Tag: çështje

  • Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

    Thirrja për 21 janarin në SPAK, Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje

    Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për 21 janarin, u shpreh se ish-kryeministri duhet të thotë përpara drejtësinë të vërtetën e vet për këtë ngjarje kaq të rëndë.
    “Dy momente duhen evidentuar, mendoj unë, që në lidhje me zotin Berisha, SPAK-u po lëviz në dy çështje. Një çështje është çështja e privatizimit të klubit “Partizani”, në të cilin përgjegjësia e tij ngjan domethënë kryesisht e tipit favorizues, por që është vështirësisht e mbrojtshme, po flasim pikëpamjet e vërtetimit të përgjegjësisë drejtpërdrejt.
    Zoti Berisha, në qoftë se ka ndodhur favorizim, ka ndodhur nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ajo çështje u hap.
    21 janari është një nga çështjet më tragjike që e ka njollosur demokracinë shqiptare.
    Ne, në emër të pajtimit kombëtar kemi tejkaluar një ngjarje të madhe përgjegjësitë e atyre që bënë 1997-ën, të cilët mund të kenë qenë dy krahëve.
    Por ama, ngjarja e 21 janarit duhet zbuluar, dhe këtë kuptim zoti Berisha e ka shumë të vështirë. Duhet ta kapërcejë edhe atë që thotë, që po thotë se është zoti Rama që e ka penguar drejtësinë, se unë kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Çfarë hetimi ndërkombëtar ka kërkuar zoti Berisha? Zoti Berisha duhet ta thotë përpara drejtësisë atë që është e vërteta e vet. Edhe nëse ai s’ka qenë urdhëruesi që qëlloni apo zbatoni ligjin në këtë formë të tillë, prapë se prapë ai ngarkohet me përgjegjësi të rënda për një ngjarje si kjo”- tha Nazarko.

  • “Nga vëllai i Ramës te Balla”, Çollaku zbulon dosjet që SPAK i amnistoi: Opozita duhet ta përdorë si alarm ndaj..

    “Nga vëllai i Ramës te Balla”, Çollaku zbulon dosjet që SPAK i amnistoi: Opozita duhet ta përdorë si alarm ndaj..

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe dosjet e bujshme që ajo mban në duar, po kthehen në një dilemë të madhe politike jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë maxhorancën qeverisëse.I ftuar në një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku thekson se kryeministri Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose të bëjë një “paqe të pjesshme” me figura të rëndësishme të kabinetit të tij, si Balluku apo Veliaj, për të ndërmarrë një sulm të përbashkët ndaj SPAK, ose të përballet me pasojat e hetimeve në vazhdim.
    Gjatë debatit në studio u vu theksi te disa dosje me ndikim të lartë publik, të cilat janë rikthyer në vëmendje edhe nga investigime të mediave ndërkombëtare. Një prej tyre është çështja e laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe përfshirja e dyshuar e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.
    Çollaku kritikon faktin se kjo çështje u “amnistua” nga SPAK dhe se veprimet e munguara hetimore kanë rënë mbi Prokurorinë e Përgjithshme, duke lënë shumë pikëpyetje pa përgjigje.
    Një tjetër figurë kyçe nën akuzat e vazhdueshme të opozitës është ministri Taulant Balla. Për të janë përmendur ekzistenca e përgjimeve me trafikantë droge, si dhe lidhjet me ngjarje të rënda kriminale në Elbasan, si ajo e familjes Çapja, ku një gjyqtare dyshohet se urdhëroi asgjësimin e provave..
    Këto raste, të cilat më parë ishin vetëm denoncime të opozitës, tani po marrin formën e dosjeve të mirëfillta, të mbështetura edhe nga investigime ndërkombëtare. Kjo situatë konsiderohet si një test madhor për drejtësinë e re dhe një mundësi për opozitën që të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke argumentuar se kanë një kauzë të përbashkët kundër korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin.
    Më kujton më herët le të them edhe para zgjedhjeve parlamentare frontin e rezistencës, por një organizim i Partisë Demokratike, ku zoti Berisha takoi shumë grupe interesi dhe njerëz që ishin ë edhe në distancë nga PD edhe jashtë PD. Por ajo çfarë unë mendoj që Partia Demokratike duhet të riformatojë është ekuacioni i zgjimit të besimit.
    Pra, nëse do të përcjellësh përtej vetvetes, përtej strukturës, përtej Partisë Demokratike dhe ta bësh shoqërinë, qytetarin opozitar që investon në aksionet e besueshmërisë tek ti, duhet që, le të themi, në gjykimin tim, dozat e sinqeritetit dhe të raporteve të krijuara gjatë, gjatë betejës të shërbejnë edhe në fund të saj. Nuk mund të ketë, le të themi, thotë Napoleoni një ushtari i thotë, e kishte emrin Napoleon, që para betejës. I dashur thotë, edhe gjatë luftës Napoleon ta kesh emrin pra, mos harro. Duhet dhe unë mendoj, tek heshtja e përkohshme ditore e Ballukut dhe e Ramës e ditës së sotme, do ta lidhja edhe me takimin që zonja Balluku pati me sekretarin amerikan të energjisë në Greqi.
    Sigurisht u pranua shumë, por Rama prej muajsh nuk ka asnjë takim, ka vetëm takime me shoqata si UFO-sh, apo këto racionet darka-dreka të Sorosit dhe këtu është në një dilemë të madhe. Tani duhet, mendoj unë, Ramës të bëjë një paqe të pjesshme me Ballukun dhe me Velinë që bashkarisht të sulmojnë SPAK-un, ku dhe opozita duhet të diversifikojë dhe të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj strukture, nëse mazhoranca futet në këtë binar. Pra nuk duhet të jetë në të njëjtën linjë.
    Unë e shoh, e shoh një këndvështrim diçka edhe më tutje. Tani janë disa çështje të cilat po i investojnë partnerët dhe i sjellin në Shqipëri, të cilët janë konform me interesat e shoqërisë shqiptare por edhe të opozitës. Janë denoncimet e saj të hershme, tani të bëra edhe dosje. Unë sjell në vëmendje këtu para tre-katër ditësh dhe nuk e kam parë opozitën të ndalë te ky fakt i rëndë dhe i rëndësishëm, të cilin ajo e kishte bërë padi, kur media, një rrjedhë investigative europiane me qendër në Holandë edhe media franceze, holandeze… po pra, ndiq paranë. Se ky është gjithë thelbi i munguar në Shqipëri. Pra tha, konkretisht gjëra që janë përmendur këtu, por tani vijnë edhe nga një skaj tjetër ku opozita thellon dhe bashkëpunimin me partnerët, me ndërkombëtarët në këtë kontekst, duke qenë se këto prova, këto fakte vijnë prej tyre, edhe opozita është në të njëjtën linjë. Ne kemi një gjë të përbashkët.
    A duhet t’ju themi këtyre burrave dhe grave te treni atje, te godina e xhamit, t’i shkojmë. Dhe ata thanë, ne e kemi të dokumentuar, të provuar se Olsi Rama, që i bie të jetë vëllai i kryeministrit, për ata që s’e njohin, se nuk e njohin as prokurorët dhe gjyqtarët tanë, se ky është problemi i madh. Ka një foto, o i nderuar Dumani, Xholi, Braho, Musabelliu, po përmend emra të kandidatëve dhe Braho. A ka mundësi ju që kandidoni të bëni një gjest paraprak para garës? Këto fotografitë që nuk e njihni ju Olsin, edhe ju s’i njihni gjithë shqiptarët. Patjetër. Nuk e njihni. Na e tregoni ne mos e njohim ne. Dhe pra këta, këta kolegët tanë atje kishin theksuar që e kanë dokumentuar që është Olsi Rama shoferi i trafikantëve të drogës. Kjo u amnistua nga SPAK-u, siç thonë dhe ata, dhe u rikthye për veprime dhe veprimet e munguara të kësaj çështje janë Prokuroria e Përgjithshme dhe një prokuror i strukturës së posaçme. Dhe tjetra prapë një denoncim serioz, një denoncim fort serioz është që Taulant Balla, opozita ka përmendur pafund herë, ka përgjime të Taulant Ballës me trafikanëtë të drogës.
    Këtu është edhe përgjimi i Taulant Ballës kur u vranë pjesëtarë të familjes Çapja dhe gjyqtarja që ishte pjesë e grupit të Suel Çelës urdhëroi asgjësimin e përgjimeve sepse dyshohej që po fliste me të dyshuarit e veprës penale. Po këtu edhe denoncimi tjetër, pra këta janë kryesorët dhe zyrtarë, i ish-oficerit të infiltruar Emiliano Nuhu, çështje me të cilën jam marrë vetë, ku theksonte se në bisedën e përgjuar të Taulant Ballës me Suel Çelën për zgjedhjet e vitit 2017 në Elbasan, Boçi e di shumë mirë historitë e këtij qyteti, ku i kishin dhënë 3 milionë euro për zgjedhjet dhe i kërkonin pas zgjedhjeve, që i fituan, t’i hiqnin 11 oficerë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit se këta po u pengonin punët e tyre. Pra këta gjëra tash i thua këtyre ambasadorëve, përfaqësuesve, një ambasador është i blerë, dy janë të blerë, tre janë të blerë, njëri s’ka arritur ndoshta t’i marri paratë akoma dhe e dëgjon. Patjetër. Pra kjo është një linjë komunikimi edhe me ndërkombëtarët edhe me SPAK-un.

  • “Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

    “Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

    Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë. 
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. 
    Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet. 
    Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, theksoi ajo. 
    Ndërkohë duke iu përgjigjur deputetit Agron Shehaj për hetimet e zyrtarëve nga SPAK, Spiropali tha se pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është “ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë”. 
    “Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm. 
    Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, të cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje”, tha Spiropali. 

  • 15 vite pas 21 janarit, ish-kryeministri Berisha përgjigjet përpara SPAK/ Reagon Kara: Provat janë..

    15 vite pas 21 janarit, ish-kryeministri Berisha përgjigjet përpara SPAK/ Reagon Kara: Provat janë..

    Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard.
    Për avokatin Romeo Kara, kjo thirrje e Berishës në SPAK për ’21 janarin’ është e vonuar, pasi kanë kaluar shumë vite. I ftuar në një lidhje skype për një emision televiziv, Kara tha se 21 janari është një vrasje shtetërore, pasi të tillë e ka cilësuar edhe Strasburgu.
    ‘Rihetimi për këtë çështje ka filluar në 15 korrik të këtij të këtij viti sipas një vendimi të gjykatës së lartë që ka pasur atë të Stasburgut. Që jemi vonë në lidhje me këtë çështje jemi sepse jemi 14 vite me pas, por rëndësi ka që drejtësia të thotë fjalën e saj. Tani po hetohet në 3 drejtime për vrasje të cilësuar në bashkëpunim për prishje të prove dhe për pengim të drejtësisë është edhe një pikë tjetër, por këtu u hap një diapazon të ri në lidhje me këtë çështje dhe shpresojmë që të hetohet mirë i gjithë zinxhiri komandues që ka dhënë urdhër për të qëlluar.
    Të gjithë kemi bindjen se është një vrasje shtetërore sepse kështu e ka cilësuar edhe Strasburgu, por shpresojmë se provat që janë paraqitur edhe dëshmitë e njerëzve të rinjë që janë thirrur shpresojmë që tani të kemi personat real përgjegjës lidhur me ato vrasje’, tha ai.
    Teksa shpreson që personat përgjegjës që kanë urdhëruar që të qëllohet ndaj protestuesve të vihen para përgjegjësisë, avokati tha se hetimi do të vijojë edhe pas dëshmive që do të marrë SPAK nga personat që kanë dijeni.
    ‘Hetimi do të vazhdojë, ata janë thirrur si persona që janë në dijeni më pas do të shohim se kush prej tyre do të implikohet për t’u përballur me akuzë nëse do të ketë. 14 vite janë shumë, por shpresojë se organi i akuzës t’ja dalë që të zbulojë të vërtetën’, tha ai.

  • “Greqia mund të na vendosë veto!”/ Kapri-Spiropalit: Zgjidhni çështjet pezull: Deti, ligji i luftës, çështja çame

    “Greqia mund të na vendosë veto!”/ Kapri-Spiropalit: Zgjidhni çështjet pezull: Deti, ligji i luftës, çështja çame

    Për ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, Greqia nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme ajo tha me bindje se pavarësisht problemeve ende të pazgjidhura midis 2 vendeve, vendi fqinj do të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në union. 
    Kapri: Keni vendour një objektiv, 2029 për anëtarësim në BE ç’ka do të thotë se Shqipëria duhet të ketë zero probleme me vendet e BE, por ne e dimë që me Greqinë kemi probleme historike të pazgjidhura. Çështja e detit që është e stopuar, por edhe çështja çame dhe ligji i luftës që nuk është anuluar ende. Cila është zgjidhja juaj për këtë çështje? Për çështjen çame, pasi BE mund të na vendosi veto?  
    Sipropali: Sot kemi mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së. Me fqinjin tonë jugor kemi takime dypalëshe, së shpejti do të kemi takim në dhjetor ku do të diskutohen disa çështje: Delimitimi i hapësirës detare, ligji i luftës, adresimi i çështjeve për të drejtat e njeriut dhe të pronës, minoriteti grek në Shqipëri etj… Këto çështje nuk prekin marrëdhënien tonë. 

  • “Ne nuk do të sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

    “Ne nuk do të sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

    Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.

    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.
    Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.
    Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, theksoi ajo.
    Ndërkohë duke iu përgjigjur deputetit Agron Shehaj për hetimet e zyrtarëve nga SPAK, Spiropali tha se pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është “ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë”.
    “Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm.
    Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, të cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje”, tha Spiropali.

    Top Channel

  • ‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë

    ‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë

    Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, theksoi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.
    Spiropali u shpreh se “në Shqipëri nuk ka të paprekshëm”, duke e cilësuar këtë si dallimin kryesor mes qasjes së mazhorancës dhe “politikës së vjetër, që me akuza penale ndaj kundërshtarëve bën politikën e ditës.” Ajo shtoi se “secili mban përgjegjësi para ligjit, para vetes dhe para elektoratit.”
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjyaktës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndermarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.
    Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë.” – tha, mes të tjerash, Spiropali.

  • Spiropali: “Ne nuk do të sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

    Spiropali: “Ne nuk do të sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 18:16
    Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deklaroi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.

     

    Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.

    Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, theksoi ajo.
     
    Ndërkohë duke iu përgjigjur deputetit Agron Shehaj, Spiropali tha se pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është “ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë”.
     
    “Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm.
     
    Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, të cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje”, tha Spiropali.

  • Më në fund edhe Gonzato e pranon farsën e 11 majit: Kishte abuzim me burimet publike në zgjedhje

    Më në fund edhe Gonzato e pranon farsën e 11 majit: Kishte abuzim me burimet publike në zgjedhje

    Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e nevojshme një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se duhet reformimi i administratës publike pas konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE ODHIR. Gonzato duke cituar raportin e OSBE/ODHIR tha se ka mungesë të një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike.

    “Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës. Siç e kam thënë shpesh, kemi nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fakti që parlamenti ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni. Nuk do jetë vetëm çështje e reformimit të ligjit zgjedhor, por një çështje e të parit të mjedisit, faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e zgjedhjeve. Administrate publike është një çështje shumë më e gjerë dhe ka të bëjë më garantimin që nëpunësit civil të ngrihen në detyrë, është një proces shumë më i gjerë. Është diçka që ka të bëjë e ofrimin e perspektivës për karrierë,” tha Gonzato.

  • Maresca: Për Chelsea është vetëm çështje ekuilibri, jemi në rrugën e duhur

    Maresca: Për Chelsea është vetëm çështje ekuilibri, jemi në rrugën e duhur

    3 Nëntor 2025

    14:10

    Telesport

    Skuadra e Chelsea arriti një fitore të madhe ndaj Tottenham në derbin londinez dhe tashmë të dyja ekipet kanë nga 17 pikë në Premier League. Trajneri i Cheslea, Enzo Maresca, vlerëson skuadrën dhe rezultatin: “Një fitore kundër Tottenham pa pësuar gol na bën të lumtur”.
    “Ishte një performancë e mirë dhe për të fituar ndeshje të tilla duhet të luash mirë. Ishim të guximshëm në lojën me dhe pa top, krijuam shumë raste. Jemi shumë të lumtur, për ne, për tifozët. Fituam një derbi dhe vazhdojmë përpara”, tha Maresca
    Për problemet e ekipit të tij me qëndrueshmërinë, ai shtoi: “Duhet të bëhemi më të qëndrueshëm për të qenë më afër majës. Këtë gjë ua them gjithnjë lojtarëve. Shkuam nga vendi i njëmbëdhjetë në të katërtin. Është çështje ekuilibri, mendoj se jemi në rrugën e duhur”.
    Duke folur për performancën e Moises Caicedo, trajneri italian tha: “Ai është i jashtëzakonshëm, në të njëjtin nivel me Rodri, si një nga mesfushorët mbrojtës më të mirë në botë. Edhe Fofana është një mbrojtës i nivelit të lartë për ne”.