Tag: çerekfinale

  • Rrëzimi i rëndë i Realit në Londër, Inter fiton në Mynih

    Rrëzimi i rëndë i Realit në Londër, Inter fiton në Mynih

    Arsenal shkatërron Real Madrid në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së kampionëve. me Dy gola të Deklan Rajs dhe një të tretë shënuar nga Mikel Merino, skuadra e Artetës bën një hap galopant drejt raundit gjysmëfinal.

    Bajern -Inter një tjetër rezultat që favorizon Interin. Në Mynih ishte Lautaro Martinez (38′) ai që kaloi prëpara zikaltërit ndërsa në pjesëne dytë Tomas Myler barazoi në të 85′. Pa u mbyllur ndeshja Fratezi për zikaltërit gjën dhe golin e dytë në të 88 për 1-2 final.

    Champions, çerekfinale vajtje:

    Arsenal- Real Madrid 3-0

    Bajern -Inter 1-2

    Vazhdo leximin

  • Çerekfinalet e Champions League, Real Madrid sot në Londër përballë Arsenalit, Bajerni ka punë me Interin

    Çerekfinalet e Champions League, Real Madrid sot në Londër përballë Arsenalit, Bajerni ka punë me Interin

    Adriatik BALLA
    Sot në mbrëmje rikthehen emocionet e Champions League, me duelet e para çerekfinale. Te Reali i Madridit po shkëlqen Kilian Mbape, që për kohë të gjatë ishte lojtar i PSG-së. Mbape dhe Madridi të martën prej orës 21:00 luajnë në Londër kundër Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit. Ndeshja e kthimit është më 16 prill. Parisi tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Francë, pa e pësuar asnjë humbje. Skuadra e Luis Enrikes e pret të mërkurën Aston Vilën në ndeshjen e parë çerekfinale. Formati i ri i Ligës së Kampionëve i vendosi këto katër skuadra në njërën anë të shortit. PSG-ja nuk ka qenë asnjëherë kampion evropian. Gjatë shtatë vjetëve të Mbapes në skuadër, Parisi ka arritur vetëm një herë në finale të Championsit. Në një të tetën e finales, Parisi shkëlqeu. Por e eliminoi Liverpulin, liderin e kampionatit anglez, vetëm pas gjuajtjes së penalltive.
    Nëse për bazë merret Premier League, atëherë Liverpuli është ekip dukshëm më cilësor se Aston Vila, që megjithatë po kalon formë të lartë së fundi. Pjesa tjetër e shortit ka tre liderë të ligave nacionale dhe një skuadër që është vetëm e teta në renditje. Bajerni i Mynihut e pret Interin të martën në stadiumin ku zhvillohet finalja më 31 maj. Të mërkurën Barcelona luan me Borusia Dortmundin, ndërsa llogaritet favorite e madhe. Dortmundit ndoshta do t’i duhet triumfi në Champions për të siguruar paraqitjen në garën elitare evropiane në edicionin e ardhshëm. Në Bundesligë ka mbetur shumë prapa. Ndërkohë, Reali i Madridit po e kërkon trofeun e 16-të evropian, por ka rrugë të vështirë sa edhe ajo e kampanjës epike të vitit 2022, kur kaloi PSG-në e Mbapes, Çelsin, Mançester Sitin dhe Liverpulin në finale. Këtë edicion skuadra e Karlo Ançelotit ka kaluar Mançester Sitin dhe Atletiko Madridin.
    Duhet të kalojë edhe Arsenalin e Mikel Artetas, që ka mbetur me vetëm një shans për të fituar trofe. Mbape dhe mbrojtësi Antonio Rudiger, që shënoi penalltinë vendimtare ndaj Atletikos, u lejuan të premten nga UEFA që të luajnë në Londër. Dënimi i tyre me një ndeshje moslojë për festim të tepruar u shndërrua me dënim me një kusht për periudhë njëvjeçare. Ndeshja mes PSG-së dhe Aston Vilës vë përballë dy skuadra që po kalojnë formë të lartë. Bilanci i Parisit prejse përfundoi vetëm i 15-ti në fazën e ligës në Champions, në janar, është 16 fitore në 17 ndeshje në të gjitha garat. Humbjen e vetme e kishte nga Liverpuli në një të tetën e finales së Championsit. Ishte në fakt një humbje pa fat, në një ndeshje të dominuar nga parisienët.
    Dhe Parisi u revanshua në “Anfield” për të bërë vend në çerekfinale. Vila, që për trajner e ka Unay Emerin, ka shtatë fitore rresht. Skuadra angleze është në këtë fazë të garës për herë të parë në 42 vjetët e fundit. Ndeshja e Barcelonës me Borusia Dortmundin bashkon dy golashënuesit më të mirë të garës, plus Robert Levandovskin. Rafinja i Barcelonës është golashënuesi më i mirë me 11 gola, ndërsa sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirasi i ka dhjetë gola. Dhjetë i ka edhe Herri Kejn i Bajernit.