Tag: çështje

  • ‘Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista’, Abilekaj: Qeveria në panik nga hetimet, korrupsioni është bërë sistem

    ‘Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista’, Abilekaj: Qeveria në panik nga hetimet, korrupsioni është bërë sistem

    I ftuar në intervistën e ditës, analisti Enton Abilekaj foli mbi qëndrimin e qeverisë Rama përballë hetimeve të SPAK, ku u shpreh se reagimi i deritanishëm i ekzekutivit ka qenë “imponues” dhe i ngjashëm me rastet kur qeveria ka kërkuar të mbulojë çështje të tjera.

    Sipas tij, ngurtësia e qeverisë mund të interpretohet ose si një kapje në befasi nga ngjarjet, ose si një strategji e gjatë e kryeministrit Rama, i cili publikisht mbron bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që mund të lejojë drejtësinë të veprojë. Ai solli në vëmendje edhe rastin e kryebashkiakut Veliaj, kur pas një kundërshtimi fillestar ndaj SPAK-ut, qëndrimi politik ndryshoi brenda pak javësh.

    Në vijim, Abilekaj theksoi se problemi kryesor qëndron në një mazhorancë tërësisht të korruptuar si kjo, çështjet që hetohen nga SPAK përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të skandaleve që rëndojnë mbi qeverinë. Ai përmendi rastet ende të pahetuara plotësisht, si ai i McGonigal apo çështje të tjera ku përfshihen institucione të rëndësishme, duke argumentuar se korrupsioni është bërë endemik dhe ka prekur çdo qelizë të administratës.

    Sipas tij, ky nivel korrupsioni ka prodhuar një ndërthurje të rrezikshme të pushtetit politik me atë ekonomik, ku qeveria kërkon të kontrollojë të gjithë ekonominë për të siguruar burime financiare që shërbejnë vetëm për axhendën e saj politike.

    Pjesë nga deklarata:

    Mendoj që, pavarësisht se akuza për korrupsion nuk është përfshirë në dosje, mendoj që qeveria, reagimi i qeverisë deri tani ndaj hetimit të SPAK-ut ka qenë një reagim imponues. Pra, qeveria është figuruar po aq e ngurtë sa në rastet kur ka dëshiruar të mbulojë një çështje, nuk e ka dashur zbardhjen e saj dhe ka ruajtur fort pozicionin e vet, njerëzit e vet, me dëshirën që drejtësia sadopak të stepet. Kjo ose ka të bëjë sepse në këtë rast kemi një të kapur në befasi të qeverisë, domethënë në një rast që qeveria nuk e priste këtë ngjarje, ose sepse qeveria, në fakt, ka një problem mes njëri-tjetrit dhe Edi Rama po ndjek rrugën e gjatë, siç ka ndodhur zakonisht, për çdo njeri që dëshiron ta largojë duke i treguar që në fakt ai po e mbron, kur në të vërtetë është duke futur drejtësinë kundër tij.

    Kjo gjë do të zbardhet me kalimin e kohës, sepse mund të na ndodhë ashtu si me Veliajn, që dy javët e para Edi Rama bëri një luftë të madhe me SPAK-un dhe pastaj dha urdhër që kush sulmon SPAK-un përjashtohet nga partia. Kështu që mund të kemi dhe një rast të tillë, por për këtë na duhet kohë të presim se çfarë do të ndodhë pas dy javësh kur gjërat fillojnë të bëhen më të qarta dhe qëndrimet fillojnë të bëhen më të prera. Mendoj që ne kemi të bëjmë me një maxhorancë në përgjithësi të korruptuar në të gjitha drejtimet e veta. Ne flasim për këto çështje të cilat SPAK-u ka thirrur njerëz kohët e fundit. Por në qoftë se do të marrim të gjitha çështjet të cilat janë në SPAK, po hetohen, ose për ato që nuk janë hetuar, mund të themi që korrupsioni është aq endemik sa ka prekur çdo qelizë të maxhorancës.

    Ne nuk e kemi të hetuar çështjen e AKSH-it, për të cilën hetimi po vazhdon dhe është thirrur drejtoresha e AKSH-it në SPAK. Ne nuk e kemi akoma çështjen e McGonigal të hetuar, sepse sipas SPAK-ut është dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara dhe pritet përgjigje. Ne nuk kemi akoma të hetuar se çfarë ka ndodhur me Bankers Petroleum. Pra, nuk mund të numërohen çështjet, sepse tani vetëm këto më kujtuan mua, por janë të panumërta çështjet për të cilat mund të ndeshet në hetim kjo maxhorancë dhe janë të përfshira të gjitha ministritë dhe sigurisht nën dirigjimin e Edi Ramës, sepse askush nuk guxon të bëjë korrupsion të nivelit të miliona eurove pa dijeninë, jo më pastaj pa bekimin e Edi Ramës, sigurisht.

    Ky korrupsion endemik kërkon një përgjigje të merituar. Shikoni, ambasada amerikane dje vendosi të përfshihej në hetimin e parave që vijnë nga jashtë në Shqipëri, investime që quhen investime të huaja. Sepse këto investime të huaja që po propagandohen tashmë jashtëzakonisht shumë, janë pikërisht ato që quhen pastrim parash në të vërtetë. Dhe qeveria amerikane vendosi që të përfshihet në këtë çështje sepse, siç duket, ka prekur edhe interesat amerikane këto investime “të huaja” në thonjëza. Pra, reagimet janë të shumta. Reagimet janë edhe nga qeveritë që kanë filluar të kuptojnë tashmë rrezikun që vjen nga një shtet i inkriminuar, që ka ndërtuar një ekonomi të inkriminuar dhe që mund të marrë vërtet emrin e narko-shtetit. Reagimi i brendshëm, sidoqoftë, është reagimi më i dobët deri tani.

    Mendoj që pushteti i pakufishëm politik krijon nevojën për një pushtet të pakufishëm ekonomik. Pra, një pushtet politik që ka filluar të kontrollojë gjithçka, ndërhyn edhe në ekonomi sepse e ndjen të nevojshme të kontrollojë të gjithë ekonominë, që asnjë nga biznesmenët të mos i dalë nga rreshti dhe sidomos që të ardhurat e tyre të mos përdoren për asgjë tjetër përveçse agjendës së tyre, agjendës së këtij pushteti politik, i cili ka gjithmonë nevojë, gjithmonë e më shumë nevojë për para të pista, sidomos për ato që i duhen në zgjedhje, që i duhen për të korruptuar jashtë, brenda e të tjerë e të tjerë. Dhe kjo nevojë bën që mos pritet më ajo fija e falënderimit apo e korrupsionit apo ajo përqindja, por të ndërtojnë ekonominë e tyre, që ky pushtet politik të ketë ekonominë e vet, jo ekonominë e pavarur e cila bashkëpunon me të. Një ekonomi e cila është njësoj si një strukturë partiake. Dhe që e bën shtetin si një shtet të centralizuar komunist me ekonominë e vet, ku çdo gjë është e paravendosur dhe të gjitha procedurat që duken si demokratike dhe konkurruese, në fakt janë të paravendosura. Kështu që, si një shtyllë ku duhet mbështetur një pushtet politik i fortë, në një shtet të kalbëzuar, ekonomia sigurisht që do t’i takojë, do t’i përkasë e gjitha, gjithmonë e më shumë, në masën gjithmonë e më të madhe pushtetit politik. Pra, ata do të ndërtojnë kompanitë e tyre, do t’i fitojnë sepse askush s’i kontrollon dhe askush s’i ndalon dot.

  • Nesho: Vizita gjermane në SPAK është sinjal kundër Ramës, korrupsioni ka prekur majat e pushtetit

    Nesho: Vizita gjermane në SPAK është sinjal kundër Ramës, korrupsioni ka prekur majat e pushtetit

    Agim Nesho deklaroi se çështjet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk janë më raste të izoluara, por prova të një korrupsioni të organizuar që lidhet drejtpërdrejt me kupolën e pushtetit, përfshirë ministren Balluku. Ai theksoi se vizita e ministrit të Jashtëm gjerman drejtpërdrejt në SPAK duke anashkaluar Kryeministrin Ramaështë sinjal i qartë i pakënaqësisë perëndimore dhe i mbikëqyrjes së shtuar ndaj qeverisë shqiptare.
    Nga ana tjetër, Bushati theksoi se SPAK-u historikisht ka shërbyer si instrument për të prishur ekuilibrat politikë, ndërsa sot mbetet e paqartë nëse veprimet e tij të fundit janë shenjë “trimërimi” të vërtetë, apo produkt i presionit ndërkombëtar.
    Ai paralajmëroi se korrupsioni që po del në dritë është i strukturuar dhe i pandarë nga vetë kryeministri, ndërsa masa të buta si “arrestet e shtëpisë” tregojnë se Rama ende kontrollon kufijtë e hetimeve.
    Pjesë nga debati:
    Bushati: Ky nuk ka nisur akoma as tanke, as avionë drejt qyteteve të Shqipërisë. Sepse edhe Berisha akoma s’ka kapur armët si në ’97-ën. Edhe ky akoma s’i ka kapur armët. Armët ia morën. Ashtu si në ’98-ën, protestuesit ia morën armët shtetit. Këtu, dy herë që shteti ka guxuar t’i nxjerrë armët në pazar, protestuesit ia kanë marrë.
    Nesho: Ka një linjë për ta shpjeguar këtë me një fakt që do të ndodhë edhe ditët në vazhdim. Ky nuk ka nevojë të nisë armë. Një çështje e SPAK-ut, shumë shpejt, e evidentuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga opinioni publik, është ajo e “Tigrit 1” dhe “Tigrit 3”. Çfarë është? Një gazetar amerikan më tha se po bëjmë një rubrikë për të folur për këtë korrupsion, i cili fillon dhe daton që në kohën e Bangladeshit, kur kryeministrja atje  e akuzuar me dënim me vdekje  një nga shtatë akuzat i ka për vjedhje të popullit të saj me miliona dollarë shpërdorim. Domethënë, ky SPAK që e ka parë si një çështje të thjeshtë, si çështje “Balluku me Kimin”, këtu është shumë e qartë: kemi të bëjmë me një korrupsion të organizuar. Shiko, këta nuk prekin… Ka thënë një gjë të mençur Bushati: “Unë dua që ky SPAK të marrë një çështje që nga fillimi deri në fund. Të ma shpjegojë si është.” Nuk bëhet fjalë për çështje që nuk kanë përgjegjësi dhe nuk kthejnë të drejtat e shkelura të këtij populli. Duhet t’i kthejnë lekët, o vëlla. Duhet goditur sistemi që është ky vetë  kryetari i grupit të strukturuar kriminal. E ka thënë ndihmësi i tij kryesor. Edhe ky po e provon nga dita në ditë.
    Bushati: Jemi dakord të gjithë që SPAK-u ka qenë vegël për të prishur ato ekuilibra politikë në Shqipëri. Tani, a kemi në këtë moment një lloj trimërimi të SPAK-ut? Dhe a ka një forcë tjetër amerikanët thonë disa që e ka bërë këtë trimërim? Më duket se ky është elementi i ri për të cilin ia vlen të diskutohet. Sepse t’i biesh SPAK-ut, këtë e kemi bërë gjithmonë.
    Nesho: Po ta jap një shembull. Shembulli i dytë. Erdhi, më fal, edhe këtë, mik… Erdhi ministri i Jashtëm gjerman? Çfarë vizite bëri? Ishte një vizitë protokollare. Si kryetar i Procesit të Berlinit, ai ka përgjegjësinë dhe frymëzimin për të futur vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në kohën që Rama shkoi në Bruksel, ai nuk takoi asnjë personalitet në Shqipëri, përveç ministres së Jashtme, që e ka detyrim se është kolege, dhe shkoi bëri vizitë në SPAK.
    Ndërkohë, në Serbi takoi Vuçiçin, takoi kryeministrin, presidentin dhe të tjerë. Dhe e di cili ishte mesazhi në konferencë për shtyp? E ndoqe? “Drejtësia e pavarur,” tha. Domethënë, ka një drejtësi jo të pavarur. Institucionet e shtetit dhe shteti i së drejtës… Këta janë burokratët e Brukselit. Unë them: shtetet anëtare janë ato që do të vendosin për këtë.
    Bushati: Po lëre mo… Po dëgjo… Unë po flas për shtetet anëtare.Folësi 2: Se Marta Kos është nga ato klientet e kryeministrit. Ka trimëri SPAK-u apo ka lojë me masat? Sepse aty Rama është i qartë që nuk e lejon të shkojë më tej. Dikush i ka trimëruar. Dikush, ndoshta… Se ore, ne mund të mblidhemi pas një muaji dhe të themi: “Siç shkëlqeu…”

  • Horoskopi për ditën e sotme, e diel 23 nëntor 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

    Horoskopi për ditën e sotme, e diel 23 nëntor 2025. Ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

    Qielli i sotëm ngre një perde të re energjish, duke sjellë një përzierje të çuditshme qetësie dhe lëvizjeje të brendshme. Fjalët, vendimet dhe mendimet marrin peshë të veçantë, ndërsa çdo shenjë ndien mbi vete një thirrje të heshtur për të parë më thellë, për të vepruar më drejt ose për t’u hapur më shumë ndaj mundësive. Kjo është një ditë ku ritmi i brendshëm përplasët me kërkesat e botës së jashtme, duke krijuar hapësira për qartësi, përparim dhe shpërthim krijues.Disa do të kërkojnë qetësi; të tjerë do të lëvizin me vrull drejt ambicieve të tyre. Disa do të rifitojnë besimin, të tjerë do të zbulojnë kthesën që u duhet. Në këtë freski të re kozmike, gjithçka që mbillni sot ka gjasa të marrë formë më shpejt se zakonisht, qoftë një ide, një ndjenjë, një vendim apo një hap drejt vetes.
    DashiSot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda vetes në kërkim të përgjigjeve për pyetje shpirtërore ose sekretet e jetës. Thjesht thuaji se po përpiqesh të pushosh, pasi ndoshta nuk do ta kuptojnë se për çfarë po mendon gjithsesi.

    DemiQasja e papjekur e dikujt në punë ka gjasa t’ju bëjë të ndiheni keq. Zemërimi po ju vërshon nga brenda dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të sulmoni në një mënyrë që mund t’i trembë njerëzit me të cilët komunikoni. Mundohuni të jeni më të duruar.

    BinjakëtSot mund të ndodhë një lëvizje e fuqishme në punë dhe nëse nuk i bashkoheni kësaj lëvizjeje, mund të mbeteni prapa. Mos e përbuzni idenë vetëm sepse preferoni të qëndroni tek ajo që është e njohur dhe e rehatshme. Rreziqet e ndërmarra sot do të shpërblehen.

    GaforrjaGjithçka në të cilën beson po funksionon në favorin tënd. Mundësitë të rrethojnë në lidhje me karrierën tënde. Energjia jote fizike është e fortë dhe je jashtëzakonisht me fat. Shfrytëzoje këtë kohë të favorshme.
    LuaniDita e sotme mund të sjellë zgjerim dhe prosperitet të mrekullueshëm për ju nëse jeni të gatshëm të bëni kompromis dhe të punoni me të tjerët, diçka që nuk duhet të jetë shumë e vështirë për ju. Mbani sytë hapur ndaj asaj që ju rrethon, në vend që të qëndroni të fiksuar vetëm në një çështje.
    VirgjereshaNuk ndiheni në harmoni me punën sot dhe mund të pyesni veten nëse jeni vërtet të destinuar të bëni punën që po bëni. Mos merrni vendime të nxituara. Sot mund të jetë një pikë e keqe për ju, por kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar.
    PeshorjaElementet janë në vend që ju të bëni përparime të mëdha në punën tuaj sot. Ekziston një shkallë e lartë energjie në ajër që mund ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj. Begatia ju pret.
    AkrepiEnergjia e ditës të inkurajon të zgjerohesh. Mendo në një shkallë të gjerë. Kjo është koha jote për të shkëlqyer. Apliko për një ngritje në detyrë ose rritje page. Dërgo CV-në tënde në një kompani që nuk e ke menduar kurrë se mund të të punësojë. Suksesi është i yti. Pranoje atë.
    ShigjetariKa shumë energji sot që mund ta shprehni duke çuar partnerin/partneren në një vend emocionues, nëse është e mundur. Mund të jetë një ide e shkëlqyer për të realizuar një aventurë së bashku. Mund të mendoni edhe realizimin e një surprise romantike.
    BricjapiMerrni pak kohë për t’u qetësuar dhe pak hapësirë për të menduar gjërat. Pastaj, kur të ndiheni gati, bëni disa biseda të vërteta, pasi kjo mund ta zgjidhë problemin njëherë e përgjithmonë me personin që dashuroni.
    UjoriEdhe pse e dini se çfarë do të donit të bënit në lidhje me një çështje të vazhdueshme, mund të mos dëshironi ta mërzisni partnerin tuaj, pasi ai mund të mos jetë dakord. Sot ju inkurajoheni të përballeni me faktet ashtu siç janë dhe të filloni procesin e zgjidhjes së situatës hap pas hapi.
    PeshqitDo të ndiheni të inkurajuar të flisni hapur dhe me ndershmëri – deri në një farë pike. Për disa çështje mund të mos dëshironi ta bëni këtë. Kjo do të ishte një gabim, veçanërisht tani që keni një mundësi kaq të mirë për ta zgjidhur këtë situatë. Mos u përpiqni ta shmangni të vërtetën.

  • Deputeti i PD: Belinda Balluku do ketë çështje të tjera, në radhë rruga Korçë-Ersekë

    Deputeti i PD: Belinda Balluku do ketë çështje të tjera, në radhë rruga Korçë-Ersekë

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku do të ketë çështje të tjera penale përveç atyre që është marrë tashmë e pandehur dhe me masë sigurie pezullim nga detyra, bllokim pasaporte e ndalim të daljes jashtë shtetit, të vendosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
    Kështu shprehet deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu, duke nënvizuar se një prej dosjeve është edhe ajo e rrugës Korçë-Ersekë, që përveç skandalit financiar me 12 mln euro kilometri, ka edhe atë të sigurisë ku shembet sa herë bie shi dhe është pa kolauduar ende.
    Ligjvënësi demokrat tha sot për “News 24” se ndaj Ballukut do të shtohen dosjet penale, përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe, pasi PD ndaj saj ka bërë edhe denoncimin për disa rrugë, ente energjetike dhe koncesione.
    “Belinda Balluku do të ketë edhe çështje të tjera nën hetim. Ka të tjera denoncime, që i kemi bërë ne, PD. Do të jetë edhe rruga Korçë-Ersekë, që e kemi denoncuar më parë. Tenderi i abuzimit me miliona euro, e çfarë rruge, ra shi dhe u shemb menjëherë. Sa herë bie shi, prishet rruga, dhe do ndodhi hataja atje, sepse është pa kolauduar dhe ka ndërruar projekti. Një rrugë që e nisi PD me 12 mln euro në total, por tani e ka çuar në 12 mln euro kilometri”, tha Balliu.
    Por ai theksoi se të gjitha hetimet që nisin nga SPAK për abuzimet qeveritare janë denoncime të selisë blu. Balliu shtoi se lufta kundër korrupsioni dhe kësaj qeverie do të vijonte, psi edhe kryeministri Edi Rama është i përfshirë në aferë, e jo vetëm Balluku.
    “Nuk ka denoncim të PD-së që nuk ka rezultuar i vërtetë. Demokratët janë penalizuar, janë hequr nga puna dhe arrestuar për denoncimet që janë bërë. Dhe të gjitha këto çështje e arrestime janë bërë për shkak të luftës që demokratët kanë bërë me këtë qeveri”, u shpreh ai.
    Ligjvënësi apeloi për rrëzimin e kësaj qeverie duke u bashkuar të gjithë qytetarët shqiptarë, teksa shprehet se tani situata ka ndryshuar dhe korrupsioni ka dalë sheshit.
    “Tashmë korrupsioni ka dalë sheshit. Ka zero vlerë se çfarë ore hyn dhe del Balluku, për sa kohë ajo nuk është në burg. Për akuza të njëjta, personazhe të tilla, dhe më pak të rëndësishme, kanë përfunduar në burg. Nëse Balluku meriton një ditë burg, një vit meriton Rama. Belinda Balluku nuk i njihte turqit, por Rama. Atë e çoi Rama atje. 7 orë takim në kryeministri, ka qenë kërcënim nga ana e Ballukut që “unë të marr me vete, se s’jam Veliaj”. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, është detyrë kombëtare nxjerrja e tij me hir apo pahir nga ajo zyrë. Ndaj i ftojmë qytetarët sot që ditën e hënë të vinë në protestë. Situata tani ka ndryshuar. Balluku nuk mund ta bënte këtë vetëm. Është e pasinqertë që të them se fajin dhe vjedhjet i ka kryer Balluku, por vetë Rama. I kam thënë Ballukut që të shkojë të bëhet ‘pentito’. Burimet thonë se ka rreth 60 sms të Ramës me Berberin”, tha ai mes të tjerash.
    Në fund deputeti demokrat siguroi mbështetësit se nuk do tradhtoheshin në kauzën e nisur, duke vënë në dukje se për shkak të denoncimeve të përsëritura shumë prej demokratëve janë arrestuar, larguar nga puna apo penalizuar.
    “Nuk e tradhtojmë as kauzën e as demokratët, por do duhet të bashkohemi sepse nuk bëhet vetëm. Nuk them se kemi qenë engjëj në kohën që kemi qeverisur, por këta shikoni, e bëjnë kilometrin me 12 mln euro, kur ne e kishim të njëjtën rrugë me një fond total 12 mln euro”, përfundoi ai.

  • Ekskluzive/ “Duhen dardanë gladiatorë”, Ademi komenton shortin, zbulon të vërtetën me Xhakën: Shqipëria shkon në Botëror (VIDEO)

    Ekskluzive/ “Duhen dardanë gladiatorë”, Ademi komenton shortin, zbulon të vërtetën me Xhakën: Shqipëria shkon në Botëror (VIDEO)

    Të bashkuar si kurrë më parë, Shqipëria dhe Kosova shkruan historinë duke shkuar së bashku në fazën “play-off” të një Botërori. Dardania dhuroi spektakël në fazën kualifikuese duke lënë pas ekipe “big” si Suedia. Të enjten, Kosova mësoi rivalët në fazën “play-off” ku në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë, ndërsa në fazën finale me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Për të folur për Kosovën, zemrën e Shqipërisë,  në “Sport News” i  ftuar special ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, zoti Agim Ademi.

    President, e besoje se brenda kaq pak kohe Kosova mund të shkonte në “play-off” të një Botërori? Çfarë do të thotë për Kosovën kjo arritje?Vërtet ëndrra ka ekzistuar gjithmonë por duhen pjekur disa kushte. Ja erdhi momenti, ekipi në ditët e veta më të mira dhe realizuam atë që është ëndrra e çdo ekipi kombëtar, për të arritur majat. Do të thotë shumë për Kosovën se kemi vetëm 9 vite pranim në UEFA e FIFA. Futbolli ka filluar shumë më herët, por në këto 9 vite, të arrish këtu, konsiderohet si një sukses që nuk duhet mohuar. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme deri në fund të kësaj gare dhe kësaj ëndrre.
    Ademi, besoj tani është më e lehtë të bindësh lojtarë si Ylli Gashi, apo talente të tjera të shpërndarë kudo në botë për të patur zgjedhje të parë Kosovën. I keni bindur me suksesin tuaj që Kosova po bën shumë mirë, është në kulmin e saj, besoj tani nuk është me zgjedhje e parë qoftë Shqipëria apo Zvicra. Ishte ky një sukses i dyfishtë edhe për ju?
    Për të bindur futbollistët, duhen të jenë dakord edhe baballarët dhe mëmat e tyre të cilët janë me prejardhje nga Kosova. Diasporës tonë i duket që i kanë mbetur borxh Kosovës dhe janë të lumtur që fëmijët e tyre të prezantojnë Kosovën dhe ta ngrenë pikërisht me dhuntinë e futbollit që kanë. Unë realisht dëshiroj që secili futbollist me të cilin flas të ndjejë Kosovën me zemër dhe pastaj të vendosë për të. Është e vërtetë që shumica prej tyre janë të lindur në shtetet përkatëse si Gjermania, Zvicra e kudo në Europë. Shtetin do ta kenë ku kanë lindur, por Kosova është diçka më e madhe për ta se kanë familjarët dhe është familja ajo që i frymëzon për të përfaqësuar Kosovën.  Por besoj se fillimisht zemra, e pastaj projekti që kemi, janë bashkuar dhe secili nga futbollistët që ka gjetur veten dhe e ka parë veten aty në projekt dhe nëse ia ka thënë zemra, e kanë pasur më të lehtë. Tanimë është më e lehtë dhe është normale për faktin se është krijuar ekip, rezultate. Kanë edhe shokët e tyre që janë po ashtu të mirë dhe me potencial për ekipin kombëtar. Sigurisht nëpërmjet tyre do ta ketë edhe më të lehtë që Kosova të afrojë këta futbollistë.
    Përpara se të shkojmë dhe diskutojmë për shortin, dua të sqarojmë së bashku disa çështje. Dua ta nis fillimisht me çështjen e mesfushorit Granit Xhaka, i cili u vërshëllye në “Fadil Vokrri”. Pikësëpari, dua një opinion nga ju mbi këtë çështje sepse dua të di si ishte gjithë situata, a diskutuat me vetë lojtarin apo familjarë të tij pas ndeshjes? Çfarë ju thanë?Në fakt nuk është gjë e mirë, por ndodh, sidomos te Granit Xhaka që është lojtari më i mirë shqiptar në vitet e fundit. Sigurisht që në publik ndodh gjithçka, nuk ka ndodhur vetëm këtë rast. Por mendoj se publiku bën më të mirën dhe do të fitojë ekipi dhe zgjedh formë e mënyra si të shpërqendrojnë ekipin kundërshtar se ai është me Zvicrën. Por ishte një numër i kufizuar, jo i gjithë stadiumi dhe u bënë ato vërshëllima. Por e kam thënë mendimin tim dhe e kam deklaruar se Graniti është një prej më të mirëve shqiptarë dhe është aset kombëtar, është edhe i familjes së nderuar. Njihemi prej kohësh me familjen e tyre, ai vjen, ka familjarët e vet këtu në Kosovë e Prishtinë. Nuk është se është vërshëllyer për veprime të këqija të tij apo familjes, por për të shpërqendruar ekipin, si lloj ndihme…
    Ndoshta edhe për shkak të deklaratave që ai dha përpara ndeshjes me Kosovën, shkak i largimit të disa lojtarëve që preferuar të bashkohen me Kosovën e jo me Zvicrën. Ndoshta edhe kjo, sepse u duk sikur kishte një qasje të tifozëve këtë radhë ndaj Granitit. Një “luftë e ftohtë” në distancë…Mendoj se është vërshëllyer për ndeshjen pasi ata mund të dilnin me deklarata për ta kundërshtuar, por nuk e kundërshtoi askush në këtë drejtim, se është mendimi i secilit. Ashtu e mendon Graniti se është me Zvicrën. Por gjithsesi, është Granit Xhaka, djali i Ragip Xhakës, shqiptar nga Prishtina.
    Një deklaratë që do të doja të ndaleshim, për të diskutuar më pas shortin është ajo e Edon Zhegrovës, i cili ka reaguar duke u shprehur “jam në formë dhe mund të luaj 90 minuta”. A ka një çështje Zhegrova, se më bën gjithmonë përshtypje që përmendet shumë emri i tij në të tilla raste, nuk kemi dëgjuar emra të tjerë si Muriqi apo Asllani. Pse pikërisht Zhegrova?Mediat mund ta interpretojnë si të duan, por ai e ka thënë me kuptimin më të mirë të mundshëm që tani është i gatshëm për të luajtur 90 minuta. E tha qartësisht që kurdo të më jepet rasti, do të jem i gatshëm për 90 minuta për kombëtaren tonë. Nuk ka asgjë të keqe, asgjë tjetër, përveç formatit të tij, sigurisht që është një prej talenteve më të mëdhenj që kanë pasur shqiptarët, sidomos po them Kosova. Edon Zhegrova është futbollisti që mund të bëjë çudira dhe është një prej talenteve më të mira. Ai është anëtar i ekipit tonë që nga vitet më të hershme të tij, është ndër të parët që i është bashkuar Kosovës. Eshtë karakteri i çdo futbollisti por është fatkeqësi që mediat mezi po presin ta marrin e kanalizojnë siç duan ato. Jo të nxirret nga konteksti, por të thuhet ajo që ka thënë, nuk është çështje, është korrektësia e tij ndaj trajnerit dhe njerëzve që i dhanë mundësinë e rastin për të luajtur.
    Ndaj pyeta edhe për të sqaruar opinionin publik nëse ka një çështje Zhegrova…Nuk ka asnjë çështje. Le ta nxjerrin nëse ka një çështje, jo vetëm një fjalë që thuhet sa për të thënë. Por është më mirë të merren me suksesin e Kosovës, jo ta minimizojnë me gjëra periferike. Zhegrova është gjallë dhe është te Juventusi, mund ta pyesni atë dhe sigurisht nuk ka të bëjë me këtë punë, por me mediat që për klikime apo interesa personale e axhenda mund të flasin gjëra të tilla. Ai është aset i kombëtares, jashtëzakonisht i mirë, talent. Se e tregon të jesh te Juventusi dhe ta trajtojë Juventusi si të tillë, edhe nga fjalët e trajnerit Spaleti. Ju e patë që u fut, luajti, ndaj jem të lumtur që e kemi Zhegrovën në ekip.
    Ademi, a jeni i kënaqur me shortin. Në gjysmëfinale keni Sllovakinë, mendohet një rival i lehtë në letër, sa shanse mendoni që ka për të vazhduar më tej?Këto ekipe, apo këta rivalë që kanë qenë në këtë grup, janë pothuajse të njëjtë afërsisht dhe asnjë ndeshje nuk është më e lehtë apo e rëndë. Por secila është finale. Varet si do jetë ajo ditë dhe si të përshtatet me kundërshtarin. Shpresojmë e besojmë të jemi mirë, të mos kemi të lënduar, të mos kemi të ndëshkuar me kartonë. Nuk është pjesa e frikës te kundërshtari, po të japim 100% si ndeshjet e fundit sigurisht besoj se do të kalojmë këtë pengesë, edhe pse është kundërshtar i fortë. E ka treguar, është ekip për t’u respektuar. Ne kemi rrugën tonë, do ecim në rrugën tonë, do vijë marsi shpejt e do shohim gladiatorët “Dardanë” që na kanë bërë të lumtur. Shpresojmë e besojmë që këto dy hapa që i kemi do t’i tejkalojmë e të jemi në Kupën e Botës.
    Interesant është fakti që Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovën, mund të keni mundësinë t’i bëni gol në fushë, atë që nuk e bën politika…Futbolli është apolitik, por gjithsesi nëse do ta shfrytëzojë politika, ta shfrytëzojë. Ne do luajmë futboll e kemi rezultate. Duam që Kosovën ta çojmë sa më lart dhe të ngremë flamurin e Kosovës.
    Nëse kualifikoheni për në finale, kë do të preferojë në çiftin Turqi-Rumani? Cilin kundërshtar do të dojë të kishe përballë në finale?Tani ne i njohim të dy ekipet, i kemi pasur kundërshtarë, kemi pasur ndeshje bashkë. Me Turqinë kemi pasur miqësore dhe ndeshje të tjera. Ndërsa me Rumaninë kemi qene thuajse gjithmonë çdo herë bashkë në kualifikuese europiane e në gara të tjera, ndaj njihemi shumë mirë. Cilado të vijë, do të ishte ekip i fortë për ne, do ishte jashtëzakonisht e fortë. Por gjithsesi, shoh më lehtësim me Rumaninë.
    Nëse do kualifikoheni, ndeshjen do ta luani në Prishtinë. A do këtë ndonjë premio për ekipin apo ndoshta politika a ju ka qëndruar pranë qoftë edhe me një shpërblim sado të vogël për ekipin?Këto janë të rregulluar nga ana e Federatës dhe tani kemi ardhur në fazën e fundit. Besoj se pas Vitit të Ri, në fillimin e 2026, ata që kanë ndër mend të shpërblejnë kombëtaren për rezultatet e arritura dhe ngritjen e shtetit në këtë nivel në kuadër të futbollit, besoj do reflektojnë. Presim që vitin e ardhshëm të sqarohet në këtë çështje dhe në pjesën e federatës gjithçka është ne rregull.
    Do më thoni të drejtën, beson realisht që mund të Kosova do të shkojë në Botëror, apo mjafton vetëm prezenca në “play-off” si herë e parë, ku në kaq pak vite ka bërë një gjë shumë të madhe?Të them të drejtën duke pasur parasysh formën e tashme dhe rezultatet që ka bërë dhe lojën e zhvilluar dhe taktikën që është përdorur me kombëtaren në ndeshjet e fundit, besoj shumë që të vështirë e ka dikush të na mundë e mposhtë. Besoj te grupi e këta djem dhe shpresa ime është që të jenë shëndosh e mitë të gjithë ekipi, të mos kemi të dëmtuar, si në raste të tjera që në ndeshje kryesore na ka munguar 4-5 futbollistë. Ne nuk jemi kombëtare që mund ta përballojmë me 4-5 mungesa por besoj te grupi dhe shpresoj se do të shkojmë në Botëror.
    Në “play-off”, përveç Kosovës do të shkojë edhe Shqipëria, për më tepër duke likuiduar Serbinë. I mori 4 pikë në kualifikuese, u festua pa fund në Shqipëri, Kosovë, në vende të tjera ku ka shqiptarë. U cilësua si nëntori i shqiptarisë. Si e keni parë Shqipërinë në këto kualifikuese, e dëshironit në short?Gjithsesi ajo ka qenë festa e kualifikueseve, se aty ka qenë hapi që besoja shumë se do kalonte këto dy pengesa të tjera Shqipëria shumë më lehtë se Kosova dhe do jetë në Botëror. Sigurisht nuk e doja në short se doja të shkonim të dyja, që të mos eliminonim njëra-tjetrën. Po të ndodhi kjo, kualifikimi i të dyjave, do të ishte një mrekulli e veçantë.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Marta Kos mesazh për çështjen e Ballukut: E rëndësishme është që ne të ndjekim vendimet e gjykatës

    Marta Kos mesazh për çështjen e Ballukut: E rëndësishme është që ne të ndjekim vendimet e gjykatës

    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut. Në përgjigje, Kos tha se nuk mund të komentojë çështje konkrete, por shtoi se Shqipëria ka pasur rritje të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit. Komisionerja tha ndër të tjera se në rast se dikujt i dhunohen të drejta ka gjykata që kujdesen për këtë çështje dhe sipas saj raste të tilla ndodhin gjithandej.

    “Nuk mund të komentoj çështje konkrete. Ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe gjithashtu Shqipëria ka patur një ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe këtë ne e kemi patur si pjesë të gjetjeve tona dhe e kemi bërë pjesë të raportit të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e sundimit të ligjit e mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit, do të thosha që është e paprecedentë. Ajo që ne duam nga çdo vend kandidat është që të ketë një sistem, ku me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore, që në rast se dikujt i dhunohen të drejtat atëherë ka gjykata dhe ka gjykatës të cilët do të kujdesen për këtë çështje. Dhe sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej, por e rëndësishme është që ne të ndjekim vendimet e gjykatës dhe ajo që kam dëgjuar nga kryeministri që do të ndodhë në fakt,” tha Kos.

  • Akuzat ndaj zv.kryeministres Balluku, Marta Kos: S’mund të komentoj çështje konkrete

    Akuzat ndaj zv.kryeministres Balluku, Marta Kos: S’mund të komentoj çështje konkrete

    Komsionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos u pyet në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe akuzat që rëndojnë ndaj saj.

    Kos u përgjigj duke thënë që nuk mund të komentojë një çështje konkrete.
    “S’mund të komentoj çështje konkrete.
    Shqipëria ka pasur rritje të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit, kemi e kemi bërë pjesë të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur në dy vitet e fundit,  do të thuash që është e paprecedente.
    Në rast se dikujt i dhunohen të drejta ka gjykata që kujdesen për këtë çështje, raste të tilla ndodhin gjithandej por ne të ndjekim vendimet e gjykatës dhe këtë  kam dëgjuar nga kryeministri”, shprehet Rama.

    Top Channel

  • 21 janari në SPAK, Leka: Të gjithë e kanë frikë Sali Berishën

    21 janari në SPAK, Leka: Të gjithë e kanë frikë Sali Berishën

    Sali Berisha pritet të dëshmojë ditën e mërkurë në SPAK për çështjen e 21 janarit, çka ka rritur diskutimet, pikëpyetjet por edhe debatin se çfarë do të ndodhë më pas, a do të zbardhet kjo ngjarje, që po bën 15 vite që ka kaluar?
    I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, analisti Martin Leka tha se kjo çështje duhet zbardhur njëherë e mirë.Sipas tij, zgjatja pa fund e kësaj çështjeje tregon se të gjithë kanë frikë nga Sali Berisha.
    Pjesë nga biseda:

    Leka: Të gjithë kanë frikë nga Sali Berisha.
    Borakaj: Të gjithë? Kush janë të gjithë?
    Leka: Po edhe ata, përndryshe nuk do të kishte mbetur pa u hapur për 15 vite si çështje.

  • Ahmetaj në arrati, Balluku nën hetim? Komisionerja për Zgjerim e BE: Një hap përpara, ndodh kudo

    Ahmetaj në arrati, Balluku nën hetim? Komisionerja për Zgjerim e BE: Një hap përpara, ndodh kudo

    Marta Kos

    TIRANË-Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos, në një intervistë për DW, teksa foli në lidhje me hapjen e kapitullit të fundit të bisedimeve me Shqipërinë, u pyet edhe për luftën kundër korrupsionit. Kos u pyet edhe për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe arratinë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
    Në përgjigjen e saj Komisionerja për Zgjerimin në BE, u shpreh se kjo do të thotë një hap përpara sepse këto çështje janë zbuluar dhe rastet e korrupsionit ndodhin kudo në Europë. Sipas Kos e rëndësishme është të ketë institucione që i luftojnë këto çështje.
    Marta Kos: Për mua është një hap përpara se këto çështje janë zbuluar. Nuk jam e lumtur që dëgjoj këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda Bashkimit Europian. Ato ndodhin kudo. E rëndësishme është të kemi institucione; vendet kandidate i kanë institucionet për t’i luftuar këto raste. Më pas do të jetë sistemi gjyqësor ose gjykatat që do të zbulojnë nëse ligji është shkelur, ose nëse është shkelur, se çfarë do të ndodhë më pas.

  • “Ka penguar hetimet për 21 janarin dhe ka fshirë serverat”/ Berisha të mërkurën në SPAK, analisti plas akuzat hapur

    “Ka penguar hetimet për 21 janarin dhe ka fshirë serverat”/ Berisha të mërkurën në SPAK, analisti plas akuzat hapur

    Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të japë llogari për veprimet e tij në lidhje me 21 janarin, një ngjarje e rëndë, të cilën edhe Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar si “krim shtetëror”.
    Sipas Mërtirit, Berisha “ka frikë nga kjo çështje”, pasi ajo mund ta rëndojë ndjeshëm politikisht dhe ligjërisht atë. Ai theksoi se ka shumë elementë për të cilët Berisha nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa vuri theksin te pengimi i punës së prokurorisë.
    Mërtiri shtoi se organet e drejtësisë duhet të vijojnë hetimet deri në fund për të zbardhur çdo rrethanë të çështjes, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
    “Berisha ka frikë për këtë çështje, sepse me sa duket jo është një çështje që e rëndon vërtet. Ka shumë gjerë për të cilat ai kurrë s’ka dhënë shpjegime. Nuk po them ka dhënë apo s’ka dhënë urdhër, kjo mbetet për t’u hetuar, por ai ka penguar prokurorinë të hetojë ngjarjen. Ai ka fshirë dhe serverat. Ai është përpjekje dukshëm të fshijë provat dhe për këtë duhet të japë llogari”, tha ai.