Tag: ceremoninë

  • Luizi pranë familjes Kelmendi, merr pjesë në ceremoninë e varrimit. Afër Gjestit dhe banorë të Big Brother

    Luizi pranë familjes Kelmendi, merr pjesë në ceremoninë e varrimit. Afër Gjestit dhe banorë të Big Brother

    Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova. Por në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Luiz Ejlli. Këngëtari dhe fituesi i ”BBVA2”, tregoi se nuk e njihte nga afër Gjestin, por iu bashkua artistëve që morën pjesë në ngushëllime. Po ashtu të pranishëm ishin edhe Yll Limani, si dha Dafina Zeqiri me bashkëshortin.
    Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme. Midis tyre u panë Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitur nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

    Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova. Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët Xheneta, Gresa, Vullneti, Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.

  • VIDEO/ Xheneta e pranishme në varrimin e Eldionit, ngushëllon Gjestin

    VIDEO/ Xheneta e pranishme në varrimin e Eldionit, ngushëllon Gjestin

    Showbiz E Shtunë, 27 Shtator 2025 18:04
    Është përcjellë në banesën e fundit në Bllagajë të Pejës, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti. Në ceremoninë mortore u panë shumë figura publike. Në rrjete sociale është publikuar edhe një video e ngushëllimit mes Xhenetës dhe Gjestit. Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit, dha një mesazh për të gjithë të pranishmit. ”Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm prej këtyre plagëve të vështira që po na sprovon jeta”, ka thënë imami.

  • VIDEO/ Egli në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

    VIDEO/ Egli në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

    Showbiz E Shtunë, 27 Shtator 2025 18:16
    Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Pjesë e ceremonisë mortore u pa edhe Egli Tako, ku në video shihet edhe që e ngushëllon Gjestin.

  • (Video) I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

    (Video) I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

    Sot iu dha lamtumira e fundit në Pavlan vëllait të Gjestit, Eldion Kelmendit, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik. Në mesin e shumë familjarëve, miqve dhe fytyrave publike që morën pjesë në ceremoninë mortore, u vu re edhe prania e Egli Takos, e cila erdhi për të shprehur ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe.

    Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë të pranishmit.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve për më shumë kujdes në komunikacion dhe për reflektim të thellë pas kësaj tragjedie që tronditi opinionin publik.

    “Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm prej këtyre plagëve të vështira që po na sprovon jeta”, ka thënë imami.

  • VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”

    VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”

    Barcelona është paraqitur me një delegacion të zgjeruar në ceremoninë e “Topit të Artë:” pasi ka disa kandidatë për të fituar çmimin më prestigjioz por edhe të tjerë në mbrëmjen gala, përfshirë edhe trajnerin Hansi Flik.
    E gjithë vëmendja ishte padyshim te Lamin Jamal i cili ishte një nga kandidatët kryesorë për këtë trofe falë paraqitjeve të tij me katalanasit. Dhe ndoshta për këtë arsye, vetë trajneri Flik u mundua që ta bënte sa më të paraqitshëm yllin e skuadrës së tij. Para se lojtarët të shkelnin në tapetin e kuq para teatrit ku zhvillohet ceremonia, Flik u ndal pak çaste dhe i rregulloi jakën Jamal.

    Më pas delegacioni i Barçës u nis drejt sallës, por i pritur jo edhe aq ngrohtësisht nga një pjesë e tifozëve që ishin aty. Sigurisht kontestimi ishte për faktin se Jamal rivalizonte me idhullin e francezëve, Ousman Dembele, për trofeun më prestigjioz, atë të “Topit të Artë” .

    © BalkanWeb

  • Rama në “Ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare”: Nderim për heronjtë që luftuan me flakët, paralajmërim për zjarrvënësit dhe abuzuesit

    Rama në “Ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare”: Nderim për heronjtë që luftuan me flakët, paralajmërim për zjarrvënësit dhe abuzuesit

    Kryeministri Edi Rama foli sot në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u ndanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri një rezyme të situatës së vështirë që përfshiu vendin vetëm pak kohë më parë, kur dhjetëra vatra zjarri kërcënuan banesa dhe shkatërruan mijëra hektarë pasuri natyrore. Rama vlerësoi punën e palodhur dhe sakrificat e trupave zjarrfikëse, ushtrisë, policisë dhe vullnetarëve, të cilët shpesh rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt për të gjithë ju, për betejën me zjarrin që përfshiu në dy muajt e fundit sipërfaqe të konsiderueshme. Ishte një kronikë dramatike, me nota stërmundimi, përkushtimi dhe në momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja”, u shpreh Rama.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ai kujtoi momente të veçanta të përballjes me flakët, duke përshkruar si helikopterët mbusheshin në liqene të mbuluara nga tymi, ndërsa zjarret në Borsh e Himarë dolën jashtë kontrollit dhe kërcënuan zonat e banuara. Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu edhe rastin dramatik të Delvinës, ku “flakët që kërcënonin lagjet e vjetra dukeshin si regjimente demonësh që nuk zmbrapseshin nga asgjë”.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Në fjalimin e tij, Rama denoncoi edhe ata që, sipas tij, me veprime apo mosveprime kanë përqeshur sakrificat dhe kanë shkelur interesin publik, duke i cilësuar si gllabërues, zjarrvënës dhe zaptues të pasurive të përbashkëta. Ai tha se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë që këto raste të raportohen në gjyqësor.

    “Ne nuk do të heshtim e të lëmë gur pa lëvizur për të vendosur para përgjegjësisë çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë shtetin në procese me gllabërues, zjarrvënës apo zaptues të të mirave publike të këtij vendi”, theksoi Kryeministri.

    Ceremonia u mbyll me ndarjen e medaljeve dhe shpërblimeve për forcat e angazhuara, të cilat u vlerësuan si “heronjtë e përditshmërisë” në luftën me flakët që përfshinë vendin këtë verë.

  • “Ishte vëllai im prej një jete, unik dhe mik i shquar”, Artan Shkreli fjalim prekës në ceremoninë mortore në nder të Artan Lames

    “Ishte vëllai im prej një jete, unik dhe mik i shquar”, Artan Shkreli fjalim prekës në ceremoninë mortore në nder të Artan Lames

    Artan Shkreli, një nga miqtë e publicistit dhe aktivistit të njohur Artan Lame, mbajti fjalim në ceremoninë e lamtumirës.

    Ai e përshkroi Artan Lamen unik, student kurioz të inxhinierisë, bashkëshort të përkushtuar dhe baba të dhembshur.
    “Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembshur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm.
    Artan Lame ishte i shumëanshëm. Ai ishte vëlla im prej një jete. Ishte një mik i shquar, kemi folur për historinë, për Shqipërinë. Ishte i ndershëm deri në fund dhe fisnik në heshtje. E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, ai dha më tepër nga se mori”, tha Shkreli.

    Top Channel

  • Begaj rrëfen ceremoninë për Papa Françeskun: Vizita e tij në Shqipëri mbetet historike!

    Begaj rrëfen ceremoninë për Papa Françeskun: Vizita e tij në Shqipëri mbetet historike!

    Presidenti Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo” ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike.
    “Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi Shën Pjetri deri te Santa Maria Maggiore erdhi për t’i bërë homazh.”
    Begaj foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë.
     
    “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”
    Presidenti kujtoi, gjithashtu, dy audiencat që pati me Papa Françeskun në Vatikan.
    “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve, që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Aires.”
    Duke folur për pjesëmarrjen e tij, bashkë me delegacionin shtetëror dhe klerikët e 4 besimeve shqiptare në ceremoninë e nderimeve të fundit të Atit të Shenjtë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri.

  • Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT)

    Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTOT)

    130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

    Njerëz që luten, mbajnë në duar foton e tij dhe nuk i mbajnë dot lotët po marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës.
    Disa pritën gjatë natës për të siguruar një vend për ceremoninë.
    Papa Françesku, i cili nuk pranoi të gjykonte homoseksualët ose katolikët e divorcuar, besonte se Kisha “është një shtëpi për të gjithë”, tha kardinali italian Giovanni Battista Re në predikimin e tij funeral.
    Ai udhëhiqej nga “bindja se Kisha është një shtëpi për të gjithë, një shtëpi me dyert e saj gjithmonë të hapura … një Kishë e aftë t’i përkulet çdo personi, pavarësisht nga bindjet ose gjendja e tij, dhe të shërojë plagët e tij”, tha ai.

    Top Channel

  • Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTO)

    Lot dhe lutje për Papa Françeskun/ 130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë në Sheshin Shën Pjetri (FOTO)

    130 delegacione dhe mbi 200 mijë qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.
    Njerëz që luten, mbajnë në duar foton e tij dhe nuk i mbajnë dot lotët po marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës.
    Disa pritën gjatë natës për të siguruar një vend për ceremoninë.
    Papa Françesku, i cili nuk pranoi të gjykonte homoseksualët ose katolikët e divorcuar, besonte se Kisha “është një shtëpi për të gjithë”, tha kardinali italian Giovanni Battista Re në predikimin e tij funeral.
    Ai udhëhiqej nga “bindja se Kisha është një shtëpi për të gjithë, një shtëpi me dyert e saj gjithmonë të hapura … një Kishë e aftë t’i përkulet çdo personi, pavarësisht nga bindjet ose gjendja e tij, dhe të shërojë plagët e tij”, tha ai.