Tag: ceremonia

  • ‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

    ‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

    Qyteti i Shkodrës, përveç vlerave historike, shoqërore e ekonomike, ruan me krenari edhe trashëgiminë shpirtërore, ku një vend të veçantë zë ceremonia e dasmës shkodrane me gjithë ritualet e saj.

    Pikërisht për këtë arsye, në Muzeun Historik të qytetit u organizua aktiviteti “Dita e Pajes”, ku u sollën me detaje traditat e përgatitjeve që nisnin një ditë para dasmës.
    Ky rikthim pas në kohë, tek zakonet e bukura, emocionoi edhe vetë shkodranët që i kanë përjetuar këto momente dekada më parë.
    Magjia e dasmës shkodrane tërhoqi vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj, të cilët, pavarësisht se është fund shtatori, janë të shumtë në Shkodër.
    Një turist francez shprehet: “Janë veshje shumë të veçanta, të gjeneratave të ndryshme. Kjo shtëpi-muze është gjithashtu shumë e rrallë dhe ceremonia e dasmës është krejt ndryshe nga sa kam parë. Për ne të huajt është interesante në çdo detaj, që nga dhëndri e nusja deri tek muzika.”
    “‘Dita e Pajes’ dëshmoi se dasma shkodrane mbetet një simbol i veçante i trashëgimisë kulturore, që bashkon të shkuarën e Shkodrës me të sotmen.

    Top Channel

  • LIVE/ Çmimet për më të mirët, nis ceremonia e “Topit të Artë”

    LIVE/ Çmimet për më të mirët, nis ceremonia e “Topit të Artë”

    Vëmendja më e madhe është e spostuar në Theatre du Chatelet në Paris, aty ku këtë të hënë zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”.
    Ronaldinho do të jetë ai që do të drejtojë ceremoninë dhe natyrisht do të jetë ai që në fund do dorëzojë çmimin e fituesit.

    Sa i takon favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele i PSG dhe Lamine Yamal i Barcelonës do synojnë trofeun prestigjioz. Në total, janë 30 kandidatë, ndërsa do të shpërndahen çmime të ndryshme.
    Çmimet:
    Trofeu “Kopa” 
    Trofeu “Yashin”:
    Trofeu “Gerd Muller”
    Trofeu “Johan Cruyff” 
    Çmimi “Socrates”
    © BalkanWeb

  • LIVE Ceremonia e Topit të Artë/ Mposhti rivalitetin e të gjithëve, njihuni me sulmuesin më të mirë

    LIVE Ceremonia e Topit të Artë/ Mposhti rivalitetin e të gjithëve, njihuni me sulmuesin më të mirë

    Vëmendja më e madhe është e spostuar në Theatre du Chatelet në Paris, aty ku këtë të hënë zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”.
    Ronaldinho do të jetë ai që do të drejtojë ceremoninë dhe natyrisht do të jetë ai që në fund do dorëzojë çmimin e fituesit.

    Sa i takon favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele i PSG dhe Lamine Yamal i Barcelonës do synojnë trofeun prestigjioz. Në total, janë 30 kandidatë, ndërsa do të shpërndahen çmime të ndryshme.
    Çmimet:
    Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
    Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma
    Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres
    Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique
    Çmimi “Socrates”:
    © BalkanWeb

  • Ceremonia “Topi i Artë”, Donnarumma merr çmimin si portieri më i mirë

    Ceremonia “Topi i Artë”, Donnarumma merr çmimin si portieri më i mirë

    Gianluigi Donnarumma është shpallur numri 1 i Evropës për sezonin 2024-2025.
    Ish-portieri i PSG tashmë gardian i Manchester Cityt ka marrë trofeun  e ‘Portierit më të mirë’ të sezonit 2024-25.
    Kujtojmë që vetëm pak javë më parë ai u largua “me sherr” nga PSG drejt Manchester Cityt.

  • Ceremonia “Topi i Artë”, ja skuadra më e mirë e vitit 2025-së

    Ceremonia “Topi i Artë”, ja skuadra më e mirë e vitit 2025-së

    Në “Theatre du Chatelet” në Paris po mbahet aktualisht ceremonia “Topi i Artë”, ku aktualisht janë ndarë disa nga çmimet më prestigjoze futbollistike.
    Lamine Jamal aktualisht ka marrë çmimin e parë personal atë të futbollisti më i mirë nën 21-vjeç. Spanjolli është në garë edhe për trofeun më të rëndësishëm, atë të “Topit të Artë”.
    Ndërkohë portieri Donnarumma ka marrë çmimin “Lev Jashin. Ndërsa PSG është shpallur si skuadra e vitit.

    Çmimet:
    Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
    Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma
    Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres
    Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique
    Çmimi “Socrates”:
    Klubi i vitit: PSG

  • Ceremonia “Topi i Artë”, zgjidhet talenti i vitit

    Ceremonia “Topi i Artë”, zgjidhet talenti i vitit

    Lamine Yamal ka fituar trofeun “Kopa”, i cili shkon për talentin më të mirë nën moshën 21 vjeç.
    Pas një sezoni të shkëlqyer me Spanjën dhe Barcelonën, sulmuesi është shpërblyer.
    Yamal është kandidat edhe për trofeun më të rëndësishëm personal, atë të “Topit të Artë”.

  • Ceremonia në nder të Krik bën bashkë Trum dhe Musk

    Ceremonia në nder të Krik bën bashkë Trum dhe Musk

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe njëriu më i pasur në planet, Elon Musk po marrinë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Charlie Kirk

    BBC raporton se, Musk, ish drejtues i DOGE deri para pak muajsh dhe Trump u panë të ulur pranë njëri-tjetrit, teksa u kapën nga kamerat duke shtrënguar duart.

    Kjo vjen pas një përplasjeje publike dhe largimit të Musk nga roli i tij në Doge më herët gjatë këtij viti.

  • Ceremonia në Presidencë, betohen Edi Rama dhe ministrat

    Ceremonia në Presidencë, betohen Edi Rama dhe ministrat

    Ka nisur ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave në ambientet e Presidencës, para Kreut të Shtetit Bajram Begaj. 
    I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 
    Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës. 

  • Pas miratimit në Kuvend të programit, sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    Pas miratimit në Kuvend të programit, sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    Betohet sot qeveria e re.

    Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që doli nga zgjedhjet e 11 majit, do të betohen sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
    Ceremonia do të mbahet në orën 10:00.
    Kuvendi miratoi dje programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

    Top Channel

  • Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

    Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

    Genar Topalli, ka reaguar  në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare.
    REAGIMI:
    “Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,
    Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.
    Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
    Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.
    Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.
    Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.
    Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.
    Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.
    Me respekt,
    Genar Topalli”