Tag: çerekfinale

  • Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup

    Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup

    Arsenal, City dhe Chelsea nuk gabuan në sfidat e tyre të vlefshme për raundin e 1/8 të Kupës së Ligës në Angli. “Topçinjtë” mundën pastër 2-0 në “Emirates” ekipin e Brighton. Vendasit e derjtuar nga Arteta vuajtën vetëm për një pjesë, ndërsa zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë, falë golave të Nwanerit dhe Saka.
    Sukses të pastër arriti edhe skuadra e Manchester Cityt, që në transfertë mundi 1-3 Swansea. Miqtë e panë veten në disavantazh pas golit të Franco, por reagimi ishte i menjëhershëm.Fillimisht erdhi barazimi me Doku 6 minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e Pep Guardiolës gjetën edhe dy here të tjera golin me Marmoush dhe Cherki, duke siguaruar kualifikimin për në çerekfinale.

    Kualifikim që mundi ta arrijë edhe skuadra e Chelsea, me londinezët që triumfuan 3-4 ndaj Wolverhampton në transfertë. “Blutë” e Londrës rrezikuan shumë të mos fitonin një ndeshje që e kryesonin 0-3 në pjesë e pare falë golave të Santos, George dhe Estevao. Por vendasit gjetën force në fraksionin e dytë duke shkuartuar diferencën e golave në 2-3, përpara se Gittens të shënonte golin e 4 për skuadrën e Enzo Marsecës, që I dhuron kualifikimin për në çerekfinale të CARABAO Cup.

  • Slot: Kjo është ajo që dëshiron UEFA, ndeshje e denjë për çerekfinale Champions-i

    Slot: Kjo është ajo që dëshiron UEFA, ndeshje e denjë për çerekfinale Champions-i

    18 Shtator 2025

    10:23

    Alfred Lleshi

    Liverpool-i fitoi përsëri në minutat e fundit, për herë të pestë radhazi, duke mposhtur Atlético Madridin në Champions League, falë golit të Van Dijk në minutën e 92-të. Trajneri Slot komentoi: “Një mbrëmje e madhe europiane në ‘Anfield’.
    Kjo është ajo që UEFA dëshiron, ndeshje e fortë si një çerekfinale Champions-i. E filluam mirë, krijuam shumë raste për ta mbyllur ndeshjen. Atlético gjithmonë kërkon të rikthehet në lojë, por me mentalitetin tonë ia dolëm të fitonim”.
    Slot theksoi edhe rëndësinë e kondicionit fizik: “Është shenjë e mirë fizike që arrijmë të presim deri në fund. Goditja me kokë e Van Dijk tregon mentalitet dhe cilësi. Mund të kishim shënuar më herët, por historinë e bën goli i fundit. Wirtz? Shkoi afër golit disa herë dhe krijoi raste. Kushtet e tij përmirësohen çdo ndeshje. Ka nevojë të adaptohet, por m’u duk shumë mirë sonte”.

  • Valiev fiton dy duelet e para në Botëror dhe siguron kualifikimin në çerekfinale

    Valiev fiton dy duelet e para në Botëror dhe siguron kualifikimin në çerekfinale

    14 Shtator 2025

    14:43

    Telesport

    Ka nisur mirë aventura e boksierit shqiptar Chermen Valiev në Botërorin e mundjes, turne që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në peshën 74kg të stilit të lirë, mundësi kuqezi ka fituar dy duelet e para.
    Në sfidën e parë, Valiev mundi 12-2 Tugsjargal Erdenebat të Mongolisë, në një duel të dominuar nga shqiptari. E njëjta pamje edhe në përballjen e dytë, atë ndaj belgut Ibragim Veliev, me mundësin kuqezi që fiton po 12-2.
    Kjo fitore i dha mundësi mundësit shqiptar që të kualifikohet mes tetë më të mirëve të kësaj peshe, pra të sigurojë një biletë për në çerekfinale. Sot pasdite do të zhvillohen duelet çerekfinale, me Valiev që synon zonën e medaljeve.

  • Sinner siguron gjysmëfinalet e US Open, Swiatek eliminohet në çerekfinale

    Sinner siguron gjysmëfinalet e US Open, Swiatek eliminohet në çerekfinale

    4 Shtator 2025

    9:52

    Telesport

    Janë mbyllur sot ndeshjet çerekfinale të grand slam-it të US Open, duke përcaktuar gjysmëfinalistët e fundit. Numri 1 në botë për meshkuj dhe kampioni në fuqi Jannik Sinner avancon më tej.
    Italiani fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj patriotit të tij Lorenzo Musetti dhe në gjysmëfinale do të përballet me kanadezin Felix Auger-Aliassine. Ai mposhti 3-1 (4-6, 7-6, 7-5, 7-6) australianin Alex de Minaur.
    Te femrat, surpriza më e madhe është eliminimi i polakers Iga Switek. Numri 3 në botë u mund 2-0 (6-4, 6-3) nga tenistja amerikane Amanda Anisimova. Përballë saj do të jetë japonezja Naomi Osaka, që mundi 2-0 çeken Karolina Muchova (6-4, 7-6).

  • Alcaraz dhe Djokovic sigurojnë një vend në çerekfinale, kualifikohet edhe Sabalenka

    Alcaraz dhe Djokovic sigurojnë një vend në çerekfinale, kualifikohet edhe Sabalenka

    1 Shtator 2025

    7:58

    Telesport

    Ka nisur raundi i katërt në grand slam të US Open në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, fitoi 3-0 (7-6, 6-3, 6-4) ndaj francezit A.Rinderknech, duke avancuar në çerekfinale.
    Në çerekfinale shkon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi po 3-0 (6-3, 6-3, 6-2) gjermanin J.Struff. Mes tetë më të mirëve janë edhe çeku Jiri Lehecka dhe amerikani Taylor Fritz.
    Te femrat, nuk zhgënjen tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Numri 1 në botë mundi 2-0 (6-1, 6-4) spanjollen E.Busca. Më tej shkon edhe çekja Marketa Voundresova, që mundi 2-1 Elena Rybakina
    Dy çerekfinalistet e tjera janë tenistja amerikane Jessica Pegula dhe ajo çeke Barbora Krejcikova. E para eliminoi patrioten e saj A.Li, ndërsa e dyta mundi T.Toënsend.

  • Euro Women’s/ Gjashtë gola Belgjikës, Spanja fluturon në çerekfinale

    Euro Women’s/ Gjashtë gola Belgjikës, Spanja fluturon në çerekfinale

    Spanja për femra bëhët ekipi i dytë i kualifikuar pas Norvegjisë në çerekfinale të Euro 2025 që po luhet nga 2 korriku në Zvicër.

    Sot në Tun (Thun) ekipi spanjoll me Aleksia Putejas (autore e dy golave),Paredes, Gonzales, Mariona dhe Pina të gjitha nga një gol triumfuan me rezultat tesnistik ndaj Belgjikës e cila përballë furisë iberike, i’a doli të shënojë të paktën dy gola për 6-2 final.

    Spanja pati fituar ndeshjen e parë 5-0 me Portugalinë dhe tani shkon e qetë në raundin e tretë në grup.

    Ndërkohë në orën 21:00 dueli tjetër i Grupit B me Portugali-Itali që zhvillohet në Gjenevë. Italia ka 3 pikë dhe një fitore me luzitanet do të dërgonte edhe ekipin e kaltër në turin tjetër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

    Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

    Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me bar. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrey Rublev (6-7, 6-3, 6-4, 6-4).
    Spanjolli kalon kështu një tjetër pengesë drejt finales së Wimbledon: Pas humbjes së setit të parë, Alcaraz reagoi fuqishëm, duke kontrolluar ndeshjen në tre setet e radhës. Rublev pati disa mundësi, por nuk arriti t’i shfrytëzojë, ndërsa kampioni në fuqi tregoi vendosmëri dhe mbylli sfidën pa lëshuar më terren.

    Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan edhe britaniku Cameron Norrie (3-2 ndaj N.Jarry) e rusi Karen Khachanov (3-0 ndaj K.Majcharzak). Kualifikohet edhe amerikani Taylor Fritz, që përfitoi nga tërheqja e J.Thompson në setin e dytë.
    Nuk ka surpriza te femrat. Numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi 2-0 (6-4, 7-5) belgen Elise Mertens. Në çerekfinale kualifikohen edhe Amanda Anisimova e Amerikës (2-1 ndaj L.Noskova), gjermania Laura Siegemund (2-0 ndaj S.Sierra) dhe rusja Anastasya Pavlyuchenkova (2-0 ndaj S.Kartal).

  • Wimbledon/ Alkaraz shkon në çerekfinale, te femrat ecën Sabalenka

    Wimbledon/ Alkaraz shkon në çerekfinale, te femrat ecën Sabalenka

    Udhëtimi i Karlos Alkaraz në Wimbledon nuk ndalet: spanjolli humbet setin e parë, pastaj kthehet për të mposhtur Andrej Rublev me rezultatin 6(5)-7, 6-3, 6-4, 6-4. Numri 2 në botë shkon kështu në çerekfinale, ku do të sfidojë Norrie-n, i cili rrezikon, por në pesë sete e mposht Jarry-n. Sfida tjetër do të jetë midis Khachanov dhe Fritz.

    Në shortin e femrave, e para nga renditja e WTA-së avancon në raund: Aryna Sabalenka mposht Mertens 6-4, 7-6(4). Bjellorusja mposhti Elise Mertens, pavarësisht se belgja u bë barrikadë, sidoqoftë, rezultati i shkoi Sabalenkës 6-4, 7-6(4) e cila tani do të përballet me gjermanen Siegemund, e aftë të mposhtë argjentinasen Sierra 6-3, 6-2. Pavlyuchenkova është gjithashtu midis tetë më të mirave, e cila mposhti lojtaren vendase Kartal 7-6(3), 6-4.

    Vazhdo leximin

  • Nis faza çerekfinale, prologu i takon Fluminense- Al Hilal

    Në Orlando (Florida) këtë mbrëmje me fillim orën 21:00 dueli i parë i turit për gjysmëfinalet e FIFA, Kupës së Botës për Klube.

    Në fushë, Fluminense- Al Hilal, dy skuadra surprizë në këtë fazë. Brazilianët eleminuan në turin e kaluar Interin e Milanos 2-0 ndërsa Al Hilal i Simone Inzagit befasoi të gjithë kur eleminoi Mançester Sitin e Pep Guardiolës me shifrat 4-3.

    Holandezi Deni Makelele do të arbitrojë këtë takim. 42 vjeçari ishte arbitër në Shqipëri-Repubilka Çeke përfunduar 3-0 për kuqezinjtë gjatë fushatës për kualifikueset e Euro 2024./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Dortmund bileta e fundit çerekfinale, gjen Realin

    Dortmund bileta e fundit çerekfinale, gjen Realin

    Me kalimin e verdhezinjëve në çerekfinale, Europa shkon me 5 skuadra.

    Borusia Dortmund-Real Madrid do të jetë çerekfinalja e fundit e Kupës së Botës për Klube. Verdhëzinjtë mposhtën 2-1 Monetrrejin gjatë këtij mengjesi. Gjermanët kanë vështirësi në mbrojtje në pjesën e dytë, por i’a dalin të mbyllin me fitore.

    Guirasi ishte vendimtar me dy golat e tij (14′ dhe 24′), ndërsa Berterame shkurton (48′) dhe sheh barazimin të anulohet në pjesën e dytë. Asnjë sfidë ndaj ish skuadrës së tij (Real) për Serxhio Ramos.

    Po ashtu nuk do të ketë duel midis vëllezërve Belingham, pasi Xhob figuron i pezulluar.

    Grafikisht përballjet për 1/4-at e Kupës së Botës për Klube:

    Vazhdo leximin