Juristja Edlira Çepani ka folur lidhur me situatën aktuale politike. Ajo tha se opozita mund të bëjë shumë më tepër se kaq edhe në gjendjen në të cilën ndodhet.
“Mendoj se kjo është si ajo pajisja që kur të pushon zemra të kthen impulset. Tani, kjo drejtësia e re po mundohet që të kthejë pak impulset edhe tek opozita, por edhe tek popullata”, tha Çepani.
Sipas saj, ‘ka një apati totale në të cilën ne kishim rënë komplet në gjumë’, teksa shton se drejtësia e re po tregon se askush nuk është i pandëshkueshëm.
“Ka një teori që janë të gjithë bashkë, ka një teori që janë të gjithë të këqinj, ka një teori tjetër që janë dy kampe të cilat janë tifozë dhe unë mendoj se këto janë si ato goditjet për t’i thënë edhe popullatës, por edhe politikës, që askush nuk është i pandëshkueshëm. Ky është rasti i parë shumë pozitiv që po ndodh me disa eksponentë. Është për mirë apo është për keq për çështjen e drejtësisë së gjithsecilit prej tyre individualisht, këtë do ta tregojë koha në momentin kur do të merren vendimet. Se këto janë të gjitha vendimet në proces. Por, nga ana tjetër politikisht unë mendoj se i jep opozitës një shtysë të madhe dhe një moment për ta përdorur. Do ta përdorë apo jo, e ka në dorë opozita vendimin.
Nga ana tjetër, i jep njerëzve në dorë për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë nga politika dhe për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë edhe në mënyrë jo sipërfaqësore për të kuptuar se cilat janë proceset politike për të cilët edhe ata vetë janë përgjegjës. Edhe njerëzit vetë të cilët votojnë janë përgjegjës për procese të caktuara dhe janë përgjegjës edhe për të kërkuar drejtësi për situata të caktuara”, u shpreh ajo.
Tag: çepani
-

“Opozita e ka në dorë vendimin”/ Situata aktuale politike, flet Çepani: Drejtësia e re po tregon se askush nuk është…
-

A do ta mbështesë Binajn në garën për Tiranën? Ja çfarë thotë Edlira Çepani
Aktivistja e njohur Edlira Çepani ka shprehur mbështetjen e saj të hapur për kandidatin e vetëshpallur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj.
Në programin e drekës në News24, Çepani kujtoi kohën kur ishte pjesë e Lëvizje Shqipëria Bëhet, bashkë me Binajn, si zë i fortë i protestave.
“Puna ime konsiston në mbështetje të kandidatëve që dalin në zgjedhje. Ne i monitorojmë zgjedhjet si organizatë. Mbështesim kandidatët duke i lidhur ata me votuesit e tyre. Organizojmë forume. Monitorojmë premtimet e tyre, përfshi dhe Manastirliun. Është grua, në pjesën e punës që ne bëjmë. Ketë radhë kemi 3 kandidatë të profileve të ndryshme. Shpresoj që këtë herë, këta 3 kandidatë të vinë me program të qartë. Të japin një shembull të njerëzve që shkojnë me 3-4 pika të qarta. Kjo i mungon politikës shqiptare. 83% e atyre që garuan se; nuk e di pse. Janë zgjedhje që vinë pas një skandali të madh, të japin një shembull të bukur. Ishte një organizatë që u ngrit në 4 shtylla, për votën e diasporës, referendumeve, dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne jemi njohur në sheshet e protestave. Është njeri që do qytetin e vet, do familjen e vetë dhe ka vlera, edhe pse nuk është politikan karriere.”, tha ajo. -

“Emri konfirmohet brenda javës”/ Berisha për kandidatët Çepani, Hasimja dhe Hackaj: Jam i gatshëm të mbështes…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur këtë të premte, komentoi emrat që janë përmendur si kandidatë të mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste.
Berisha vlerësoi kandidatët e përfolur, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj, duke i cilësuar si figura me integritet dhe vlera të spikatura qytetare e morale.
“Po diskutojmë me aleatët për modelin më të përshtatshëm: a do jetë një kandidaturë e pastër politike nga PD, një kandidaturë e përbashkët e koalicionit, apo një kandidat i pavarur i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare? Kjo është pyetja kyçe, për të cilën po kërkojmë dakordësinë më të gjerë”, tha Berisha.
Sipas tij, opozita është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes dhe brenda javës mund të bëhet publik emri i kandidatit për Bashkinë e Tiranës.
“Opozita është e vendosur të garojë. Do mbështesim modelin që ka më shumë përkrahje brenda kampit opozitar. Shumë shpejt mund të kemi një emër zyrtar, por ende nuk ka një datë të caktuar. Ajo që mund të them me bindje është se kandidatët tanë janë gati”, përfundoi kreu i PD-së.Top Channel
-

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha: Kam ngarkuar tre demokratë për të negociuar me…
Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani në garë për Bashkinë e Tiranës.
“Kam ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojë me partitë e tjera për emrat. Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti, të cilët do negociojnë me partitë e tjera. Nuk më shkon që të dërgoj për të negociuar dhe nga ana tjetër të them emra. Pasi të bien dakord vjen radha e kandidatëve. Unë nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri pasi është proces”, tha ai.
-

“Duket sikur dje na dhe përqafimin e fundit”/ Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit: Deri kur të takohemi sërish…
Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD Gert Bogdani, Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë.
“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…
Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë. Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!
We love you daddy! You’ll always be our rock! We will always be the “fantastic four” and we know you still smile to us from heaven!”-shkruan Çepani.Top Channel
-

Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit: Deri kur të takohemi sërish…
Sot shënohet një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e Gert Bogdanit, ish-deputet i Partisë Demokratike. Humbja e tij në moshën 44-vjeçare tronditi politikën dhe opinionin publik.
Në këtë përvjetor, bashkëshortja e Bogdanit ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të të ndjerit:
“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…
Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë. Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!
We love you daddy! You’ll always be our rock! We will always be the “fantastic four” and we know you still smile to us from heaven!”-shkruan Çepani. -

“Duhet të ketë një strategji opozitare”/ E ardhmja e PD-së, reagon Çepani: Është momenti i një analize
Edlira Çepani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në një studio televizive. Duke folur për të ardhmen e PD-së në nisjen e Legjislaturës së re, Çepani theksoi se statuti i kësaj partie që sanksionon dorëheqjen e kryetari në rast humbjeje të zgjedhjeve, është një nen që garanton marrjen e përgjegjësive.
Kjo gjë sipas saj mungon në PD dhe kjo jo vetëm për faj të kryetarit Berisha, por edhe enturazhit të partisë, që sipas saj duhet ndryshuar, pasi nuk ka prodhuar rezultat.
Edlira Çepani:
Çdo gjë që shkruhet në një statut është një dakordësi e atyre që e shkruajnë. Është një nen që përdoret në shumë statute që garanton marrjen e përgjegjësisë. Ajo që ndodh në Shqipëri gjithmonë është që nuk kemi ndërrim të elitave në politikë por jo vetëm.
Kjo jep idenë e një përgjegjësie që e merr kryetari i partisë por përgjegjësisë ka gjithë enturazhi i partisë dhe nuk po ndryshon. Po këmbëngulet që ky grup të mos ndryshojë. Ka sjellë të njëjtën rezultat. Është momenti i një analize. PD ka kërkuar të bëjë disa ndryshime. Ishte Rithemelimi, Primaret, po të bëheshin në mënyrë të duhur do ishte në PD edhe figura që mbetën jashtë. Janë bërë përçapje po nuk kanë sjellë një frymë të re apo grupim të ri. Por nuk është vetëm faji i kryetarit.
Nuk është vetëm një individ që i ka të gjithë fajet dhe sukseset. Duhet të ketë një strategji opozitare, serioze aq sa duhet në momentin kritik ku është Shqipëria në mandatin e katërt. Në një moment diktaturë siç thotë PD. -

“5,500 vende të lira pune”, drejtoresha Çepani zbardh detajet: Nevojat më të mëdha në sektorin e shërbimeve
Agjencia Kombëtare e Punësimit ka shpallur afro 5.500 vende të lira pune në të gjithë vendin, për pozicione të ndryshme. Por nga ana tjetër, janë edhe rreth 68 mijë qytetarë që janë regjistruar të papunë. Kjo disbalancë mes vendeve të hapura dhe papunësisë së lartë reflekton probleme të cilësisë së ofertës dhe kërkesës. “Sektorët kryesorë që kanë nevojë janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërtimi, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe industria përpunuese. Vendet e lira të punës janë shumë variable dhe të ndryshueshme për sa i përket kritereve.
Nga punëdhënësit ka pasur interes, sepse kanë shpallur shumë vende të lira pune që lidhen me fushën e akomodimit apo shërbimit ushqimor. Ka nevojë për kamerierë, banakierë, kuzhinierë apo ndihmës kuzhinierë, recepsionistë, sanitarë. Kryesisht për pozicione që kërkojnë nivel të ulët apo të mesëm arsimor”, shprehet Gertiola Çepani, drejtore e shërbimeve të tregut të punës gjatë një prononcimi për mediat.

