Tag: çështjen

  • Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën

    Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën

    Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn mbërriti në kryeministri në gusht të këtij viti, qeveria ishte bërë gati për vizitën që thuhej se do realizonte Edi Rama në shtator në SHBA, në kuadër të takimit vjetor të asamblesë së OKB-së.

    Vizita e saj në kryeministri zgjati pak minuta, diçka që mundt të duket e pazakontë, por që është normale kur Departamenti i Shtetit kërkon të përcjellë një mesazh të fortë dhe të prerë.

    Ndërsa nuk dihet se çfarë mesazhi ka dërguar VanHorn, ajo që dihet është se Edi Rama nuk e vizitoi Amerikën, duke habitur edhe rrethin e tij të ngushtë.

    Të enjten, Ambasada Amerikane, përmes mesazheve koncize për zhvillimet e rëndësishme në Shqipëri, bëri një reagim për çështjen e Belinda Ballukut.

    “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhej në mesazh.

    Teksa shprehjet si ‘pavarësia e institucioneve është thelbësore’ dhe se ‘nuk komentojnë çështjet ligjore’ janë diçka standarde, ajo që bie në sy se është në pak fjalë, përmendet krimi transkufitar.

    Vetëm pak ditë më parë, Sekretari i Shtetit, Marko Rubio e kishte përmendur luftën ndaj karteleve të drogës dhe krimit transnacional në mesazhin për Pavarësinë e Shqipërisë.

    Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur që këto mesazhe të jepen në këtë formë, duke vërtetuar hapur se mes Edi Ramës dhe Uashingtonit jo vetëm ka një thyerje, por gjërat janë shumë më keq.

    ‘Naming and signaling’ (emërtimi dhe sinjalizimi) është një strategji ku përdoren fjalë kyçe për të vënë në dukje atë që është problemi dhe fajtori më i madh njëkohësisht.

    Ky formulim i diplomacisë së heshtur sinjalizon qartë për lidhje mes niveleve të larta të qeverisë dhe veprimtarive kriminale me karakter ndërkombëtar.

    Kur SHBA përdor termin “transnational crime”, shpesh i referohet trafikimit të drogës, pastrimit të parave, korrupsionit me lidhje ndërkombëtare, etj.

    Nëse SHBA përdor fjalë me peshë në deklarata kaq të shkurtra, ato nuk janë kurrë të rastësishme. Në diplomaci, veçanërisht nga Uashingtoni, çdo fjalë peshohet dhe është pjesë e një strategjie komunikimi të koduar.

    Përsëritja e këtyre termave në një kohë të shkurtër është një paralajmërim.

    Dhe pas paralajmërimeve, zakonisht vijnë veprimet.

    Shihni rastin e Venezuelës.

  • 21 janari, “Lëvizjet e Berishës, për të deformuar çështjen”, Meçe: Përdorimi i audios, metaforë për…

    21 janari, “Lëvizjet e Berishës, për të deformuar çështjen”, Meçe: Përdorimi i audios, metaforë për…

    Në fokusin e panelit të ‘Real Story’ ishte çështja e 21 janarit, një prej dosjeve më të rëndësishme që pluhuroset nga vitet që kalojnë, por thërret për drejtësi të munguar.
    Analisti Arben Meçe tha se lëvizjet e Berishës janë që të deformojë këtë çështje dhe se përdorimi i audios është metaforë për shtyrje dhe bllokim.
    “Prokuroria ka bllokuar hetimet se ka gjetur një ngërç. Çdo tentativë për ta rikthyer çështjen tek ajo audio, kam frikë që po e bllokon çështjen.
    Lëvizja e Berishës është që të deformojë këtë çështje të rëndësishme për të. 21 janari ka nisur si çështje me ato prova dhe janë të mjaftueshme për ta kryer këtë akt.
    Përdorimi i audios është një metaforë për ta shtyrë dhe bllokim.
    Për personat që janë pjesë e audios dhe që flasin, Prokuroria nuk i ka marrë të regjistrojnë zërat për të bërë dhe identifikimin e tyre. “

  • Artan Hoxha “non grata” në Greqi, Fredi Beleri: Vendimi nuk lidhet me çështjen time, jam përballur me të në…

    Artan Hoxha “non grata” në Greqi, Fredi Beleri: Vendimi nuk lidhet me çështjen time, jam përballur me të në…

    fredi beleri

    TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është shprehu se shpallja “non grata” e gazetarit Artan Hoxha nuk të bëjë me çështjen e tij. Megjithëse thotë se nuk ka një informacion zyrtar për vendimin e autoriteteve greke, sipas eurodeputetit, nuk ka lidhje me çështjen Beleri, ndërsa shton se me gazetarin Hoxha është përballur nëpër gjykata. 
    “Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë. Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri në “Off the Record”.

    Artan Hoxha është ndaluar ditën e dielë që të hyjë në Greqi, dhe i është bërë me dije statusi “non grata” nga shteti fqinj. Hoxha ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në momentin që është ndaluar nga autoritetet greke, me argumentin që përbën një kërcënim për rendin publik. Gazetarit i është marrë pasaporta, dhe është mbajtur për rreth një orë i ndaluar nga autoritetet greke.
    Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.
    Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek, ndërsa statusi non grata nuk ka afat, çka do të thotë që është i përjetshëm, nëse nuk ka një vendim të dytë nga autoritetet vendase./ZËRI
     

  • Pekini reagon përsëri ndaj Tokios

    Pekini reagon përsëri ndaj Tokios

    Pekini theksoi të mërkurën që pretendimi i Japonisë se qëndrimi i saj në çështjen e Tajvanit mbetet “i pandryshuar” është “shumë i pamjaftueshëm”, duke i kërkuar Tokios që të shprehet qartë nëse vazhdon të ndjekë ende parimin e “një Kinë” dhe të ndreqë komentet e saj të fundit .
    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Mao Ning, i tha këto gjatë një konference të rregullt për shtypin, si përgjigje ndaj një deklarate të miratuar të mërkurën nga kabineti japonez.Në këtë deklaratë thuhet se komentet e fundit të kryeministres Sanae Takaichi në parlament nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e mbajtur prej kohësh nga Japonia, duke shtuar se Tokioja do të “vlerësonte në mënyrë tërësore të gjitha informacionet” në varësi të situatës dhe nuk shihte “nevojë për rishikim a studim të mëtejshëm” të qëndrimit të vet të tanishëm.
    Mao theksoi që Kina e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur qëndrimin e vet të palëkundur në lidhje me komentet e Takaichi-t, duke shtuar që këto komente shkelin seriozisht frymën e katër dokumenteve politike kinezo-japoneze, duke minuar themelin politik të marrëdhënieve dypalëshe dhe duke sfiduar rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.
    Zëdhënësja e diplomacisë kineze vuri në dukje që komentet e Takaichi-t janë kritikuar si brenda Japonisë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, duke theksuar që thjesht përsëritja se qëndrimi i Japonisë është i vendosur ose i pandryshuar nuk e trajton çështjen thelbësore.
    “Ajo që pala kineze dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të dinë, është: Çfarë është saktësisht ky ‘qëndrim i vendosur’ që pretendon Japonia se mban?” pyeti Mao. “A i përmbahet ende Japonia parimit të ‘një Kinë’? Japonia duhet të japë një sqarim të ndershëm, të saktë e të plotë për të ashtuquajturin ‘qëndrim të vendosur’ në çështjen e Tajvanit.”
    “Tajvani është Tajvani i Kinës. Se si zgjidhet çështja e Tajvanit dhe si arrihet rilindja kombëtare janë tërësisht punë të brendshme të Kinës,” tha Mao. “Japonia nuk ka të drejtë të bëjë komente të përgjegjshme, e aq më pak të ndërhyjë.”

  • Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria nuk humbet kohë, e çon çështjen në Kushtetuese

    Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria nuk humbet kohë, e çon çështjen në Kushtetuese

    Nuk vonoi shumë! Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot se çështjen e pezullimit nga GJKKO të zëvëndëskryeministres Belinda Balluku do të apelohej në Gjykatën Kushtetuese, vjen dhe veprimi nga Kryeministria.
    Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se dje GJKKO caktoi masat ‘arrest shtëpie’ për dy zyrtarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.
    Në vendim sqarohen dhe motivet e dy masave të dhëna. Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.
    DEKLARATA E RAMES SOTKryeministri Edi Rama foli në fund të konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. Rama u shpreh se do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, më konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.
    Ai theksoi se për sa kohë të jetë në drejtim të vendit, do të funksionojë në këtë mënyrë. “Do të kërkojmë mbrojtjen e funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do jetë deri në fund, sa kohë që unë kam privilegjin të udhëheq Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme është prioriteti ynë absolut.”, tha ai.

  • Nuk vonoi shumë/ Pas fjalimit mbrojtës nga Rama, Kryeministria çon çështjen e Belinda Ballukut në Kushtetuese

    Nuk vonoi shumë/ Pas fjalimit mbrojtës nga Rama, Kryeministria çon çështjen e Belinda Ballukut në Kushtetuese

    Nuk vonoi shumë! Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot se çështjen e pezullimit nga GJKKO të zëvëndëskryeministres Belinda Balluku do të apelohej në Gjykatën Kushtetuese, vjen dhe veprimi nga Kryeministria.
    Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
    Atë që kreu i qeverisë e tha në konferencë e konkretizoi me dokument zyrtar, duke kërkuar që vendimi i pezullimit të numrit dy të qeverisë të cilësohet si antikushtetues.
    Në konferencën që kryeministri zhvilloi me komisioneren Marta Kos deklaroi se pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut eshte nje vendim arbitrar.
    Sipas kreut të qeverisë me kete vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se dje GJKKO caktoi masat ‘arrest shtëpie’ për dy zyrtarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.

  • Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Kushtetuese

    Pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut, Kryeministria e çon çështjen në Kushtetuese

    Nuk vonoi shumë! Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot se çështjen e pezullimit nga GJKKO të zëvëndëskryeministres Belinda Balluku do të apelohej në Gjykatën Kushtetuese, vjen dhe veprimi nga Kryeministria.
    Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
    Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se dje GJKKO caktoi masat ‘arrest shtëpie’ për dy zyrtarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.
     

  • Pse SPAK e nisi tani çështjen e 21 janarit? Juristi zbulon arsyen

    Pse SPAK e nisi tani çështjen e 21 janarit? Juristi zbulon arsyen

    Çështja e 21 Janarit ka sjellë një përplasje mes të ftuarve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Juristi dhe pedagogu Kreshnik Myftari u shpreh se në dokumentacionin zyrtar të çështjes nuk ka asnjë përmendje të Sali Berishës, as me emër e as me funksion.
    Ndërkohë, pyetjes së moderatores Pranvera Borakajt se përse SPAK-u ka vendosur të hapë çështjen pikërisht tani, Myftari iu përgjigj duke kritikuar atë që e quajti “shtim të analfabetëve juridikë” .

    Pjesë nga biseda:
    Myftari: Sali Berisha në këtë vendim nuk përmendet. Nuk po bëj avokatinë, po të them, është e zezë mbi të bardhë, është e drejta, është sublime, është e shenjtë dhe dokumenti flet vetë. Sali Berisha as me emër, as me funksion, nuk përmendet në asnjë nga 178 pikat. Maksimumi i përmendjes është Komandanti i Gardës së Republikës dhe plani i masave.
    Borakaj: Pse e nisi tani SPAK-u çështjen e 21 janarit?
    Myftari:  Ta sqaroj unë, sepse përveç injorantëve dhe analfabetëve gramatikorë, fatkeqësisht po na shtohen dhe analfabetët juridikë.
    /vizionplus.tv

  • 21 Janari, Sali Berisha paraqitet në SPAK, do të pyetet si person në dijeni për ngjarjen

    21 Janari, Sali Berisha paraqitet në SPAK, do të pyetet si person në dijeni për ngjarjen

    Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues u qëlluan për vdekje katër protestuesve të pafajshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
    Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.
    Këtij të fundit iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur të premten e 21 nëntorit, si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”.
    Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje me argumentin se do lëvizte jashtë territorit shqiptar, por ditën e djeshme (18 nëntor), ai konfirmoi paraqitjen në SPAK gjatë kësaj të mërkure.
    “Ky është një hetim politik, sepse ajo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Do të shkoj nesër dhe do t’i bëj gjyqin publik Edi Ramës”, deklaroi Berisha.
    Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit.
    Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autorë për t’i rihapur sërish në 2021.
    Familja e Aleks Nikës ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje ti kaloj për hetim SPAK por ky i fundit nuk pranonte të hetonte një çështje e cila po hetohej njëkohësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës.
    Në 14 nëntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 janari ishte krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë nga drejtësia shqiptare. Strasburgu vendosi që për çështjen e Aleks Nikës t’i hapej rrugë hetimit të munguar. Me anë të këtij vendim familja Nika ju drejtua Gjykatës së Lartë.
    U desh një vit që Gjykatën e lartë të dilte më një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistroi kallëzimin e familjes Nika dhe të hetoj 21 Janarin.

  • Kush është prokurori belg/ Hetoi çështjen Toyota Yaris, para pak ditësh tha se krimi po pastron shuma kolosale në Shqipëri

    Kush është prokurori belg/ Hetoi çështjen Toyota Yaris, para pak ditësh tha se krimi po pastron shuma kolosale në Shqipëri

    Lajmi se një klan shqiptar synonte të vriste prokurorin belg të Brukselit, Julien Moinil ka pushtuar faqet e para të medieve të këtij vendi.

    Mediat e Belgjikës raportojnë se të paktën 8 persona të lidhur me mafien shqiptare, kanë rënë në pranga pasi synonin të godisnin prokurorin e mbretërisë.

    Burimet thonë se policia kishte marrë një informacion që në korrik për një plan për të sulmuar prokurorin e njohur.

    Mediat theksojnë se kërcënimet ndaj prokurorit vijnë nga bota e drogës.

    Të dyshuarit kryesorë mendohet se janë marrë me trafik droge dhe kanë qenë aktivë në botën e nëndheshme kriminale shqiptare, raporton televizioni VRT.

    Por Moinil është kërcënuar edhe më herët.

    Ai është vendosur të paktën dy herë është vendosur nën mbrojtje. Në një rast, nga përgjimet e koduara u mësua se mafia shqiptare kishte vendosur një çmim 1 milion euro për kokën e tij.

    Për ironi, para pak ditësh, ai foli për median e njohur investigative franceze Blast, ku zbuloi se ka hetuar edhe çështjen e Toyota Yaris.

    Ai tha se mafia shqiptare po pastron shuma kolosale parash në Shqipëri.

    PJESË NGA SHKRIMI

    Hetimi i SKY ECC, i emëruar sipas këtij rrjeti telekomunikacioni të koduar shumë të përdorur nga kriminelët, zbuloi ngjitjen e shpejtë të krimit të organizuar shqiptar në Belgjikë. Të irrituar nga një seri gjyqesh masive që çuan në mbi 1.000 dënime, disa anëtarë të mafies shqiptare nuk ngurruan të vendosin shpërblim për kokën e prokurorit të mbretit, Julien Moinil, përgjegjës për një pjesë të hetimeve. Për një shumë të majme: më shumë se një milion euro.

    I pyetur nga Blast, prokurori Julien Moinil siguron se “nuk e bëj këtë profesion për të marrë lule nga kriminelët”. Por ai konfirmon: hetimet SKY ECC nxorën në pah si “fuqinë financiare” të mafies shqiptare, ashtu edhe “pastrimin kolosal të parave që po ndodh aktualisht në Shqipëri”.

    …Prokurori Moinil ka gjithashtu kujtime për të ndarë. Ai gjithashtu ka pasur pjesën e tij të surprizave të këqija. “Kam qenë disa herë në terren, bashkëpunimi ishte gjithmonë shumë i mirë, me rezultate të mira. Por në disa çështje të rëndësishme, korrupsioni është i pranishëm”, thekson magistrati. “Në çështjen Toyota, zbuluam se hetuesja e prokurorisë kishte… një telefon SKY ECC. Ajo fyeu delegacionin belg dhe qartazi ishte e korruptuar. Kjo gjë të vret nga tmerri”.

    Edhe këtu, poroziteti i drejtësisë dhe roli i medias lokale krijojnë një atmosferë të veçantë. “Më vjen keq që kërkesat hetimore përfundojnë në media”, vazhdon Moinil. “Kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz të mirë, të angazhuar për drejtësinë, por ata shpejt bien nën presionin e një sistemi të shkatërruar nga korrupsioni”.