Tag: ceremonisë

  • Kabineti qeveritar nderon Fatos Nanon, pjesë e ceremonisë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

    Kabineti qeveritar nderon Fatos Nanon, pjesë e ceremonisë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

    Kabineti qeveritar ka nderuar liderin e PS Fatos Nano.
    Zv.kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës Energjitikës Belinda Balluku ka qenë e para që është përulur përpara arkmortit të ish kryeministrit.
    Më pas kanë vijuar edhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar.

    Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare./vizionplus.tv

  • Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre shtetërore

    Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë funebre shtetërore

    Publikohen detajet e ceremonisë mortore që do të mbahet nesër në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano.

    Ceremonia funebre shtetërore do të mbahet të ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

    Programi i ceremonisë:

    08:30 – Fillimi i homazheve publike;
    11:00 – Përfundimi i homazheve publike
    11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
    12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

    Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, informon kryeministria. 

  • Reagimi epik i Ibrahimovic, para ceremonisë së “Topit të Artë”. Iu kujton të gjithëve kush ishte ai

    Reagimi epik i Ibrahimovic, para ceremonisë së “Topit të Artë”. Iu kujton të gjithëve kush ishte ai

    23 Shtator 2025

    13:00

    Alfred Lleshi

    Zlatan Ibrahimović i ka kuriozuar fansat në natën e “Topit të Artë”. Pothuajse një orë para ceremonisë, suedezi postoi në Instagram një video që tregonte karrierën e jashtëzakonshme: trofetë, fanellat dhe momentet historike.
    Në video dallohet fanella e kombëtares suedeze me numrin 122, që përfaqëson ndeshjet e luajtura, dhe golat ikonë, përfshirë atë kundër Anglisë më 2012, të përshkruar si më i bukuri nga Steven Gerrard. Trofetë e klubeve, nga Serie A e fituar me Milanin dhe Juventusin, te Premier League dhe “Europa League” me Manchester United, dominimi në Francë me PSG-në, ekspozohen në raftet e tij.
    Madje, Zlatan ka vendosur edhe topat e tripletës me autografe, një simbol i karrierës së tij legjendare. Përshkrimi i postimit manipulon fjalën “legacy” në stilin tipik të tij, duke e bërë “lezagy”, shenjë e karakterit të fortë dhe të pakrahasueshëm. Reagimet ishin të përziera; fansat e lavdëruan, ndërsa të tjerë e ironizuan për mungesën e “Topit të Artë” dhe Champions-it në “palmaresin” e tij.

  • Futbollisti i Chelsea-s “injoron” Trump-in gjatë ceremonisë së medaljeve, video bëhet virale

    Futbollisti i Chelsea-s “injoron” Trump-in gjatë ceremonisë së medaljeve, video bëhet virale

    14 Korrik 2025

    14:00

    Telesport

    Chelsea mposhti PSG-në 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke fituar kështu me plot meritë trofeun e rëndësishëm, i pari në këtë format të ri. Por, një moment që është bërë viral dhe ka ngjalluar reagime të shumta, është ai që ndodhi gjatë ceremonisë ku u ndanë medaljet.
    Ylli i ri i Chelsea-s, Tyrique George, nuk i dha dorën presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ishte njeriu që ndante medaljet. Vetë presidenti amerikan mbeti i habitur nga ky veprim i yllit të Chelsea-s, por që duket se e ka bërë pa ndonjë qëllim të keq.
    Madje, 19-vjeçari i “Bluve” duket sikur as që e njihte se kush ishte personi përballë. Megjithatë, momenti është bërë viral kudo në rrjetet sociale. SHIKOVIDEON

  • “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

    “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

    Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 Shtator 2025. Kjo është konfirmuar nga organizatorët e “L’Equipe” dhe “France Football”.
    Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më herët.
    Mbrëmja do të jetë në “Theatre du Chatelet”, në qendër të Parisit. E veçanta këtë vit është se do të jepen të njëjtat çmime, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
    Të nominuar për “Topin e Artë” do të jenë 30 lojtarë, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluar. Ata do të votohen nga gazetarë, nga vende të ndryshme të botës.
    Edicionin e kaluar të ceremonisë, “Topi i Artë” u fitua nga Rodri, ndërsa kishte polemika të mëdha, pasi te Reali pretendonin se fitues duhet të ishte Vinicius.

  • Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

    Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

    Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit
    Papa Leoni XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit.  Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin.
    Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale, thuhet në Corriere Della Sera.
    Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut , ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.
    “Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai.
    Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Fraceskut.

  • Papa Leo XIV thyen protokollin gjatë ceremonisë dhe përqafon vëllanë e tij

    Papa Leo XIV thyen protokollin gjatë ceremonisë dhe përqafon vëllanë e tij

    Përqafimi mes tyre

    ITALI- Papa Leo XIV ka thyer protokollin dhe është përqafuar ngrohtësisht me vëllanë e tij Luigjin gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së emërimit. Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis doli nga radhët dhe u dha atyre një përqafim vëllazëror.

    Ceremonia e “kurorëzimit” u zhvillua në Shën Pjetër. Në orën 9 të mëngjesit, Papa vizitoi sheshin me papamobilin, i ndjekur nga mesha që shënoi fillimin e pontifikatit të tij.
    Në Romë mbërritën mbi 250,000 besimtarë dhe 156 delegacione, krerë shtetesh, udhëheqës dhe sovranë ishin të pranishëm, përfshirë Zelensky dhe Vance.

  • Papa Leo XIV thyen protokollin gjatë ceremonisë së inaugurimit, përqafon vëllain

    Papa Leo XIV thyen protokollin gjatë ceremonisë së inaugurimit, përqafon vëllain

    Papa Leo XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit.  Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin.
    Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.
    Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut , ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.

    “Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai.
    Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Fraceskut.

  • Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit

    Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit

    Papa Leo XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit. Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin.Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut , ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.“Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai.Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Fraceskut.
    (BalkanWeb)

  • Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë

    Funerali i Papa Françeskut, Vjosa Osmani takon presidentin Trump para ceremonisë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka patur një takim me presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Franceskut.

    Siç duket nga foto, ata kanë shtrënguar duart në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan.

    Papa Françesku vdiq në moshën 88 vjeçare pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u shfaq në të njëjtin shesh për t’u ofruar një bekim besimtarëve në pikën kulmore të kalendarit të krishterë.