I ftuar në një studio televizive deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, theksoi se maxhoranca po krijon çështje, për të fshehur aferën e zv.kryeministres Belinda Balluku për Tunelin e Llogarasë
“Opozita nuk mund të filloj si një sindikatë, por duhet të mbajë qëndrime publike, duhet të jetë alternativë, të fitojë besimin e njerëzve dhe më pas mund të fillojë një aksion ekstrapolitik. Unë mendoj se ka disa çështje të tjera shumë të rëndësishme, kur çështja numër një është çështja e tërheqjes së Ballukut. Çdo çështje tjetër është vetëm për të shmangur vëmendjen. Qeveria po tenton të ndryshoj axhendën politike mediatike duke tentuar të futë ligje të reja në parlament, të krijojë çështje që s’janë çështje.”, tha Kapri.
Tag: çështje
-

“Opozita, duhet të mbajë…”/ Reagon ashpër deputeti: Qeveria krijon çështje të reja, për ta fshehur aferën e Ballukut
-

Shit-blerje jashtë bursës/ Bardhi denoncon një tjetër aferë: Balluku në hetim nga SPAK edhe për energjinë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emision ka komentuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK. Ai akuzoi se çështjet në hetim përfshijnë dëme të mëdha ekonomike dhe se vetë ka rol kallëzues në disa prej tyre.
Sipas Bardhit, problemi i madh i qeverisjes aktuale lidhet me procedurat që, sipas tij, kanë sjellë përfitime të paligjshme. “E keqja e këtij vendi është Balluku që vjedh 50 milionë euro me një procedurë. Nuk mund t’i shpëlajmë trurin njerëzve që mirë këta vjedhin, por ka probleme opozita,” deklaroi ai, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te shkeljet që ai pretendon se jenë kryer nga zëvendëskryeministrja.
Ai u shpreh se ndaj Ballukut janë duke u hetuar disa çështje nga SPAK: “Balluku ka të paktën 4-5 çështje që janë nën hetim. E di sepse jam kallëzues dhe kam marrë informacion nga prokuroria që këto çështje janë aktive.”
Një prej hetimeve, sipas tij, lidhet me skemën e shitblerjes së energjisë.
Bardhi akuzoi se Balluku ka nënshkruar një urdhër që ndalon shitblerjen e energjisë në bursën shqiptare, duke favorizuar procedura jashtë bursës që, sipas tij, kanë prodhuar humbje masive për shtetin. “Kjo ka sjellë dëm në një vit plot 180 milionë euro,” tha ai, duke shtuar se 3–4 kompani përfitojnë nga këto procedura duke blerë energji me çmim të ulët e duke e shitur më shtrenjtë, duke shmangur rregullat e bursës.
“Balluku ka të paktën 4-5 çështje që është nën hetim nga SPAK. E di sepse jam kallëzues dhe kam marrë informacion nga prokuroria që këto çështje janë nën hetim. Bëhet fjalë për shitblerjen e energjisë. Balluku ka firmosur një urdhër që mos të ketë shitblerje energjie jashtë bursës së Shqipërisë dhe gjithë procedurat bëhen jashtë burse dhe kjo ka sjellë dëm në një vit plot 180 milionë euro. Janë 3-4 kompani që i nxjerr Belinda nga xhepi sa herë i duhen për këtë procedurë që blejnë energji me çmim të ulët dhe e sheshin me një çmim shumë të lartë, ndaj shmangin bursën e energjisë.
Së dyti ka një procedurë tenderimi të bërë nga zonja për ndërtimin e një parku fotovoltaik në digën e Zadejes ku kam gjetur të dhëna se për të njëjtin projekt, me të njëjtën fuqi, privatit i ka kërkuar 3 mln euro, zonja e ka marrë këtë shërbim për 8 mln euro. Të dyja projektet janë të njëjta, nga e njëjta kompani, por kur e ofron për Belindën zhduken 5 milionë. Vetë SPAK kishte hapur një tender për fotovoltaik në tarracë për të marrë energji elektrike që kishte të njëjtin çmim ofertues sa e kishte marrë privati në rastin e parë. E kanë provuar vetë. Kjo ndërtohet me 2 lekë, zonja e ka bërë me 5 lekë”, tha Bardhi. -

Zbardhen diskutimet brenda Konferencës së Kryetarëve/ Tabaku e prerë: Lejoni debatet në Kuvend, ose…
Zbardhet diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Duke u ndalur te kërkesa e PD-së për për zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se Parlamenti nuk lejon diskutimet dhe as debatet.
Jorida Tabaku: Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare. -

Zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD: Duam debat për minimumin jetik
Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e së hënës në Konferencën e Kryetarëve zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e cilësoi të paprecedent për një vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria.
“Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët”, tha Bardhi.
Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se minimumi jetik është një masë shumë e rëndësishme në mbështetje të qytetarëve të cilën Parlamenti duhet ta diskutojë.
“Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare”, tha Tabaku. -

“Nuk kam ftesë, por nëse vjen do paraqitem”, Topi godet fort: Cilido të jetë, thirrja e SPAK është urdhër, jo opsion
Ish-presidenti gjatë protestës së përgjakshme të 21 Janarit, Bamir Topi, thotë se nuk e ka marrë ende një ftesë nga SPAK për të dëshmuar lidhur me ngjarjen.
Duke folur në një emision televiziv, Topi nuk e komentoi mospërgjigjen e Sali Berishës ndaj ftesës së SPAK, por tha se nëse ky institucion të thërret për të dëshmuar, nuk është “çështje vullneti”, por është detyrim që të paraqitesh.
“Gjithçka që unë kam pasur për të dhënë mesazhe për 21 Janarin i kam dhënë pafundësisht. Mes institucionit dhe individit, unë kam pasur gjithmonë besueshmërinë te institucionet. Nuk kam fletëthirrje nga SPAK, por nëse do të më thërrasin, është detyrim.
Çdo njeri që thirret duhet të shkojë, është detyrim, nuk është çështje vullneti nëse dëshiron apo jo. Cilido që të jesh, kudo të jesh, nëse ata të kërkojnë, patjetër. Është detyrim”, deklaroi Topi. -

A do shkojë Berisha në SPAK? Ja si përgjigjet avokati Gjokutaj
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar këtë të enjte në një studio televizive, se thirrja e Berishës për 21 janarin po bëhet për të mbuluar skandalet.
Sipas tij, kjo ngjarje është hetuar njëherë, por thjesht rikthehet në vëmendje sa herë qeveria është në hall.
Pjesë nga biseda:
Gjokutaj: Çështja është proceduriale. Kollaj të thuash buçet Tirana.
Borakaj: Unë e kam në telefon.
Gjokutaj: Si mund të shkosh i paftuar? Të paktën këta të nxjerrin ftesën e njoftimit. Kjo zbulon atë indin më të butë. 21 janari është kthyer nga një çështje juridike në çështje politike. Sa herë ka temperaturë politike, këta nxjerrin 21 janarin. Jo, po ka qenë një video, ajo video ka qenë gjithmonë.
Borakaj: Pse bëhet kjo?
Gjokutaj: Nëse Berisha do merrte ftesën, ai do paraqitej. Por nëse Berisha shkon nesër, është si ai uji që vlon. Kur e ka marrë kompetencën SPAK-u? Basha u thirr në orën katër pa pesë, një ditë para se të thirrej zv.kryeministrja në SPAK. Gjithmonë kur ka çështje të tilla, thirret një nga opozita dhe një nga mazhoranca. Kjo metodë e nxjerr zbuluar SPAK-un. E dini ju çfarë date ka ajo ftesë për Berishën? Që më datë 7. Mban mend atë kohë kur thoshin që ia çuam Berishës dhe s’e mori? SPAK-u bënte tre deklarata publike, dhe sot nuk paska ftesë komunikimi që i është dorëzuar dikujt. Nesër duhet të vazhdojë propaganda me sintoni tjetër, që të thonë se Berisha nuk vjen se ka frikë. Por mund t’i vijë javës tjetër prapë një ftesë. Do vijë nga Italia këtë herë. Lajmet që po vijnë nuk janë aspak simpatike. Këta firmosësit e kontratës në Romë i thërret Sinaloa andej matanë. -

SPAK thirri Berishën për 21 Janarin! Kreu i PD: Do paraqitem, por ende nuk kam marrë njoftimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të paraqitet në SPAK sa herë që prokurorët ta kërkojnë për çështjen e 21 janarit dhe për çdo çështje tjetër.
Por, para gazetarëve, Berisha deklaroi se nuk ka marrë asnjë thirrje nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur nesër në SPAK.
“I jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do t’i përgjigjem, nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do t’i përgjigjem, por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen”, tha Berisha.
Edhe pse në media është publikuar thirrja e Prokurorisë drejtuar zotit Berisha, vetë kryetari i PD-së këmbënguli se nuk ka marrë asnjë thirrje nga SPAK-u për t’u paraqitur ditën e premte.
Sipas Berishës, SPAK-u po e përdor këtë çështje për të hequr vëmendjen nga çështja e tunelit të Llogarasë.
“Ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e madh të aeroportit të Vlorës, etj. Ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande e cila vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë. Njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, një shërbëtor, një mercenar i regjimit të Edi Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, vrasja e 4 protestuesve para godinës së Kryeministrisë në vitin 2011 është hetuar kur në krye të Prokurorisë ka qenë Ina Rama, ndërkohë që pasi PS erdhi në pushtet, sipas tij, çështja është përdorur për propagandë.
“Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që prej rreth 13 vitesh kjo çështje përdoret për propagandë. Por shoferi që i përdori mish për top njerëzit, siç e ka thënë shkrimtari që sot merret me problemet teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama”, deklaroi ai.
Prokuroria e Posaçme ka thirrur nesër në orën 10:00 ish-kryeministrin Sali Berisha për ta marrë në pyetje si person në dijeni në lidhje me ngjarjen e rëndë të 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues. -

Ish-prokurori: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ish-kryetari i PD i ktheu ‘reston’ dhe e votoi në KPA
Ish-Prokurori Ervin Karanxha është shprehur se Lulzim Basha është shpëtuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama 2 herë, një herë për ngjarjet e 21 Janarit dhe një herë për Rrugën Durrës-Kukës.
Komentet Karanxha i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se Basha ia ktheu ‘nderin’ Ina Ramës, duke e votuar në KPA.
Karanxha tha gjithashtu se politika shqiptare, majtas dhe djathtas, e kishin menduar të mbyllur dosjen e 21 Janarit, por sipas tij, ishte familja e Aleks Nikës që e ndoqi si çështje.
“Ina Rama për çështje proceduriale, për çështjen Durrës-Kukës, për parashkelje të rëndë të procedurës, e zgjati afatin e hetimit dhe shpëtoi Lulzim Bashën. Në 21 Janar çështje proceduriale që duhet të ishte hetuar me nenin 9, se për këtë duhet të hetohet, pse nuk bëre kompetencat. Nuk ke kompetencë për vrasje, ke shpërdorim detyre.
Dhe Lulzim Basha e voton Ina Ramën në KPA. A është në dukje korrupsion kjo, pra më bëj këtu, të ta kthej këtu. Ndërkohë që Sali Berisha ju e dini mirë edhe qëndrimin e tij para SPAK. Tani si ka mundësi që PD e ka sharë edhe publikisht, edhe i jep votën.
Të dyja anët politike e kanë ditur të mbyllur çështjen, por ka qenë familja e viktikës Aleks Nika që e ka ndjekur çështjen. Këta nuk e kanë ditur që do vijë puna deri këtu. Ngjarjet pas 21 Janarit tregojnë përfituesit e vërtetë të kësaj ngjarje”, tha mes të tjerash Karanxha. -

21 janari/ Nazarko: Berisha e ka shumë të vështirë, të thotë të vërtetën e asaj ngjarjeje
Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar thirrjen e Sali Berishës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për 21 janarin, u shpreh se ish-kryeministri duhet të thotë përpara drejtësinë të vërtetën e vet për këtë ngjarje kaq të rëndë.
“Dy momente duhen evidentuar, mendoj unë, që në lidhje me zotin Berisha, SPAK-u po lëviz në dy çështje. Një çështje është çështja e privatizimit të klubit “Partizani”, në të cilin përgjegjësia e tij ngjan domethënë kryesisht e tipit favorizues, por që është vështirësisht e mbrojtshme, po flasim pikëpamjet e vërtetimit të përgjegjësisë drejtpërdrejt.
Zoti Berisha, në qoftë se ka ndodhur favorizim, ka ndodhur nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Megjithatë, ajo çështje u hap.
21 janari është një nga çështjet më tragjike që e ka njollosur demokracinë shqiptare.
Ne, në emër të pajtimit kombëtar kemi tejkaluar një ngjarje të madhe përgjegjësitë e atyre që bënë 1997-ën, të cilët mund të kenë qenë dy krahëve.
Por ama, ngjarja e 21 janarit duhet zbuluar, dhe këtë kuptim zoti Berisha e ka shumë të vështirë. Duhet ta kapërcejë edhe atë që thotë, që po thotë se është zoti Rama që e ka penguar drejtësinë, se unë kam kërkuar hetim ndërkombëtar. Çfarë hetimi ndërkombëtar ka kërkuar zoti Berisha? Zoti Berisha duhet ta thotë përpara drejtësisë atë që është e vërteta e vet. Edhe nëse ai s’ka qenë urdhëruesi që qëlloni apo zbatoni ligjin në këtë formë të tillë, prapë se prapë ai ngarkohet me përgjegjësi të rënda për një ngjarje si kjo”- tha Nazarko.
