Tag: çështje

  • Trump: Gruaja është një person që është shumë më ezgjuar se një burrë

    Presidenti Donald Trump nuk hezitoi të premten kur u pyet për të dhënë një përkufizim të fjalës “grua”, diçka që ka qenë e ndërlikuar për demokratët vitet e fundit.

    “E kam të lehtë të përgjigjem,” tha Trump. “Sepse gruaja është dikush që mund të ketë një fëmijë në rrethana të caktuara. Ajo mundet… ka një cilësi… gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë, e kam vënë re gjithmonë.”

    Deklaratat e tij u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në Zyrën Ovale, teksa ai iu përgjigj një pyetjeje që është kthyer në një çështje të rëndësishme kulturore.

    Progresistët u kanë mëshuar të drejtave të personave transgjinorëgjatë dekadës së fundit, duke mbështetur idenë se burrat mund të bëhen gra dhe se gjinia mund të jetë e ndryshueshme dhe jo vetëm binare. Por kjo qasje i ka vënë ndonjëherë në një pozitë të vështirë kur bëhet fjalë për përkufizimin e termave të tyre.

    Më e famshmja ishte përgjigjja e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson, gjatë seancave të konfirmimit në vitin 2022, kur tha se nuk mund të jepte një përkufizim për fjalën “grua”.

    “Nuk mundesh?” e pyeti senatorja Marsha Blackburn (R-TN), e cila e ngriti këtë temë.

    “Jo në këtë kontekst. Nuk jam biologe,” u përgjigj Jackson, duke shtuar: “Në punën time si gjyqtare, unë trajtoj mosmarrëveshjet. Nëse ka një mosmarrëveshje për një përkufizim, njerëzit japin argumentet e tyre, unë shoh ligjin dhe marr një vendim.”

    Pyetja “Çfarë është një grua?” madje u bë titulli i një dokumentari nga komentatori konservator Matt Walsh, i cili argumenton se përkufizimet progresiste të këtij termi janë rrethore.

    Trump nuk ngurroi në këtë çështje të premten.

    “Gruaja është një person që nuk i jep një burri as edhe një mundësi suksesi,” shtoi ai, “dhe gruaja është një person që në shumë raste është trajtuar shumë keq.”

    Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër për ndalimin e atletëve transgjinorë që të konkurrojnë në sportet e grave, duke thënë se beson se 94% e vendit pajtohet me të në këtë çështje.

    “Ditën tjetër, një kongresist i njohur demokrat po i mëshonte faktit se burrat duhet të lejohen të konkurrojnë në sportet e grave,” tha ai. “Shpresoj që ata të vazhdojnë kështu, sepse nuk do të fitojnë më kurrë zgjedhje. Gratë janë njerëz të jashtëzakonshëm, bëjnë shumë për vendin tonë, dhe ne i duam gratë tona dhe do të kujdesemi për to.” / Washington Examiner – Syri.net

  • Trump: Gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë

    Trump: Gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë

    Presidenti Donald Trump nuk hezitoi të premten kur u pyet për të dhënë një përkufizim të fjalës “grua”, diçka që ka qenë e ndërlikuar për demokratët vitet e fundit.

    “E kam të lehtë të përgjigjem,” tha Trump. “Sepse gruaja është dikush që mund të ketë një fëmijë në rrethana të caktuara. Ajo mundet… ka një cilësi… gruaja është një person që është shumë më e zgjuar se një burrë, e kam vënë re gjithmonë.”

    Deklaratat e tij u pritën me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në Zyrën Ovale, teksa ai iu përgjigj një pyetjeje që është kthyer në një çështje të rëndësishme kulturore.

    Progresistët u kanë mëshuar të drejtave të personave transgjinorë gjatë dekadës së fundit, duke mbështetur idenë se burrat mund të bëhen gra dhe se gjinia mund të jetë e ndryshueshme dhe jo vetëm binare. Por kjo qasje i ka vënë ndonjëherë në një pozitë të vështirë kur bëhet fjalë për përkufizimin e termave të tyre.

    Më e famshmja ishte përgjigjja e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Ketanji Brown Jackson, gjatë seancave të konfirmimit në vitin 2022, kur tha se nuk mund të jepte një përkufizim për fjalën “grua”.

    “Nuk mundesh?” e pyeti senatorja Marsha Blackburn (R-TN), e cila e ngriti këtë temë.

    “Jo në këtë kontekst. Nuk jam biologe,” u përgjigj Jackson, duke shtuar: “Në punën time si gjyqtare, unë trajtoj mosmarrëveshjet. Nëse ka një mosmarrëveshje për një përkufizim, njerëzit japin argumentet e tyre, unë shoh ligjin dhe marr një vendim.”

    Pyetja “Çfarë është një grua?” madje u bë titulli i një dokumentari nga komentatori konservator Matt Walsh, i cili argumenton se përkufizimet progresiste të këtij termi janë rrethore.

    Trump nuk ngurroi në këtë çështje të premten.

    “Gruaja është një person që nuk i jep një burri as edhe një mundësi suksesi,” shtoi ai, “dhe gruaja është një person që në shumë raste është trajtuar shumë keq.”

    Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër për ndalimin e atletëve transgjinorë që të konkurrojnë në sportet e grave, duke thënë se beson se 94% e vendit pajtohet me të në këtë çështje.

    “Ditën tjetër, një kongresist i njohur demokrat po i mëshonte faktit se burrat duhet të lejohen të konkurrojnë në sportet e grave,” tha ai. “Shpresoj që ata të vazhdojnë kështu, sepse nuk do të fitojnë më kurrë zgjedhje. Gratë janë njerëz të jashtëzakonshëm, bëjnë shumë për vendin tonë, dhe ne i duam gratë tona dhe do të kujdesemi për to.” / Washington Examiner – Syri.net

     

  • Tare: I dërguam Kumbaros listën e objekteve që duheshin mbrojtur, por ajo i prishi. Na u thafshin duart!

    Tare: I dërguam Kumbaros listën e objekteve që duheshin mbrojtur, por ajo i prishi. Na u thafshin duart!

    Studiuesi Auron Tare ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Turizmit Mirela Kumbaro duke e cilësuar atë si një shkatërruese të identitetit kulturor të kryeqytetit gjatë kohës që mbante postin e ministres së Kulturës. Sipas tij, zonja Kumbaro shembi të gjithë vilat monument të Tiranës duke e shndërruar kryeqytetin në një vend pa pika reference.
    “Me zotin Lame dhe me Zotin Shkreli në 2013-ën punuam dhe bëmë një listë të madhe të të gjithë vilave, që duheshin futur në mbrojtje në Tiranë dhe ja dhamë zonjës Kumbaro. Edhe na u thafshin duart sepse ngaqë i zbuluam ku ishin gjysma ikën, u palosën. E kam akoma atë dosjen që bëmë atëherë, punuam për qejfin tonë me kënaqësi duke menduar që do futeshin në mbrojtje. Ikën të gjitha. Tani Tirana nuk ka më pikë reference.” – deklaroi Tare në MCN.
    Auron Tare ka kundërshtuar me forcë edhe nismën më të fundit të qeverisë për të ndërtuar restorante dhe hotele në zonën e Kalasë së Petrelës.
    “Askush nuk i kthen kalatë në restorante, vetëm shqiptarët e kanë bërë. Kam frikë dhe jam i bindur se nuk është më çështje e Ministrisë së Kulturës, kjo është çështje e shoqërisë shqiptare e cila nuk ka më asnjë lloj ndjesie, përveç ndeshjes së kombëtares.” vijoi Auron Tare.
    Sipas tij, indiferenca dhe mosreagimi i shoqërisë po ja bënë më të lehtë abuzuesve që të shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të vendit.
    Nuk kam më besim se do të vlerësohet trashëgimia kulturore. Nuk ka asnjë lloj interesi për çështje të tilla të trashëgimisë kulturore. Ti shiko Tushemishtin, do bëhen pallate atje. Petrela është një kryevepër, ka një histori të jashtëzakonshme nuk ka nevojë për projekte të tilla. Nuk është vetëm çështja e qeverisë dhe ndërtuesit, është dhe e atij që ka trashëgiminë që nuk ka ndjesinë të ruajë vilën e gjyshit dhe stërgjyshit,” tha Auron Tare.