Tag: çerekfinale

  • “Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, Juventus e mbyll aventurën këtu

    “Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, Juventus e mbyll aventurën këtu

    Real Madrid mund 1-0 Juventusin dhe pret biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, ku do ndeshet me fituesin e çiftit Dortmund-Monterrey, sfidë që luhet pas mesnate.
    Përsa i përket sfidës së sotme, në minutën e 7-të, Juventus pati shansin e artë të kalonte në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi shumë të bukur të Kenan Yildiz, Kolo Muani i vetëm përballë Courtois, gabon gjithçka duke çuar topin mbi traversë.
    Në minutën e 29-të, ishte radha e Jude Bellingham për të gabuar para portës dhe për të humbur një mundësi të mirë për të shënuar. Anglezi mori një top të bukur nga Federico Valverde, por goditja e tij pranë shtyllës së parë u ndal nga Di Gregorio.
    Në fund të pjesës së parë, Federico Valverde iu afrua golit me një super goditje nga distanca, por Di Gregorio i tha “jo”. Mes shumë rasteve, por që mungoi konkretizimi final, pjesa e parë e supersfidës mbyllet në barazim pa gola.
    Në fillim të pjesës së dytë, madrilenët gjetën golin e avantazhit në minutën e 53-të me zbulimin e Kupës së Botës për Klube, Gonzalo Garcia, i cili shënoi me kokë pas asistit të mrekullueshëm të Alexander-Arnold, i pari me fanellën e Realit. SHIKOGOLIN
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Real Madrid fiton 1-0 dhe vazhdon rrugëtimin më tej, Juventus e mbyll këtu aventurën në Kupën e Botës për Klube.

  • Elkann “zbret në fushë”. Shpërblim i majmë për Juventusin, po arriti në çerekfinale

    Elkann “zbret në fushë”. Shpërblim i majmë për Juventusin, po arriti në çerekfinale

    30 Qershor 2025

    12:51

    Alfred Lleshi

    John Elkann zbret në fushë. Dhe e bën këtë për të motivuar futbollistët e Juventusit, që të shkojnë sa më larg të jetë e mundur gjatë Kupës së Botës për Klube. Sipas “Tuttosport”, pronari i bardhezinjve ka premtuar shpërblim në rast të kalimit të turit (1/8 finale) kundër Real Madridit.
    Një bonus prej një milion eurosh, ose e thënë ndryshe rreth 30 mijë euro për kokë. Shumë joshëse, që ndoshta mund të rritet nëse arrihet kalimi në çerekfinale, me synim gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.

  • Europainet diktojnë në Botëror, PSG e Bajern marshojnë në çerekfinale

    Ekipet europiane vijojnë të dominojnë në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë në Botërorin e Klubeve FIFA 2025. Pas triumfit të PSG me Inter Majemi 4-0, në orën 22:00 një tjetër ekip i madh nga kontinenti i vjetër dominon në fushë.

    Ishte Bajerni i Mynihut i cili mposhti Flamengon me rezultatin 4- 2 për bletën e radhës çerekfinale.

    PSG- Inter Majemi 4-0

    Flamengo- Bajern 2-4

    Vazhdo leximin

  • Palmeirasi eliminon Botafogon dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit për Klube

    Palmeirasi eliminon Botafogon dhe kualifikohet në çerekfinale të Botërorit për Klube

    Palmeirasi vijon rrugëtimin në Kupën e Botës për Klube. Skuadra e drejtuar nga Abel Ferreira triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Botafogos në një derbi tepër të ndezur brazilian, duke siguruar një vend në çerekfinale të turneut.
    Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme dhe e balancuar, por në fraksionin e dytë Palmeirasi mori kontrollin e lojës, duke vënë në vështirësi të mëdha kundërshtarin.

    Portieri John Victor mbajti në lojë Botafogon me disa pritje vendimtare, por nuk mundi të ndalë goditjen e Paulinhos në minutën e 99-të, e cila rezultoi fatale.
    Me këtë fitore, Palmeirasi kalon në fazën tjetër të kompeticionit dhe tani pret të mësojë kundërshtarin e radhës: Benficën ose Chelsean.

     

  • Kupa e Botës për Klube: Palmeiras pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash ndaj Botafogo RJ

    Kupa e Botës për Klube: Palmeiras pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash ndaj Botafogo RJ

    28 Qershor 2025

    20:47

    Telesport

    Ka filluar sot faza me eliminim direkt në Kupën e Botës për Klube dhe përballja e parë ka qenë ajo mes dy ekipeve braziliane, Palmeiras-Botafogo RJ.
    Një ndeshje shumë e ekuilibruar për të dyja skuadrat. Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë prej 30 minutash. Sfida do të zhbllokohej në minutën 100-të, ku Palmeiras gjeti golin më anë të Paulinho-s. Sulmuesi 24-vjeçar shënoi një gol shumë të bukur , pasi një veprimi plot klas Brenda zonës.
    Në minutat e fundit të kohës shtese, Palmeiras mbeti me 10 lojtarë pasi Gustavo Gomez mori kartonin dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Rezultati përfundimtar, Palmeiras fiton 1-0 ndaj Botafogo RJ. Palmeiras do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit Benfica-Chelsea, përballje që nis në orën 22:00 me orën tonë.
    SHIKOGOLIN

  • Botërori i Klubeve/ Dueli brazilian dhe Benfika-Çelsi për dy biletat e para çerekfinale

    Pas ndeshjeve në grupe, nis beteja për 16 skuadrat e kualifikuara për një vend në 1/8-at.

    FIFA, Kupa e Botës për Klube 2025 që po zhvillohet në SHBA nis sot me duelet me eleminim të drejtpërdrejtë. Për një biletë në çerekfinale të turneut madhor në orën 18:00 (ora e Shqipërisë) vjen përballja Palmierias- Botafogo. Dy skuadrat e njohura braziliane ndeshën në impiantin ‘Lincoln Financial Field’ (Filadelfia) me kapacitet 69 879 ulëse dhe do të gjykohet nga francezi 36 vjeçar Fransua Lëteksje.

    Ndërkaq në orën 22:00 në “Bank of America Stadium” (Sharlote, 75412 vende), dueli tjetër i ditës. Në fushë do të jenë Benfika- Çelsi në një duel që pritet të jetë vërtetë i paparashikueshëm. Ky takim do të djykohet nga slloveni Slavko Vinçiç./Sportiim.al/

    Turi për 1-8-at

    Sot:

    Palmerias- Botafogo 18:00

    Benfika- Çelsi 22:00

    Vazhdo leximin

  • Nga PSG te City dhe Inter, superkompjuteri llogarit favoritët për triumfin në Botërorin e Klubeve

    Nga PSG te City dhe Inter, superkompjuteri llogarit favoritët për triumfin në Botërorin e Klubeve

    Interi i Chivu-së është rivali i parë i PSG-së dhe Manchester City-t për Kupën e Botës për Klube. Të paktën kjo është ajo që thotë “Opta Supercomputer”, që duke analizuar të dhënat e performancës së secilës skuadër, llogarit probabilitetet relative të suksesit: kampionët në fuqi të Evropës kanë një shans prej 20.6% për të ngritur trofeun, ndërsa skuadra e Guardiolës ndalet në 20.4%.
    Në vendin e tretë, megjithëse me një diferencë të madhe, janë zikaltrit, me një probabilitet prej 12.4%, përpara skuadrave si Bayern Munich (11.3%) dhe Real Madrid (9.7). Ndërkohë, kualifikimi për në çerekfinale i Lautaro-s dhe shokëve të tij të ekipit duket të jetë pothuajse një formalitet, duke pasur parasysh se shanset e tyre për të kaluar fazën e parë eliminatore janë 84.4 %, kundrejt 15.6% për Fluminense-n.

    Kompjuteri
    Po Juventusi? Humbja dërrmuese kundër Manchester Cityt e ka komplikuar rrugën e Zonjës së Vjetër, të cilët do të përballen me Real Madridin në raundin e 16-të. Një pengesë që është mjaft e vështirë për t’u kapërcyer, sipas Opta-s, duke pasur parasysh se shanset për të arritur në çerekfinale janë vetëm 37.7%. Fitimi i turneut, pra, duket pothuajse utopik: vetëm 2.5% probabilitet, më i ulëti ndonjëherë midis klubeve evropiane.
    ()

  • “Numri 1” në botë eliminohet nga eventi i Halle, nuk shkon në çerekfinale për hjerë të parë pas 19 turnesh radhazi

    “Numri 1” në botë eliminohet nga eventi i Halle, nuk shkon në çerekfinale për hjerë të parë pas 19 turnesh radhazi

    20 Qershor 2025

    11:20

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, u eliminua në raundin e katërt të turneut ATP të Halle (Gjermani). Ai u mund 2-1 (3-6, 6-3, 6-4) nga Alexander Bublik.
    Kjo është hera e parë pas 19 turnesh radhazi që Sinner eliminohet para fazës çerekfinale (që nga Shanghai 2023). Madje në tetë turnetë e fundit ku ka marrë pjesë kishte shkuar gjithnjë në finale.
    “Kështu ishte e shkruar. Më duhen disa ditë pushim para Wimbledon, pastaj kemi një javë për t’u përgatitur. Por sinqerisht, pak pushim është i mirë për mua tani“, u shpreh Jannik Sinner pas humbjes.
    Italiani humbet 450 pikë nga ky turne dhe tani rrezikon të lërë kreun e renditjes botërore, me Carlos Alcaraz që i afrohet gjithnjë e më shumë.

  • Gjermania mposht Anglinë dhe kap Italinë në çerekfinale, duelet…

    Me ndeshjet e Grupit B të përfunduara, mbyllen dhe llogaritë e ndeshjeve në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian nën 21 vjeç që po luhet nël Sllovaki.

    Gjermania nuk bëri asnjë gabim, duke e mbyllur me një fitore të bukur ndaj Anglisë, e përfunduar me pikë të plota 9-të. Në çerekfinale ata do të përballen me Italinë që duket se ka gjetur pasardhësit e futbollistëve të denjë të së shkuarës.

    Nga ana tjetër anglezët edhe pse humbën përfunduan të dytët dhe do të përballen me Spanjën e frikshme në çerekfinale.Më në fund, një fitore ngushëlluese për Republikën Çeke, e cila mundi Slloveninë 0-2, duke mbërritur të paktën në vendin e tretë.

    Më poshtë janë ndeshjet çerekfinale:

    Portugali-HolandëSpanjë-AngliItali-GjermaniDanimarkë-Francë/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro U-21: Gjermania nuk fal as Anglinë, por “Tre Luanët” kanë fat dhe kalojnë në çerekfinale

    Euro U-21: Gjermania nuk fal as Anglinë, por “Tre Luanët” kanë fat dhe kalojnë në çerekfinale

    18 Qershor 2025

    22:57

    Telesport

    Janë luajtur sot ndeshjet e treta në dy grupet e fundit për Euro U-21, kompeticion i cili po zhvillohet në Sllovaki. Në grupin D, Danimarka e kualifikuar për në çerekfinale që më parë, barazoi 2-2 ndaj Finlandës. Në ndeshjen tjetër, Holanda fitoi 2-0 ndaj Ukrainës, duke u renditur e dyta në grup, pas danezëve.
    Në grupin A, Gjermania fiton 2-1 ndaj Anglisë, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 9. Anglezët kualifikohen në çerekfinale, falë “dhuratës” që morën nga Rep. Çeke, e cila fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë. Renditja përfundimtare e grupit A: Gjermania 9, Anglia 4, Rep. Çeke 3, Sllovenia 1.
    Me përfundimin e ndeshjeve në grup, janë përcaktuar kështu edhe çiftet çerekfinaliste:
    21 Qershor
    Portugali-HolandëSpanjë-Angli
    22 Qershor
    Gjermani-ItaliDanimarkë-Francë