Tag: çështje

  • Berisha: Siguria ushqimore do jetë çështje kombëtare!

    Berisha: Siguria ushqimore do jetë çështje kombëtare!

    Berisha: Siguria ushqimore do jetë çështje kombëtare!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një takimi në Malsinë e Madhe, garantoi mbështetje të plotë për fermerët, duke premtuar subvencione për çdo njësitë prodhimi dhe fidan të mbjellur. Ai kritikoi taksat diskriminuese ndaj fermerëve dhe theksoi se do të vendoset një sistem më të drejtë dhe të barabartë.

    “I garantoj fermerët se do subvencionojmë çdo njesi prodhimi. Do subvencionojmë çdo fidan të mbjellur, çdo kokë bagëti. Po, po. Taksa asimetrike, taksa diskriminuese për fermerët merr fund. Do të jetë simetrike, dhe do të ejtë fermeri ai që do të përfitojë nga taksa, jo përpunuesi, i cili në këtë sistem të sotëm nuk ka leversi të blejë prodhimet e fermerit shqiptar dhe merr ato të importit. Jo! Do vendoset tvsh=ja ashtu si në shitje, ashtu edhe në blerje.

    Këtu, siguria ushqimore është pasiguria më e madhe. Mandarinat. Njëherë tjetër dalin të tjera. Njëherë tjetër shpërndahet salmonelë, e cila arrin gjer në Surrel. Ekzakt, po ua them ju këtu, nuk e kam thënë tjetërkund.

    Sëmuret dhe ai vet, del gënjen mjekun dhe i thotë: u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmur nga salmonela që erdhi me pulat. Erdhi nga deputetët e tij, erdhi nga deputetët e tij salmonela. Mishi i infektuar. Nuk ka asnjë siguri, dhe kur shkoi në spital tha: e kam se mbaj breshka, ma dha breshka salmonelën. Çfarë breshke? Fileto pule! I gënjente mjekët.

    Ndaj dhe, siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare. Po si mund të hyjnë në Shqipëri insekticide kancerogjene që janë ndaluar në Europë? Dhe ky tund pasaportën europaine. Jo, jo, thotë.Pasaportën europiane me pesticide salmonella”, tha Berisha.

  • “Ajo çështje është e pahetuar”/ Klodiana Lala zbulon ‘pikat e errëta’ të dosjes Xhaçka-Gaçi

    “Ajo çështje është e pahetuar”/ Klodiana Lala zbulon ‘pikat e errëta’ të dosjes Xhaçka-Gaçi

    Gjykata e Posaçme vendosi që SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të hetojë ish ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin Artan Gaçi për një investim në bregdetin jonian. Gazetarja Klodiana Lala, tha se Xhaçka dhe Gaçi nuk janë të pandehur, por ajo renditi disa pika të errëta në këtë dosje që tha se nuk është hetuar.
    “Gjykata nuk ka thënë që të merren të pandehur Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi, por e detyron SPAK që të regjistrojë procedim penal për veprat penale të pastrimit rtë parave dhe të falsifikimit të dokumentave për zotin Artan Gaçi dhe dyshimet për shpërdorim detyre për ish-ministren Olta Xhaçka.
    Ajo çështje është e pahetuar për disa aspekte. Nuk është sqaruar nga ana e prokurorisë së Posaçme se Artan Gaçi ka lidhur kontratë paraprake me pjesëtarin e familjes Mëhilli, një vit përpara se prona të regjistrohej në hipotekë dhe nuk na sqaron nëse gjatë kësaj kohe ka patur apo jo rol Artan Gaçi në marrjen e pronës dhe regjistrimin në hipotekë. Nuk na është sqaruar se si është regjistruar kompania dhe lidhjen me ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe se ka patur një interes që kjo pronë të kalonte te përfituesi fundor Artan Gaçi.
    Nuk është sqaruar se çfarë del nga rezultatet e hetimit të celularit të Artan Gaçit, çfarë nga pyetja e personave të përfshirë, kqyrja e telefonit të Jorgo Goros dhe personave të tjerë të arrestuar. Pika tjetër që nuk është sqaruar është çmimi. Është një tokë që është marrë me 21 euro metri katror, ndërkohë që çmimi i tregut në atë zonë nis nga 150 euro dhe pse e ka shitur ky personi pronën kaq lirë në këtë zonë kaq të lakmuar të bregdetit.
    Zonja Xhaçka a e ka deklaruar këtë konfliktin e interesit, nga ajo ortakja që është shtetase amerikane dhe që është kunata e zonjës Xhaçka dhe pse e solli këtu dhe nuk e deklaroi këtë konflikt interesi. Pra këto pikëpytje më bëjnë të dyshoj se kjo çështje nuk është hetuar në gjenezë. Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që të rifillojë hetimet, dhe duhet të presim Apelin se çfarë do të thotë për qëndrimin e SPAK se Xhaçka dhe Gaçi nuk janë implikuar”- tha Lala.

  • ‘Këtë fundjavë do të merrni vendimin e jetës’, Gjini bënë paralajmërimin e bujshëm, ja çfarë do ndodh me këtë shenjë

    ‘Këtë fundjavë do të merrni vendimin e jetës’, Gjini bënë paralajmërimin e bujshëm, ja çfarë do ndodh me këtë shenjë

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e dytë të javës, në një studio televizive.

    Pjesa e dytë e javës do jetë më pozitive se ditët e para. Nisur nga sot na jep zgjidhje që kanë patur ngecje të vogla.

    Nëse çështjet që kanë të bëjnë me pagesat, me shtetin, me dokumenta, me zyrat, i vendosim në agjendë sot edhe nesër, do keni mundësi shumë të mira për t’i zgjedhur.

    Hiperaktiviteti do jetë në plan të parë. Nga e marta jemi ndjerë më të lehtësuar, nga eklipsi i diellit.

    Është një katër ditësh që jep mundësi të mira edhe për tu çlodhur. Jemi futur në një hënë me hyrje pozitive me planetin e fatit. Jep mundësi zgjidhjesh. E shtuna dhe e diela jep edhe mundësi për arratisje të shkurtra.
    DashiDiellin e kanë te vetja në hyrje shumë të mirë për planetin e fatit.

    Vendosni në agjendë çështje që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me lekun.
    Qofshin këto situata me shtetin apo me të tretët. Vendosni sot dhe nesër në agjendë takime të rëndësishme.

    Të lehtësuar nga Merkuri dhe Venusi, del në sipërfaqje një lodhje në situatat personale. Ka nisur një periudhë shumë e rëndësishme e hyrjes së Neputinit te Dashi, por do ndikojë gjatë verës vetëm për të lindurit në ditën e parë të shenjës, duke sjellë transformie të mëdha.
    DemiMërkuri dhe Venusi shumë afër njëri-tjetrit ka të bëjë me emocionin, por jo me jetën perosnale. Ka të bëjë me paqartësi, pikpyetje, pasiguri që lidhen me profesionin, zhvillimin, ndryshimin. Janë gjëra që kanë të bëjnë me pragmatizmin e tyre. Bëni korigjimet që bëni me njerëzit që doni, që të ndihmoni veten në rrugën e transformimit. Ka ardhur momenti që të merren me ndërtimin e një strukture që do i rezistojë kohës. Të futeni në një rutinë stabël me premtime të gjata në kohë.
    BinjakëtPlanetin e fatit e kanë me vete në hyrje pozitive. Jupiteri te Binjakët do jetë deri në 10 ditëshin e parë të qeshorit. Pavarësisht problematikave të vogla, pikpyetjeve që kanë patur në lidhje me jetën personale, shqetësimet me fizikun, është momenti që duhet të shfrytëzohet për lëvizje të mëdha. Duhet të dalin nga guacka e pasigurive. Ky moment është shumë i rëndësishëm, nga sot deri në 8 qershor për tu marr më çështje prone, për të blerë një pronësi, për të hapur një biznes. Pra çështje të rëndësishme jetike që mund të ngjyrosin jetën e tyre të paktën për 14 vite.
    GaforrjaNë pjesën më të madhe të këtij katërditëshi e kanë hënën te vetja, do e gjejnë formën për të qenë në qendër të vëmendjes. Hyrja e Mërkurit me Venusin te Peshqit i mbush me energji pozitive, pavarësisht se janë në të kundërt. Kanë plane për zhvillime, por plot paqartësi dhe pikpyetje. Fundjava, dita e diel është shumë e mirë për të qenë në qendër të vëmendjes së njerëzve që duan.
    LuaniAjo që është e rëndësishme për ta është dëshira që kanë për të folur dhe për të qenë në ambjente të ndryshme. Këtë fundjavë do e gjejnë veten të lëvizin në shumë territore dhe njerëz. Kanë nëvojë të rifreskojnë pjesën sociale të tyre. Mezi presin të zgjidhin problematika që kanë të mbartura prej kohësh, që prej 2023. Kjo do jetë ngecja që kanë brenda vetes.
    VirgjëreshaNeptuni ka kaluar te Dashi, ka nisur një fazë shumë e rëndësishme për të ripozicionuar veten në raport me njerëzit që kanë vite në rrugëtimin e tyre. Ky pozicionim do jetë deri në mesin e shtatorit. Ndjesia të di ku jam dhe më kë do e vazhdoj rrugën do jetë shumë e fortë. Jeni në një fazë ndryshimi, që nëse tregoheni vigjilent do ndikojë shumë për mirë.
    PeshorjaNuk ndikon shumë hyrja e Mërkurit me Venusit. Vendosja e Diellit në hyrje me Jupiterin bën që të kenë ëndrra të bukura dhe optimizën për vazhdimësinë. Mezi prisni kthimin e Mëkruit në të drejtë javën që vjen. Kjo fundjavë ka një vendimarrje. Marrin një vendim të qartë.
    AkrepiËshtë një 4 ditësh që ka tendencën që të zgjidhin shpejt e shpejt çfarë kanë dhe duan të bëjnë një agjendë personale të tërhequr nga zhruma, puna dhe e përditshmja. Në çfarë do lloj vendi që të jenë, duan që të jenë diku tjetër. Vendoseni në agjendë që nesër një arratisje, që ta arrini me sukses. Në punë, vazhdojnë ngecjet ende. Sa më shumë afrohet Mërkrui me Venusi aq më të lehtë do e keni zgjidhjen për ekonominë. Sot kujdes me shkresat.
    ShigjetariKa një tendencë të fortë për të ëndërruar momente të bukura udhëtimesh. Por është domosdoshmëri ripozicionimi në raportet në çift dhe familje. Tematika qëndrore është diskutimet për shqetësimet e mbartura që nga vjeshta. Faktori i të papriturës është prezent të shutnën dhe të dielën.
    BricjapiDo të duhet këtë 4 ditësh të gjejnë kohën për veten. Për tu çlodhur, pasi Venusi në të kundërt bëri që të merren me çështje dhe problematika që i përkasin të tjerëve. Me Marsin përballë, bashkëpunimet apo ndihma favorizon shumë ngarkesat tuaja në lidhje me profesionin. Emocionalisht duhet të punoni me vete.
    UjoriKëtë 4 ditësh duhet të merreni me diskutime që i përkasin prindërve ose fëmijëve. Këto janë 2 tematikat kryesore. Ka një tendencë që duan të sheshojnë situatat dhe të mbëjnë ujrat e qeta në familjet e tyre. Problematika e tyre afatgjatë mbetet përmirësimi i të ardhurave ose mundësia për të gjetur formën për mos të patu borxhe apo kredi.
    PeshqitVensui në të kundërt, Mërkuri në të kundërt te Peshqit. Pasiguria në lidhje me paranë mbetet çështje e momentit. Kjo do vazhdojë derisa Venusi është në të kundërt, 13 prill. Mënyra se si ndihen është pikpyetje në lidhje me profesionin. Mos i ndani me të tjerët dhe mos i lëvizni gjërat tani. Neptuni është racional

  • Nga Kultura tek Trump, Berisha: Buxheti do të dyfishohet, situata e tarifave është një çështje globale

    Nga Kultura tek Trump, Berisha: Buxheti do të dyfishohet, situata e tarifave është një çështje globale

    Sali Berisha ka kritikuar ashpër gjendjen e kulturës shqiptare, duke e cilësuar atë më keq se në çdo periudhë pushtimi të mëparshëm. Berisha tha se mafia politike në pushtet ka çuar në shkatërrimin e infrastrukturës kulturore të vendit, duke theksuar se ky është një sulm ndaj trashëgimisë kombëtare dhe artit. Ai shpjegoi se buxheti për kulturën është qesharak. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar programin për artin dhe kulturën. Ai tha se buxheti për kulturën do të dyfishohet dhe do të ndërmerren masa për lehtësimin e taksave mbi librin, për të mbështetur më shumë krijimin dhe përhapjen e librit shqiptar.
    Pyetjet nga gazetarët

    Ditën e djeshme presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi tarifa reciproke për dhjetëra vende të botës, edhe për Shqipërinë 10% tarifë reciproke. A jeni dakord ju me këtë vendim të presidentit?
    Berisha: Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave. Jam optimist, sepse nëqoftëse ju keni konstatuar, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se në vendet e tjera, edhe për Kosovën e njëjta gjë. Kështu që unë këtë koment kam për tarifat.
    Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar. Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre. Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim. Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj. Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim.
    Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme. Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit.
    Ju prezantuat sot programin për kulturën, ndërkohë Korporata e Investimeve Shqiptare ka planifikuar rivitalizmin e Bibliotekës Kombëtare ku ka shpallur thirrjen dhe sipas projektit, parashikohet një kullë dhe biblioteka aty. A jeni dakord ju me ketë ide, dhe a do e lejoni të zhvillohet pas 11 majit?
    Berisha: Kurrë nuk do ndodhë ajo. Ky është një akt, një ëndërr e vjetër e Edi Ramës. Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Ajo nuk do ndodhë. Vendi ka nevojë për një bibliotekë kombëtare të re dhe mendoj se një institucion i tillë ia vlen të ndërtohet sepse biblioteka ku është ka hapësira të kufizuara, të jemi realistë me këtë. Biblioteka kombëtare ka punonjës ndër më mirët. Erion Veliaj e përmbyti me rikonstruksionin që i bëri sheshit, e përmbyti. Ajo qe një përmbytje shumë e dhimbshme, me mijëra vëllime të çmuara u përmbytën dhe ato i thanin me tharëse flokësh. Një gjë e paimagjinueshme. Dhe nuk mori askush asnjë përgjegjësi sepse u hipi uji mbi dritare. Ngriti ky, bëri sheshin, mori miliarda dhe kështu që u përmbyt biblioteka. Unë jam për një bibliotekë të re, të ndërtohet një bibliotekë dinjitoze, por bibliotekat nuk janë kulla. Ka modele shumë të bukura që i përshtaten dhe ne do ndërtojmë një bibliotekë të re.
    SPAK ka pranuar sot se, disa sisteme të tyre, përfshirë emaile të disa prokurorëve janë hakuar, por nuk janë marrë dosje. A keni informacion nëse në këtë operacion kanë qenë të përfshirë ish-ministra dhe deputetë aktuale të Kuvendit.
    Berisha: Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë. Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt.
    Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.
    Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi.
    Në raportin që ka depozituar SPAK në Kuvendin e Shqipërisë, ngrihet shqetësimi për presionin politik që i bëhet Prokurorisë së Posaçme dhe a ndiheni ju përgjegjës për presionin që po i bëni. Dhe pjesa e dytë, referimet e policisë kanë rënë me 53% në SPAK. A është ky një tregues i rëndësishëm për opozitën.
    Berisha: Së pari, ky është një tregues dramatik për vendin. Ky tregon çarjen përfundimtare të institucioneve të narkoshtetit. Kjo tregon se në 83% të rasteve, provat e krimit prishen, manipulohen, përdoren për pazar dhe nuk shkojnë në prokurori. Ky është zbatimi i urdhërit të Edi Ramës. Edi Rama ka urdhëruar institucionet që të mos kenë komunikim me prokurorinë. Dhe ky është një akt, shumë, shumë i rëndë. E them me bindjen më të madhe.
    Kur unë kam kërkuar që këto institucione të reformohen, nuk mund të imagjinoj kurrë që ato të shuhen, të mos ekzistojnë, se kjo është ta shuash. Se prokuroria ka një numër të kufizuar punonjësit, qoftë prokurorë, qoftë OPGJ. Dhe natyrisht, ajo misionin e kryen mbi dosjet që dorëzon policia, Shërbimi, informacionet kur janë për çështje të sigurisë kombëtare dhe administrata. Administrata ka me dhjetëra e dhjetëra punonjës që paguhen për këtë çështje. Duhet të çojnë dosjet. Kur policia nuk çon 83% të dosjeve, se kjo është shifër shumë, shumë e rëndë. Unë e kuptoj se, nuk duan të thonë se i ka fshehur, por rënia në një kohë kur kriminaliteti rritet, rënia me 83% e dosjeve të dërguara nga policia, është shifra më alarmante që mund të jetë në fushën e luftës kundër krimit.
    Pse ka ndodhur kjo, ta them unë ty. Proda është ‘Matrix’. Ky Ilir Matrixi shkoi aty për të bërë pikërisht për të bërë këtë gjë, pikërisht për të mbrojtur krimin, për të fshehur dosjet e krimit dhe për të mos i dorëzuar. E dinë të gjithë aty, se ai është ‘Matrix’. Ministri vetë është një ushtar i Pojës, ky Hoxha apo Hoxhaj, se nuk merret vesh si e ka, se njëherë thotë jam kështu, e jam ashtu. Pra kjo është arsyeja. Ju jeni dëshmitarë. Unë jam përpjekur të ndriçoj, të informoj qytetarët se si Taulant Balla, me dokumente merr dosjen e kundërshtarëve të bandës, i arreston ata, shpërblim për vota. Se si Taulant Balla e merr dosjen nga SPAK, e çon në polici në mënyrë që ta nxjerrë jashtë afateve ligjore, asnjë veprim. Pra lajm shumë i keq ky.
    Si ish-kryeministër që keni firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e bizave, si ndiheni kur kundërshtari politik se do të bllokoni procesin e integrimit në Bashkimin Europian, në rast se ka një rotacion pushteti në 11 maj.
    Berisha: Ata që e quajtën Edi Ramën meme e gjallë, ata i gjetën më të bukurën, më të mirin emërtim që ka. Ai është bërë famoz për trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo lloj limit. Partia Demokratike që nga 1992 e gjer sot, është faktuar lokomotiva e të gjitha proceseve integruese. Këshillin e Europës, marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave, rekomandimin e statusit kandidat nga Komisioni Europian, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
    Të thotë Edi Rama, në 12 vite përveç hapjes të procesit të negociatave, pasi e vonoi me vite të të tëra, e cila është sinekuanon se merr statusin e kandidatit, që nuk plotësonte asnjë kusht dhe u hapën për çështje gjeo-strategjike, se u mbajtën pezull 4 vite dhe u pa se ky nuk respekton asgjë, u hapën për shkaqe gjeostrategjike.
    Ndaj dhe ai mision do të përmbushet nga PD, dhe i siguroj shqiptarët se po me atë seriozitet, transparencë dhe vendosmëri që ne realizuam momentet madhore të integrimit Europian dhe EuroAtlantik të Shqipërisë, po me atë seriozitet do të finalizojmë negociatat me BE-në dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por të bazuar tërësisht mbi meritën. Merita është baza, ky është interesi i shqiptarëve. Ju faleminderit!

  • Shenja që do të marrë vendimin e jetës! Horoskopi për fundjavën nga Meri Gjini: Kujdes çfarë firmosni

    Shenja që do të marrë vendimin e jetës! Horoskopi për fundjavën nga Meri Gjini: Kujdes çfarë firmosni

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e dytë të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Pjesa e dytë e javës do jetë më pozitive se ditët e para. Nisur nga sot na jep zgjidhje që kanë patur ngecje të vogla. Nëse çështjet që kanë të bëjnë me pagesat, me shtetin, me dokumenta, me zyrat, i vendosim në agjendë sot edhe nesër, do keni mundësi shumë të mira për t’i zgjedhur.
    Hiperaktiviteti do jetë në plan të parë. Nga e marta jemi ndjerë më të lehtësuar, nga eklipsi i diellit.

    Është një katër ditësh që jep mundësi të mira edhe për tu çlodhur. Jemi futur në një hënë me hyrje pozitive me planetin e fatit. Jep mundësi zgjidhjesh. E shtuna dhe e diela jep edhe mundësi për arratisje të shkurtra.
    DashiDiellin e kanë te vetja në hyrje shumë të mirë për planetin e fatit. Vendosni në agjendë çështje që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me lekun. Qofshin këto situata me shtetin apo me të tretët. Vendosni sot dhe nesër në agjendë takime të rëndësishme. Të lehtësuar nga Merkuri dhe Venusi, del në sipërfaqje një lodhje në situatat personale. Ka nisur një periudhë shumë e rëndësishme e hyrjes së Neputinit te Dashi, por do ndikojë gjatë verës vetëm për të lindurit në ditën e parë të shenjës, duke sjellë transformie të mëdha.
    DemiMërkuri dhe Venusi shumë afër njëri-tjetrit ka të bëjë me emocionin, por jo me jetën perosnale. Ka të bëjë me paqartësi, pikpyetje, pasiguri që lidhen me profesionin, zhvillimin, ndryshimin. Janë gjëra që kanë të bëjnë me pragmatizmin e tyre. Bëni korigjimet që bëni me njerëzit që doni, që të ndihmoni veten në rrugën e transformimit. Ka ardhur momenti që të merren me ndërtimin e një strukture që do i rezistojë kohës. Të futeni në një rutinë stabël me premtime të gjata në kohë.
    BinjakëtPlanetin e fatit e kanë me vete në hyrje pozitive. Jupiteri te Binjakët do jetë deri në 10 ditëshin e parë të qeshorit. Pavarësisht problematikave të vogla, pikpyetjeve që kanë patur në lidhje me jetën personale, shqetësimet me fizikun, është momenti që duhet të shfrytëzohet për lëvizje të mëdha. Duhet të dalin nga guacka e pasigurive. Ky moment është shumë i rëndësishëm, nga sot deri në 8 qershor për tu marr më çështje prone, për të blerë një pronësi, për të hapur një biznes. Pra çështje të rëndësishme jetike që mund të ngjyrosin jetën e tyre të paktën për 14 vite.
    GaforrjaNë pjesën më të madhe të këtij katërditëshi e kanë hënën te vetja, do e gjejnë formën për të qenë në qendër të vëmendjes. Hyrja e Mërkurit me Venusin te Peshqit i mbush me energji pozitive, pavarësisht se janë në të kundërt. Kanë plane për zhvillime, por plot paqartësi dhe pikpyetje. Fundjava, dita e diel është shumë e mirë për të qenë në qendër të vëmendjes së njerëzve që duan.
    LuaniAjo që është e rëndësishme për ta është dëshira që kanë për të folur dhe për të qenë në ambjente të ndryshme. Këtë fundjavë do e gjejnë veten të lëvizin në shumë territore dhe njerëz. Kanë nëvojë të rifreskojnë pjesën sociale të tyre. Mezi presin të zgjidhin problematika që kanë të mbartura prej kohësh, që prej 2023. Kjo do jetë ngecja që kanë brenda vetes.
    VirgjëreshaNeptuni ka kaluar te Dashi, ka nisur një fazë shumë e rëndësishme për të ripozicionuar veten në raport me njerëzit që kanë vite në rrugëtimin e tyre. Ky pozicionim do jetë deri në mesin e shtatorit. Ndjesia të di ku jam dhe më kë do e vazhdoj rrugën do jetë shumë e fortë. Jeni në një fazë ndryshimi, që nëse tregoheni vigjilent do ndikojë shumë për mirë.
    PeshorjaNuk ndikon shumë hyrja e Mërkurit me Venusit. Vendosja e Diellit në hyrje me Jupiterin bën që të kenë ëndrra të bukura dhe optimizën për vazhdimësinë. Mezi prisni kthimin e Mëkruit në të drejtë javën që vjen. Kjo fundjavë ka një vendimarrje. Marrin një vendim të qartë.
    AkrepiËshtë një 4 ditësh që ka tendencën që të zgjidhin shpejt e shpejt çfarë kanë dhe duan të bëjnë një agjendë personale të tërhequr nga zhruma, puna dhe e përditshmja. Në çfarë do lloj vendi që të jenë, duan që të jenë diku tjetër. Vendoseni në agjendë që nesër një arratisje, që ta arrini me sukses. Në punë, vazhdojnë ngecjet ende. Sa më shumë afrohet Mërkrui me Venusi aq më të lehtë do e keni zgjidhjen për ekonominë. Sot kujdes me shkresat.
    ShigjetariKa një tendencë të fortë për të ëndërruar momente të bukura udhëtimesh. Por është domosdoshmëri ripozicionimi në raportet në çift dhe familje. Tematika qëndrore është diskutimet për shqetësimet e mbartura që nga vjeshta. Faktori i të papriturës është prezent të shutnën dhe të dielën.
    BricjapiDo të duhet këtë 4 ditësh të gjejnë kohën për veten. Për tu çlodhur, pasi Venusi në të kundërt bëri që të merren me çështje dhe problematika që i përkasin të tjerëve. Me Marsin përballë, bashkëpunimet apo ndihma favorizon shumë ngarkesat tuaja në lidhje me profesionin. Emocionalisht duhet të punoni me vete.
    UjoriKëtë 4 ditësh duhet të merreni me diskutime që i përkasin prindërve ose fëmijëve. Këto janë 2 tematikat kryesore. Ka një tendencë që duan të sheshojnë situatat dhe të mbëjnë ujrat e qeta në familjet e tyre. Problematika e tyre afatgjatë mbetet përmirësimi i të ardhurave ose mundësia për të gjetur formën për mos të patu borxhe apo kredi.
    PeshqitVensui në të kundërt, Mërkuri në të kundërt te Peshqit. Pasiguria në lidhje me paranë mbetet çështje e momentit. Kjo do vazhdojë derisa Venusi është në të kundërt, 13 prill. Mënyra se si ndihen është pikpyetje në lidhje me profesionin. Mos i ndani me të tjerët dhe mos i lëvizni gjërat tani. Neptuni është racional për Peshqit, kështu do mësojnë të jenë më të pjekur dhe me këmbë në tokë./vizionplus.tv

  • Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta “kyçim” Shqipërinë në BE

    Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta “kyçim” Shqipërinë në BE

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.
    Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund ta “kyçin” Shqipërinë në BE.

    “Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje e vonesë dhe mbylljen e kësaj dere”, tha Rama.
    Një tjetër pyetje që Rama zgjodhi ta komentojë ishte: “Po përdorim VPN, për TikTok-un”.
    “Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët fjalëkalimin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje e Hitlerit, por çështja e Tik Tik, në mënyrën si shërbehet në Shqipëri, është shumë i rrezikshëm”, shprehet Rama në përgjigjen e tij.

  • “Ka rrjedhur bufi i kënetës, çështje moshe”, Rama: VPN për TikTok, turp i madh

    “Ka rrjedhur bufi i kënetës, çështje moshe”, Rama: VPN për TikTok, turp i madh

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e radhës me qytetarët në rubrikën ‘Sy më sy’ ka folur rreth zgjedhjeve të 11 Majit. Rama u shpreh se nuk është çështja që të fitojë PS, por është marrja e pasaportës evropiane dhe se vetëm ai dhe PS, mund ta ‘kyçin’ Shqipërinë në BE.
    Edi Rama: Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje dhe vonesë dhe mbylljen e kësaj dere. Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm.

  • SPAK mbyll hetimet për vjedhjen e fondeve të BE, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn

    SPAK mbyll hetimet për vjedhjen e fondeve të BE, zbardhen akuzat për Ilir Beqajn

    Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake për dosjen e njohur si SASPAC dhe ka nisur komunikimin e akuzave për personat e përfshirë, mes të cilëve edhe Ilir Beqajn, ish-drejtuesin e Agjencisë. Hetimet lidhen me vjedhjen e fondeve të Bashkimit Europian, ku Beqaj akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie, shkelje të barazisë në tendera dhe mashtrim.
    Një tjetër e akuzuar në këtë dosje është Mira Topçiu, punonjëse e SASPAC, e cila ka marrë akuza të papërcaktuara ende nga SPAK. Më herët, gjatë muajit korrik 2024, ndaj disa personave të tjerë u firmosën masa sigurie për lidhje me këtë çështje.
    Në lidhje me këtë çështje, momentalisht në burg ndodhen Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, ndërkohë që të dyshuarit e tjerë janë lënë nën masa më të buta sigurie. Po ashtu, SPAK ka sekuestruar pasuritë e personave të akuzuar, përfshirë disa shuma parash prej 14,323,125 lekë, 15,542 euro dhe 42,318 USD.
    Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 19.4% të kuotave të shoqërisë “Albanian Food and Hospitality Services” dhe 3 automjete të përfshira në këtë hetim.
    Hetimi për këtë çështje ka vijuar me verifikimin e praktikave të tjera financiare të realizuara nga Agjencia SASPAC, dhe pritet që dosja të dërgohet në Gjykatën e Posaçme për nisjen e gjykimit.
    Ilir Beqaj u arrestua nga SPAK, kur ishte duke vuajtur masën “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre lidhur me një tjetër hetim për dosjen e sterilizimit. Pas hetimeve, akuza ndaj tij u rikualifikua si vjedhje dhe shpërdorim detyre në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

  • “Dhurata e refuzuar”/ SPAK hetoi për parfum prokuroren në Elbasan! Pushon çështjen pas një viti: S’ka korrupsion

    “Dhurata e refuzuar”/ SPAK hetoi për parfum prokuroren në Elbasan! Pushon çështjen pas një viti: S’ka korrupsion

    Foto ilustruese

    ELBASAN- Një parfum është bërë shkak për nisjen e hetimeve nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dhurata me vlerë 3.700 lekë ishte lënë në zyrën e një prokuroreje, duke u bërë indicje për nisjen e hetimeve nga ana e SPAK. E gjitha ka nisur në dhjetor të vitit 2023, kur Arben Kotollaku, oficer i Policisë Gjyqësore të Elbasanit, ka hyrë në zyrën e prokurores Glenda Zeneli dhe i ka dhënë një parfum.
    Dhuratën ia kishte dhënë Ismail Q., i cili ishte arrestuar në tetor për “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe ishte lënë në “detyrim paraqitje” nga prokurorja. Pavarësisht se prokurorja e ka refuzuar dhuratën, nuk ka mundur t’ia kthejë menjëherë pas oficerit dhe i gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Ajo pretendoi se dhurata është kthyer, duke i dhënë gjithashtu edhe një vendim për refuzimin e dhuratës duke u bazuar në ligjin për konfliktin e interesit, por gjithsesi SPAK ka nisur një hetim për këtë çështje. 
    Gjatë marrjes në pyetje lidhur me ngjarjen, oficeri ka deklaruar se parfumin ia ka dhënë koleges për respekt, pa pasur qëllim për të ndikuar në ndonjë çështje hetimore. Ndërsa vetë, Ismail Q., qytetari që ka çështje të hapur në Prokurorinë e Elbasanit e mohon se është ai personi që i ka dhuruar parfumin hetueses.
    Kështu, pas një viti hetimesh, ku u morën në pyetje disa persona; u kontrolluan telefonat e disa personave dhe u analizuan pamjet e kamerave të sigurisë, SPAK ka dalë në një përfundim: Nuk ka asnjë provë korrupsioni!
    Pas një hetimi 1 vjeçar, Prokuroria ka arritur në përfundimin se nuk ka pasur asnjë qëllim për ndikim në çështjet hetimore.
    Në përfundim të hetimeve, SPAK ka kërkuar që çështja të pushohej, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka vlerësuar se nuk kishte indicie që mund të mbështesnin akuzat për korrupsion./ZËRI
     

  • ‘Ç’a do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla….

    ‘Ç’a do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla….

    Një qytetar nga takimi në Athinë e pyeti kryeministrin Rama se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia na bllokon sërish në rrugëtimin drejt BE. Rama i përgjigjet se ajo çështje me Greqinë është kapërcyer dhe me qeverinë e Mitsotakis janë në dialog të vazhdueshëm. Bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë, tha Rama, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje kërkesën që Greqia të heqë ligjin e luftës .
    Qytetari: Komplimente për atletet, shumë të bukura. Faleminderit që na mblidhni mes flamurit shqiptar. Nëse Greqia na bllokon përsëri, qeveria Rama ca bën, apo kush e pyet Greqinë.
    Rama: Ti e mban mend atë shprehjen, po të kishte halla… Po ç’është gjithë ky entuziazëm.
    Ne s’mund të nisemi në se ky do bëjë kështu, nëse ai do bëjë ashtu. BE na ka caktuar një kalendar për të bërë negociatat. Kalendar 3-vjeçar për negociatat s’ka pasur kurrë asnjë vend. Në momentin që i mbarojmë negociatat komisioni i çon të gjithë shteteve anëtare, dhe Greqisë, i çon dokumentin që me Shqipërinë mbaruam është gati. Ne me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Sot ajo çështje është e kapërcyer, jemi në marrëdhënie shumë pozitive. Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu betë deklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur.
    Kemi kërkesën për të hequr ligjin e luftës se është një absurditet. Jemi dy popuj të afërt, aleate në NATO, në dokumentin tonë të politikës së jashtë Greqia është partner strategjik dhe ne jemi në gjendje lufte. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Kjo dhe çfarë ka tjetër çështje të mbetura ku shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht shumë shpesh bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur dynjanë në sherr, do ia dalim të ngrihemi me gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim me miqtë tanë në Athinë do bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik.