Tag: çepani

  • Do të festonin 15 vite martesë/ Edlira Çepani dedikim prekës bashkëshortit të ndjerë: Rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë

    Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, ish-deputetit të PD Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare.

    Këtë 18 korrik ata do të festonin 15 vite martesë, martesë e cila u bekua me dy fëmijë.
    Postimi i plotë:
    Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.
    Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë!
    Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…
    Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.
    Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!

  • Edlira Çepani kujton 15-vjetorin e martesës me një dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë

    Edlira Çepani kujton 15-vjetorin e martesës me një dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë

    Edlira Çepani ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani. Në një postim të ndjerë, ajo kujton rrugëtimin e tyre të përbashkët, të mbushur me bekime, dashuri dhe sfida të jetës.

    “Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin,” shkruan Edlira, duke i cilësuar fëmijët si frytet e dashurisë së tyre.

    “Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë,” përfundon ajo mesazhin, të shoqëruar me urimin e përvjetorit dhe deklaratën e përjetshme të dashurisë: “Do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!”

  • Gertiola Çepani: Mbi 6 mijë vende të lira pune në portalin qeveritar për çdo nivel arsimor

    Gertiola Çepani: Mbi 6 mijë vende të lira pune në portalin qeveritar për çdo nivel arsimor

    Në një periudhë kur tregu shqiptar i punës po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka shpallur mbi 6 mijë vende të lira pune, të cilat janë të publikuara në portalin qeveritar puna.gov.al.
    Këto vende pune i përkasin sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë si pozicionet për profesionistët me arsim të lartë, ashtu edhe ato për individët me arsim të mesëm apo të ulët.
    Në një intervistë në medie, drejtorja e Shërbimeve të Tregut të Punës, Gertiola Çepani e cilësoi këtë ofertë si “një mal me mundësi” për të rinjtë dhe punëkërkuesit shqiptarë.
    Ajo theksoi se aktualisht nuk është më fjala për të zgjedhur “më të mirët”, por për të mbushur vendet bosh që gjithnjë e më shumë po kërkojnë të plotësohen në sektorë të ndryshëm, sidomos për shkak të sezonalitetit.
    Sipas Çepanit, portali puna.gov.al është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’u shërbejë të gjithë punëkërkuesve, duke i ofruar vendet e lira në përputhje me nivelin e arsimit dhe profesionin e tyre. Për shembull, për të diplomuarit ofrohen pozicione si ekonomistë, inxhinierë, drejtues, menaxherë dhe zhvillues softuerësh, ndërsa për ata me arsim të mesëm dhe të ulët ka kërkesa për kuzhinierë, ndihmëskuzhinierë, banakierë, recepsionistë, rrobaqepës, saldatorë dhe magazinierë.
    Çdo punëkërkues që krijon një llogari në portalin “puna.gov.al” mund të aplikojë direkt për një pozicion pune. Sistemi i përpunimit është i automatizuar. Jetëshkrimi (CV-ja) i paraqitet menjëherë punëdhënësve përkatës, të cilët më pas nisin procesin e rekrutimit.
    Për ata që kanë më pak aftësi digjitale, Zyrat e Punës ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë, intervista dhe këshillim nga specialistët, duke siguruar që askush të mos mbetet jashtë mundësive për punësim.
    Çepani shtoi gjithashtu se përveç mundësive për punësim, Agjencia ofron edhe programe për zhvillimin e aftësive dhe integrimin më të mirë në tregun e punës. Një nga programet më të rëndësishëm është ai i praktikës 6-mujore të paguar, në institucione publike ose private, i krijuar për të sapodiplomuarit.
    Për punëdhënësit, portali “paga.gov.al” dhe platforma “e-Albania” kanë thjeshtuar ndjeshëm procesin e shpalljes së vendeve të lira, ndërsa në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë, bizneset mund të përcaktojnë kriteret dhe kushtet e punës. Pagesa shpeshherë mbetet e negociueshme, por disa punëdhënës zgjedhin ta publikojnë paraprakisht.
    Një tjetër aspekt pozitiv është hapja e portalit edhe për shtetasit e huaj që kanë leje qëndrimi në Shqipëri. Nëse kanë një kontratë pune të dakordësuar me një punëdhënës vendas, ata mund të aplikojnë përmes shërbimit të lejes unike, duke lehtësuar kështu punësimin e tyre ligjor në vend.
    Aktualisht, rreth 50 mijë punëdhënës janë të regjistruar në sistem dhe vazhdojnë të përfitojnë nga programet mbështetëse të Agjencisë së Punësimit. Kjo situatë paraqet një mundësi reale për të gjithë ata që kërkojnë një punë të re apo dëshirojnë të ndryshojnë drejtimin profesional.

  • Sot, Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin! Dikur festë, sot trishtim, emocionon Edlira Çepani

    Sot, Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin! Dikur festë, sot trishtim, emocionon Edlira Çepani

    Politikani Gert Bogdani do të festonte sot ditëlindjen e tij te 45-të dhe në këtë ditë Edlira Çepani nuk mund të qëndronte pa shkruajtur disa rreshta për dashurinë e saj të jetës, babain e dy engjëjve të saj, shokun dhe njeriun ku shtrinte kokën kurdo herë dhe sa herë që ndihej e pambrojtur.
    Në llogarinë e saj në “Instagram”, Edlira ka postuar në foto krah Gertit duke e falenderuar atë që erdhi në jetën e saj dhe përgjatë këtyre viteve e bëri akoma dhe më të bukur.

    Ndërkohë që këtë ditë që dikur ishte festë në familjen e tyre të vogël, ajo e ka “shfrytëzuar” për t’u përcjellë një mesazh të gjithë atyre që i kanë pranë ende njerëzit e tyre të zemrës.
    “Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shkruan ajo.
    Gerti Bogdani, politikani i denjë, “tironsi” i mirë, babai shembullor i Ajrës dhe Reinartit u nda nga jeta papritur më 18 shtator të vitit të kaluar, në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.
    Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Ndonëse u largua me shpejtësi në spital, mjekët nuk arritën që ta shpëtonin. Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin.

  • 13 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe industrinë e lehtë

    13 mijë të huaj punojnë në Shqipëri, të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe industrinë e lehtë

    Rritja e zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe kërkesa për fuqi punëtore të shtuar ka bërë që vendi ynë të jetë tërheqës për punonjësit e huaj.
    Drejtorja e Shërbimeve të Tregut të Punës pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gertiola Çepani, tregon edhe numrin e të huajve të punësuar në vendin tonë.
    “Shqipëria shihet si një nga vendet me zhvillim ekonomik dhe interesi i huajve për të punuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare, fundi i vitit 2024 është mbyllur me 13 mijë të huaj që punojnë në Shqipëri.“, tha Çepani.
    Ndërkohë që sipërmarrjet që kërkojnë më shumë janë të ndryshme.
    “Më shumë evidentohen sipërmarrjet që shtrijnë aktivitetin në sektorë si akomodimi dhe shërbimi ushqimor, i ndërtimit, i tregtisë me shumicë e pakicë, industria përpunuese e të tjera. Punonjësit që kërkohen më shumë janë banakier, ose kamarier, kuzhinier, apo ndihmëskuzhinier, apo profesione që lidhen me nivelin e ulët apo të mesëm të arsimit,“ deklaroi ajo.
    Vendet nga vijnë të huajt e interesuar për t’u punësuar janë me shtrirje gjeografike të gjerë.
    “Shtetasit e huaj që vijnë për të punuar në Shqipëri përfaqësojnë një shumëllojshmëri vendesh ku mund të theksojmë Turqinë, Italinë, Kosovën, Filipinet dhe Indinë.“, tha Çepani.
    Ndërkohë që edhe dy shërbimet që ofrohen në platformën “e-Albania” për paketën e “Lejes Unike” kanë bërë që bizneset të kenë mundësi më të shpejta për të kryer dokumentacionet.

  • Rrëfimi mes lotësh i Edlira Çepanit: Gerti na la dashuri sa për tre jetë! Më mungon!

    Rrëfimi mes lotësh i Edlira Çepanit: Gerti na la dashuri sa për tre jetë! Më mungon!

    Në një rrëfim në “Interview” me Mirela Milorin, Edlira Çepani e njohur për buzëqeshjen e saj rrezëllitëse, është përlotur teksa ka kujtuar “gjysmën më të mirë” bashkëshortin e saj Gert Bogdani.

    Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gert Bogdani, ndodhi papritur në 18 shtator 2024, ai u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare. Bashkëshortja e tij, u shpreh për Euronews Albania se besimi në Zot e ka bërë të kalojë më lehtë këtë tragjedi të familjes së saj, ndërsa shton se prania e Gertit vazhdon të ndihet te ajo, ndonëse ai nuk është më fizikisht, “na ka dhënë dashuri sa për tre jetë”, u shpreh ajo e përlotur.

    “Nuk ka asnjë moment që të flitet për Gertin dhe unë të mos prekem e të mos më marrë kaq shumë malli. Unë me Gertin kemi ngritur gjithçka bashkë, nuk kemi asgjë që e kemi pasur të ndarë nga njëri-tjetri.

    Ndaj është apo nuk është ai fizikisht, mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë, por ai ka lënë kaq shumë dashuri për mua dhe për fëmijët. Na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i gjatë apo i shkurtër të jetë ky pa Gertin, nuk do jetë asnjëherë pa Gertin. Na mungojnë këshillat, i kishte gjithmonë të sakta. Më mungon pjesa që ne sukseset i ndanim gjithmonë bashkë. Më mungon që nuk i ndaj dot siç i ndaja më parë”,-tha Çepani.

  • “Rotacioni mund të vijë vetëm përmes…”/ Rezultati i votave, Çepani: Opozita nuk e kapitalizoi dëshirën për ndryshim

    “Rotacioni mund të vijë vetëm përmes…”/ Rezultati i votave, Çepani: Opozita nuk e kapitalizoi dëshirën për ndryshim

    E ftuar në një emision televiziv, aktivistja Edlira Çepani komentoi rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit, duke analizuar performancën e opozitës në raport me pritshmëritë dhe frymën për ndryshim.
    “Partitë e opozitës nuk arritën të kapitalizojnë dëshirën për ndryshim apo një alternativë pak më ndryshe. Menduan se, duke qenë se mandati ishte i katërti, po luanin me një portë bosh, por kur nuk e merr seriozisht mjaftueshëm, topi del jashtë”, shtoi Çepani.
    Sipas Çepanit, partitë opozitare dështuan të kthejnë në vota dëshirën për një alternativë ndaj qeverisë. Ajo kritikoi qasjen sipërfaqësore të opozitës ndaj elektoratit, duke theksuar se nuk mjafton të presësh që rotacioni të vijë vetë:
    “Nuk mund të ecësh me idenë se ka kaq mandate PS dhe është radha e tjetrit. Elektorati duhet të trajtohet me seriozitetin e duhur. Për çdo votë duhet të luftohet deri në fund.”
    Çepani shtoi se rotacioni politik kërkon ose një frymë të fortë qytetare, ose një ndryshim të thellë në sistemin elektoral që të mos lejojë skemat e tanishme që dëmtojnë garën reale.

  • Iku nga Lapaj bashkë me “Policin e Portokallisë”, Çepani: U bë një parti që s’i donte gratë…

    Iku nga Lapaj bashkë me “Policin e Portokallisë”, Çepani: U bë një parti që s’i donte gratë…

    E ftuar në emisionin “Log” në News24, aktivistja Edlira Çepani i është përgjigjur pyetjes së moderatorit Endri Xhafo, se përse nuk është më pjesë e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj.
    Çepani tha se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e një partie politike.
    Endri Xhafo: Erla Mhilli në emisionin e saj pyeti Adriatik Lapaj se kishte shokët me vete dikur, Florian Binaj dhe Edlira Çepani, ku janë?
    Edlira Çepani: Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e një partie politike. Unë kam ngritur një lëvizje që ishte për 4 shtylla…
    Endri Xhafo: Dhe kur ajo lëvizje u shndërrua në parti nuk i donte më gratë…
    Edlira Çepani: Si shumë të tjera…

  • Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…

    Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por…

    Aktivistja Edlira Çepani ka treguar arsyen pse ajo nuk vazhdoi angazhimin politik në lëvizjen “Shqipëria bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ku ajo ishte pjesë. Çepani tha në News24 se politika nuk i do gratë.

    Nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjidhjet e 11 majit, Çepani u shpreh se vetëm 37% në lista janë gra.
    Aktivistja Çepani ngriti shqetësimin se forumeve të grave nuk i jepen fonde nga buxheti që marrin partitë politike nga taksapaguesit.
    “Unë po them nga eksperienca se politika nuk i do gratë. Nëse politika do t’i donte gratë ne nuk do ishim për të luftuar për kuota gjinore dhe duke luftuar që gratë brenda partive të kenë një zë dhe shanse të barabarta. Në listat e përgjithshme të 11 partitë, në kemi vetëm 37% gra dhe vajza.
    Kanë zero akses në financa. Ne jemi detyruar të fusim një kuotë në ligjin e partive që në forumin e grave të marrin 10% nga ai buxheti që partive u vjen nga buxheti i shtetit. Ka një projekt ligj në parlament që ka hyrë tani, sepse ne jemi detyruar të fusim me ligj, sepse gratë dhe vajzat nuk duhen mjaftueshëm në partitë politike”, tha Çepani.
    “Unë nuk kam bërë kurrë pjesë në një parti politike. Unë kam krijuar një lëvizje që kishte 4 shtylla”, tha Çepani, e cila sqaroi se si shumë parti të tjera “nuk i donte më gratë”.

  • Partia e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

    Partia e Elena Kocaqit, përpjekja e radhës e nacionalistëve për një vend në Kuvend

    Nga Vladimir Karaj
    E njohur për shkak të tezave kontraverse dhe nacionaliste mbi historinë, Eleni Kocaqi, profesore e asociuar pranë Universitetit të Durrësit, është vënë në krye të Aleancës Kombëtare Shqiptare, AKSH, një parti e themeluar vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit prej saj dhe mbështetësve.
    Me fokus nacionalizmin, Kocaqi dhe forca politike që drejton janë të zëshëm sa i përket historisë, ndërsa duket sikur kanë përqafuar teoritë konspirative të zëvendësimit – “Replacement” – të së djathtës ekstreme në Europë dhe akuzojnë klasën politike aktuale se synon ndër të tjera shkatërrimin e kombit.
    Në reagimet e fundit në Facebook, Kocaqi akuzon kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke lënë të kuptohet se qëllimi është vendosja e këtyre emigrantëve në Shqipëri. Kocaqi fton zgjedhësit që të votojnë AKSH-në për të ndaluar “shitjen e atdheut”.
    “Pra, po ndodh ajo që njoftuam që gjithë problemi i Italisë me afrikanët po i ngecet Shqipërisë me miratimin e Ramës”, shkruan Kocaqi më 9 prill. Po atë ditë, ajo spekuloi se dekorimi i Ramës në Izrael provonte se ai kishte rënë dakord të pranonte zhvendosjen në Shqipëri të palestinezëve nga Gaza.
    Erlis Çela, pedagog i komunikimit, e sheh AKSH-në e Kocaqit si një përpjekje të radhës të forcave nacionaliste për t’u bërë të rëndësishme në arenën politike në vend, por ai shton se forca të tilla kanë dështuar më herët.
    “Historia politike ka treguar se partitë e kësaj fryme nuk kanë arritur të faktorizohen apo të fitojnë mbështetje të konsiderueshme nga elektorati shqiptar,” tha Çela për BIRN.
    Edlira Çepani, përfaqësuese e rrjetit “Barazi në vendimarrje” që advokon përfshirjen e grave në politikë, vlerëson faktin se AKSH është e vetmja forcë në garën e 11 majit që drejtohet nga një grua.
    “Besoj se risia kryesore që sjell Aleanca Kombëtare Shqiptare është që është një parti e drejtuar nga një grua. E vetmja në këto zgjedhje, por edhe shumë fenomen i rrallë në të gjitha vitet e demokracisë,” tha Çepani.
    Fokusi te nacionalizmi
    Elena Kocaqi është pedagoge në Universitetin e Durrësit dhe autore e disa librave që promojnë teori mbi origjinën pellazge të shqiptarëve, shqipen si gjuha mëmë e indoevropianishtes apo reinterpretimin e Luftës së Trojës si një luftë iliro-pellazge – të kritikuara për mungesë burimesh të verifikueshme dhe metodologji të diskutueshme. Këto qëndrime, shpesh me tone nacionaliste, janë pritur me entuziazëm nga një pjesë e publikut sidomos në rrjetet sociale, por janë refuzuar nga komuniteti akademik për mungesë objektiviteti dhe mbështetjeje shkencore.
    Nacionalizmi është po ashtu pjesë e programit dhe retorikës politike të AKSH-së, që ndër të tjera premton dhënie të pasaportës shqiptare për shqiptarët me shtetësi të tjera dhe një marrëdhënie speciale “vëllazërore” me Kosovën.
    Në këtë projekt politik, Kocaqi ka bashkuar forcat me Inida Gjatën me karrierë si gazetare, aktore dhe regjisore dhe njëherazi bashkëthemeluese e AKSH.
    Përtej nacionalizimit, AKSH po ashtu premton reformë të thellë në drejtësi dhe modernizim të Kodit Penal dhe përdorim më të gjerë të dënimeve altenative për krimet jo të rënda. “Reformimi i drejtësisë penale, pasi ka ngarkesë të madhe nëpër burgje dhe shteti harxhon fonde shumë të mëdha me të burgosurit”, thuhet ndër të tjera në program.
    Ajo premton ndër të tjera fuqizim të arsimit, trajtim të shëndetësisë si e drejtë themelore dhe çlirim të ekonomisë nga monopolet dhe digjitalizim të financave apo rimbursim të blerjeve.
    “Reformimi i arsimit sipas modelit Japonez, Finlandez dhe atij të Singaporit, ku në qendër do jetë edukimi dhe mësimi i fëmijës, por edhe kualifikimi i tij në bazë të talenteve që ai ka. Pra maksimalizimin e kualifikimit të talenteve”, thuhet në atë që shpallet si program i AKSH-së.
    Për pedagogun Çela, programi i Aleancës Kombëtare Shqiptare është shumë simbolik dhe nuk mund të konsiderohet i mirëfilltë.
    “Së pari, duhet theksuar se, nga sa mund të lexohet në faqen zyrtare të partisë, nuk mund të flasim për një program të mirëfilltë politik. Më tepër ngjan me një listë premtimesh dhe artikulime të disa parimeve të përgjithshme për demokracinë e drejtpërdrejtë dhe meritokracinë,” tha ai.
    Çela thotë se fokusimi te nacionalizmi e vë këtë parti para vështirësive të mëdha për të fituar elektorat.
    “Në një klimë politike ku qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme, një parti që nuk ofron alternativa reale për ekonominë, arsimin, shëndetësinë apo drejtësinë sociale, ka pak gjasa të sigurojë mbështetje domethënëse,” vlerësoi ai.
    Çepani nga ana e saj thotë se vështirësitë e Kocaqit dhe ASHK-së lidhen përveç të qenit një forcë e re, edhe me gjininë e drejtueses së partisë, ndërsa vë në dukje se ajo nuk konsiderohet në sondazhe dhe ka vështirësi të aksesojë mediat tradicionale. Megjithatë, Çepani vë në dukje se forca e re ka bërë një përpjekje të madhe në një kohë të shkurtër të ndërtojë një skuadër me profesionistë.
    “Në kuadër të skuadrës së angazhuar duket se ka një fokus kryesor te profesionistët me profil akademik dhe ushtrues të profesioneve të lira (juristë, ekonomisë, inxhinierë, etj), figura jo të njohura politikisht, por të njohura në fushat e tyre,” thotë Çepani.
    Megjithëse sheh një sërë problemesh dhe disavantazhet për AKSH-në dhe forcat e reja politike që përfshihen në këto zgjedhje, përfshi kohën e pamjaftueshme për t’iu prezantuar publikut, Çepani thotë se Kocaqi, si kryetare e saj, “është një figurë mjaft e njohur në arenën publike. Kjo normalisht përkthehet në një avantazh në lidhje me informimin dhe besueshmërinë e publikut“.
    Për Çepanin, ajo që duhet të synojnë forcat e reja politike si AKSH, përballë një sistemi që i vendos në disavantazh është thyerja e barrierave të sistemit. “Ajo që partitë e vogla mund të arrijnë në këto zgjedhje është të thyejnë barrierat e sistemit, për t’u fuqizuar më pas me kalimin e kohës”, përfundoi ajo./ BIRN