Tag: centimetra

  • Reshje dhe stuhitë e fuqishme godet Nju Jorkun, dy viktima dhe kaos në transport

    Reshje dhe stuhitë e fuqishme godet Nju Jorkun, dy viktima dhe kaos në transport

    Shiu i dendur që ra dje, të enjten, në Nju Jork, shkaktoi vdekjen e dy personave në qytet, njoftoi kryebashkiaku Erik Adams. Stuhitë sollën gjithashtu probleme në fluturime, ndërsa shërbimi meteorologjik paralajmëroi për përmbytje në disa zona.
    Mediat raportuan për raste përmbytjesh dhe dëmesh materiale, ndërsa autoritetet në aeroportet JFK, La Guardia dhe Newark njoftuan për vonesa dhe anulime të fluturimeve të planifikuara.
    “Kjo stuhi theu rekordet e reshjeve për datën 30 tetor”, shkroi Adams në platformën X, duke shtuar se sasia e madhe e shiut që pritej të binte për disa orë, ra brenda vetëm 10 minutash pasdite.

    Sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik, në Central Park u regjistruan 4.7 centimetra shi, 5.31 centimetra në aeroportin La Guardia dhe 5.05 centimetra në Newark Liberty International Airport në Nju Xhersi.
    Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi gjithashtu paralajmërime për përmbytje në zonat bregdetare të Bronksit, Bruklinit dhe Kuinssit.
    /vizionplus.tv

    🚨🇺🇸 NYC FLOODING EMERGENCY: CARS TRAPPED, ONE DEAD
    Multiple people are trapped in cars on the Cross Island Parkway in Queens as floodwaters rise.
    In Brooklyn, one person was found dead in a flooded basement.
    Typically, when flooding occurs in Brooklyn, basement fatalities… pic.twitter.com/g6WxMGOoJX
    — Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 31, 2025

  • Kroacia goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në pesë centimetra madhësi

    Kroacia goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në pesë centimetra madhësi

    Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje, dhe në disa vende me breshër deri në pesë centimetra në madhësi.

    Breshër ra në afërsi të Karlovacit dhe Lošinjit, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediat kroate.

    Re të mëdha të zeza u shfaqën mbi Rijekë, ku binte shi, bubullima, vetëtima dhe frynte një erë e fortë.

    Petra Mikuš Jurković nga Instituti Hidrometeorologjik tha se ndryshimi i motit vjen në dy valë, e para prej të cilave fillon sonte, dhe e dyta të hënën, më 28 korrik, dhe paralajmëroi për mundësinë e përmbytjeve.

    Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik ka lëshuar një paralajmërim të kuq për rajonet e Zagrebit dhe Karlovacit për sot, dhe për Rijekën në mbrëmje.

    Një paralajmërim portokalli është lëshuar për pjesën tjetër të vendit.

  • Të gjithë u habitën te Barcelona! Bëhen matjet për futbollistët, Lamine Yamal është rritur me 10 centimetra nga koha e debutimit

    Të gjithë u habitën te Barcelona! Bëhen matjet për futbollistët, Lamine Yamal është rritur me 10 centimetra nga koha e debutimit

    Një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë, Lamine Yamal, i habiti shumë njerëz me matjen para sezonit të ri. Në ekzaminimet zyrtare në Barcelonë para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, u zbulua se Jamal është 181 centimetra i gjatë, që është 10 centimetra më shumë se kur debutoi për klubin e famshëm katalanas dy vjet më parë.
    Në atë kohë, Yamal ishte vetëm 171 centimetra i gjatë. Të gjithë në klub u habitën kur panë rezultatet e matjeve, sepse nuk prisnin që anësori të arrinte këtë gjatësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

     

  • Vala e të nxehtit prek ekosistemin e Polonisë/ Niveli i lumit Vistula bie në minimum historik

    Vala e të nxehtit prek ekosistemin e Polonisë/ Niveli i lumit Vistula bie në minimum historik

    Niveli i lumit Vistula, lumi më i gjatë i Polonisë, që përshkon qytetet kryesore si Varshava dhe Krakova, ka arritur pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

    Sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik (IMGW), ky fenomen është pasojë e një thatësire të thellë që ka përfshirë pjesën lindore të Evropës.

    Në Varshavë, një stacion hidrometrik regjistroi nivelin e lumit në vetëm 18 centimetra, duke kaluar për 2 centimetra rekordin e mëparshëm të vitit 2024, njoftoi IMGË.

    Sipas parashikimeve, niveli mund të zbresë deri në 12 centimetra, që është rreth 2 metra nën mesataren historike.

    “Nuk kemi përjetuar kurrë një thatësirë kaq ekstreme në këtë periudhë të vitit që prej fillimit të matjeve zyrtare,” tha për agjencinë AFP Gregorz Ëaliczeëski, hidrolog pranë IMGË.

    Sipas tij, situata lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat po ndikojnë në rritjen e temperaturave dhe reduktimin e reshjeve, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit të ujërave të sipërfaqshme.

    Rekordi i ri u regjistrua vetëm një ditë pasi temperaturat në Varshavë shënuan një tjetër rekord, duke kaluar 35°C, si pjesë e valës së të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të kontinentit. Syri.net-iefimerida

  • Niveli i lumit Vistula në Poloni ka rënë në nivelin më të ulët historik

    Niveli i lumit Vistula në Poloni ka rënë në nivelin më të ulët historik

    Niveli i Vistula-s, lumit më të gjatë të Polonisë që rrjedh nëpër Varshavë dhe Krakovë, ka arritur nivelin më të ulët në histori, njoftoi sot Instituti Kombëtar Meteorologjik (IMGW), si rezultat i një thatësire që preku vendin e Evropës Lindore.

    Në Varshavë, kryeqytetin e vendit, një stacion hidrometrik mati nivelin e Vistula-s në vetëm 18 centimetra, 2 centimetra nën rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2024, tha instituti.
    Sipas parashikimeve, niveli i Vistulës mund të vazhdojë të bjerë dhe të arrijë 12 centimetra, pra 2 metra nën mesataren.

    Top Channel

  • Mendohet se i shtojnë 10 centimetra në gjatësi/ Presidenti rus dhe këpucët e tij speciale që u bënë virale në rrjet

    Mendohet se i shtojnë 10 centimetra në gjatësi/ Presidenti rus dhe këpucët e tij speciale që u bënë virale në rrjet

    Presidenti rus Vladimir Putin është parë ditën e djeshme të dalë në publik me këpucët e tij legjendare.

    Bëhet fjalë për këpucët të cilat dyshohet se Putin i përdor në mënyrë që të duket më i gjatë nga sa normalisht është, truk ky kur del në publik.

    Mediat ndërkombëtare llogarisin se këpucët i shtojnë liderit të Kremlinit 10 centimetra në gjatësinë e tij, e cila raportohet të jetë jo më shumë se 170 centimetra.

  • Femra më e gjatë e basketbollit botëror, 18 vjeçarja kneze Ziju mahnit me performancën e saj

    Femra më e gjatë e basketbollit botëror, 18 vjeçarja kneze Ziju mahnit me performancën e saj

    Adriatik BALLA
    Kina po rritet shumë në basketboll, si për meshkuj dhe për femra, dhe disa basketbollistë të saj kanë shkuar me sukses deri në NBA amerikane. Ndërkohë, Zhang Ziju është basketbollistja e talentuar 18-vjeçare e Kinës që po i bën të gjithë për vete. Ajo debutoi për përfaqësuesen A të Kinës të premten e kaluar në fitoren bindëse ndaj Bosnjë-Hercegovinës, 101:55. Ndeshja ishte miqësore, ndërsa i shërbeu Kinës për përgatitje për Kampionatin e Azisë. Në ndeshjen e parë për ekipin më të mirë të Kinës, Ziju i kaloi në parket vetëm 12 minuta, ndërsa i realizoi 18 pikë e shtatë kërcime. Ishte më efikasja e ndeshjes. Ka disa vjet që Zhang Ziyu tërheq vëmendjen për shkak të gjatësisë.
    Ajo është e gjatë të paktën 220 centimetra, ndërsa ka raportime të ndryshme për gjatësinë e saj deri në 226 centimetra. “Kjo është ndeshja e parë e saj si reprezentuese seniore. Paraqitja e Ziju na ka impresionuar. Shpresoj se do të luaj më shumë me të”, ka thënë Han Xu, basketbollistja kineze e gjatë 2.11 metra, që po ashtu shkëlqeu ndaj boshnjakeve. Zhang Ziju e ka luajtur ndeshjen e parë profesionale në moshën 14-vjeçare. Në finale të kampionatit kinez për të reja i realizoi 42 pikë e 25 kërcime. I kishte edhe gjashtë bllokada. U bë më e njohur verën e kaluar kur me Kinën arriti në finale të Kupës së Azisë U18. Ndonëse finalen e fitoi Australia, Ziju ishte më e mira e turneut me mesatare prej 35 pikëve për ndeshje. Nëna e saj, Ju Jing, ishte e gjatë 198 centimetra. Babai i saj, Zhan Yuquan ishte i gjatë 213 centimetra. Të dy kanë luajtur basketboll, por nuk kanë arritur nivelin që tashmë e ka vajza e tyre. Kina luajti miqësore me Bosnjë-Hercegovinën edhe të dielën.
    Fitoi 124:57, ndërsa 18-vjeçarja i realizoi 16 pikë dhe shtatë kërcime. Sërish kaloi pak minuta në parket. “Ajo është lojtarja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Është lidere në përfaqësuesen kineze”, ka thënë selektori i Bosnjë-Hercegovinës, Emir Halimiq. “Prezenca e saj dikton tempin e lojës. Pres që ajo të jetë edhe më e suksesshme me Kinën. Edhe pa Zhangun, Kina është shumë e fortë. Por me Zhangun është në nivel dukshëm më të lartë. Secili ekip në botë do të jetë në telashe përballë Zhangut dhe Kinës. Uroj që ajo të mbetet e shëndetshme dhe t’i sjellë vendit të saj shumë lavdi”. Sa herë që Zhang Ziju e merr topin në afërsi të koshit, kundërshtaret e kanë të pamundur ta ndalin, përkundër përpjekjeve. Ajo jep kontribut edhe në mbrojtje, ndërsa zakonisht shihet e buzëqeshur. Selektori i Kinës pret që Zhang Ziju ta udhëheqë përfaqësuesen drejt suksesit në Lojërat Olimpike të vitit 2028. Në Kampionatin e Azisë që mbahet muajin e ardhshëm, Kina është favorite.

  • Analizë Rajonale – Një e ardhme më e gjelbër: Forcimi i efiçiencës energjitike në Shqipëri

    Analizë Rajonale – Një e ardhme më e gjelbër: Forcimi i efiçiencës energjitike në Shqipëri

    Lideri global në prodhimin e materialeve inovative të izolimit me lesh guri, ROCKWOOL, sjell një analizë të detajuar mbi izolimin termik në Shqipëri dhe vendet fqinje Tiranë, 7.04.2025 – Kompania ROCKWOOL, lider global në prodhimin e materialeve inovative të izolimit me lesh guri, ka analizuar në detaje praktikat e izolimit në Shqipëri dhe vendet fqinje, duke nxjerrë konkluzione të vlefshme dhe rekomandime të mira për arritjen e standardeve të BE-së.Izolimi termik është një faktor kyç i efiçiencës energjitike në ndërtesa, duke ndikuar drejtpërdrejt në komoditetin, konsumin e energjisë dhe kostot financiare. Instalimi i izolimit të duhur rezulton në kursime të konsiderueshme të energjisë, duke reduktuar kostot e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe duke krijuar një temperaturë më të rehatshme në ambientet e brendshme. Reduktimi i konsumit të energjisë çon gjithashtu në uljen e emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.Shqipëria ka një mundësi të konsiderueshme për të përmirësuar standardet e saj të izolimit termik, që do të rezultonin në fatura energjie më të ulëta, komoditet më të lartë në ambientet e brendshme dhe ndikim më të vogël kundrejt mjedisit.“Disa vende të rajonit tashmë kanë vendosur standarde kombëtare për izolimin termik dhe kanë zhvilluar fushata edukative për të theksuar rëndësinë e tij, duke futur gjithashtu stimuj financiarë për projektet e ndërtimeve që përmbushin kritere specifike të efiçiencës së energjisë. Me adaptimin e këtyre praktikave, Shqipëria mund të përmirësojë edhe më tej efiçiencën energjetike të ndërtesave, duke sjellë përfitime të konsiderueshme si për qytetarët, ashtu edhe për mjedisin”, deklaroi Paolo Migliavacca, Drejtor i Njësisë së Biznesit për Italinë dhe Adriatikun Lindor, ROCKWOOL.Praktikat e Izolimit Termik në Vendet FqinjeVendet fqinje të Bashkimit Evropian, si Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia, përveç rregullave të tyre të brendshme, ndjekin udhëzimet e BE-së mbi efiçiencën e energjisë. Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjithashtu kanë adaptuar standarde të ngjashme me ato të BE-së.Trashësia e izolimit të mureve në vendet e Bashkimit Evropian varion nga 5 deri në 10 centimetra. Për çatitë e pjerrëta, nga 8 deri në 14 centimetra, ndërsa trashësia e izolimit për çatitë e sheshta varion nga 9 deri në 16 centimetra. Sllovenia ka standardet më të mira në rajon, ku trashësia e izolimit të mureve shkon nga 18 deri në 20 centimetra. 27 centimetra për çatitë e sheshta dhe rreth 24 centimetra për çatitë e pjerrëta.Leshi i gurit ofron një zgjidhje për sfidat më të mëdha të qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të sotëm, duke i rezistuar temperaturave deri në 1000°C, duke mbrojtur nga myku dhe zhurmat e jashtme, duke lehtësuar menaxhimin e konsumit të ujit dhe duke mbetur i pandryshuar edhe pas 65 vitesh nga instalimi.I bazuar në një nga burimet natyrore, shkëmbi vullkanik, leshi i gurit është një nga materialet më cilësore dhe më të qëndrueshme për izolimin e ndërtesave, dhe kompania daneze ROCKWOOL është lider në prodhimin e materialeve të izolimit me lesh guri prej 85 vitesh.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rëndohet situata në Bulqize nga moti i keq, dëbora arrin 5 centimetra në qytet

    Rëndohet situata në Bulqize nga moti i keq, dëbora arrin 5 centimetra në qytet

    Dëbora arrin 5 centimetra në qytet, ndërsa në njësitë administrative të bashkisë Bulqizë trashësia e dëborës varion nga 10 centimetra  deri në 20 centimetra në zonat  e thella!

    Policia apel drejtueseve të mjeteve të përdorin zinxhirë ose gomat dimërore.

    Top Channel