Tag: center

  • Mashtruan qindra gjermanë përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie

    Mashtruan qindra gjermanë përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie

    Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 7 anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi.
    Konkretisht, është caktuar masa arrest me burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa arrest në shtëpie Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka. Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
    Nga një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto. Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është 363,501 euro.

    Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana.
    Tashmë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për personat e dyshuar në këtë operacion ndërkombëtar.

  • Operacioni ndaj mashtruesve me ‘Call Center’/ GJKKO lë pas hekurave katër persona, zbulohet skema e mashtrimit

    Operacioni ndaj mashtruesve me ‘Call Center’/ GJKKO lë pas hekurave katër persona, zbulohet skema e mashtrimit

    Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 7 anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center.
    Konkretisht, është caktuar masa arrest me burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa arrest në shtëpie Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka. Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.
    Nga një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto. Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është 363,501 euro.
    Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana. Tashmë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për personat e dyshuar në këtë operacion ndërkombëtar.

  • Kapen mashtruesit me Call Center! Grupi kriminal shqiptar mori qindra mijëra euro nga qytetarët gjermanë

    Kapen mashtruesit me Call Center! Grupi kriminal shqiptar mori qindra mijëra euro nga qytetarët gjermanë

    Një rrjet kriminal që përdorte një call center të paligjshëm në Tiranë, ka rënë në prangat e drejtësisë pas një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve gjermane, që prej nisjes së hetimeve në dhjetor të vitit 2023.

    Skema përfshinte mashtrime ndaj qytetarëve gjermanë, të cilëve u premtohej rikuperimi i humbjeve nga kriptomonedhat dhe tregtia në FOREX, duke u prezantuar si policë.
    Nën pretekstin e hetimeve për humbjet, ata siguronin prej tyre shuma të mëdha parash.

    “Gjatë hetimit këta shtetas i zhysnin qytetarët edhe më shumë në mashtrim. Më pas ne kemi bërë një kontroll të një call center në vendin tonë duke bërë të mundur sigurimin e provave dokumentare dhe digjitale”, tha Eneid Nakuçi, Prokuror i SPAK.
    Operacioni i koduar “Pandora” çoi në lëshimin e 8 masave sigurie nga GJKKO, 5 arrest me burg dhe 3 arrest shtëpie. Deri tani janë ekzekutuar 6 prej tyre, ndërsa dy persona vijojnë të jenë në kërkim jashtë vendit.
    Vetëm në rastin e 14 shtetasve gjermanë që kanë depozituar kallëzim pranë autoriteteve, dëmi i shkaktuar arrin mbi 363 mijë euro.
    “Për sa i përket dëmit të shkaktuar, në këtë rast konkret, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonim 6 mijë të tilla. Në këtë mënyrë të vepruari, ja dolëm që të ulim dëmin e shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale në këtë procedim”, u shpreh Oliver Hoffman, Drejtues i zyrës kriminale, Land-it Baden-Württemberg
    Gjatë kontrollit të ambienteve të call center-it më 18 prill 2024, u sekuestruan prova të shumta digjitale dhe dokumentare që pritet të përdoren në vijim të hetimeve.
    /vizionplus.tv

  • Mashtronin gjermanët me call center duke u hequr si policë, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë

    Mashtronin gjermanët me call center duke u hequr si policë, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë

    Qindra klientë gjermanë kanë ranë pre e mashtrimit të call center-ave në Tiranë. SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka zbuluar rrjetin që vepronte në Shqipëri. Me vendim të GJKKO-së, u lëshuan 8 masa sigurie, 5 prej tyre arrest me burg dhe 3 prej tyre arrest shtëpie. 6 prej masave të sigurisë janë ekzekutuar, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim dhe ndodhen jashtë shtetit.
    Prokurori i çështjes, Eneid Nakuçi dha detajet e operacionit, duke zbuluar si funksiononte skema e mashtrimit. Hetimi i nisur 18 muaj më parë, në dhjetor 2023, zbuloi se anëtarët e grupit telefononin shtetas gjermanë, por jo vetëm, dhe hiqeshin si policë duke i mashtruar sikur po hetonin për të rikuperuar dëmet që iu janë shkaktuar në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX.
    “Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX. (…)Nga hetimet e autoriteteve gjermane ka rezultuar se grupi i personave të dyshuar, vepronin me mënyrën e veprimit (“Modus Operandi”), Oficerë policie të rremë; Premtime të përfitimit; Kompani për mbledhjen e borxheve; Mashtrimi me karta me pagesë; Mashtrimi bankar në internet; Mashtrimi me investime; Mashtrimi i rikuperimit”, tha prokurori.
    Në total grupi ka u ka shkaktuar 14 shtetasve gjermanë një dëm prej 363 501 Euro. Ata kanë mashtruar edhe persona në vende të tjera të BE, por vlera e dëmit përllogaritet vetëm për ata gjermanë që kanë bërë kallëzim tek autoritetet përkatëse.
    Në kuadër të operacionit ‘Pandora’, më datë 18 prill 2024 është ushtruar kontrolli i ambienteve të Call Center-it të paligjshëm edhe në Shqipëri, ku u gjetën dhe sekuestruan prova materiale të shumta dixhitale dhe dokumentare.
    “Në sajë të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar, nga autoritetet gjyqësore gjermane u dërgua analiza e plotë hetimore e provave materiale dixhitale, të cilat në harmoni dhe me provat materiale dokumentare të sekuestruara, ditën e kontrollit, çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë, nëpërmjet qendrës së thirrjeve Call Center, të paregjistruar si biznes në organet tatimore”, tha prokurori Nakuçi.
    Oliver Hoffman, drejtues i Zyrës Kriminale të Land-it Baden-Württemberg, i cili ishte edhe drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora” tha se të paktën 6 mijë qytetarë gjermanë janë shpëtuar nga mashtrimi, ndërsa kanë mundur të shmangin një humbje financiare prej 10 milionë eurosh.
    “Për sa i përket dëmit të shkaktuar, në këtë rast konkret, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonim 6 mijë të tilla. Në këtë mënyrë të vepruari, ja dolëm që të ulim dëmin e shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale në këtë procedim”,- tha zyrtari gjerman.
    Ata hiqeshin si policë me qëllim për të rikuperuar fondet e personave që kishin humbur në fushën e kripotomonedhave dhe forex duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare.
    “U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas”, tha prokurori Eneid Nakuçi.
    Oliver Hoffman, drejtues i Zyrës Kriminale të Land-it Baden-Ëürttemberg Gjermani, i cili ishte edhe drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK, se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.
    “Prej 18 muajsh operacioni, piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit.
    Si filloi operacioni. Nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër  kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.
    Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Kosovë, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.
    Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani.
    E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren.”
    gijotina.com/

  • Call Center-at u “grabitën” qindra mijëra euro gjermanëve, fatura i vjen Shqipërisë

    Call Center-at u “grabitën” qindra mijëra euro gjermanëve, fatura i vjen Shqipërisë

    Prokurori gjerman Oliver Hofsman gjatë një konference të përbashkët me palën shqiptare, ndanë detaje sa i takon operacionit “Pandora”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Përmes “forex”, një call-center, mashtronte qytetarë gjermanë, të cilëve më pas u zhvatnin paratë.
    Oliver Hofsman tha se të gjithë shtetasve gjermanë të cilët kanë rënë pre e këtij mashtrimi, nga ky grup kriminal, do u kompensohet vlera e parave të vjedhura. Ai sqaroi se ata duhet të bëjnë një proces civil me Shqipërinë, qytetarëve që do të vazhdojnë procesin do u ofrohet dhe kosulentë.
    “Viktimat dhe dëmeve të shkaktuara, nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, ku policia u aktivizua me qëllim që t’i kapte këto telefonata mashtruese. Nga 7.5 mijë vepra penale, apo raste të konstatuara në këtë procedim ne arritëm që të pengonim ose të parandalonim 6 mijë të tilla.
    Edhe në rastet e transfertave bankare, arritëm që edhe kur transfertat ishin bërë ne të rikthenim tek të dëmtuarit ose të parandalonim humbjen e këtyre parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. Ia dolëm që ta mbanim të ulët dënim e shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale.
    Sa u takon të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet që të nisin një proces civil me Shqipërinë, në mënyrë që dëmi i shkaktuar t’u kthehet në Gjermani, t’u kompensohen. Nuk është një procedurë e lehtë është një procedurë e gjatë, por ne gjithashtu jemi në dispozicion të viktimave edhe me konsulentë për t’i këshilluar gjatë procedurave”, tha prokurori gjerman.

  • SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

    SPAK zbulon skemën e grupit/ Mashtronin gjermanët si ‘policë’ përmes Call Center

    Pas deklaratës së përbashkët me autoritetet gjermane ku u fol për operacionin në lidhje me mashtrimin kompiuterik përmes Call Center, është zbardhur nga SPAK skema si mashtronte grupi kriminal.
    Sipas SPAK grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet në fushën e kriptomonedhave dhe forex, duke u përfshirë edhe në mashtrime bankare.
    “U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe në fushën e kriptomonedhave dhe forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas”, tha prokurori Eneid Nakuçi.

  • Si do të shpërblehen shtetasit gjermanë, që janë mashtruar nga Call Center-at në Shqipëri? Prokurori gjerman: Duhet të nisin proces civil me…

    Si do të shpërblehen shtetasit gjermanë, që janë mashtruar nga Call Center-at në Shqipëri? Prokurori gjerman: Duhet të nisin proces civil me…

    Si do të shpërblehen qytetarët gjermanë, që kanë rënë pre e mashtrimeve nga call center-ave që operojnë në Shqipëri, ishte pyetja që i drejtoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokurorit gjerman Oliver Hoffman, në konferencën e përbashkët me SPAK.

    “Nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonin 6 mijë të tilla. Edhe kur ishin raste transfertash bankare. Parandaluam humbjen e parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. E mbajtëm të ulët dëmin e shkaktuar.
    Sa i përket të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet të nisin një proces civil me Shqipërinë, me qëllim që t’u kthehet dëmi i shkaktuar. Nuk është proces i lehtë, ne jemi gati t’i ndihmojmë me konsulencë“, tha Hoffman.

    Top Channel

  • “Pandora” godet grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 365 mijë euro mashtrime përmes call-center

    “Pandora” godet grupin kriminal shqiptaro-gjerman, 365 mijë euro mashtrime përmes call-center

    Konferenca

    TIRANË- Një grup kriminal është shkatërruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoriteteve gjermane. Objekti i këtij grupi ishte mashtrimi kompjuterik përmes një call center-i që ishte ngritur në Tiranë. Në total kanë rënë në pranga 5 persona, tre janë vendosur në arrest shtëpi dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
    Më shumë detaje për operacionin ka dhënë hetuesi i SPAK, Eneid Nakuçi. Sipas prokurorit, mëngjesin e sotëm është bërë i mundur ekzekutimi i masave të sigurisë për të gjithë personat që gjendeshin në territorin e Shqipërisë duke bërë me dije se aktualisht vlera e dëmit të shkaktuar ndaj 14 viktimave tejkalon 363 mijë euro. Por shtoi se nga hetimi janë shpëtuar 6 mijë raste, duke u shpëtuar kështu “viktimave potenciale|” gati 1 milionë euro.
    “Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar, në datën 18 prill të vitit që kaloi, nga ana e Prokurorisë së Posaçme është ushtruar kontroll në ambientet e një call centeri të paligjshëm në Shqipëri ku u gjetën dhe janë sekuestruar prova materiale të dyshuara të shumta, digjitale dhe dokumetare. Në kushtet kur kishim të bënim me dy hetime paralele në Gjermani dhe në Shqipëri, rezultatet dhe provat digjitale të kontrolleve u dërguan për një analizë më të rhelluar pranë autoriteteve gjyqësore gjermane. Në përgjigje, në sajë të bashkpëunimit gjyqësor ndërkombëtar, nga ana e autoriteteve gjermane u dërgua analiza e plotë e këtyre provave digjitale, të cilat të analizuara në harmoni me provat materiale dokumentare të sekuestruara në Shqipëri, ditën e kontrollit, çuan në rezultatin e qartë të ekzistencës të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë, por jo vetëm nëpërmjet qendrës së call centerave të paregjistruar si biznes në organet tatimore. Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është 363, 501 euro dhe bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani. Vlera relativisht e ulët e dëmit të shkaktuar është meritë e risisë që paraqet ky hetim që është parandalimi i qindra tentativave për mashtrim të kryer nga autorët kundrejt viktimave gjermane. Sapo merreshin në telefon nga mashtruesit, viktimat më pas kontaktoheshin nga oficerët e policisë gjermane duke iu shpjeguar skemën e mashtrimit dhe anulimin e pagesave. Kjo ka sjellë parandalimin e mashtrimit në shuma më të mëdha te këto viktima,”-tha Eneid Nakuçi.
    Nga ana tjetër, në konferencën për shtyp, Oliveri Ofman, drejtues i operacionit nga pala gjermane bëri me dije se autorët ishin të ndarë me disa shtete: Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. 
    “Prej 18 muajsh operacioni, një piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit. Operacioni Pandora nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh. Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren,”- tha Ofman.
    Ndërkohë që edhe në ambientet e call-center-it janë gjetur prova materiale të shumta, për të cilat ende nuk janë zbardhur detaje./ZËRI/

  • ‘Pandora’/ SPAK bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte…

    ‘Pandora’/ SPAK bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte…

    SPAK në bashkëpunim me partneritete gjermane ka shkatërruar një grupi kriminal, i cili merrej mashtrim kompjuterik. Gjatë aksionit u arrestuan disa persona.
    SPAK ka intensifikuar bashkëpunimin me autoritetet gjermane në kuadër të hetimeve ndërkombëtare për goditjen e krimit të organizuar dhe mashtrimeve financiare, duke u bërë pjesë e një operacioni të përbashkët që kulmoi me aksionin “Pandora”. Hetimet, të nisura që në vitin 2023 në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Gjermanisë, synuan zbardhjen e një skeme të sofistikuar mashtrimi me call center-a, ku shtetas të ndryshëm vepronin si oficerë policie të rremë për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga qytetarë gjermanë, duke u premtuar rikuperim humbjesh nga investimet në Forex.
    Eneid Nakuçi: U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe humbjet nga Forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas.

  • Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

    Operacioni/ Mashtrime me Call Center, lëshohen 8 masa arresti. Dëmi..

    SPAK kryen një operacion me autoritetet gjermane, ku është goditur një grup kriminal për mashtrimin kompiuterik.
    Nga operacioni i koduar Pandora,  5 persona kanë rënë në pranga, 3 të tjerë janë në arrest shtëpie ndërkohë 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
    Qindra gjermanë kanë pre e mashtrimit, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një Call Center, ndërkohë dëmi i shkaktuar përllogaritet në vlerën e 365 mije euro.
    “Kontroll në ambientet e një call centeri ku janë gjetur prova materiale të shumta. Kishim të bënim me hetime paralele në Shqipëri dhe Gjermani”, tha prokurori.