Tag: ceremoni

  • Futet në histori!  Anthony Albanese bëhet kryeministri i parë që martohet në detyrë

    Futet në histori! Anthony Albanese bëhet kryeministri i parë që martohet në detyrë

    Anthony Albanese dhe Jodie Haydon

    AUSTRALI-Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon sot në një ceremoni private në rezidencën zyrtare, duke u bërë kryeministri i parë në historinë 124-vjeçare të vendit që martohet ndërkohë që është në detyrë. Në ceremoni morën pjesë nga rreth 60 të ftuar, përfshirë ministra të kabinetit. Ishte vetë kryeministri ai që postoi momnetet nga ceremonia në platformën X.

    Një moment i veçantë ishte ai i qenit të tyre Toto, i cili dërgoi unazat në altar. Po ashtu mbesa pesëvjeçare e zonjës Haydon ishte vajza e luleve, e cila eci para çiftit në ceremoni.

    FOTO NGA CEREMONIA

    FOTO NGA CEREMONIA

    Albanese, 62 vjeç, i divorcuar me një djalë të rritur, dhe Haydon, 46 vjeç, e cila punon në financa, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melburn në 2020 dhe fejesën e bënë më 14 Shkurt 2024. Pas dasmës, çifti do të shkojë në muajin e mjaltit në Australi, me shpenzime private./ZËRI

    skynews prime minister australia 7095184

    skynews prime minister australia 7095185

    g66worbbkakyoaf

    skynews prime minister australia 7095185

  • Ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, pjesëmarrësit: Kjo ditë mbetet simbol i sakrificës

    Ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, pjesëmarrësit: Kjo ditë mbetet simbol i sakrificës

    Dita e Çlirimit të vendit, u përkujtua sot në Durrës me një ceremoni zyrtare në Mauzoleumin e Dëshmorëve.

    Drejtues të pushtetit vendor, deputetë socialistë, familjarë të dëshmorëve dhe të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare u mblodhën për të nderuar kujtimin e të rënëve në luftën për liri.
    Gjatë ceremonisë u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se kjo ditë mbetet simbol i sakrificës dhe i rezistencës së pafund të popullit shqiptar.
    Familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës shprehën rëndësinë që ka ruajtja e kujtesës historike, sidomos për brezat e rinj, të cilët, sipas tyre, duhet të jenë më të përfshirë në këto aktivitete për të kuptuar vlerën e lirisë së fituar me gjak.
    Dita e Çlirimit mbetet edhe një thirrje për të mos e harruar historinë dhe për t’i përcjellë vlerat e saj tek brezat e rinj.

    Top Channel

  • FOTOT/ Tirana ‘vishet’ kuq e zi! Mbahen ceremonia festive për Ditën e Flamurit

    FOTOT/ Tirana ‘vishet’ kuq e zi! Mbahen ceremonia festive për Ditën e Flamurit

    E gjithë shqiptaria sot ka festë! Teksa sot shënojnë plot 113 vite nga data e shpalljes së Pavarësisë, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh festive. 

    Në sheshin Skëndërbej u mbajt një ceremoni simbolike e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë së qytetit dhe jo vetëm. Në ceremoni mbajti fjalën kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për shqiptarët. 

    Ndërkohë, ceremoni festive është dhe në zonën e Pazarit të Tiranës. 

  • Dia e Pavarësisë, Kisha Orthodhokse kremton 28 Nëntorin me një ceremoni të veçantë

    Dia e Pavarësisë, Kisha Orthodhokse kremton 28 Nëntorin me një ceremoni të veçantë

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përkujtoi sot 113-vjetorin e Pavarësisë së vendit me një ceremoni të veçantë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në këtë ditë të shënuar, u organizua Dhoksologjia e Flamurit, një shërbesë solemne e dedikuar nderimit të simbolit kombëtar si edhe lutjes për paqe, mirësi dhe harmoni në shoqërinë shqiptare.
    Ceremoninë e udhëhoqi Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili kremtoi meshën në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore. Këtë vit, shërbesa u zhvillua për herë të parë në Tiranë, ndërsa më parë Kryepeshkopi Joan e ka kryer traditën e Dhoksologjisë gjatë shërbesës së tij si mitropolit i Korçës.
    Ky ritual fetar konsiderohet një moment i rëndësishëm reflektimi shpirtëror, ku theksohen vlerat kombëtare, uniteti dhe roli i komuniteteve fetare në forcimin e harmonisë shoqërore — një mesazh domethënës në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

  • Ceremoni madhështore në Ankara, Papa Leone XIV pritet nga presidenti Erdogan

    Ceremoni madhështore në Ankara, Papa Leone XIV pritet nga presidenti Erdogan

    Papa Leone XIV u prit këtë të enjte nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara, në një ceremoni zyrtare të shoqëruar me nderime ushtarake dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të shtetit.

    Dy udhëheqësit u drejtuan drejt zonës të ceremonisë, ku u luajtën himnet kombëtare të dy vendeve, të shoqëruara nga shtëna topash.
    Më pas u zhvillua prezantimi i delegacioneve, ku Erdogan dhe Papa Leone XIV paraqitën anëtarët e ekipeve të tyre përkatëse. Ceremonia vijoi me tërheqjen e dy delegacioneve për bisedime private në kuadër të vizitës zyrtare të Atit të Shenjtë në Turqi.
    Në takim morën pjesë Zëvendëspresidenti turk Cevdet Yılmaz, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Hakki Süsmaz, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Buranettin Duran, drejtori i Zyrës Private Presidenciale Hasan Doğan, këshilltarë të lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë, si dhe guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin.
    Të premten, Papa Leone do të vizitojë qytetin e lashtë të Nikeas (Iznik), për të përkujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të famshëm që përcaktoi parimet e besimit të krishterë. Kredoja e Nikeas, e hartuar në atë takim, mbetet themel i doktrinës për shumicën e katolikëve, ortodoksëve dhe protestantëve sot.
    Vizita ishte fillimisht dëshirë e Papa Françeskut, i cili nuk arriti ta realizonte për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Papa Leone u zgjodh në prill, pas ndarjes nga jeta të Françeskut.

    Vatikan Devlet Başkanı Papa 14. Leo’yu Resmî Karşılama Töreni https://t.co/oFtcAGLVZ9
    — Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 27, 2025

     

    Top Channel

  • Dalin pamjet, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare në Romë

    Dalin pamjet, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare në Romë

    Kryeministri Edi Rama në Romë pritet me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni.
    Sot mbahet mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali.

    Më herët, Rama njoftoi se do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive

    -Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit

  • Lamtumirë Fatos Nano! PërcIllet me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministri. Sot Ditë Zie Kombëtare

    Lamtumirë Fatos Nano! PërcIllet me nderime e ceremoni shtetërore ish-kryeministri. Sot Ditë Zie Kombëtare

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore të mbushur me dhimbje, nderim dhe respekt.
    Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, familjarë, miq, kolegë, politikanë të të gjithë spektrit politik, trupa diplomatike, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe figura të njohura nga fusha e artit, kulturës dhe medias, për të nderuar një nga arkitektët e politikës moderne shqiptare.
    Në nder të figurës së tij, qeveria shqiptare shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë, ndërsa në mesditë u mbajt një minutë heshtje në të gjithë vendin.
    Të gjitha aktivitetet publike u ndërprenë për të respektuar kujtimin e ish-kryeministrit, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
    Arkëmorti i Fatos Nanos u përcoll me nderime nga Garda e Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni solemne që u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër u drejtua për në varrezat e Sharrës, ku trupi i tij u vendos për pushim të përjetshëm, në një ceremoni private familjare.
    Ceremonia u shoqërua me muzikë funebre nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar, duke krijuar një atmosferë të thellë respekti për figurën e njeriut që shënoi dekada të tëra të politikës shqiptare.
    Në nder të ish-kryeministrit mbajtën fjalime bashkëshortja e tij Xhoana Nano, djali Sokol Nano, si dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët përshkruan figurën e tij si një njeri me vizion, guxim, dhe integritet të jashtëzakonshëm, që i dha formë rrugës së re të socialdemokracisë shqiptare.
    Më 25 gusht 2023, Fatos Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij në ngritjen e institucioneve demokratike, promovimin e tolerancës politike dhe rolin e tij vendimtar në momentet kyçe të jetës shoqërore dhe kombëtare.
    Fatos Nano do të mbahet mend si një figurë qendrore e së majtës shqiptare, themelues i Partisë Socialiste dhe një burrë shteti që i dha tonin modernizimit politik të Shqipërisë.
    Në kujtesën e shqiptarëve, ai do të mbetet një lider me vizion europian, i cili besoi te liria, shteti dhe njeriu, duke lënë pas një trashëgimi të vyer politike dhe njerëzore.

  • Liderët vendosin karafila të bardhë mbi arkemort/ Pas homazheve, trupi i ish-kryeministrit përcillet me nderime

    Liderët vendosin karafila të bardhë mbi arkemort/ Pas homazheve, trupi i ish-kryeministrit përcillet me nderime

    Pak pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në pallatin e Kongreseve, arkëmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano është përcjellë me një tjetër ceremoni funebre drejt varrezave të Sharrës.
    Familjarë, miq, mijëra qytetarë, autoritete shtetërore, të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit duke e përcjellë kortezhin me nderim dhe arkëmortin e vendosur mbi një top, e shoqëruan në bulevardin kryesor.
    Sipas protokollit, pas përcjelljes me ceremoni funebre, nderimet e fundit do bëhen në një ceremoni private nga familja e tij, në varrezat e Sharrës.
    Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare. Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
    Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

  • Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ mes të ftuarve në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan…pasqyron pjekuri

    Betohen gjyqtarët e rinj! ‘Hatërmetje’ mes të ftuarve në ceremoni-Kryetari i GJL: Nuk më ftuan…pasqyron pjekuri

    Sokol Sadushi

    TIRANË-42 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të marrë detyrën e magjistratëve. Në ceremoninë e betimit kreu i KLGJ, Ilir Rusi ka deklaruar se të jesh magjistratë do të thotë të kesh përgjegjësi të madhe dhe një mision që kërkon shumë punë. I pranishëm ishte dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili deklaroi se betimi i tyre si magjistratë do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.
    Por Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe njëherësh kryetar i Këshillit Drejtues së Shkollës së Magjistraturës nuk ishte i pranishëm në ceremoni. Arsyeja nuk ka të bëjë me angazhimet e Sadushit, por nuk ishte i ftuar. Këtë fakt e ka raportuar vetë kryetari i Gjykatës së Lartë me anë të një postimi në rrjetin “LinkedIn” edhe pse ai nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar.
    Sadushi ka uruar magjistratët e rinj për fillimin e karrierës së tyre, duke nënvizuar se ndonëse nuk ishte i ftuar, ndiente të njëjtin respekt dhe gëzim për këtë moment solemn. Ai thekson se ngjarje të tilla duhet të pasqyrojnë “pjekuri, bashkërendim dhe respekt ndaj drejtësisë’.

    postimi

    Gjyqtarët e rinj janë akomoduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, të Fierit dhe atë Administrative në Lushnjë, me nga 7 gjyqtarë secila, ndërsa pjesa tjetër në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Vlorë e Sarandë.

  • Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama

    Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i vedit, Edi Rama.
    Presidetja, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, u prit më herët edhe nga Presidenti Begaj, me të cilin zhvilloi një takim rreth 45 minuta.

    Sipas agjendës, në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
    Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri./vizionplus.tv