Tag: Cërrik

  • Degradohet rruga e ndërtuar nga firma “Gjoka”, qytetari për ZËRI: Çdo javë çojmë mjetet në servise

    Degradohet rruga e ndërtuar nga firma “Gjoka”, qytetari për ZËRI: Çdo javë çojmë mjetet në servise

    Pamje nga rruga

    ELBASAN- Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “ZËRI-t”. Një qytetar ka sjellë pamje nga aksi rrugor i amortizuar, Elbasan-Cërrik. Qytetari i cili ka filmuar pamjet nga mjeti i tij, tregon për ZËRI-n se rruga është ndërtuar disa vite më parë, por tani është amortizuar dhe po u dëmton mjetet.

    Pamje nga rruga

    “Gjendja e rrugës është bërë e tillë për shkak se nuk janë përdorur materiale cilësore nga firma ndërtuese, por poshtë rrugës janë hedhur skorje nga metalurgjiku i Elbasanit. Shiheni si është gjendja e saj e shkatërruar e gjitha. Nuk ka filluar sot por që vitin e parë që u ndërtua. Tani ka arritur kulmin dhe po na shkatërron makinat. Çdo javë shkojmë në servise,”-shkruan qytetari për ZËRI-n.

    Sipas të njëjtit person, nga shiu, të gjitha inertet kanë dalë në rrugë për shkak se kanalizimet dhe pusetat u lanë të hapuara nga firma ndërtuese.
    Investimi për 23 km rrugë “Elbasan-Cërrik” kushtoi rreth 8 milion euro. Punimet nga kompania “Gjoka” nisën në vitin 2015 dhe përfunduan në 2017. Por ankesat e banorëve kanë nisur që në vitin 2021 dhe situata ende nuk është rregulluar. Rruga prej 18 kilometrash i shërben dhjetëra fshatrave dhe lidh Elbasanin me tre nga shtatë Bashkitë e këtij qarku./ZËRI

  • Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Elbasan! Zbardhen akuzat që ‘peshojnë’ mbi ta

    Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 3 persona në Elbasan! Zbardhen akuzat që ‘peshojnë’ mbi ta

    Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Elbasam, në operacionin policor të koduar “Catch”.

    Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku shkruan se 2 prej të arrestuarve ishin të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe 1 i shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

    Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

    Njoftimi i Policisë:

    DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch”.

    Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim, 2 prej tyre të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, dhe 1 i shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e 3 shtetasve në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

    -Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);

    -F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 1 vit e 8 muaj burgim);

    -A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

    Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

    Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit 1998.

    Me rivendosjen e rendit, disa nga anëtarët e bandës u arratisën jashtë Shqipërisë, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u ekzekutuan.
    ‘Në vitin 1997 u hap shkolla e Magjistraturës, çka ishte një mesazh për vetë krimin, pra shteti dha mesazhin e fortë, që ne do reagojmë. Pra u hap shkolla e Magjistraturës filloi të funksionojë , dhe u përgatitën gjyqtarët dhe prokurorët e parë që do përballeshin pikërisht me krimin e organizuar’ u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykatës Posaçme.
    ‘Nuk mund të themi që s’ka më grupe kriminale, shoqëria kështu është do ketë gjithmonë njerëz që do tentojnë apo do shkelin ligjin. Por, e rëndësishme është që shoqëria ti përballojë me sukses. Në radhë të parë duhen marrë masa për ti parandaluar për ti përmirësuar, dhe ajo që është më e rëndësishme mos të bëhen recetiv, pra mos përsëriten këto krime’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtare ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.
    Mandela, me dy nga vëllezërit dhe me të besuarin e tij, më mizorin e bandës “Murrashin”, u largua drejt Greqisë. Atje ai sulmua disa herë. Në vitin 1999, Murrashi u gjet i pajetë, i masakruar me thikë në një pusetë. I kërcënuar nga i njëjti fat, Mandela u arratis në Itali e më pas në Francë. Brenda dy vitesh, u kthye në trafikantin kryesor të qenieve njerëzore atje.
    Ai organizoi kalimin e mijëra emigrantëve nga Franca në Angli, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm kriminal, ku siguroi një pasuri prej mbi 2 milionë eurosh.
    ‘Krimi i organizuar do e gjente rrugëdaljen e tij do vazhdonte të vepronte, kështu që u riformua në një tjetër dimension, dhe nga banda të armatosura, u kthyen në grupe kriminale që filluan të zhvillonin aktivitetin duke pastruar produktet kriminale në veprimtari të ligjshme, çka morën në fakt edhe një tjetër formë të organizimit’, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit gjykatës Posaçme.
    Pas kapjes në Francë, pasuria iu sekuestrua. I vetëquajturi “Mandela”, u ekstradua për në Shqipëri. Sot e kësaj dite ai ndodhet prapa hekurave ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
    ‘Në vitin 1997, kur Shqipëria kaloi në një periudhë anarkie, ranë strukturat shtetërore, policia, ishin tre grupe kriminale kryesore më të spikatura në qarkun e Elbasanit, ishte banda e Cërrikut, ishte banda e Mandelës, ishte dhe banda e Kateshit’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.

     

  • Zhgënjimi i një opozitari të flaktë me partinë e tij

    Një ndër deputetët opozitarë më aktivë në parlament, madje dhe me disa shfaqje të tipit teatral në denoncimin e qeverisjes, Dashnor Sula, nuk do jetë në listën e kandidatëve për deputet të partisë së tij, PD-së. Kjo është bërë me dije nga vetë ai, duke ndarë me publikun zhgënjimin e tij nga kjo lloj padrejtësie që ai pretendon se i është bërë. Dhe aludon se kjo ka ardhur pasi ka mbështetur SPAK-un.
    Ja ç’shkruan ai:   
    Listë fituese apo listë për një përfitues?!
    Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?!
    Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.
    Në katër vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera.
    Instituti i Studimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në opozitëbërje.
    Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike.
    Kam takuar mijëra shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, t’i bindë të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlerësoj.
    Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme: sepse jam “SPAKIST”.
    Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.
    Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas tre mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.
    Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë.
    Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë…”. /tesheshi.com/