emra të tillë si Bill Clinton, Reed Hoffman dhe Larry Summers, duke vënë në dukje se ata e njohin shumë mirë çështjen.
    “Pyesni Bill Clinton, Reed Hoffman dhe Larry Summers për Epstein. Ata dinë gjithçka për të, mos e humbni kohën me Trump. Unë kam një vend për të drejtuar”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

  • Nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e 21 janarit, reagon Berisha: Dokumenti për thirrje nuk më është dorëzuar

    Nuk u paraqit sot në SPAK për çështjen e 21 janarit, reagon Berisha: Dokumenti për thirrje nuk më është dorëzuar

    Kreu i opozitës, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, shpjegoi se pse ai nuk ishte paraqitur sot në SPAK për çështjen e 21 janarit.

    Kryedemokrati tha se fletëthirrja nuk i është dorëzuar. Ndërkohë Berisha kujtoi se ai ka qenë i pari që ka kërkuar që për 21 janarin të kryhet një hetim i plotë.
    “E kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrjeje, nga çdo institucion institucioni. Nuk ka lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe s’do ketë kurrë.
    Ata që e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale. Sepse posta kur niset, ligji është të dorëzohet, atij që i dorëzohet i merret firma dhe unë kudo kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët nuk mund të ndodhë që një dokument mos të ma japin apo të firmosin për një dokument që është adresuar te unë.
    Nga data 3 që pretendohet së është dërguar deri më sot, ka patur mundësi që dokumenti të dorëzohej 5 herë tek shtëpia ime apo tek selia e PD-së, dhe nuk ka ardhur.
    Ju rikujtoj se nëse shkoni tek data 21 janar në 7 të darkës, njeriu i vetëm që ka kërkuar hetim të plotë të një përpjekje për të rrëzuar një qeveri të ligjshme, është Sali Berisha”, u shpreh kreu i opozitës.

    Top Channel

  • KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

    KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të shtyjë seancën e vetingut të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, bazuar në një kërkesë të vëzhguesit ndërkombëtar, Francesco Ciardi, për administrimin e akteve që kanë të bëjnë me çështjen penale të ngritur në ngarkim të tij nga SPAK, për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”.
    Në fillim të seancës të enjten, Ciardi solli në vëmendje faktin se ndaj këtij subjekti rivlerësimi vijon procesi penal në Strukturën e Posaçme dhe kërkoi shtyrjen e seancës për të mundësuar marrjen në formën e kërkuar nga ligji të akteve që kanë të bëjnë me njoftimin e akuzës nga SPAK ndaj Zarkës; vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkalllës së Parë si dhe atë të Apelit.
    Përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK, prokurori Adnan Xholi u shpreh dakord me kërkimin për administrimin e akteve. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri solli në vëmendje se kishte kërkuar që çështja të pezullohej derisa të jepej vendimi i formës së prerë. Ai bëri me dije se Apeli i Posaçëm një ditë më parë vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë duke e rikthyer çështjen për gjykim, nga për rrjedhojë nuk ka një vendim dënimi për subjektin. Lidhur me kërkesën e vëzhguesit ndërkombëtar, Mërtiri tha se e linte në vlerësim të trupit gjykues.
    Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e vëzhguesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe e shtyu seancën për më datë 29 janar të vitit të ardhshëm, në orën 10:00.
    Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme për  ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme, të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
    Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.
    Zarka u dënua me dy vjet e tetë muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, por Apeli e prishi këtë vendimarrje të mërkurën dhe e riktheu për gjykim nga një tjetër trup gjykues./BIRN

  • Christopher Hill vijon dëshminë në Hagë për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Christopher Hill vijon dëshminë në Hagë për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 11:03
    Sot, në orën 09:00, diplomati amerikan Christopher Hill, i dërguari i posaçëm i SHBA gjatë luftës në Kosovë, vijon dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, para Dhomave të Specializuara në Hagë.
    Hill ka nisur dëshminë dy ditë më parë, duke rrëfyer se përfshirja e tij në çështjen e Kosovës erdhi si kërkesë e ish-sekretares amerikane Madeline Albright, në maj të vitit 1998.

    “E kuptova rolin tim si përpjekje për të ofruar mbështetje politike dhe për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në rritje. Qëllimi ishte rikthimi i autonomisë së Kosovës dhe krijimi i një forme qeverisjeje vendore,” tha Hill.

    Hill sqaroi edhe takimin mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviçit, duke theksuar se ishte ide e ambasadorit Richard Holbrooke.

    “Takimi ndodhi në Beograd në fund të majit apo fillim të qershorit. Mendoj se e dëmtoi Rugovën, pasi nuk kishte mbështetje të fortë në Kosovë për një takim të tillë,” tha Hill, duke shtuar se Rugova po përjetonte vështirësi në legjitimimin e udhëheqjes së tij”.
    Hill kujtoi edhe takimin e tij të parë me Hashim Thaçin, duke e përshkruar si një figurë më të përshtatshme për ambient akademik sesa për atë ushtarak.
    “Ai fliste butë, në mënyrë të mendueshme. Nuk më la përshtypjen se e udhëhiqte apo kontrollonte UÇK-në,” tha Hill, duke shtuar se gjatë takimit, pjesëtarët e UÇK-së kishin armë në duar, gjë që ai e kundërshtoi”.

  • Çështjen e kishte Astrit Kalaja! Familjet nxirren nga banesat në Durrës: Jemi në rrugë do të vetëflijohemi

    Çështjen e kishte Astrit Kalaja! Familjet nxirren nga banesat në Durrës: Jemi në rrugë do të vetëflijohemi

    PAMJE NGA NGJARJA

    DURRËS-Banorët e ish-kabinave të plazhit pranë “Rrotës së Kuqe” në Durrës janë përballur sot me ekzekutimin e urdhrit të përmbarimit, duke u detyruar të largohen nga banesat ku kanë jetuar për më shumë se 30 vjet. Situata u shoqërua me tensione ku familjarët refuzonin të dorëzonin godinat.
    32 familje që prej 3 dekadash banojnë në vilat 36 dhe 38 në zonën e plazhit të Durrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kërkon që ata të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse 2 godinat janë privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk janë më pronë e bashkisë.
    Familjet pretendojnë se u është kërkuar të aplikojnë si të pastrehë për banesa të reja, ndërsa procesi në Gjykatën e Apelit është zvarritur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili kishte në dorë çështjen.
    Në 20 shtator 2012, Ministria e Financave dhe Bashkia Durrës ia kanë shitur vilat 36 dhe 38 një shtetasi, i cili tani kërkon lirimin e godinave nga familjarët.

  • A mund të anëtarësohet Shqipëria në BE, pa zgjidhur çështjen e detit me Greqinë? Përgjigjet Marta Kos

    A mund të anëtarësohet Shqipëria në BE, pa zgjidhur çështjen e detit me Greqinë? Përgjigjet Marta Kos

    “A mund të arrijë Shqipëria të anëtarësohet në BE, pa arritur të zgjidhë çështjen e  kufirit detar me Greqinë (që është vend anëtar)?”, kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua këtë të martë më 4 nëntor, Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos. 
    Kjo e fundit u përgjigj se është optimiste që Shqipëria do ta zgjidhë këtë çështje. 
    “Ka grupkapituj dhe çështje që kanë të bëjnë me procesin e zgjerimit që i përfshijnë çështjet dypalëshe. Deri tani Shqipëria ka qenë e aftë t’i zgjidhë të gjitha problemet dypalëshe dhe unë besoj se kam optimizmin e duhur Shqipëria do jetë e aftë ta zgjidhë edhe këtë me Greqinë në të ardhmen e afërt”, tha Kos. 

  • Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

    Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

    Vijon debate në lidhje me çështjen e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, që luan me Dinamon në Superligë, por është e pezulluar prej gati 3 javësh nga FSHV. Kjo e fundit i kërkon lojtares 32-vjeçare që të bëjë testin e gjinisë, pas ankesës së dy klubeve të tjera të kampionatit.
    Klubi Dinamo, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, vijon të akuzojë FSHV-në për diskriminim. “Një kërkesë absurde dhe cënuese ndaj dinjitetit të një lojtareje me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare, të federuar zyrtarisht nga FIVB dhe pjesëmarrëse në kampionate të njohura në Evropë, Amerikë, Bashkimin Europian dhe madje edhe në vendet e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë.
    Klubi publikon një listë parregullsish të kryera nga FSHV: “Ne kërkojmë reflektim prej saj dhe kemi shprehur në mënyrë të argumentuar qëndrimin tonë se veprimet dhe vendimet e ndërmarra lidhur me rastin në fjalë:
    1-janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së;
    2-janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitetin dhe privatësinë e sportistes;
    3-cenojnë dinjitetin dhe integritetin personal të sportistes dhe të klubit;
    4-mbështeten në një arsyetim të papranueshëm, sipas të cilit, për shkak se kampionatet ndahen në “meshkuj” dhe “femra”, federata mund të urdhërojë analiza për përcaktimin e gjinisë;
    5-legjitimojnë një praktikë të papranueshme, si moralisht ashtu edhe ligjërisht: hetimin e një sportisteje për “verifikim gjinor” mbi bazë thashethemesh, në funksion të një qëllimi të dukshëm për ta dekurajuar sportisten dhe dëmtuar klubin Dinamo;
    6-dhe nxisin gjuhën e përjashtimit e të urrejtjes në sport.
    Më tej, deklarata vijon: “Klubi Dinamo shpreh vlerësim për angazhimin publik të FSHV-së, e cila në deklaratën e saj thekson se “do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi”. Besojmë dhe shpresojmë që ky zotim të materializohet në vijim, si mënyra më e mirë për të rikuperuar mungesat e deritanishme të transparencës dhe shkeljet e rënda që kanë shoqëruar trajtimin e këtij rasti”.

  • “Pse nuk thirret Balla në SPAK për hetim të rremë”? Dumani ‘shuan kuriozitetin’ e opozitës: E vlerësojnë prokurorët

    “Pse nuk thirret Balla në SPAK për hetim të rremë”? Dumani ‘shuan kuriozitetin’ e opozitës: E vlerësojnë prokurorët

    Altin Dumani

    TIRANË- Altin Dumani, kreu i SPAK, po vijon t’u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve nga foltorja e Kuvendit. Deputetët e opozitës e kanë pyetur lidhur me mënyrën e trajtimit të një kallëzimi nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla, për  çështjen “Partizani”. Demokratët e kanë cilësuar kallëzim të rremë, ndërsa Dumani ka sqaruar se është në vlerësimin e Prokurorëve që kanë hetuar çështjen penale në fjalë për të konkluduar që jemi para kallëzimit të rremë.
    Pyetje: Si ka mundësi që Taulant Balla, beri kallëzim të cilit u provua që ishte i rremë dhe nuk është thirrur në SPAK qoftë edhe një herë?
    Altin Dumani: Është në vlerësimin e Prokurorëve që kanë hetuar çështjen penale në fjalë për të konkluduar që jemi para kallëzimit të rremë, apo para një kallëzimi që ka substancë dhe vlerësohet nga ata për qëllimet e hetimit paraprak!

  • Dështon seanca për çështjen ‘Berisha’, zbulohet arsyeja

    Dështon seanca për çështjen ‘Berisha’, zbulohet arsyeja

    Dështon seanca për çështjen ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

    Shkak u bë mosparaqitja e avokatit Sokol Hazizajt, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë Kontakt ShPK dhe Home plan Shpak.
    Gjykata pranon kërkesën e avokatit Hazizaj dhe shtyn seancën për në datën, 10 nëntor në orën 11:00, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Top Channel