Tag: çështje

  • “Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk…”/ Belinda Balluku e pandehur dhe e pezulluar nga detyra vendimi…

    “Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk…”/ Belinda Balluku e pandehur dhe e pezulluar nga detyra vendimi…

    I pyetur në një studio televizive për rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, tha se vendimmarrja i takon organeve kompetente.
    Sipas tij, pas adresimit të kësaj çështje për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë.
    “Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente”, tha ambasadori i OSBE-së.
    Sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së tha se të gjithë bien dakord që ky është problem kryesor dhe pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE-së.
    “Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën por një prjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ambasadori i OSBE-së.
    Michel Tarran: Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni. Qe do të them që kryeministri e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese.
    Duhet të presim çfarë do të thotë. Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe do të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente.
    A është ky rasti i parë në botë. Mesa di unë po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja dhe punoja.

  • ‘Balluku ka mbaruar, çështje kohe’,  Shehaj: Do shkohet drejt arrestit, po bëhet i njëjti proces si në…

    ‘Balluku ka mbaruar, çështje kohe’, Shehaj: Do shkohet drejt arrestit, po bëhet i njëjti proces si në…

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte mbrëmjen e sotme në një studio televizive. Deputeti u ndal edhe te rasti Balluku, për të cilën u shpreh se tashmë ka marrë fund dhe është çështje kohe kur do kërkohet heqja e imunitetit dhe mund të shkohet drejt arrestit.
    Shehaj theksoi se në Shqipëri po bëhet i njëjti proces si në gjithë vendet e Lindjes, ku reforma në drejtësi ka vënë pas hekurave zyrtarë deri në ragun e kryeministrave.
    Agron Shehaj: Po sulmohet drejtësia SPAK po bëhet presion në GJK për të ndaluar që SPAK të nxjerrë përpara drejtësisë të korruptuarit. Balla është pjesë. Dje doli lajmi që Apeli, hodhi poshtë një vendim që ka të bëjë me Toyota Yaris, dhe ka thënë nuk hetohet individi por hetohet organizata kriminale. Pra hetohet nga e para. Normale që do e mbrojnë Belinda Ballukun. Mund të bezdisë Taulanti, nuk lodhen duke vjedhur, por lidhen se ngre zërin unë. Se them unë janë vjedhur 50 mln euro. Për këto nuk flet njeri. Ça ka bërë Taulanti për Shqipërinë. Politikan i rëndomtë për 20 vjet. Ça ka bërë?
    Balluku nuk besoj se kthehet më në qeveri. Fati i saj ka marrë fund. Nuk besoj se do jetë më deputet. Jam i bindur, do kërkohet shkarkimi dhe heqja e imuniteti dhe arrestimi. Belinda Balluku ka mbaruar çështje kohe. Do ndodhi dhe në Shqipëri si gjithë vendet e lindjes, do përfundojë ky proces te kryeministri apo i vetmi rast që vetëm kryeministri nuk preket. Nuk do ndodhë ndryshe, reforma në drejtësi çështje besimi.

  • Kongresmeni amerikan: 200 mijë çështje të pazgjidhura, drejtësia shqiptare në krizë

    Kongresmeni amerikan: 200 mijë çështje të pazgjidhura, drejtësia shqiptare në krizë

    Kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self mbajti dje në mbrëmje një fjalim hapës gjatë një seance dëgjimore të nënkomitetit të titulluar “Pika Kritike: Rruga Drejt Stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
    “Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është promovimi i stabilitetit në Ballkan. Shpresoj që ndoshta anëtarët nga të dyja anët e rreshtit të mund të bien dakord për qëllimin e përbashkët të shërbimit ndaj interesave të SHBA-së, ndërsa kërkojmë të promovojmë ekuilibrin në këtë rajon, prosperitetin për qytetarët e tij dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme. Duke përjashtuar agresionin rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, tha sot kryetari i Nënkomitetit të Punëve të Jashtme për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self.
    “Edhe pse konflikti i hapur është qetësuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, pas shumë shekujsh ndarjesh etnike, ndryshimesh kufijsh dhe mosbesimi politik vazhdojnë ta ndjekin këtë fqinjë – ndërsa kriza të ndryshme politike kërcënojnë rendin post-jugosllav”, tha ai.
    “Si shembull, marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale që ka krijuar një vijë strategjike përçarjeje që i mundëson Rusisë të minojë aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit”, shtoi Self.
    “Marrëveshja e OHRIT e vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të rifillonte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund ta njohë sovranitetin e Kosovës”, theksoi ai.
    “Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnjë-Hercegovinë ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë”, tha ai.
    “Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte “i pezulluar” nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm”, tha Self.
    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, theksoi ai.
    “Megjithatë, pas 10 vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar”, shtoi Self.
    “Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, fakti që numri i çështjeve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë shtetin e së drejtës, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor. /ATSH

  • Çfarë ndodhi 24 orë para protestës së 21 janarit 2011, ja kush është personi ‘kyç’ që mund të hapë…

    Çfarë ndodhi 24 orë para protestës së 21 janarit 2011, ja kush është personi ‘kyç’ që mund të hapë…

    Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe mënyrën se si dosja e vrasjeve është mbajtur e “peng” për të garantuar pazaret mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sipas tij, ngjarjet nuk janë thjesht tragjedi, por pjesë e një skeme të madhe politike. Ai tregon gjithashtu rolin e një personi “kyç”, ish-kryetarin e bashkisë dhe sot deputet i Partisë Socialiste Agron Malaj, që sipas tij duhet të pyetet nga SPAK për të zbardhur se kush qëlloi mbi protestuesit. Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.  10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë. Pas u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.
    Prapaskenat e 21 janarit dhe pazari Rama-Berisha
    “Ju pata thënë që do dështojë kallëzimi i tij ose ngarkesa që i kanë bërë penale në lidhje me çështjen e klubit Partizani, dhe pak a shumë ajo po falimenton. Tani po i hapin një çështje tjetër, atë të 21 janarit dhe kjo bëhet e nxitur nga Rama, për arsye që kryeministri ta mbajë të frenuar Berishën në kërkesat e tij për pushtet në pazarin që do bëjnë për këto 16 vjet. Dhe Rama e kërcënon Berishën gjoja me SPAK, kurse Berisha e kërcënon me protestat. Të dy në fund do t’i përdorin këto kazuse përballë ithtarëve të tyre, duke thënë se: “Ja, ne me protestat tona e detyruam Ramën të ulet të bëjmë marrëveshje për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe ndryshimet territoriale”. Dhe nga ana tjetër Rama do t’u mburret se “Unë hapa atë çështjen në SPAK dhe ai shumë shpejt do të përfundojë në burg”, por në fakt kjo do të dështojë. Rama, një ditë para se të bëhej protesta e 21 janarit, i tha Sali Berishës dhe ambasadorit amerikan që e mbështeste në atë kohë se nesër do të kalonim mbi kufoma, dhe kjo u realizua. Nuk dihet se nga kush është realizuar, sepse Berisha s’kishte interes të vriste njerëz kur mitingu po mbaronte. Duhet ta mendojmë këtë më me gjakftohtësi. Është një person i cili ka qenë kryetar i bashkisë së Matit që duhet të pyetet nga SPAK. E dinë ata se kush është, të cilin Rama e mori nga një njeri që ka qenë pranë pushtetit të Sali Berishës, e mori dhe e bëri kryetar të bashkisë së Matit. Ky njeri duhet të pyetet, për të treguar se kush i ka vrarë ata të katër. Unë mendoj që mund të ketë patur një komplot një ditë ose disa ditë përpara, që ajo që tha Rama, “nesër do të kalonin mbi kufoma”, të realizohej, dhe ajo u realizua. Këto kufoma ishin kali mbi të cilin kalëroi Edi Rama për të ardhur në pushtet. Unë po ju them se edhe kjo çështje kundër Sali Berishës do të dalë një flluskë sapuni dhe asnjë gjë nuk kanë për t’i bërë. E tërë çështja tani është se këta duan të ndajnë pushtetin mes dy familjeve të tyre deri në vitin 2040. Këta duan të ndajnë çështjen e presidentit që duan ta bëjnë nga populli dhe duan të bëjnë një president shumë të fuqishëm. Dhe qeveria do të menaxhojë buxhetin, por gjithmonë e kontrolluar me fuqi të larta ligjore nga presidenti. Këta do të ndajnë edhe çështje të tjera të ndryshme të dy bashkë. A do t’i lejojnë ndërkombëtarët apo jo? Unë them që edhe mund t’i lejojnë. Të paktën deri tani nuk po shikojmë ndonjë pengesë”, u shpreh Alfred Cako.
    Skema e Ramës                                                                           
    Cako përshkruan gjithashtu mënyrën se si Rama menaxhon çështjet e korrupsionit. “Rama, për çdo çështje, çdo aferë publike që jepet për korrupsion, ai nuk e lë presionin të hapur. Ai dërgon disa persona si përgjegjës, që çështja të mbyllet dhe ai kur të dalë në pension këto çështje të jenë të gjykuara dhe ai të mos gjykohet. Por sistemi i qeverisjes është sistem piramidal. Këta kanë vepruar në të gjitha aktet e korrupsionit, që nga specialisti deri në drejtori, shefi i sektorit, drejtor i drejtorisë së ministrive që kanë bërë tenderat dhe kanë bërë korrupsionin. Ke të gjithë ata që kanë vënë firmën para ministrit, deri te ministri dhe më lart, Kryeministri—janë të gjithë ata që kanë ngrënë dardhat, sepse në një qeveri përgjegjësia është piramidale. Këta nuk janë hallka horizontale të zinxhirit që një hallkë e zinxhirit nuk di çfarë bën tjetra. Është kryeministri ai që mban përgjegjësinë i pari për çdo korrupsion të rëndë i cili ka vajtur deri në firmën e tij. Kjo është arsyeja pse SPAK merr këta për të mbyllur të gjitha proceset që janë hapur në qeverisjen e Partisë Socialiste, që këto të figurojnë të mbyllura. Dhe Sali Berisha, të thashë, është duke luajtur me të dyja shpatat. Këta janë tre polat: SPAK, Sali Berisha dhe Edi Rama. Këta punojnë të tre bashkë në mënyrë të koordinuar”, tha ndër të tjera Cako.

  • “Rama po i bën presion gjykatës”, Berisha kërkon nga Kushtetuesja të zhvillojë një seancë publike

    “Rama po i bën presion gjykatës”, Berisha kërkon nga Kushtetuesja të zhvillojë një seancë publike

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese vendosi nën presionin e kryeministrit shqyrtimin në séancë plenare të çështjes së pezullimit të numrit 2 të qeverisë Belinda balluku.  Në konferencën me gazetarët, Berisha i bëri apel Kushtetueses që të zhvillojë séancë të hapur publike për ankimimin e kryeministrit Edi Rama.
    “Gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama. Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore”, tha Berisha. 
    Sipas Berishës gjykata nuk duhet ta kishte marrë në shqyrtim këtë çështje dhe kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

    “Sot i vetmi vendim që Gjykata mund të merrte, mos-shqyrtimin e kësaj kërkese të paraqitur nga kryeministri më hajdut i Shqipërisë në kohëra, por edhe më hajdut në Europë, që merr guximin për të mbrojtur një vjedhje kaq të madhe të Tunelit të Llogarasë, të shfrytëzojë presionin ndaj gjykatave për t’u mbrojtur. Edi Rama duhet të japë me urgjencë dorëheqjen”, shtoi Berisha. 
    Prej disa ditësh kryetari i PD Sali Berisha ka shfrytëzuar çdo komunikim me median për të mbrojtur vendimin e Spakut dhe Gjykatës së posaçme për pezullimin e Belinda Ballukut, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron një anëtar të kabinetit të tij që është marrë i pandehur nga SPAK./vizionplus.tv

  • Në muajin dhjetor do të vijnë shumë surpriza! Horoskopi mujor nga Meri Gjini: Para dhe dashuri për këto shenja

    Në muajin dhjetor do të vijnë shumë surpriza! Horoskopi mujor nga Meri Gjini: Para dhe dashuri për këto shenja

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin dhjetor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Muaji dhjetor është një muaj i cili do të bëjë një mbyllje të paqtë dhe kompensuese të 2025. Pasioni, argëtimi, ngjyrat, lëvizjet, projektimet për zhvillim do të jenë prezent në mendjet dhe agjendën e gjithsecilit.
    Dashi

    Vazhdojnë të jenë detyrimet profesionale deri në datën 15 për t’u zgjidhur. Nga dita e djeshme gradualisht ngrohet komunikimi i tyre, bëhet me diplomatik. Do të shohin se është gjuha e duhur për të arritur atë që duan në pjesën e parë të vitit.
    Demi
    Duket sikur futen në një hapësirë të vetën de agjenda e tyre do të jetë e tillë; në hapësira të njohura, me njerëz dhe situata që njohin apo me zgjidhje apo bashkëveprime me njerëz që njohin. Kjo do të jetë shumë e fortë në gjysmën e dytë të muajit. Edhe Venusi dhe Brijapi do të bëjnë të mundur që të kenë një lloj qetësie me materien si dhe me dashurinë.
    Binjakët
    Të përfshirë totalisht në boshtin hënor. Hëna e plotë në datën 4 në orët e para të ditës do të ndodhë te Binjakët, do të kapë të lindurit në qendër të shenjës, ndërsa hëna e re e datës 19 te Shigjetarët do të prekë ët lindurit në fund. Të gjithë të lindurit në shenjën e Binjakëve do të kenë mundësi të bëjnë korrigjimet e mundshme dhe gjithashtu të shijojnë nje dhjetor në të cilin do të arrijnë të kenë nën kontroll atë që duan më shumë, të dinë ku ndodhen dhe të dinë çfarë ka në xhepin e tyre.
    Gaforrja
    Ngarkesat profesionale dhe emocionale të tetor-nëntorit nuk ishin të thjeshta kam një këshillë. Gjatë dhjetorit do të duhet të vendosin në agjendë çfarë kanë të rëndësishme dhe çfarë i bën ata të lumtur. Në fund të muajit do të keni mundësi për argëtim dhe për lëvizje të bukura.
    Luani
    Gjërat janë pozitive dhe në ndihmesë të tyre. Çfarë kanë të rëndësishme për periudhën dhe nga dhjetori do të duhet të vendoshet në agjendë. Në mes të muajit, nga data 15 dhe në vazhdimësi prioritet do të mbetet ngjyrosja e bukur, festive e fundit të vitit. Duket sikur ky muaj i jep mundësinë e mbylljes së çështjeve dhe shqetësimeve që nuk i mbyllën në kohë.
    Virgjëresha
    Virgjëresha e ka të ndarë me tre shije muajin. Në pjesën e parë do të merret me çështje që i përkasin paraardhësve të tyre ndërsa në pjesën e fundit me çështje që i përkasin pasardhësve. Ka një Hënë të plotë në katërkëndësh me diellin e vet dhe një Hënë të re në katërkëndësh me Diellin e vet përpara. Do të merret me zgjidhje të çështjeve të mbartura dhe me projektim të çështjeve të reja.
    Peshorja
    Në 10-ditëshin e parë do të duhet të merren me çështje që i përkasin zhvillimit, por njëkohësisht do të duhet të përdorë shumë diplomaci në sqarime të çështjeve personale. 10-ditëshi i dytë ka më shumë mundësi për argëtim. Shumë pak kujdes me veten në ditët e para të muajit.
    Akrepi
    Marsi te Bricjapi do t’i japë stabilitetin, qëndrueshmërinë, rutinën e qartë që ata duan. E shoqëruar me Venusin te Bricjapi do të ndihen të sigurt dhe nën lëkurën e vet. Gjysma e dytë e muajit do t’u japë një shije të mirë për mbylljen e 2025.
    Shigjetari
    Me emocione miks, kanë Diellin te vetja. Boshti hënor ndodhet Binjak-Shigjetar. Do të kalojë edhe Venusi dhe Mërkuri në datën 12. Në mës të muajit kanë Venusin Diellin, Mërkrin dhe Marsin. Marsi në datën 15 ikën, luftrat sforcimet e tyre i lënë pas. Ritmi i zhvillimit praktik material do durim, ndërsa idetë për zhvillim nuk mungojnë. Në 2026 do të jeni shenja më e privilegjuar.
    Bricjapi
    Në fund të muajit do të kenë mundësi të jenë protagonistë. Mbylljen e vitit do ta kenë shumë të ngrohtë, shumë të mirë dhe me zhvillime shumë të mira emocionale. Në pjesën e parë prioritet vijoj të jetë mbyllja e çështjeve profesioanle që jeni lodhur duke punuar.
    Ujori
    Do të duhet të përballen me çfarë ia vlen të luftojë dhe çfarë duhet të lënë pas. Duhet të lini hapësirën e duhur për 2026.
    Peshqit
    Duken sikur janë në katërkëndësh si para si pas me Hënën dhe Diellin. Një hënë e plotë në datën 4 që do t’u mbyllë situatat e brishta, të paqarta sa i përket pjesëss emocionale dhe një hënë e re te Shigjetarët e cila bën të mundur transformimet në lidhje me çështje të punës, shtëpisë, çatishëm dnryshim adrese, dokumentesh, çështje të rëndësishme që i doni për vitin që vjen./vizionplus.tv

  • “Duam Qeveri teknike”, Agron Gjekmarkaj: Ka keqkuptime për qasjen e PD ndaj SPAK, por ne e mbështesim!

    “Duam Qeveri teknike”, Agron Gjekmarkaj: Ka keqkuptime për qasjen e PD ndaj SPAK, por ne e mbështesim!

    Agron Gjekmarkaj tha sot se ka një keqkuptim në interpretimin publik që i bëhet qasjes së PD-së ndaj SPAK-ut.
    Ndërsa theksoi se selia blu e ka mbështetur drejtësinë në shumë çështje, shtoi se në vende të hapura ka edhe objeksione dhe kundërshti për çështje të caktuara, pasi vetëm në diktatura nuk lejohet mendimi i lirë.
    “Ka një keqkuptim për qasjen e PD-së ndaj SPAK-ut. PD i njeh format shtetërore, vendimet e gjykatave në çdo kohë. Ne i kemi njohur dhe zbatuar këto vendime, sado që ka pasur edhe raste që i kemi kundërshtuar.
    Komentohen vendimet e gjykatave dhe jepen objeksionet në çdo kohë, sepse nuk jemi në diktaturë. Ka njerëz në SPAK që e nderojnë punën e tyre dhe institucionin, por ka të tjerë që marrin vendime politike.
    Ne kemi pasur objeksione për çështje të caktuara ndaj SPAK ashtu sikurse kemi dhënë mbështetje ndaj tyre po për çështje të caktuara”, tha Gjekmarkaj për emisionin “Kjo javë” në “News 24”.
    “Që nesër duhet të krijohet një qeveri teknike, e kemi thënë që nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme në Shqipëri dhe ashtu rezultoi.
    Rasti Balluku është shumë i rëndë, i paprecedentë, por edhe më parë ka pasur raste të tjera që vërtetonin kërkesat e opozitës për qeveri teknike, Balluku është vetëm një bizhu më shumë në këtë qeveri me skandale. Çdo gjë në këtë qeveri duket sikur është në Big Brother dhe vëzhgohet që nga lart, në të gjitha fushat”, u shpreh ai.

  • Lëvizje politike? Pas fotos me Salianjin, reagon Gjunkshi: Ja çfarë diskutuam

    Lëvizje politike? Pas fotos me Salianjin, reagon Gjunkshi: Ja çfarë diskutuam

    Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas takimit me deputetët më të votuar të primareve. Sipas Gjunkshit, ishte vetwm njw “kafe” ku diskutohej situate politike.
    “Mbi takimin e mbajtur në Tiranë mes demokratësh! Dua të sqaroj publikisht një çështje që ka lindur pas një takimi miqësor mes miqve demokratë në Tiranë.
    Unë, siç kam bërë gjithmonë ndër vite, jam takuar me shokë dhe bashkëpunëtorë të Partisë Demokratike për të diskutuar për çështje që lidhen me situatën politike në vend.
    Pjesëmarrja ime në këtë takim nuk ka të bëjë me asnjë lloj iniciative për krijimin e ndonjë formacioni të ri politik.
    Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem institucional, i përkushtuar ndaj Partisë Demokratike, ndaj parimeve të saj, në shërbim të elektoratit tim që më votuan dhe më besuan.
    Nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë nisme që synon të krijojë alternativa jashtë kësaj partie. Ishte vetëm një kafe mes miqsh demokratë me diskutime mbi situatën aktuale politike.”, tha Gjuknshi.

  • “Nuk është çështje politike”/ Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump

    “Nuk është çështje politike”/ Rama komenton projektin e Kushner në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump

    Gjatë podcastit “East Side Stories”, kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e dhëndrit të presidentit të SHBA, Jared Kushner në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Rama tha se miqësia e tyre nuk është çështje politike, dhe se do të “mbijetojë” edhe përtej mandatit të Donald Trump si president. 
    “Nuk është se e di saktësisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka.  Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani”, tha Rama. 

  • “Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista”, Abilekaj godet: Qeveria po dridhet nga hetimet, korrupsioni është..

    “Rama kontrollon politikën dhe paratë e pista”, Abilekaj godet: Qeveria po dridhet nga hetimet, korrupsioni është..

    I ftuar në intervistën e ditës, analisti Enton Abilekaj foli mbi qëndrimin e qeverisë Rama përballë hetimeve të SPAK, ku u shpreh se reagimi i deritanishëm i ekzekutivit ka qenë “imponues” dhe i ngjashëm me rastet kur qeveria ka kërkuar të mbulojë çështje të tjera.
    Sipas tij, ngurtësia e qeverisë mund të interpretohet ose si një kapje në befasi nga ngjarjet, ose si një strategji e gjatë e kryeministrit Rama, i cili publikisht mbron bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që mund të lejojë drejtësinë të veprojë. Ai solli në vëmendje edhe rastin e kryebashkiakut Veliaj, kur pas një kundërshtimi fillestar ndaj SPAK-ut, qëndrimi politik ndryshoi brenda pak javësh.
    Në vijim, Abilekaj theksoi se problemi kryesor qëndron në një mazhorancë tërësisht të korruptuar si kjo, çështjet që hetohen nga SPAK përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të skandaleve që rëndojnë mbi qeverinë. Ai përmendi rastet ende të pahetuara plotësisht, si ai i McGonigal apo çështje të tjera ku përfshihen institucione të rëndësishme, duke argumentuar se korrupsioni është bërë endemik dhe ka prekur çdo qelizë të administratës.
    Sipas tij, ky nivel korrupsioni ka prodhuar një ndërthurje të rrezikshme të pushtetit politik me atë ekonomik, ku qeveria kërkon të kontrollojë të gjithë ekonominë për të siguruar burime financiare që shërbejnë vetëm për axhendën e saj politike.
    Pjesë nga deklarata:
    Mendoj që, pavarësisht se akuza për korrupsion nuk është përfshirë në dosje, mendoj që qeveria, reagimi i qeverisë deri tani ndaj hetimit të SPAK-ut ka qenë një reagim imponues. Pra, qeveria është figuruar po aq e ngurtë sa në rastet kur ka dëshiruar të mbulojë një çështje, nuk e ka dashur zbardhjen e saj dhe ka ruajtur fort pozicionin e vet, njerëzit e vet, me dëshirën që drejtësia sadopak të stepet. Kjo ose ka të bëjë sepse në këtë rast kemi një të kapur në befasi të qeverisë, domethënë në një rast që qeveria nuk e priste këtë ngjarje, ose sepse qeveria, në fakt, ka një problem mes njëri-tjetrit dhe Edi Rama po ndjek rrugën e gjatë, siç ka ndodhur zakonisht, për çdo njeri që dëshiron ta largojë duke i treguar që në fakt ai po e mbron, kur në të vërtetë është duke futur drejtësinë kundër tij.
    Kjo gjë do të zbardhet me kalimin e kohës, sepse mund të na ndodhë ashtu si me Veliajn, që dy javët e para Edi Rama bëri një luftë të madhe me SPAK-un dhe pastaj dha urdhër që kush sulmon SPAK-un përjashtohet nga partia. Kështu që mund të kemi dhe një rast të tillë, por për këtë na duhet kohë të presim se çfarë do të ndodhë pas dy javësh kur gjërat fillojnë të bëhen më të qarta dhe qëndrimet fillojnë të bëhen më të prera. Mendoj që ne kemi të bëjmë me një maxhorancë në përgjithësi të korruptuar në të gjitha drejtimet e veta. Ne flasim për këto çështje të cilat SPAK-u ka thirrur njerëz kohët e fundit. Por në qoftë se do të marrim të gjitha çështjet të cilat janë në SPAK, po hetohen, ose për ato që nuk janë hetuar, mund të themi që korrupsioni është aq endemik sa ka prekur çdo qelizë të maxhorancës.
    Ne nuk e kemi të hetuar çështjen e AKSH-it, për të cilën hetimi po vazhdon dhe është thirrur drejtoresha e AKSH-it në SPAK. Ne nuk e kemi akoma çështjen e McGonigal të hetuar, sepse sipas SPAK-ut është dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara dhe pritet përgjigje. Ne nuk kemi akoma të hetuar se çfarë ka ndodhur me Bankers Petroleum. Pra, nuk mund të numërohen çështjet, sepse tani vetëm këto më kujtuan mua, por janë të panumërta çështjet për të cilat mund të ndeshet në hetim kjo maxhorancë dhe janë të përfshira të gjitha ministritë dhe sigurisht nën dirigjimin e Edi Ramës, sepse askush nuk guxon të bëjë korrupsion të nivelit të miliona eurove pa dijeninë, jo më pastaj pa bekimin e Edi Ramës, sigurisht.
    Ky korrupsion endemik kërkon një përgjigje të merituar. Shikoni, ambasada amerikane dje vendosi të përfshihej në hetimin e parave që vijnë nga jashtë në Shqipëri, investime që quhen investime të huaja. Sepse këto investime të huaja që po propagandohen tashmë jashtëzakonisht shumë, janë pikërisht ato që quhen pastrim parash në të vërtetë. Dhe qeveria amerikane vendosi që të përfshihet në këtë çështje sepse, siç duket, ka prekur edhe interesat amerikane këto investime “të huaja” në thonjëza. Pra, reagimet janë të shumta. Reagimet janë edhe nga qeveritë që kanë filluar të kuptojnë tashmë rrezikun që vjen nga një shtet i inkriminuar, që ka ndërtuar një ekonomi të inkriminuar dhe që mund të marrë vërtet emrin e narko-shtetit. Reagimi i brendshëm, sidoqoftë, është reagimi më i dobët deri tani.
    Mendoj që pushteti i pakufishëm politik krijon nevojën për një pushtet të pakufishëm ekonomik. Pra, një pushtet politik që ka filluar të kontrollojë gjithçka, ndërhyn edhe në ekonomi sepse e ndjen të nevojshme të kontrollojë të gjithë ekonominë, që asnjë nga biznesmenët të mos i dalë nga rreshti dhe sidomos që të ardhurat e tyre të mos përdoren për asgjë tjetër përveçse agjendës së tyre, agjendës së këtij pushteti politik, i cili ka gjithmonë nevojë, gjithmonë e më shumë nevojë për para të pista, sidomos për ato që i duhen në zgjedhje, që i duhen për të korruptuar jashtë, brenda e të tjerë e të tjerë. Dhe kjo nevojë bën që mos pritet më ajo fija e falënderimit apo e korrupsionit apo ajo përqindja, por të ndërtojnë ekonominë e tyre, që ky pushtet politik të ketë ekonominë e vet, jo ekonominë e pavarur e cila bashkëpunon me të. Një ekonomi e cila është njësoj si një strukturë partiake. Dhe që e bën shtetin si një shtet të centralizuar komunist me ekonominë e vet, ku çdo gjë është e paravendosur dhe të gjitha procedurat që duken si demokratike dhe konkurruese, në fakt janë të paravendosura. Kështu që, si një shtyllë ku duhet mbështetur një pushtet politik i fortë, në një shtet të kalbëzuar, ekonomia sigurisht që do t’i takojë, do t’i përkasë e gjitha, gjithmonë e më shumë, në masën gjithmonë e më të madhe pushtetit politik. Pra, ata do të ndërtojnë kompanitë e tyre, do t’i fitojnë sepse askush s’i kontrollon dhe askush s’i ndalon dot.