Tag: ceremoni

  • Forumi i investimeve BE- Ballkani Perëndimor/ Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

    Forumi i investimeve BE- Ballkani Perëndimor/ Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursuala von der Leyen u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

    Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
    Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

    Top Channel

  • Presidentja e KE pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

    Presidentja e KE pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

    Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

    TIRANË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Fillimisht është pritur nga Presidenti Bajram Begaj, në presidencë dhe më pas me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Takimi në Tiranë vjen në sajë të turit që Von der Leyen nis nesër zyrtarisht në Ballkanin Perëndimor.

  • Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë me një dasmë magjike në jug të vendit

    Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë me një dasmë magjike në jug të vendit

    Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në fshehtësi të plotë, larg syrit të publikut. Pamjet e para janë publikuar duke zbuluar atmosferën e jashtëzakonshme të kësaj dite të veçantë.
    Dasma është zhvilluar në një ambient luksoz, në Kepin e Merlit, buzë detit, mes një dekori plot elegancë dhe detajesh të kuruara me shumë shije. Në një nga fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale, çifti shihet mbi një platformë të bardhë, me sfondin e kaltër të detit që e bën momentin edhe më përrallor.

    Blerta ka mahnitur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, i cili theksonte finesën dhe thjeshtësinë e saj, ndërsa Princi kishte zgjedhur një kostum klasik e elegant, në harmoni të plotë me atmosferën e ceremonisë.
    Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është organizimi i tryezave, ku çdo element dukej i menduar deri në detaj nga lulet e bardha te ndriçimi romantik. Në një prej tyre vihej re një fletë me emrin “Leka II & Blerta”, e dizenjuar në formën e një guaske, simbol i dashurisë dhe pastërtisë.
    Me këtë ceremoni intime, Princi Leka dhe Blerta Celibashi kanë zyrtarizuar një histori dashurie që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut.

  • “Veliaj nesër do të shkarkohet me ceremoni”/ Ana juridike e çështjes, reagon avokatja: Lexim strikt i normave…

    “Veliaj nesër do të shkarkohet me ceremoni”/ Ana juridike e çështjes, reagon avokatja: Lexim strikt i normave…

    Avokatja, Enida Bozheku e ftuar në një intervistë televizive u shpreh se në një lexim strikt të normave juridike, nesër Erion Veliaj do shkarkohet me ceremoni.
    Enida Bozheku:
    Problemi real shndërrohet me zotin Veliaj i cili duam apo nuk duam aktualisht, ligjërisht mban funksionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.
    Por në atë që është hapësira ligjore për shumë situata problematike që vendi jonë ka pasur, ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë politike që ndërhyn tek ligji.
    Dhe në këtë rast jemi në këtë dilemë. Sepse zoti Veliaj nëse do ta lexonim ligjin të pastër siç është do të thoshim që do ti shpëtonte marifetit në një interpretim më të gjerë, më pozitivisht të së drejtës do thonim që do i shpëtonte shkarkimit.
    Ndërsa në një lexim strikt të normave juridike, ashtu siç lexohen pa hyrë në dinamikat interpretuese kuptohet që unë mendoj se nesër ai do të shkarkohet dhe me ceremoni.

  • Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

    Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Tedi, portreti i te cilit ende nuk eshte zbuluar. Dasma u zhvillua më 14 shtator, pranë Tiranës, në një atmosferë të ngrohtë familjare, larg syve të publikut.
    Burime të afërta tregojnë se ceremonia ishte e organizuar me shumë kujdes dhe elegancë, ku të ftuarve iu kërkua që të mos ndanin foto apo video në rrjete sociale, për të ruajtur privatësinë e çiftit. Ky detaj e ka bërë ngjarjen edhe më të veçantë, duke mbajtur gjithçka larg zhurmës mediatike.
    Megjithatë, duket se vetë Besa ka dhënë disa sinjale për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë momente simbolike që lidhen me ditën e saj të madhe.
    Ky lajm ka ngjallur menjëherë interes të madh tek fansat dhe ndjekësit e artistes, të cilët kanë shpërthyer me urime dhe komente pozitive për çiftin. Pa dyshim, kjo martesë shënon një kapitull të ri dhe të lumtur për Besën, e cila tashmë jo vetëm si artiste, por edhe si grua e martuar, fillon një rrugëtim të ri në jetë.
    Urime çiftit të ri, Besa dhe Tedi!

  • Çifti i njohur kurorëzon dashurinë me një ceremoni elegante në Idaho

    Çifti i njohur kurorëzon dashurinë me një ceremoni elegante në Idaho

    Patrick Schwarzenegger dhe modelja Abby Champion kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni elegante në Coeur d’Alene, Idaho, në fillim të shtatorit. Çifti, që prej kohësh është pjesë e vëmendjes mediatike, ka publikuar së fundmi fotot e para nga dasma e tyre, duke dhuruar momente të ngrohta dhe plot stil.
    Festimet nisën më 4 shtator me një darkë intime prove. Abby shkëlqeu me një fustan të rafinuar nga Zimmermann, ndërsa Patrick u paraqit me një kostum elegant nga koleksioni Haider Ackermann për Tom Ford. Një ditë më pas, atmosfera mori një kthesë më të relaksuar me një barbeque në stilin “western”, ku të ftuarit, miqtë dhe familjarët u bashkuan në një festë të ngrohtë. Abby zgjodhi një fustan të gjatë me dantella nga Bec+Bridge, të kombinuar me çizme të zeza kaubojsh dhe një kapelë klasike, duke reflektuar hijeshi dhe natyrshmëri.
    Ceremonia madhështore u mbajt më 6 shtator, ku çifti shkëmbeu betimet përpara të afërmve dhe miqve të ngushtë. Abby u shfaq në një fustan nusërie të punuar posaçërisht nga stilistja Danielle Frankel. Patrick, ndërkohë, ruajti elegancën me një tjetër kostum nga Haider Ackermann për Tom Ford.
    “Moda është një pjesë thelbësore e jetës sime, ndaj ishte shumë e rëndësishme për mua të punoja me dikë që më kuptonte plotësisht,” tha Abby për Vogue, duke vlerësuar bashkëpunimin me stilisten.

  • BBC: Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – “Dy anët e mia u bënë një”

    BBC: Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – “Dy anët e mia u bënë një”

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Prishtinë, ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan BBC.

    E lindur në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Lipa e ka jetuar një pjesë të fëmijërisë së saj në Prishtinë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Marrja e shtetësisë kosovare për të përfaqëson një përmbushje të identitetit të saj të dyfishtë, transmeton KultPlus.

    “Kjo më bën të ndjehem e plotë – si dy anët e mia që më në fund janë bërë një. E dua këtë vend dhe kjo ka një domethënie të madhe për mua dhe për familjen time,” – deklaroi Lipa.

    Presidentja Osmani e quajti Duan “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e Kosovës”, ndërsa shtoi:

    “Nga skenat më të mëdha të botës te zemrat e miliona njerëzve, ajo e ka bartur historinë tonë me forcë, krenari dhe hir.”

    Në ceremoni, një kor fëmijësh interpretoi këngën “Levitating”, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili tha se “si Britania, ashtu edhe Kosova e quajnë Duan një nga të tyret.”

    Dua Lipa, që tashmë zotëron shtetësitë e Britanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është në Prishtinë për të performuar në festivalin Sunny Hill, të cilin e ka themeluar bashkë me babain e saj që nga viti 2018.

    Përmes këtij festivali dhe punës së saj humanitare, Lipa ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit për Kosovën dhe në promovimin e saj ndërkombëtar si një vend i gjallë, kulturor dhe me potencial./BBC/KultPlus.com

  • Foto nga dasma e Mel B dhe e vetmja Spice Girls që mori pjesë në ceremoni

    Foto nga dasma e Mel B dhe e vetmja Spice Girls që mori pjesë në ceremoni

    Melanie B u martua me të dashurin e saj Rory McPhee në Katedralen e Shën Palit në Londër.
    Ish-anëtarja e Spice Girls shkëlqeu me një fustan ngjyrë fildishi nga Josephine Scott, i cili ishte i zbukuruar me perla, xixa dhe një bust me rrudha. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një vello mbi flokët kaçurrela, ndërsa bashkëshorti i saj veshi një kilt tradicional skocez.
    Të dy dukeshin shumë të dashuruar dhe ndanë një puthje të butë pas ceremonisë jashtë kishës. Vlen të përmendet se Katedralja e Shën Palit është e famshme sepse ishte vendi ku u martuan Princi i atëhershëm Charles dhe Diana Spencer në vitin 1981.

    Këngëtarja disa orë më vonë ndau një foto të saj në Instagram, në të cilën shohim fytyrën e bashkëshortit të saj dhe atë të veshur me një xhaketë të shkurtër mbi fustanin e nusërisë ku shkruan: “Të sapomartuar”.
    E vetmja anëtare e grupit që mori pjesë në ceremoni dhe pritjen që pasoi në The Sharp ishte Emma Bunton (“Baby Spice”). Ajo u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë të çelët, të kombinuar me platforma dhe një kapelë të njëjtë.

  • FieriWeb.com vlerësohet me çmimin “Aristidh Kola, Nderi i Kombit” në një ceremoni të veçantë në Roskovec

    FieriWeb.com vlerësohet me çmimin “Aristidh Kola, Nderi i Kombit” në një ceremoni të veçantë në Roskovec

    VIDEO

    Media online FieriWeb.com është nderuar me çmimin prestigjioz “Aristidh Kola, Nderi i Kombit”, në një ceremoni të zhvilluar më 4 korrik 2025, në ambientet e Bashkisë së Roskovecit, e organizuar nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me News Albania dhe Shoqatën Ress Egnatia, mbështetur nga Bashkia Roskovec.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ky çmim iu dha medias FieriWeb me motivacionin: Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Dritare informative në shërbim të publikut, me përkushtim e profesionalizëm të lartë profesional.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Çmimin e tërhoqi drejtuesja e portalit, Bora Rexhepi, e cila në fjalën e saj falënderoi organizatorët, kolegët gazetarë, bashkëpunëtorët dhe ndjekësit e FieriWeb për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të njohura të gazetarisë dhe institucioneve vendore, mes tyre kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlina Bufi, si dhe gazetarët e njohur Anila Hoxha, Mentor Kikia, Frrok Çupi, së bashku me shumë gazetarë e profesionistë të medias nga e gjithë Shqipëria.

    Kryetari i Unionit të Gazetarëve për Qarkun Fier, z. Vladimir Muçaj, njëherazi edhe drejtor i NewsAlbania.al, vlerësoi kontributin e medias FieriWeb si një model i gazetarisë lokale me standarde të larta profesionale dhe integritet.

    Ky vlerësim është një nxitje për FieriWeb që të vijojë misionin e saj informues me përgjegjësi, transparencë dhe në shërbim të komunitetit.

  • FOTO/ U martuan! Si u shfaqën VIP-at në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia

    FOTO/ U martuan! Si u shfaqën VIP-at në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia

    Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez u martuan mbrëmjen e së shtunës në një ceremoni luksoze në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia, Itali, përpara shumë të ftuarve VIP dhe nën një atmosferë magjike. Ceremonia u zhvillua rreth orës 21:00 dhe përfaqësonte kulmin e një fundjave festive me evente ekskluzive dhe plot shkëlqim.

    55-vjeçarja Sánchez u shfaq në kishë me një fustan të bardhë dantelle me mëngë të gjata, të firmës Dolce & Gabbana, me një siluetë gërsheti në formë sirene, jakë të lartë dhe butona që shkonin nga qafa deri në fund të fustanit. Ajo mbante një model flokësh të mbledhur lart në stil klasik me disa tufëza që i kornizonin fytyrën, ndërsa kishte vendosur një vello të thjeshtë.
    Sipas revistës Vogue, ajo kishte veshur gjithashtu vathë të çmuar të Dolce & Gabbana Alta Gioielleria “Miracolo”, me katër diamante të prerë nga një gur i vetëm dhe të vendosur në ar të bardhë – si “diçka e huazuar” për dasmën.

    Jeff Bezos, 61 vjeç, u pa më herët duke u nisur nga hoteli luksoz Aman Venice me një eskortë prej 10 varkash, i veshur me një smoking klasik të zi dhe duke përshëndetur me buzëqeshje të pranishmit. Sánchez, përpara nisjes për në kishë, u shfaq me një shami koke stil vintage të frymëzuar nga vitet ’60 dhe syze të errëta, duke i dhënë një pamje elegante në stilin e Hollywood-it të vjetër.
    Jared Kushner dhe Ivanka Trump
    Bill Gates dhe Paula Hurd
    Corey Gamble dhe Kris Jenner
    Jewel Kilcher
    Kim Kardashian
    Tom Brady
    Dasma vjen pasi çifti kishte kryer më herët një ceremoni civile në SHBA. Në ceremoni, muzika u performua nga Mateo Bocelli, djali i tenorit të famshëm Andrea Bocelli, ndërsa për mbrëmjen festive të së shtunës pritet të performojnë artistë të njohur si Lady Gaga dhe Elton John.
    Ky event i shumëpërfolur ka ngjallur edhe diskutime në Venecia, për ndikimin që ngjarje të tilla luksoze kanë në imazhin dhe jetën e përditshme të qytetit. /vizionplus.tv
    Sydney Sweeney
    Usher dhe Jenn Goicoechea
    Orlando Bloom
    Brooks Nader
    Kendall Jenner dhe Kylie Jenner