Tag: center

  • Ktheu apartamentin në Call Center dhe mashtronte të huaj, në pranga organizatori, shpallet në kërkim qiradhënësi i ambinetit

    Ktheu apartamentin në Call Center dhe mashtronte të huaj, në pranga organizatori, shpallet në kërkim qiradhënësi i ambinetit

    Njoftimi:
    DVP Tiranë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Location 2”.
    Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
    Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.
    Shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.
    Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.
    Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni:
    – u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 37 vjeç;– u shpall në kërkim shtetasi R. M., 37 vjeç;– nisi procedimi penal për shtetasit D. O., 19 vjeç, J. B., 20 vjeç, R. L., 26 vjeç, J. D., 24 vjeçe dhe E. N., 34 vjeçe.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
    Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Mashtronin të huajt/ Goditet baza e “call center” në Tiranë, një në pranga disa të proceduar

    Mashtronin të huajt/ Goditet baza e “call center” në Tiranë, një në pranga disa të proceduar

    Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
    Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.
    Shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.
    Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.
    Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni:
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
    Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Berisha pret ekspertë ligjorë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center

    Berisha pret ekspertë ligjorë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center

    Sali Berisha ka publikuar status ku tregon për pritjen në Selinë e PD: “Sot, në selinë e Partisë Demokratike, pata kënaqësinë të mirëprisja Dr. Katrin Nagler, eksperte ligjore e sjellë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center. Takimi u zhvillua në prani të Znj. Edith Harxhi, Znj. Diana Mjeshtri, Drejtoreshë Ekzekutive e Albanian Policy Center, si dhe ekspertëve Brikena Kasmi dhe Gentian Trenova, të cilët po japin një kontribut të çmuar në vlerësimin e Reformës në Drejtësi. Ky proces do të kulmojë me publikimin e një raporti vlerësues.
    Në këtë takim falenderova Zonjën Nagler dhe Fondacionin Adenauer për mbështetjen e tyre tejet të çmuar.

    Në vijim të kësaj nisme, mbrëmjen e sotme do të marr pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Albanian Policy Center dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albania, ku personalitete të shquara dhe profesionistë të fushës do të ndajnë analizat dhe vlerësimet e tyre mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri”.

  • 4 Vjet Prestige Home Center 5 Ditë Feste dhe Uljesh

    4 Vjet Prestige Home Center 5 Ditë Feste dhe Uljesh

    Qershori nis me festa për Prestige Home Center dhe të gjithë klientët e saj.

    Qëndra më e madhe e arredimit të shtëpive feston vitin e saj të katërt në tregun Shqiptar.

    Një festë ku janë të ftuar të gjithë ata që duan të argëtohen teksa përfitojnë me ulje produkte për mobilimin cilësor të ambienteve të tyre.

    Ulje deri në 50% dhe koncerte festive

    Prestige Home sjell në Shqipëri markat më presigjoze në botë për të arreduar shtëpinë, zyrat dhe të gjitha ambientet ku ju kaloni më shumë kohë.

    Në këto ditë ju mund të përfitoni ulje deri në 50% për të gjitha produktet e markave ekskluzive si: Pierre Cardin Home, Aran Cucine, Ecolight, Teka, ÇILEK, Sezon Dekor, Gieffe Group, La Forchetta, Dage Perde, Casal, Nills, Vivida, Ariston, Bicaku Stone, Dea Arredim, Wall Art.

    Çdo gjë që ju duhet për të kompletuar shtëpinë tuaj nga serviset e gotave, pjatave tek sixhadet, paisjet elektrike, ato për izolim, dhomën e ndenjes, gjumit, e gjeni me çmim të përgjysmuar.

    Bëni tuajën cilësinë nga markat më të njohura botërore me një vizitë në Prestige Home.

    Festa Prestige Home

    Ky katër vjetor do të sjellë çdo ditë një festë ndryshe për të gjithë vizitorët e qendrës.

    Mos humbisni datën 3 dhe 4 qershor ku do të mbahet sfilata “Kudo Bashkë” me fokus gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe nën tingujt e muzikës.

    Ndërsa në datën 4 qershor do të mbahet koncerti i madh Prestige Home, me të ftuar Elita 5, Iljard Shaba dhe Xhensila Myrtezaj.

    Festim dhe argëtim për të gjithë familjen në këtë ditëlindje nga më të mëdhenjtë që mund të shohin nga afër produktet e Prestige Home deri tek lojrat për më të vegjlit.

    Në datat 3 dhe 4 qershor Prestige Home ju pret për të festuar në autostradën Tiranë Durrës km 12./AgroWeb.org