Tag: çerek

  • “Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatosin dhe vizionin e një Shqipërie ndryshe”/ Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej

    “Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatosin dhe vizionin e një Shqipërie ndryshe”/ Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej

    “Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë”, e nisi Xhoana Nano mes lotësh fjalën e saj pranë arkëmortit të bashkëshortit të ndjerë, ish-kryeministrit Fatos Nano.

    Ajo e kujtoi Nanon si personalitetin që solli një vizion të ri për Shqipërinë, larg hakmarrjeve dhe urrejtes.
    “E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes. Të gjitha këto do t’i gjeja te Fatosi, gjë që nuk e pata menduar me kaq qartësi atëherë.

    Me kalimin e kohës, pata fatin të zbuloja vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta në jetën tonë. E ndiej detyrë publike dhe morale, që disa cilësi të tijat, besoj i njohim të gjithë, por kur vjen një moment si ky ia vlen të përmblidhen. Shumë më tepër se ato që do të thuhen në histori e media. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Bënte atë që besonte dhe besonte te ajo që bënte. Ishte neveritës nga banaliteti, servilizmi dhe paaftësisë”, u shpreh Xhoana Nano.
    Ish-kryeministri Fatos Nano ndërroi jetë dy ditë më parë, ndërsa sot po mbahen homazhen publike për nder të tij në ish-Pallatin e Kongreseve.

    Top Channel

  • Flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person por dhe për…

    Flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person por dhe për…

    Xhoana Nano: Të dashur miq e dashamirës, I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbasjhkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.
    Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. e ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që I njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte I vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.

  • Fjalim prekës/ Xhoana Nano mes lotëve: Sot është dita më e errët e jetës, shpresa e zhgënjime…

    Fjalim prekës/ Xhoana Nano mes lotëve: Sot është dita më e errët e jetës, shpresa e zhgënjime…

    Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta.
    “Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës, po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin.
    Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjej te Fatosi”, tha Xhoana Nano.

  • Banka e Anglisë ul normën bazë të interesit në 4%, niveli më i ulët në dy vjet

    Banka e Anglisë ul normën bazë të interesit në 4%, niveli më i ulët në dy vjet

    Komiteti i Politikës Monetare detyrohet të votojë për herë të dytë, pasi në raundin e parë nuk arriti shumicën e nevojshmeBanka e Anglisë uli normën bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, duke e çuar atë në 4%, duke bërë që investitorët të zbusin pritshmëritë për ulje të mëtejshme.Në një votim të dytë të paprecedentë nga Komiteti i Politikës Monetare (MPC), pasi fillimisht dështoi të arrinte një shumicë vendimmarrëse, pesë anëtarë votuan në favor të uljes me 0.25 pikë, ndërsa katër të tjerë votuan për të mbajtur normat e pandryshuara.“E kemi ulur sot normën e interesit, por ishte një vendim i balancuar me kujdes,” tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i cili po përballet me një rritje të ngadaltë ekonomike dhe me një inflacion të qëndrueshëm.Ai përsëriti udhëzimin e mëparshëm të bankës që, edhe pse normat janë në një trajektore rënëse, “çdo ulje e ardhshme do të duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme”.Vendimi për të ulur koston e huamarrjes me një çerek pikë ishte në përputhje me pritshmëritë e tregut, por natyra e ngushtë e votimit bëri që paundi dhe yield-et e obligacioneve britanike (gilts) të rriten.Paundi britanik u forcua me 0.6% kundrejt dollarit amerikan, duke arritur në 1.343 dollarë.Yield-et e obligacioneve dyvjeçare të qeverisë britanike, të cilat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve të normave të interesit, u rritën me 0.05 pikë përqindjeje, duke arritur në 3.88%, pasi investitorët u përgatitën për një ritëm më të ngadaltë të uljeve në të ardhmen.Sipas niveleve të sugjeruara nga tregu i kontratave të këmbimit (sëaps), tregtarët tani vlerësojnë me një probabilitet 70% një tjetër uljeje me një çerek pikë përqindjeje gjatë këtij viti, në krahasim me mbi 90% që ishte përpara marrjes së vendimit.MPC arriti shumicën vendimmarrëse pasi Alan Taylor, anëtar i jashtëm i komitetit, i cili fillimisht kishte mbështetur një ulje më të madhe të normës, ndryshoi qëndrim dhe në raundin e dytë votoi në favor të uljes me çerek pike.Vendimi i së enjtes vjen në një kohë kur inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është ndjeshëm më i lartë sesa në SHBA apo në Eurozonë, ndërkohë që rritja ekonomike po ngadalësohet.Ky kombinim ka rritur frikën se Britania e Madhe mund të hyjë në një periudhë “stagflacioni”, një situatë ku inflacioni i lartë shoqërohet me rritje të dobët ose negative ekonomike.Banka e Anglisë po përballet gjithashtu me pasojat e tarifave të larta të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump, të cilat hynë në fuqi të enjten ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë. Megjithatë, Britania ka arritur të shmangë tarifat më të rënda, duke siguruar një normë 10%.Po të enjten, Banka e Anglisë paralajmëroi se çmimet më të larta të ushqimeve do të çojnë inflacionin edhe më lart mbi objektivin afatshkurtër, duke parashikuar një kulm 4% në muajin shtator, më lart sesa vlerësimet e mëparshme. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.