Tag: çerdhe

  • Sulm me dron në një çerdhe në Sudan, 50 të vrarë, mes tyre 33 fëmijë

    Sulm me dron në një çerdhe në Sudan, 50 të vrarë, mes tyre 33 fëmijë

    Një sulm me dron në qytetin Kalogi, në rajonin Kordofan të Sudanit, thuhet se goditi një çerdhe, duke vrarë të paktën 50 persona, përfshirë 33 fëmijë.

    BBC raporton se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paramilitar që lufton ushtrinë në luftën civile të Sudanit, janë akuzuar për sulmin e së enjtes nga një organizatë mjekësore, Rrjeti i Mjekëve Sudanezë dhe ushtria.
    RSF, nga ana tjetër, akuzoi ushtrinë se të premten me një sulm me dron shënjestroi një treg në Darfur, duke synuar një depo karburanti në pikën kufitare Adre me Çadin.

    Top Channel

  • Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Tragjike/ Ishte duke fjetur në çerdhe, ndërron jetë fëmija 1-vjeçar nga ataku kardiak

    Një fëmijë afërsisht njëvjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një çerdhe në Parma të Italisë.

    Sipas raportimeve, fëmija pësoi një atak kardiak gjatë gjumit të pasdites. Pas përpjekjeve fillestare për ta kthyer në jetë, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
    “Jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Një jetë e re e ndërprerë kaq papritur është zemërthyer dhe na lë pa fjalë”, u shpreh kryebashkiakja, Michele Guerra.
    “Ne qëndrojmë me familjen në këtë moment pikëllimi të thellë dhe jemi pranë stafin e çerdhes dhe familjeve Brucoverde në këtë kohë të tmerrshme”, përfundoi ajo.

    Top Channel

  • E rëndë/ Arrestohet edukatorja shqiptare, dyshohet se dhunoi një fëmijë në çerdhe

    E rëndë/ Arrestohet edukatorja shqiptare, dyshohet se dhunoi një fëmijë në çerdhe

    Një edukatore e një çerdheje në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë.
    Sipas mediave në Kosovë, edukatorja është ndaluar për 48 orë, pasi u denoncua nga prindërit për dhunimi ne fëmijës së tyre.
    Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
    “Me urdhër të prokurorit të shtetit një edukatore e një çerdhe për shkak të keqtrajtimit të një fëmijë është ndaluar për 48 orë”-, tha ai.

  • Tirana në krizë për kopshte e çerdhe publike

    Tirana në krizë për kopshte e çerdhe publike

    Në Tiranë, fillimi i vitit të ri për më të vegjlit nuk është gjithmonë festë. Mijëra prindër përballen me radhë të gjata, refuzime dhe kosto të papërballueshme, pasi çerdhet dhe kopshtet publike janë shumë më pak se nevojat reale. Me vetëm pak institucione funksionale përballë një qyteti që rritet çdo ditë, qindra fëmijë mbeten jashtë sistemit. Pasojat prekin familjet, ekonominë dhe vetë fëmijët.

    Me nisjen e shtatorit, fëmijët nisin përgatitjen për vitin e ri arsimor, e me po kaq entuziazëm edhe të vegjlit i drejtohen çerdheve dhe kopshteve për herë të parë!

    Por kur ky fillim do të duhej të ishte një festë, për shumë familje të kryeqytetit është kthyer në një shqetësim!

    Që nga nisja e muajit, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin ndaj institucioneve vendore se çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë po bëhen gjithnjë e më të pamjaftueshme.

    Ai sjell konkretisht njësinë 5 që përfaqëson, se janë vetëm 4 çerdhe dhe 6 kopshte për më shumë se 100 mijë banorë që ka kjo zonë.
     

    “Sot, ankthi i disa javëve me prindër që më telefonojnë e thonë se nuk po regjistrojnë dot fëmijët. Sinqerisht, është mundësia” shprehet ai.

    Mungesa e çerdheve dhe kopshteve sjell një sërë pasojash zinxhir, që nga kosto ekonomike për prindërit, për kopshte private, tek pagesat e dadove apo tek orari i punës së prindërve.

    E siç lexohet qartë në shqetësimin e deputetit Braçe Tirana nuk vuan nga mungesa e tokës apo e ndërtesave, por nga mungesa e planeve konkrete për t’i kthyer ato në institucione funksionale për fëmijët.

    Bashkia Tiranë, aplikimet shumëfish më të larta se kapacitetet

    Sinjalizo pas marrjes së shqetësimeve nga prindër në kryeqytet iu drejtua Bashkisë Tiranë, për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh me këtë situatë!

    Të dhënat e Bashkisë së Tiranës për vitin e fundit flasin për një numër rekord aplikimesh.

    Vetë institucioni tregon se pati 3924 aplikime për çerdhe, 2546 aplikime për herë të parë në kopsht, 2768 kërkesa për kalimin nga çerdhja në kopsht.

    Pra, gjithsej 9238 kërkesa, në një qytet metropol me më shumë se 1 milion banorë, funksionojnë vetëm 45 çerdhe, 54 kopshte dhe 126 grupe rurale.

    Shifrat tregojnë se çdo vit qindra fëmijë nuk gjejnë dot vend në sistemin publik. Refuzimi bën që prindërit t’i drejtohen privatit.

    Bashkia justifikohet me kriteret përzgjedhëse: përparësi kanë jetimët, fëmijët me aftësi ndryshe, ata nga familjet me ndihmë ekonomike apo me të dy prindërit në punë. Por edhe pas kësaj skeme të gjatë filtrimi, një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve mbetet jashtë.

    Ekspertët, një krizë e paralajmëruar, por e lënë në harresë!

    Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, kjo krizë nuk është surprizë, por pasojë e mungesës së planifikimit.

    Ai thotë se numri aktual i çerdheve dhe kopshteve nuk mjafton. Është rritur ndjeshëm ardhja e familjeve nga rrethet drejt Tiranës. Kjo kërkon studime urgjente dhe investime afatgjata, të cilat mungojnë.

    “Ne kemi zgjedhur të bëjmë investime me interes politik, jo aty ku është nevoja reale,” shprehet Mehmeti.

    Sipas tij, zonat më të prekura janë Astiri, Komuna e Parisit, Zona e Freskut dhe 5 Maji. “Prindërit atje ose paguajnë shumëfish në privat, ose bëjnë kilometra çdo ditë për të çuar fëmijët në një institucion më të largët. Ka familje që i mbajnë në shtëpi. Është e papranueshme.”

    Zonat ku janë më problematike, janë njëkohësisht edhe zonat më të populluara të kryeqytetit.

    Paradoksalisht kushtetuta e Shqipërisë thotë se duhet të garantohet arsimim falas, por realiteti në terren është ndryshe.

    Realiteti në terren: kopshtet që mbyllen në mesditë

    Gazetarja për çështjet sociale, Ortensa Budlla, e sheh problemin nga terreni. Sipas saj, në disa kopshte dhe çerdhe publike, prindërit detyrohen t’i marrin fëmijët që në mesditë. Arsyeja: mungesa e shtretërve dhe mbipopullimi i grupeve.

    “Kemi përballë një sistem të mbingarkuar. Shifrat e aplikimeve nuk përputhen me kapacitetet reale. Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve ka kërkuar hapjen e të paktën tetë institucioneve të reja, por nuk ka asnjë reagim,” thotë Budlla.

    Ajo thekson edhe kontrastin e madh financiar mes publikëve dhe privatëve: “Në publik pagesa është minimale, rreth 5 mijë lekë të reja në muaj. Në privat, shkon mbi 20 mijë. Diferenca është e papërballueshme për shumë familje.”

    Nga vëzhgimi që kemi bërë në terren, kopshtet private në zonat kryesore të Tiranës, siç është Myslym Shyri, Ish-Blloku, zona pranë stadiumit, shifrat arrijnë deri në 40 mijë lekë, sa një rrogë minimale në vend.

    Fjalët e prindërve: Barrë financiare dhe stres

    Një nënë e re tregon se pas dy refuzimeve në çerdhet publike të zonës, u detyrua të çonte vajzën në një institucion privat. “Pagesa mujore është katërfish më e lartë. Na rëndon shumë, por nuk kishim zgjedhje. Të dy jemi në punë dhe nuk kemi gjyshër afër,” thotë ajo.

    Ndërsa një baba nga Astiri flet për lodhjen e përditshme: “Çdo mëngjes bëjmë tre kilometra për të çuar djalin në një çerdhe. Ndërkohë, këtu pranë ka hapësira bosh. Nuk kuptoj pse nuk ndërtohen institucione aty ku jetojmë.”

    Mungesa e institucioneve parashkollore ka pasoja të dukshme. Fëmijët shpesh detyrohen të kalojnë orë të tëra në ambiente të mbingarkuara dhe të mbyllura. “Kjo ndikon në zhvillimin psiko-emocional, ul mundësitë për socializim dhe sjell probleme të sjelljes si agresiviteti,” paralajmëron Mehmeti.

    Një tjetër paradoks është trajtimi i fëmijëve me aftësi ndryshe. Në letër, ata kanë prioritet. Por në praktikë, institucionet shpesh i refuzojnë. “Mungojnë ndihmës-mësuesit dhe psikologët. Prindërve u thuhet hapur se nuk mund t’i pranojnë,” shton eksperti.

    Zgjidhjet që mungojnë

    Kur kryefjalë e së paku katër viteve të fundit, ka qenë se Tirana është kryeqyteti europian, kur vjen puna në elementët e domosdoshëm jetësor, realiteti mbetet ende shumë larg.

    Modelet ndërkombëtare ofrojnë shembuj. Në disa vende si Gjermania apo Holanda, çerdhet vendosen pranë bizneseve të mëdha, duke u dhënë mundësi prindërve të jenë afër fëmijëve. Ky model do të kërkonte partneritet mes shtetit dhe privatit, një praktikë që nuk është shfrytëzuar në Shqipëri.

    Nga ana tjetër, kërkesa për të paktën tetë institucione të reja në Tiranë është ende pa përgjigje. Pa to, çdo vit situata do të përsëritet.

    Bashkia ka premtuar për hapjen e dy kopshteve të reja, një në njësinë 8 dhe një në Farkë, por duken të pamjaftueshme përballë nevojave reale të një qyteti që rritet me ritme të pandalshme.

    Tirana ka hapësira, ka kërkesë dhe ka mundësi për të ndërtuar institucione të reja parashkollore. Çfarë mungon është vizioni dhe vendosmëria.

    Denoncimi i Braçes nuk ishte thjesht politikë, por një pasqyrim i një realiteti që prek mijëra familje çdo ditë. Çerdhet dhe kopshtet nuk janë luks, por domosdoshmëri për zhvillimin e fëmijëve dhe barazinë sociale.

    Nëse kjo krizë nuk adresohet me urgjencë, Tirana rrezikon të thellojë ndarjen mes atyre që kanë mundësi të paguajnë dhe atyre që mbeten jashtë sistemit. Dhe kjo është një faturë që do ta paguajë i gjithë shoqëria.

    / Denada Jushi – ACQJ – Albania Center for Quality Journalism

  • Identitek shndërrohet në çerdhe hajdutësh/ Plaçkitje masive me tenderat, APP propozon masa për 23 punonjës

    Identitek shndërrohet në çerdhe hajdutësh/ Plaçkitje masive me tenderat, APP propozon masa për 23 punonjës

    Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identifikimit duket se është shndërruar në një çerdhe e mbushur me hajdutë. Agjencia e Prokurimit Publik ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria Identitek. Sipas raportit të APP thuajse të gjithë tenderat kanë rezultuar me shkelje flagrante të ligjit.
    Raporti bën të ditur se kompania ka zhvilluar tendera duke fryrë fondin limit në kundërshtim me ligjin. Po ashtu, në disa raste është konstatuar se specifikimet teknike të vendosura në procedura nuk kanë qenë në përputhje me kriteret ligjore.
    Një tjetër kategori shkelje e konstatuar nga auditimi është vlerësimi i i fituesve në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa në fund është konstatuar se për tenderat e zhvilluar nuk ka fare dokumentacion që provojnë zbatimin e kontratave.

    Konkluzionet e auditit te Identitek nga APP
    Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimeve Publike ka propozuar marrjen e masave për plot 23 punonjës të shoqërisë shtetërore që ka monopolin e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit. Por lloji i masave dhe niveli hierarkik i punonjësve që janë propozuar për masë nuk bëhet i ditur.
    Identitek u themelua në mars të vitit 2023, pas përfundimit të koncesionit që zotëronte kompania Aleat. Aksionet e shoqërisë zotërohen nga Ministria e Brendshme, ndërsa aktualisht në krye të saj është administratorja Freskida Halilaj, e cila në tetor të vitit të kaluar zëvendësoi Loina Priftin.
    /kapitali.al/

  • Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

    Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

    Një foshnje 15-muajsh u gjet e vdekur në Namur të Belgjikës, pasi qëndroi e bllokuar në një makinë për orë të tëra në një ditë të nxehtë vere.

    Autoritetet lokale njoftuan lajmin, duke shtuar se zyra e prokurorit ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

    Sipas raporteve fillestare, të raportuara nga shtypi belg, babai harroi ta çonte fëmijën në çerdhe para se të shkonte në punë, duke e lënë pa vetëdije në makinën e parkuar në vendin e tij të punës për gjithë ditën, gjatë së cilës temperaturat arritën 25 gradë Celsius.

    Ekzaminimi mjeko-ligjor ia atribuoi vdekjen goditjes nga nxehtësia (hipertermisë) dhe përjashtoi përfshirjen e një pale të tretë. Kur u pyet për rastin, zyra e prokurorit nuk pranoi të komentonte mbi thelbin e çështjes, duke u kufizuar në theksimin se, “sipas provave fillestare të mbledhura, fëmija mbeti në automjet për shkak të një pakujdesie tragjike”.

  • Fëmijët pa kopsht e çerdhe! Platforma nuk fuksionoi, por mori 210 mln lekë- ‘KREATX’ me tender 1.7 mln

    Fëmijët pa kopsht e çerdhe! Platforma nuk fuksionoi, por mori 210 mln lekë- ‘KREATX’ me tender 1.7 mln

    foto ilustruese

    TIRANË-Hakerimi i faqes zyrtare të Bashkisë Tiranë, i kushtoi shumë edhe familjeve shqiptare. Ndërsa më 22 qershor përfundoi afati zyrtar për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike në Tiranë, qindra prindër nuk mundën dot të aplikonin. Platforma “e-femije.tirana.al” ishte jashtë funksionit për ditë me radhë, pasi faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë ra pre e një sulmi kibernetik, duke pamundësuar regjistrimin e fëmijëve të tyre.
    Në lidhje me funksionin e platformës, kryetarja në detyrë e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani në një njoftim për mediat bëri me dije se po punohej për të rikthyer lidhjen sa më shpejt, por nuk dha asnjë shtyrje të  afatit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopësht.

    Platforma, “e-femije.tirana.al” e cila nuk funksionoi, i ka kushtuar qytetarëve 210 milionë lekë nga taksat publike, ndërkohë që për të njëjtën faqe është hapur tenderi 1.7 milionë euro edhe për sigurinë kibernetike.
    Përfituesi i këtyre fondeve është kompania ‘KREATX’ në pronësi të Lejdi Koçi dhe Enor Nakuçi. Sipas të dhënave zyrtare të Thesarit, Bashkia Tiranë ka firmosur dy pagesa për këtë platformë: një prej 240 mijë lekësh dhe një tjetër në vlerën tronditëse prej 21.360.000 lekësh, që sipas përshkrimit shkojnë për platformën online të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.

    /ZËRI

  • Regjistrimi në çerdhe e kopshte/ Afati shtyhet për në 30 qershor, prindërit do të paraqiten “fizikisht“

    Regjistrimi në çerdhe e kopshte/ Afati shtyhet për në 30 qershor, prindërit do të paraqiten “fizikisht“

    Nga sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë nuk janë prekur të dhënat nga regjistrimi i bërë në aplikacionin online. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve, Zhaneta Beqiri sqaron prindërit se regjistrimi do të kryhet fizikisht, me një shtyrje afati deri më 30 qershor.

    Kjo vlen për prindërit të cilët nuk mundën të kryejnë aplikimin në platformë, pasi ky proces u anulua para përfundimit të afatit.

    “Në datën 20, duke korresponduar me ditën e premte, ndërkohë që aplikimi në platformën online mbyllej me datë 22, ka ndodhur sulmi kibernetik në faqen e Tiranës. Në këtë moment platforma e-fëmijët.tirana.al doli jashtë funksionit. Të dhënat, pra aplikimet që kanë bërë janë ruajtur, për qytetarët e tjerë që nuk kanë mundur të bëjnë aplikimin, në ato tre ditë që ishin ende afat aplikimi, pra datat 20, 21, 22, duke filluar që sot, deri në datën 30, që është ditë e hënë, të gjithë të interesuarit që nuk kanë mundur të bëjnë aplikim për të marrë regjistrim në çerdhe, aplikim për regjistrim në kopsht apo të bëjnë kalimin nga çerdhja dhe do të marrin shërbim në kopsht janë të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve.

    Të paraqiten fizikisht dhe me vete të kenë të gjithë dokumentacionin, siç ka ndodhur që kanë bërë aplikimin, një pjesë e qytetarëve që e kanë shkarkuar nga e-Albania dhe e kanë ngarkuar tek platforma, në këtë moment do e printojnë dhe do e sjellin fizikisht në ambientet e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve,” shpjegoi Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve.

    Aplikimi online, i cili u vu në zbatim për herë të parë këtë vit për të garantuar më shumë transparencë, pati një numër të lartë të të regjistruarve që në ditët e para.

    “Në momentin që platforma doli jashtë funksionit, numri i aplikimeve për të gjitha kategoritë e shërbimit ka qenë 6500 aplikime. Ndërkohë që vende të lira në kopsht dhe në çerdhe janë 2700 vende në çerdhe dhe 2500 vende në kopsht. Kur flasim për vende të lira kemi në konsideratë numrin e fëmijëve që largohen nga çerdhja dhe që kalojnë në kopsht, dhe kjo përbën kapacitetin apo mundësinë e vendeve të lira. Dhe numrin e fëmijëve që largohen nga kopshti për në klasë të parë.”, theksoi ajo.

    Drejtoresha Beqiri thekson se e drejta për regjistrim i takon kujtdo, ndërsa flet edhe për cilat zona kanë një rritje të kërkesës.

    “Aty ku ka ndërtime të reja, aty ka dhe zona të pambuluara me shërbim, sikurse është zona e Liqenit të Thatë ku aty është edhe hapësirë çerdheje edhe kopshti. Në zonën e Freskut janë ndërtuar 2 çerdhe dhe 1 kopsht, por vazhdojmë të mbetemi me kërkesa të paplotësuara. Në zonën e Don Boskos kemi kërkesa për çerdhe dhe për kopsht që nuk arrijmë t’u japim shërbim. Në zonën e Astirit kemi një çerdhe me një kapacitet shumë të madh, 200 fëmijë, por ende nevojë për çerdhe dhe për kopsht. Si drejtori e Çerdheve dhe Kopshteve, në bashkëpunim me Bashkinë, që në muajin qershor fillojmë me aplikimet në çerdhe, në kopshte, që shqyrtimi i këtyre kërkesave të ndodhë deri në datën 10-15 gusht. Për numrin e ri të kërkesave që nuk merr zgjidhje, bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës, sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar, për të marrë ambiente me qira apo ndërtimin e ambienteve të reja.”, tha Beqiri.

    Pas sulmit të fundit kibernetik, Bashkia e Tiranës po punon ende për rikuperimin e plotë të sistemeve.

  • Njoftim për prindërit/ Shtyhet afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte, ja çfarë duhet të dini

    Njoftim për prindërit/ Shtyhet afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte, ja çfarë duhet të dini

    Nga sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë nuk janë prekur të dhënat nga regjistrimi i bërë në aplikacionin online. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve, Zhaneta Beqiri sqaron prindërit se regjistrimi do të kryhet fizikisht, me një shtyrje afati deri më 30 qershor.
    Kjo vlen për prindërit të cilët nuk mundën të kryejnë aplikimin në platformë, pasi ky proces u anulua para përfundimit të afatit.
    “Në datën 20, duke korresponduar me ditën e premte, ndërkohë që aplikimi në platformën online mbyllej me datë 22, ka ndodhur sulmi kibernetik në faqen e Tiranës. Në këtë moment platforma e-fëmijët.tirana.al doli jashtë funksionit. Të dhënat, pra aplikimet që kanë bërë janë ruajtur, për qytetarët e tjerë që nuk kanë mundur të bëjnë aplikimin, në ato tre ditë që ishin ende afat aplikimi, pra datat 20, 21, 22, duke filluar që sot, deri në datën 30, që është ditë e hënë, të gjithë të interesuarit që nuk kanë mundur të bëjnë aplikim për të marrë regjistrim në çerdhe, aplikim për regjistrim në kopsht apo të bëjnë kalimin nga çerdhja dhe do të marrin shërbim në kopsht janë të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve.
    Të paraqiten fizikisht dhe me vete të kenë të gjithë dokumentacionin, siç ka ndodhur që kanë bërë aplikimin, një pjesë e qytetarëve që e kanë shkarkuar nga e-Albania dhe e kanë ngarkuar tek platforma, në këtë moment do e printojnë dhe do e sjellin fizikisht në ambientet e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve,” shpjegoi Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve.
    Aplikimi online, i cili u vu në zbatim për herë të parë këtë vit për të garantuar më shumë transparencë, pati një numër të lartë të të regjistruarve që në ditët e para.
    Në momentin që platforma doli jashtë funksionit, numri i aplikimeve për të gjitha kategoritë e shërbimit ka qenë 6500 aplikime. Ndërkohë që vende të lira në kopsht dhe në çerdhe janë 2700 vende në çerdhe dhe 2500 vende në kopsht. Kur flasim për vende të lira kemi në konsideratë numrin e fëmijëve që largohen nga çerdhja dhe që kalojnë në kopsht, dhe kjo përbën kapacitetin apo mundësinë e vendeve të lira. Dhe numrin e fëmijëve që largohen nga kopshti për në klasë të parë.”, theksoi ajo.
    Drejtoresha Beqiri thekson se e drejta për regjistrim i takon kujtdo, ndërsa flet edhe për cilat zona kanë një rritje të kërkesës.
    “Aty ku ka ndërtime të reja, aty ka dhe zona të pambuluara me shërbim, sikurse është zona e Liqenit të Thatë ku aty është edhe hapësirë çerdheje edhe kopshti. Në zonën e Freskut janë ndërtuar 2 çerdhe dhe 1 kopsht, por vazhdojmë të mbetemi me kërkesa të paplotësuara. Në zonën e Don Boskos kemi kërkesa për çerdhe dhe për kopsht që nuk arrijmë t’u japim shërbim. Në zonën e Astirit kemi një çerdhe me një kapacitet shumë të madh, 200 fëmijë, por ende nevojë për çerdhe dhe për kopsht. Si drejtori e Çerdheve dhe Kopshteve, në bashkëpunim me Bashkinë, që në muajin qershor fillojmë me aplikimet në çerdhe, në kopshte, që shqyrtimi i këtyre kërkesave të ndodhë deri në datën 10-15 gusht. Për numrin e ri të kërkesave që nuk merr zgjidhje, bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës, sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar, për të marrë ambiente me qira apo ndërtimin e ambienteve të reja.”, tha Beqiri.
    Pas sulmit të fundit kibernetik, Bashkia e Tiranës po punon ende për rikuperimin e plotë të sistemeve.
     
     

  • Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë/Zgjatet afati për regjistrim në çerdhe e kopshte

    Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë/Zgjatet afati për regjistrim në çerdhe e kopshte

    Është zgjatur afati për regjistrimet në çerdhe dhe në kopshte deri në fund të muajit qershor, pas sulmit kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës.
    Kështu Bashkia Tiranë njofton se platforma e-femijet.tirana.al nuk është ende në funksion, ndaj prindërit në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht.
    Njoftimi:
    Te nderuar qytetare,
    Për shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë 20 Qershor 2025 Platforma e Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike e-femijet.tirana.al nuk eshte ende në funksion.
    Për sa më lart, ju informojmë se ne datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025 mund te paraqiteni në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (Adresa: Rruga “Barrikadave”) për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht për të gjithë ju që nuk arritët të aplikonit në platformë në datat 02-20 Qershor 2025.
    Bashkëngjitur gjeni kriteret dhe dokumentacionin e duhur