Tag: certifikimin

  • OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

    OTP Bank Albania drejt fuqizimit të lidershipit në sigurinë kibernetike, me Certifikimin ISO 27001

    OTP Bank Albania ka marrë zyrtarisht certifikimin ndërkombëtar ISO/IEC 27001, standardin më të njohur global, për sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit.Ky certifikim përbën një hap të rëndësishëm në transformimin digjital të bankës dhe në garantimin e mbrojtjes së të dhënave të klientëve.Për OTP Bank Albania, ISO/IEC 27001 nuk është vetëm një arritje teknike, por një vendim strategjik për ta integruar sigurinë e informacionit në çdo hallkë të operacioneve – nga infrastruktura teknologjike, deri tek kultura organizative.Drejtori i Departamentit të Sigurisë në OTP Bank Albania, z. Reglendi Xhango shprehet lidhur për këtë arritje:“Ky certifikim nuk lidhet thjesht me përputhshmërinë, por me vetë lidershipin. Ai është një dëshmi konkrete që banka e konsideron sigurinë si një element kyç të transformimit digjital dhe e aplikon atë në mënyrë të unifikuar në të gjithë sistemet e saj teknologjike.Rrugëtimi drejt certifikimit ishte një angazhim i përbashkët dhe një investim afatgjatë në cilësi. OTP Bank Albania është një nga vetëm pesë bankat në Shqipëri që ka arritur certifikimin ISO 27001, duke u pozicionuar si lider në fushën e sigurisë së informacionit. Si pjesë e Grupit OTP, ky certifikim e vendos bankën në një pozitë influencuese për inovacionin dhe përparimin në sigurinë kibernetike në rajon.”Certifikimi ndikon drejtpërdrejt në besimin dhe përvojën e klientëve, pasi çdo shërbim, apo teknologji e re në OTP Bank Albania i nënshtrohet tashmë vlerësimeve rigoroze, sipas standardeve ISO 27001, për të garantuar mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave.Kjo arritje forcon vizionin e bankës për të udhëhequr me përgjegjësi në peizazhin digjital bankar të Shqipërisë, duke promovuar transparencë, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm.OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP, një prej grupeve më të mëdha bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, që i shërben mbi 17 milionë klientëve në 12 vende.E udhëhequr nga inovacioni, përgjegjësia dhe qasja ndaj klientit, OTP vijon të investojë në transformimin digjital, sigurinë kibernetike dhe praktikat bankare të qëndrueshme — duke ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më inteligjente për klientët e saj. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

    PD kërkoi mos-certifikimin e rezultatit, Kolegji Zgjedhor merr vendim për zgjedhjet

    Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankimim. Duke qëndruar në fuqi vendimi i KQZ-së, do të thotë se zgjedhjet e 11 majit cilësohen zyrtarisht të certifikuara.
    Kujtojmë se Partia Demokratike dhe opozita nuk e kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur pretendime se gjatë dhe para procesit, ka pasur parregullsi të shumta.

  • PD ankimoi certifikimin e zgjedhjeve/ Ja kur do të mbahet seanca në Kolegjin Zgjedhor

    PD ankimoi certifikimin e zgjedhjeve/ Ja kur do të mbahet seanca në Kolegjin Zgjedhor

    Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator për të certifikuar zgjedhjet e 11 majit. Seanca është caktuar të zhvillohet më 4 shtator, ora 10:00.
    Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Lutfije Celami (relatore), dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

  • PD kërkon pavlefshmërinë e vendimit për certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit/ Zbulohet data dhe trupa gjykuese

    PD kërkon pavlefshmërinë e vendimit për certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit/ Zbulohet data dhe trupa gjykuese

    Partia Demokratike e Shqipërisë, në kuadër të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM), ka ankimuar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit 2025 nga Komisioni Rregullator, duke kërkuar shpalljen e pavlefshëm të këtij vendimi.

    Palë të paditura në këtë proces janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa si person i tretë është regjistruar Partia Socialiste.

    Kërkesëpadia e regjistruar më 1 shtator 2025 në regjistrin themeltar mban numrin 30, ndërsa sot është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor. Seanca do të mbahet më 4 shtator, ora 10:00, në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

    Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Lutfije Celami (relatore), dhe antarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

  • PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit

    PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren për rastin e ankimimit

    Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
    Pas depozitimit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor, ky i fundit ka caktuar Lutfije Celamin si relatore të çështjes së kundërshtimit nga ana e opozitës.
    Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
    PD-ASHM i kërkoi Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

  • VV kritikon QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”

    VV kritikon QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”

    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban Krasniqi nga ky subjekt kritikoi ambasadat e shteteve të QUINT-it, duke thënë se ato i kanë dalë në mbrojtje “organizatave kriminale”.

    Krasniqi nga LVV tha gjatë mbledhjes së KQZ-së më 1 shtator se pavarësisht vendimit të formës së prerë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por edhe të Gjykatës Supreme, ai mendon se me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit do të dëmtohet demokracia.
    “Në komunat ku Lista Serbe pretendon të garojë, aty nuk do të ketë demokraci. E dinë prej ambasadorit e përfaqësuesit të BE-së, e gjithë këta të tjerët që janë të QUINT-it, e dinë shumë mirë sepse vetë e kanë deklaruar me radhë. Por, edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale në vend për hesape të tyre të ngushta apo edhe të karrierës së tyre politike”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, me certifikimin e Listës Serbe kanë dështuar institucionet e drejtësisë, por Qeveria dhe organet e sigurisë kanë kryer punën e tyre.
    “Për mua Lista Serbe vazhdon të jetë një organizatë kriminale, me baza dhe përmasa të një organizimi terrorist dhe unë nuk mund ta pranoj si pjesë të sferës politike”, tha ai.
    Më 21 gusht, KQZ-ja vendosi për moscertifikimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
    Në atë mbledhje, Kurteshi dhe Krasniqi ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
    Më 24 gusht, PZAP-i urdhëroi që KQZ-ja të certifikonte Listën Serbe për zgjedhjet e tetorit, duke argumentuar se ky subjekt i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve.
    Vendimi i KQZ-së i 21 gushtit, për moscertifikimin e Listës Serbe ishte kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.
    “Unë mendoj që institucioni jonë [KQZ-ja], PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në këtë rast janë bërë pjesë e një vendimmarrje e cila do ta dëmtojë rëndë demokracinë, edhe e cenon rendin kushtetues dhe është ironike që institucionet të tilla që do të duhej të ishin në mbrojtje, të bien në kundërshtim dhe lajthitje. Por, nuk mendoj që është lajthitje, por një vendimmarrje e qëllimshme si rezultat i presioneve, as të ambasadorëve ndoshta jo, të do diplomatëve që vijnë e sillen këndej, e do shërbëtorëve të tyre që vijnë e sillen poshtë e lartë e i bëjnë presion si ndonjë kryetari të partisë, ashtu edhe zyrtarëve të cilët i ngashënjen me ndonjë punëtori jashtë vendit e kështu me radhë”, tha Krasniqi.
    Më 29 gusht, ndërkaq, Gjykata Supreme e hodhi poshtë “si të palejuar” ankesën e paraqitur nga Krasniqi dhe përfaqësuesi tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi sa i përket vendimit të PZAP-it.
    Gjatë mbledhjes të KQZ-së, Kurteshi se i konsideron të “kundërligjshme dhe kundërkushtetuese” vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme sa i përket Listës Serbe.
    “Për më shumë, Supremja ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që e kanë kompetencë ligjore të votojnë për certifikimin ose kundër certifikimit, i delegjitimon për ankesë, kurse Listën Serbe e legjitimon për ankesë”, tha ai.
    Edhe për zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, anëtarët e LVV-së kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe. Por, PZAP-i dhe Supremja hodhën poshtë ankesat e tyre.
    Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023. Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL

  • Vetëvendosja, kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

    Vetëvendosja, kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

    Anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, e ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.
    Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.
    Kurteshi e ka kundërshtuar kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.
    “Ky luan rol dyfish”, tha Kurteshi. “Ky punon në institucione të një shteti që ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republikës së Kosovës”.
    Ai ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.
    Zyra e Partive Politike në KQZ – e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /REL

  • Gjyqtarët me pushime, Kolegji “mban peng” certifikimin e rezultatit, Lapaj mbetet pezull

    Gjyqtarët me pushime, Kolegji “mban peng” certifikimin e rezultatit, Lapaj mbetet pezull

    Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk u zhvillua, duke caktuar si seancën e radhës 25 gushtin.
    Adratik Lapaj duhet të presë deri në 25 Gusht për të mësuar nëse do të jetë ai deputet në Kuvend apo përfaqësuese e koalicionit do të jetë Ana Dajko, e para e listës së mbyllur në Tiranë, shkruan A2.
    Pushimet e gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor duket se po zvarrisin edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit. Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2020 dikton që pas të gjitha ankimimeve dhe shpalljeve të rezultatit nga të gjitha hallkat në KQZ e Kolegj, kërkohet edhe një mbledhje e Komisionit Rregullator i cili do të votojë përfundimin e zgjedhjeve: “Rregullatori shqyrton dhe miraton projektaktet e përgatitura nga administrata e KQZ-së, për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi në përputhje me këtë ligj”.
    Krahas çështjes së Adriatik Lapajt, në tryezën e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor është edhe ankimi i deputetes demokrate Andia Ulliri e cila kërkon një mandat të dytë parlamentar, këtë herë nëpërmjet kuotave gjinore në qarkun e Durrësit për t’i zënë vendin Arian Ndojës.
    Këto vendime marrin një rëndësi edhe më të madhe përshkak se pa votat simbolike të komisionit rregulator, procesi zgjedhor nuk konsiderohet i përfunduar, dhe si i tillë, deputetët e 11 majit nuk mund të zëvendësojnë të zgjedhurit aktual, ku afati i fundit është data 10 shtator, ditë në të cilën bëhet edhe rotacioni i legjislaturave.

  • PD-ASHM ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri

    PD-ASHM ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri

    Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarkun e Tiranës.

    Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elga Menga, PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor.
    Po ashtu PD kërkon zgjedhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.
    Më herët koalicioni opozitar ka ankimuar vendimin e KQZ-së për zgjedhjet edhe në qarqet Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Berat dhe Kukës.

    Top Channel

  • PD-ASHM ankimon në KAS vendim e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri

    PD-ASHM ankimon në KAS vendim e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun e Tiranës! Kërkon pavlefshmëri

    Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarkun e Tiranës.

    Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elga Menga, PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor.

    Top Channel