Zbulimi në Selitë i një call center-i ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive, ka çuar pas hekurave tre persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes në këtë ambient u kapën duke kryer veprime të pa ligjshme, 5 shtetas, mes të cilëve u ndalua menaxheri dhe 2 punonjës, ndërsa u proceduan penalisht 2 punonjëse.
“Gjatë operacionit policor të koduar “Wrong call”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudio Sulejmëni, 25 vjeç;
-u arrestuan shtetasit Franko Karemani, 24 vjeç dhe Eriglen Arapi, 25 vjeç, punonjës;
-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;
-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i Klaudio Sulejmëni) dhe A. K., 35 vjeç.
Tag: center
-

Zbulohet call center-i që mashtronte të huajt me bursa fiktive, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës
-

Goditet “Call Center” në Selitë! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive, prangosen tre persona
Në zonën e Selitës në Tiranë u zbulua një ambient i përshtatur si call center, ku shtetas të huaj mashtroheshin përmes telefonatave që i nxisnin të investonin në bursa fiktive.
Gjatë ndërhyrjes të policisë u kapën në flagrancë pesë persona që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. Tre prej tyre, mes të cilëve menaxheri dhe dy punonjës, u arrestuan, ndërsa dy punonjëse të tjera u proceduan penalisht.
Konkretisht, në pranga ranë Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani dhe Eriglen Arapi (menaxheri, si edhe 2 punonjës), ndërsa u proceduan edhe dy të tjerë.
Hetimet treguan se ambienti ishte marrë me qira nga dy shtetas, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Në vendngjarje u sekuestruan pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.
-

110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha vendimin përfundimtar ndaj 16 persona të përfshirë në një skemë mashtrimi online që ka prekur qytetarë në Itali.
Të gjithë u dënuan me rreth 110 vite burg në total, me reduktim një të tretën për procedurë të shkurtuar.
Grupi, i udhëhequr nga Bruno Çobo, operonte një “call center” në Tiranë. Ata bindnin viktimat të blinin aksione të kompanive të njohura si “Amazon”, duke premtuar fitime të mëdha. Vetëm përmes kësaj skeme, të pandehurit përvetësuan rreth 4.7 milionë euro.
Bruno Çobo, i ekstraduar nga Abu Dhabi, u dënua me 8 vjet burg për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Gjykata shpalli fajtor edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, me dënime që variojnë nga 6 vjet e 8 muaj deri në 7 vjet e 4 muaj burgim përfundimtar. Mes të dënuarve janë emra si Elisa Çaçi, Gilbert Pushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani dhe të tjerë.
Të gjithë të pandehurit u gjykuan sipas procedurës së shkurtuar, e cila, përveçse përshpejtoi procesin gjyqësor, u mundësoi atyre reduktimin e një të tretës së dënimit.Top Channel
-

(EMRAT) U grabitën 4.7 mln euro italianëve përmes Call Center-ave, dënohen me burg 16 persona
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen penale kundër 16 të pandehurve, të njohur si grupi i Call Center-ave, të cilët përfituan 4.7 milionë euro duke mashtruar shtetasit italian përmes platformave online.
Bruno Çobo dhe grupi i tij akuzoheshin nga SPAK për “mashtrim kompjuterik” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas vendimit u dhanë dënime që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim efektiv, pas aplikimit të uljes me 1/3 për shkak të procedurës së shkurtuar për anëtarët e grupit.
DËNIMET KRYESORE:
• Bruno Çobo, i konsideruar si një nga drejtuesit e grupit, u dënua përfundimisht me 8 vite burgim, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
• Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani u dënuan me nga 7 vite e 4 muaj burgim secili.
•Aldo Pasku dhe Bruno Gjika morën dënime përfundimtare prej 6 vite e 8 muaj burgim.
• Dënime me 6 vite e 8 muaj burg u dhanë edhe për Rezarta Ibrahimin (Çaçi), Valbona Abedinajn, Orland Canin, Florjan Bregun, Hamit Dobin, Greta Gjocin (Pepën), Gjin Shelnishtën, Antoneta Malon (Pepkolaj), Silvana Veliun dhe Mojsi Zunën.
Gjykata urdhëroi që vuajtja e dënimeve të kryhet në burgje të sigurisë së lartë, duke filluar nga dita e ekzekutimit të masave të sigurimit.
VEPRIMTARIA E GRUPIT:
Më 14 mars të vitit 2024, vetëm pak orë pas mbërritjes nga Dubai, Bruno Çobo u paraqit për herë të parë përpara toagve të zeza, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” që ishte caktuar më herët në mungesë.
Çobo së bashku me 16 të pandehurit e tjerë akuzohen për pjesëmarrjen në një rrjet kriminal mashtrimesh që dyshohet se ka përfituar 4.7 milionë euro nga shtetas italianë përmes Call Center-ave në Tiranë.
Në seancën e parë gjyqësore ndaj tij Çobo deklaroi se ishte vetëdorëzuar, duke mohuar që të ishte shoqëruar nga autoritetet e Emirateve. “Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, tha ai para trupës gjykuese.
Përmes platformave të investimeve fiktive në bursë ata kanë mashtruar mbi 1200 qytetarë italianë. Paratë e përfituara, sipas hetimeve, janë investuar më pas në kriptovaluta dhe asete të tjera digjitale. Hetuesit theksojnë se në disa raste dëmi ndaj viktimave ka qenë i jashtëzakonshëm pasi vetëm një shtetasi italian, grupi i ka marrë 700 mijë euro përmes skemave të rreme të investimeve.
-

Qendrat e të dhënave: A ka shanse të tërheqë Shqipëria investime
Nga hartimi i një strategjie kombëtare që mund të zbatohet në bashkëpunim me sektorin privat, tek ofrimi i lehtësive fiskale dhe bashkëpunimi për kualifikimin e inxhinierëve, operatorët kryesorë të sektorit të data center në Shqipëri rekomandojnë një qasje të koordinuar për zhvillimin e këtij sektori dhe kthimin e vendit në një qendër rajonale të ekonomisë dixhitale për qendrën e të dhënave. Dorina AzoZhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe rritja e përdorimit të shërbimeve cloud i kanë vendosur data center-at (qendrat e të dhënave) në fokus të infrastrukturës dixhitale të ekonomive më të zhvilluara europiane.Shqipëria, falë pozicionit të saj gjeografik, burimeve të qëndrueshme energjetike dhe fuqisë punëtore me profil teknologjik, po shihet si një destinacion potencial për zhvillimin e këtij sektori strategjik.Aktualisht në Shqipëri, veprimtaria e kompanive data center, është e përqendruar më tepër në ruajtjen e të dhënave sensitive financiare, ku me zhvillimet e sotme vlerësohet si guri kryesor i themelit të infrastrukturës globale të teknologjisë.Kompanitë kryesore operojnë si operatorë të certifikuar të operatorëve më të mëdhenj në botë në fushën e pagesave elektronike, apo si operatorë teknologjikë, ofrues të zgjidhjeve të ruajtjes së të dhënave.Për zonjën Eneida Thomaj, CEO e kompanisë PayLink e certifikuar nga VISA dhe Mastercard, për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të pagesave, edhe Shqipëria shfaqet si një vend me potenciale për zhvillimin e qendrave rajonale të ruajtjes së të dhënave.“Infrastruktura telekomunikuese solide, përfshirë kabllot nënujore që lidhin vendin me Italinë dhe Greqinë, si dhe kapacitetet e energjisë, janë baza për zhvillimin e qendrave të të dhënave.Investimet në Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Tiranës përmirësojnë më tej logjistikën, duke e bërë Shqipërinë një vend potencial për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë një hub rajonal të të dhënave”, thekson ajo.Gentian Likaj, administratori i kompanisë Communication Progress, e fokusuar me veprimtari në ofrimin e zgjidhjeve të integruara teknologjike, si avantazh kryesor të Shqipërisë për t’u integruar në tregun europian sheh nevojën që ka sot tregu amerikan për t’u diversifikuar për arsye gjeografike në Europë, madje duke shfrytëzuar kërkesën e kompanive të mëdha si Microsoft apo Amazon për ngritjen e filialeve në këtë shërbim.“Së pari, shumë kompani europiane kërkojnë të diversifikojnë riskun gjeografik dhe Shqipëria mund të ofrojë këtë.Së dyti, partneritete me hyperscale provider (kompani që ofron shërbime teknologjike në shkallë shumë të madhe, si ruajtje dhe përpunim të të dhënave, përmes qendrave të mëdha të të dhënave – data center – dhe teknologjive cloud) si Amazon, Microsoft dhe Google.Këto kompani janë duke kërkuar lokacione të reja për zgjerimin e infrastrukturës cloud në Europë.Së treti, një strategji kombëtare e koordinuar me investime publiko-private. Kjo nuk mund të bëhet nga sektori privat i vetëm. Me këto masa, Shqipëria mund të bëhet një destinacion strategjik për cloud të decentralizuar dhe një gateway (në teknologji dhe financa) për tregjet rajonale”, pohon ai.Por, për të tërhequr investime të konsiderueshme në sektorin e data center-ave, ekspertët e fushës vlerësojnë se Shqipëria duhet të ofrojë stimuj fiskalë të përshtatshëm dhe një mjedis rregullator të qartë dhe transparent.“Duhen lehtësi tatimore specifike për data center-at, rregullore të qarta për transferimin e të dhënave dhe procedura të thjeshtuara licencimi”, nënvizon zoti Likaj.Përveç lehtësive fiskale, për të bërë Shqipërinë një hub data center rajonal, duhen edhe tre investime të tjera sipas drejtuesit të Communication Progress.“Së pari është infrastruktura fizike. Duhen data center me certifikime Tier III ose IV, jo thjesht dhoma serverësh. Kjo do të thotë sisteme të dyfishtë energjie, ftohje industriale dhe siguri fizike në standarde ndërkombëtare.Së dyti është ndërlidhja. Duhen kabllo nënujore dhe tokësore që na lidhin drejtpërdrejt me operatorët kryesorë europianë. Pa këtë, vonesat e konektivitetit do të sillnin problematika.Së treti janë njerëzit. Trajnimi i inxhinierëve në teknologjitë enterprise. Kjo nënkupton gjithashtu partneritete me universitetet dhe qendra trajnimi profesional. Me këto, Shqipëria mund të pozicionohet si alternativë e besueshme për vendet fqinje që kërkojnë zgjidhje lokale data center”.Për drejtuesen e kompanisë PayLink, zonjën Eneida Thomaj, krijimi i “Durana Tech Park” si një park teknologjik dhe shkencor është një hap pozitiv, por kërkohen masa shtesë si lehtësi fiskale dhe strategji kombëtare për t’u zgjeruar më tej ky sektor.“Shqipëria ka të gjitha elementet për t’u bërë një hub rajonal i të dhënave, për shkak të pozicionit strategjik, energjisë së lirë dhe të pastër, legjislacionit të harmonizuar me BE-në dhe kostove operative të ulëta.Ajo që na mungon është një strategji kombëtare e koordinuar dhe investime të targetuara në infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore. Një ligj specifik për data center-at do të siguronte siguri juridike për investitorët dhe do të mbështeste zhvillimin e mëtejshëm të sektorit. Me politikat e duhura, Shqipëria mund të tërheqë investime në këtë sektor brenda 5 viteve”, thotë ajo.Për CEO-n e kompanisë PayLink, avantazhi kryesor i Shqipërisë në këtë perspektivë të re zhvillimi është se do ta fillojë me infrastrukturë të re të investuar nga kompanitë, të papërdorur, ku mund të zbatohen standardet më të fundit, pa pasur nevojë të modifikohen sisteme të vjetra.Në epokën dixhitale, tashmë ruajtja dhe përpunimi i të dhënave të kompanive në data center (qendër të dhënash) është kthyer në domosdoshmëri për rritjen e efikasitetit të aktivitetit të biznesit.Në Europë, investimet për data center u trefishuan në vitin 2024, krahasuar me vitin paraardhës, sipas raportit “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” të publikuar nga agjencia “FDI Intelligence”, pjesë e grupit “Financial Time”.Zgjerimi i shpejtë i sektorit të shërbimeve data center po nxitet nga interesi në rritje i kompanive të mëdha ndërkombëtare, si: Amazon, Google apo Microsoft etj., për të zhvendosur mbajtjen e të dhënave të tyre në Europë. Legjislacioni dhe Siguria KibernetikePërshtatja e legjislacionit shqiptar për operimin në këtë sektor e harmonizuar me rregulloret e BE-së, duke përfshirë ligjet e ruajtjes së privatësisë (GDPR dhe Direktivën NIS2) janë faktorë që po nxisin më tej zhvillimin e këtij sektori.Po ashtu, ligji “Për sigurinë kibernetike” dhe ai “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, sigurojnë një kuadër ligjor solid për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave sensitive.“Avantazhet legjislative përfshijnë: Njohje e plotë ndërkombëtare e sistemit tonë juridik; Procedura të qarta për licencim dhe certifikim; Mbrojtje të fortë të investimeve të huaja dhe marrëveshje dypalëshe për shmangien e tatimit të dyfishtë”, pohon zonja Thomaj.Megjithatë, për të siguruar suksesin e sektorit, ata kërkojnë të forcohen autoritetet mbikëqyrëse dhe të implementohen standarde të detajuara për qendrat e të dhënave.“Në përgjithësi, kuadri ligjor po përmirësohet, por implementimi praktik ende ka nevojë për kohë për t’u konsoliduar plotësisht”, nënvizon ndër të tjera zoti Likaj. Fuqia punëtore, një nga sfidat kryesore Si në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, edhe në data center, një prej sfidave më të mëdha mbetet mungesa e specialistëve të kualifikuar për menaxhimin dhe operimin në këto teknologji.Kërkohet krijimi i specializimeve të reja akademike në fushat e Cloud Computing, Data Center Management dhe Cybersecurity, si dhe partneritete mes universiteteve dhe industrisë për praktikë dhe trajnime profesionale.“Kjo është një nga sfidat më të mëdha. Sektori i data center-ave kërkon ekspertizë shumë të specializuar që nuk mund ta mësosh vetëm me formate teorike. Universitetet publike duhet të bashkëpunojnë më shumë me industrinë.Kjo përkthehet në praktika në kompani teknologjike, laboratorë të pajisur me teknologji reale dhe profesorë që janë të përditësuar me çfarë po ndodh në treg”, pohon zoti Gentian Likaj, administrator i Communication Progress.Rritja e bashkëpunimit midis universiteteve dhe industrisë, si dhe ofrimi i trajnimeve praktike dhe certifikimeve ndërkombëtare, janë thelbësore për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore.“Modeli më i mirë do të ishte hibrid: universitetet japin bazën teorike dhe kulturën profesionale, ndërsa qendrat private ofrojnë aftësitë praktike dhe certifikimet”, rekomandon zoti Likaj.Në perspektivën e ngritjes në Shqipëri të qendrave të mëdha rajonale për ruajtjen e të dhënave, Eneida Thomaj nga “PayLink” e sheh fuqinë punëtore më tepër të pamjaftueshme në numër sesa në cilësi. Për rrjedhojë, edhe ajo mendon se është i domosdoshëm forcimi i partneritetit mes shtetit dhe privatit për rritjen e numrit të të specializuarve në këtë fushë.“Aktualisht, Shqipëria prodhon një numër të lartë të diplomuarish në IT çdo vit, por për një hub rajonal të dhënash, do të na duhen edhe më shumë specialistë.Për të krijuar një forcë pune të kualifikuar për data center, nevojiten hapa konkretë si krijimi i specializimeve të reja në Cloud Computing, Data Center Management, Cybersecurity Operations.Partneritete mes universiteteve dhe kompanive teknologjike për praktika pune, qendra trajnimi për certifikime ndërkombëtare (AWS, Microsoft Azure, VMware, Cisco) dhe gjithashtu program bursash për studime magjistrature në vendet me traditë në këtë fushë”. Si ruhen të dhënat sensitive, kush kujdeset për to dhe sa kushton?Një qendër të dhënash përmban serverë, që janë kompjuterë të fuqishëm për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave.Ajo ka gjithashtu sisteme ruajtjeje si disqe të jashtme, SAN dhe NAS, për të siguruar ruajtjen e të dhënave në mënyrë të besueshme. Pajisjet e rrjetit, si ruterët, switch-et dhe firewall-et, mundësojnë lidhjen dhe mbrojtjen e sistemit.Për furnizimin me energji, qendra përdor burime rezervë si UPS dhe gjeneratorë për të garantuar funksionimin e pandërprerë. Sistemet e ftohjes mbajnë temperaturën në nivele optimale për pajisjet, ndërsa masa të ndryshme sigurie, si kamera, qasja biometrike dhe mbrojtja kibernetike, sigurojnë mbrojtjen fizike dhe dixhitale të qendrës.“Të dhënat ruhen në pajisje speciale që kanë kopje rezervë, pra nëse ndonjë pjesë prishet, informacioni nuk humbet. Gjithashtu, të dhënat kodohen me “çelës” sekret, që i mbron gjatë ruajtjes dhe kur dërgohen.Kur kemi të dhëna sensitive, si informacion financiar apo biznesi që është shumë i rëndësishëm, siguria është prioriteti kryesor. Ne përdorim disa shtresa mbrojtjeje për t’i mbajtur ato të sigurta.Por nuk mjafton vetëm teknologjia. Ne kemi ekipe ekspertësh që kujdesen për administrimin: disa monitorojnë vazhdimisht sistemin, disa merren me sigurinë, dhe të tjerë me bazat e të dhënave. Çdo njeri ka punën e vet, për të shmangur gabimet.Për të kontrolluar gjithçka në kohë reale, përdorim një sistem të veçantë (SIEM) që na tregon kush hyn, çfarë ndryshon apo shkarkohet. Kjo na ndihmon të parandalojmë probleme dhe të jemi në rregull me ligjet e privatësisë (si GDPR).Sa u përket kostove, fillimisht kërkohet një investim i madh për të blerë pajisjet dhe për trajnime profesionale. Por me kalimin e kohës, proceset automatizohen dhe sistemi bëhet më efikas dhe më ekonomik”, thotë zoti Likaj nga Communication Progress. Trefishohen investimet për Data Centers në Europë; Shanset dhe sfidat për BallkaninRaporti “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025”, i publikuar nga agjencia “FDI Intelligence”, pjesë e grupit “Financial Times”, paraqet një tablo të qartë të prirjeve aktuale të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Europë.Në raport theksohet se një nga sektorët që po shënon rritjen më të shpejtë në Europë, është ai i qendrave të të dhënave, i nxitur nga shpërthimi i shërbimeve cloud, përdorimi masiv i Inteligjencës Artificiale dhe nevoja për përpunim të të dhënave në kohë reale prej kompanive.Në Europë, veçanërisht sektori i qendrës së të dhënave, po përjeton një zgjerim të shpejtë, i përqendruar në disa nga qytetet kryesore, si Frankfurt, Madrid, Dublin apo Londër.Sipas raportit, investimet në qendrat e të dhënave arritën mbi 69 miliardë dollarë në 2024, trefishi krahasuar me vitin 2023, me investitorë kryesorë, kompani si: Amazon, Microsoft dhe Google që kryesojnë tregun.“Kërkesa për qendra të të dhënave është nxitur nga rritja e shërbimeve icloud, Inteligjencës Artificiale (AI) dhe përpunimit të të dhënave në kohë reale.Kompanitë si Amazon, Microsoft dhe Google kanë qenë ndër investitorët kryesorë, duke zgjeruar infrastrukturën e tyre në Europë për të përballuar nevojën në rritje për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave.Por nga ana tjetër po investohet në Europë për të reduktuar varësinë nga tregjet aziatike dhe SHBA”, thuhet në raport.Arsyet kryesore të zgjerimit të kërkesës janë të lidhura sipas raportit jo vetëm me zhvillimet teknologjike të fjalës së fundit, por edhe me nevojën dhe domosdoshmërinë për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme për ruajtjen e të dhënave.“Nevoja për më shumë kapacitete teknologjike; Përdorimi në rritje i Inteligjencës Artificiale, big data dhe Internetit të Gjërave (IoT) po kërkon infrastrukturë më të fuqishme për përpunimin e të dhënave.Shtimi i kërkesës për shërbime cloud, pasi bizneset dhe qeveritë po kalojnë gjithnjë e më shumë në zgjidhje cloud për siguri më të lartë dhe përpunim më të shpejtë të informacionit. Kërkesa për infrastrukturë të qëndrueshme.Qendrat e të dhënave po kërkojnë vende që ofrojnë energjinë e rinovueshme, për të përmbushur objektivat e neutralitetit të karbonit. Reduktimi i varësisë nga Azia dhe SHBA. Europa po investon në këtë sektor për të pasur autonomi më të madhe dixhitale dhe siguri kibernetike, duke ulur varësinë nga qendrat e të dhënave jashtë kontinentit”.Investimet më të mëdha në qendrat e të dhënave janë përqendruar në qytete që ofrojnë infrastrukturë të mirë, energji të pastër dhe qasje të lehtë në tregjet europiane.“Londër, Mbretëria e Bashkuar – Qyteti kryesor për qendrat e të dhënave, me Amazon dhe Google që kanë investuar miliarda paund për zgjerimin e qendrave të tyre cloud.Frankfurt, Gjermani – Një nga qendrat më të rëndësishme të të dhënave në Europë, falë pozicionit strategjik dhe rregulloreve të forta për sigurinë e të dhënave.Madrid, Spanjë – Një destinacion i ri për qendrat e të dhënave, me kompani si Microsoft që kanë investuar 2.1 miliardë dollarë në ndërtimin e një kampusi të ri të të dhënave.Dublin, Irlandë – Për shkak të politikave fiskale të favorshme dhe aksesit në energji të gjelbër, Irlanda është bërë një qendër kryesore për investime në këtë sektor.Aragon, Spanjë dhe Blyth, Angli – Zona të reja të identifikuara për zgjerimin e qendrave të të dhënave për të shmangur mbingarkesën në qytetet kryesore si Londra dhe Frankfurti”.Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomandon se edhe qytetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës, krijimin e stimujve fiskalë për promovimin e industrisë së data center.Raporti hedh dritë mbi qytetet dhe rajonet më tërheqëse për Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Europë. Në këtë analizë, qytete të Ballkanit si Shkupi, Beogradi, Novi Sadi dhe Leskovaci shfaqen si destinacione konkurruese për investitorët, falë kostove të ulëta operative, fuqisë punëtore të përballueshme dhe mbështetjes së qëndrueshme nga politikat publike.Ndërkohë, Tirana, ndonëse e përfshirë në renditje, mbetet pas qyteteve fqinje në sajë të kostove më të larta dhe mungesës së lehtësive të mjaftueshme fiskale e infrastrukturore. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BIRN: Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit
E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix.
Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër.
Gjatë muajve që pasuan, Adrian Ross e nxiste që të kryente vazhdimisht depozita, duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të mundej të kapte pozicione më të mira tregtare fitimprurëse. Christoph e ndiqte ecurinë e investimeve nga kompjuteri i tij, duke parë në ekran grafikë që ngjiteshin, fitime që rriteshin dhe bonuse që akumuloheshin – kohë gjatë së cilës ai i transferoi platformës 995 mijë euro në total.
Megjithëse ishte investitor me eksperiencë dhe pronar i një biznesi, Christoph nuk e dinte se ato që i shfaqeshin përpara syve nuk ishin kontrata të vërteta dhe se në anën tjetër të linjës telefonike, pas pseudonimit Adrian Ross fshihej një i ri shqiptar, operator në një call-center në Tiranë.
Një vit më vonë, pas një serie të dështuar përpjekjesh për t’i tërhequr fondet, Christoph kuptoi se kishte rënë viktimë e një skeme mashtruese dhe iu drejtua policisë.
Historia e çiftit Breuning nga zona e Aschaffenburg, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Frankfurtit në skajin veriperëndimor të landit të Bavarisë në Gjermani, nuk është e izoluar. Autoritetet policore kundër krimit kibernetik në Bavari morën një duzinë kallëzimesh të ngjashme mes viteve 2019-2021 nga qytetarë të mashtruar nga të paktën 5 platforma investimesh online.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se pas platformave qëndronte një grup i strukturuar kriminal që operonte nëpërmjet disa call centar-ash në Izrael, Serbi dhe Shqipëri – e quajtur “Blue Energy Call”.
Ndërsa viktimat shtriheshin edhe në Greqi apo Mbretërinë e Bashkuar, vetëm në Gjermani kjo skemë mashtruese, bazuar në rastet e raportuara, ka shkaktuar miliona euro dëm financiar ndaj 105 individëve. Megjithatë, prokurorët gjermanë besojnë se numri i rasteve të paraportuara nga viktimat është i konsiderueshëm dhe vlera e dëmit në të gjithë botën është shumë më e lartë.
Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimeve Kibernetike e ka vëzhguar këtë industri mashtruese dhe zhvillimin e saj prej disa vitesh, veçanërisht që nga viti 2019. Prokurori i lartë publik pranë kësaj zyre, Dr. Nino Goldbeck, i tha BIRN se pavarësisht disa sukseseve në hetime dhe operacione gjatë viteve të fundit, situata mbetet kritike.
“Platformat mashtruese të investimeve online vazhdojnë të përbëjnë një treg fitimprurës, ku jo një apo dy, por disa grupe të krimit të organizuar shkaktojnë dëme të mëdha jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë vende të tjera të Europës,” tha ai.
Sipas Goldbeck, është e vështirë të përllogaritet shuma e saktë e dëmit, por vetëm në Gjermani ai arrin në miliarda euro çdo vit.
“Në Bavari, humbjet tejkalojnë 100 milionë euro në vit – dhe kjo vetëm nga rastet e raportuara,” theksoi ai në një përgjigje me shkrim.
Kërcënim global
Në një botë të ndërlidhur dhe të digjitalizuar, mashtrimi nëpërmjet skemave të investimeve është një nga format më të përhapura të krimit financiar.
Sipas Interpolit, midis viteve 2022 dhe 2023, 85% e njoftimeve ndërkombëtare për arrest (red notices) lidheshin me raste mashtrimi dhe vetëm në vitin 2023, Qendra Korrupsion dhe Krimit Financiar mbështeti më shumë se 700 hetime për raste mashtrimi me vlerë 1.2 miliard USD (1 miliardë euro). Një nga dy format kryesore të mashtrimit ishte ajo nëpërmjet investimeve të rreme.
Autorët e këtyre skemave përdorin taktika të ndryshme për manipulimin e viktimave – nga premtimet për fitime të mëdha te krijimi i një ndjenje urgjence për të investuar, dhe në disa raste, ato mund të marrin formën e skemave “Ponzi’ ose piramidale.
Ata i rekrutojnë viktimat e tyre nëpërmjet reklamave në rrjetet sociale, faqeve dhe aplikacioneve mashtruese, si dhe përmes telemarketingut nga call center-at, ku operatorët bëjnë thirrje të paautorizuara dhe ushtrojnë presion psikologjik ose përdorin teknika manipuluese të inxhinierisë sociale ndaj viktimave, për t’i nxitur të investojnë në skema financiare mashtruese.
Përdorimi i gjerë i kriptovalutave ka krijuar gjithashtu hapësira të reja për grupet kriminale të përfshira në skemat e krimit financuar nëpërmjet investimeve mashtruese.
Sipas prokurorit Nino Goldbeck, hapi më i rëndësishëm për mashtruesit është sigurimi i të dhënave të kontaktit të personave të interesuar për të investuar në platforma tregtare, të cilat mblidhen kryesisht përmes fushatave të mëdha reklamuese të zhvilluara nga kompani të specializuara marketingu në rrjete sociale.
“Kompanitë vendosin reklama mashtruese ose të manipuluara në rrjete sociale si Facebook, në faqe lajmesh apo platforma të tjera,” tha ai.
Goldbeck theksoi se një nga taktikat më të përdorura është përdorimi i reklamave që pretendojnë se platformat janë rekomanduar në emisione të njohura televizive ose nga figura publike.
Gjatë pesë viteve të fundit, Tirana, me popullatën e saj poliglote dhe relativisht të re në moshë, është kthyer një nyje të rëndësishme për call center-at në shërbim të skemave mashtruese.
Megjithëse janë ndërmarrë dhjetëra operacione policore për shkatërrimin e aktivitetit të tyre, hetimet e suksesshme numërohen me gishtat e njerës dorë, dhe janë regjistruar kryesisht nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), si pjesë e grupeve hetimore të përbashkëta të koordinuara nga Eurojust dhe Europol.
Modus operandi
Skemat mashtruese shpesh kamuflohen si biznese reale, ndërsa operatorët përdorin gjuhë të ngjashme me këshilltarët e investimeve për t’i manipuluar viktimat e tyre.
E vendosur në katin e dytë dhe të tretë të Qendrës Condor në rrugën e Kavajës në Tiranë, “Blue Energy Call” ngjante në pamje të parë si çdo kompani tjetër telemarketingu, me rreshta të gjatë tavolinash ku dhjetëra operatorë kryenin telefonata në gjuhë të huaj me klientë të ndryshëm jashtë Shqipërisë.
Por sipas hetuesve gjermanë nga Prokuroria e Përgjithshme Bamberg, pas fasadës fshihej një grup i strukturuar kriminal, i cili nëpërmjet platformave ‘cybertrading’ mashtronte njerëz të zakonshëm në të gjithë Europën.
Më 16 mars 2022, rreth 50 oficerë të policisë shqiptare, 11 oficerë nga Departamenti i Hetimeve Kriminale i Bayreuth-it dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Franconisë së Epërme në Gjermani, si dhe një prokuror nga Zyra Qendrore Bavareze për Krimin Kibernetik, të udhëhequr nga kolegët e tyre shqiptarë të SPAK dhe të koordinuar nga Eurojust, bastisën zyrat e kompanisë në Tiranë, si dhe një kompani IT.
Hetuesit verifikuan dhjetëra persona dhe hetuan lidhjet e tyre me organizatën kriminale. Në shumë raste, kërcitën prangat. Mes 15 të arrestuarve ishin dhe dy nga të dyshuarit si organizatorë kryesorë të skemës – Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Sipas prokurorëve, Kasmi ishte drejtuesi ‘de facto’ i call center-it “Blue Energy Call” dhe kompanisë IT-së ‘Cleartech’ shpk, ndërsa Xhafa merrej me menaxhimin e rrjetit kompjuterik, për të cilin përdorte programin Deepfreeze për të fshirë provat.
Për të ruajtur provat digjitale të krimit, tetë specialistë udhëtuan nga Bayreuth në Shqipëri, posaçërisht për të marrë masa në funksion të ekspertizës shkencore. Ata përdorën laboratorin e avancuar ‘Paladin’ dhe sekuestruan kompjuterë, serverë dhe telefona të zgjuar.
Sipas Fabian Zhillës, ekspert mbi krimin kibernetik me Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, ky ka qenë një nga momentet më të kritike të hetimit, pasi provat digjitale mund të fshihen me një klikim.
“Ruajtja e të dhënave digjitale kërkon një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe një sekret hetimor të nivelit të lartë, sepse është shumë e lehtë të dëmtohen,” tha Zhilla për BIRN.
“Blue Energy Call” përdorte sistemin Panda TS, një program kompjuterik i prodhuar nga një kompani izraelite për ndërmjetës (broker) të Forex dhe CFD-ve (kontrata për derivativët financiarë). Panda TS është një platformë tregtimi ‘ëhite-label’, që mund të personalizohet me logo, ngjyra dhe emra të ndryshëm, si Globalix dhe Brokerz.
E pyetur nga BIRN, kompania Panda Trading Systems nuk i përgjigj një kërkese për koment të dërguar nëpërmjet postës elektronike.
Përveç platformave Globalix dhe Brokerz, kompania “Blue Energy Call” ka përdorur dhe faqe të tjera, të cilat, sipas Xhulian Xhafës “hapeshin dhe mbylleshin për 6 muaj ose një vit maksimumi,” pasi merrnin raportime negative në internet dhe humbiste besueshmëria.
Sipas tij, numrat e qytetarëve evropianë të mashtruar merreshin nga sistemi Panda CRM, i cili menaxhohej nga shtetas izraelitë, të cilët komunikoni kryesisht me Erion Kasmin. Sipas Xhafës, sistemin e kanë ngritur shtetas nga Izraeli dhe “të dhënat bankare apo lëvizjet e tjera menaxhoheshin nga ata.”
Viktimat shpesh manipuloheshin të shkarkonin programin ‘Anydesk’, duke u dhënë mashtruesve qasje në kompjuterat e tyre.
Arben Gramo, një avokat shqiptar, i cili përfaqëson disa nga viktimat në çështjen penale kundër Blue Energy Call, përfshirë çiftin Breuning, i tha BIRN se forma e mashtrimit e përdorur nga Kasmi dhe agjentët e tij ishte e sofistikuar.
“Kjo më parë bëhej me telefonata – ‘Alo, alo jam Leonardo DiCaprio’,” tha ai me një buzëqeshje të lehtë, duke iu referuar filmit të njohur Ujku i Wall Street, ku aktori hollivudian portretizon Jordan Belfort, një broker amerikan që manipulonte qytetarë të zakonshëm nëpërmjet telefonit për t’i bindur që të blinin aksione pa vlerë.
Sipas Gramos, format moderne të mashtrimit kanë evoluar përtej “oratorisë” së brokerëve mashtrues – një metodë që sot konsiderohet e tejkaluar, duke përdorur programe të sofistikuara që krijojnë një realitet të rremë për viktimën.
“Kjo mënyrë sot është pak e vjetër dhe ata nuk e besojnë më,” shpjegoi ai. “Por kur njerëzit shikojnë emrin e tyre në ekran, e fusin në kompjuter dhe dëgjojnë: ‘shiko ku je ti këtu, shiko si lëvizin vlerat’, ata fillojnë ta besojnë.”
“Këtu qëndron mashtrimi,” theksoi Gramo.
Në mars 2025, Zyra Qendrore e Krimit Kibernetik në Bavari ngriti akuza edhe kundër një shtetasi 42-vjeçar nga Izraeli, i cili konsiderohet si truri i kësaj skeme. I dyshuari, që besohet të ketë qenë një nga menaxherët kryesorë të grupit kriminal, u arrestua në Qipro në korrik 2024 dhe më vonë u ekstradua në Gjermani. Ai është ngarkuar me 6 akuza për mashtrim si pjesë e një grupi kriminal.
Në korrik 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë e dënoi Erion Kasmin me 11 vjet heqje lirie dhe Xhulian Xhafën me 10 vjet, për mashtrim kompjuterik si pjesë të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 11 të pandehurit të tjerë u shpallën të pafajshëm. Gjykata gjithashtu urdhëroi sekuestrimin e dhjetëra pronave dhe llogarive bankare, por në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta kthente çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Kosto njerëzore
Për shkak të natyrës së krimit të mashtrimit, numri global i viktimave është i vështirë të përllogaritet.
Në Mbretërinë e Bashkuar për shembull, nëse një numër i konsiderueshëm e raportojnë mashtrimin tek banka e tyre, me shpresën së do t’i marrin mbrapsht paratë, vetëm 5% i drejtohen me kallëzim policisë.
Simon Miller, drejtor ekzekutiv për Politikat, Komunikimin dhe Strategjinë në CIFAS, organizatë që ofron shërbime për parandalimin e mashtrimeve në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi se raportimi nuk është një hap i lehtë për njerëzit që kanë rënë viktimë e mashtrimeve.
“Ka një ndjenjë turpi që shoqëron faktin e të qenit viktimë e një krimi mashtrimi,” tha ai. “Ne flasim për njerëzit që bien viktimë dhe gjithmonë, mendoj, ekziston një supozim i nënkuptuar se ata janë treguar të pangopur ose të trashë, gjë që krijon këtë ndjenjë turpi rreth raportimit,” shpjegoi Miller.
Sipas tij, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ka 43 forca të ndryshme policore që kanë përgjegjësi për trajtimin e mashtrimeve dhe njerëzit shpesh nuk e dinë se ku duhet të raportojnë.
“Ndikimi i mashtrimeve tek individët është domethënës, edhe kur bëhet fjalë për skema të vogla,” theksoi ai, ndërsa shtoi se në shumë raste viktimat humbasin kursimet e jetës, por edhe besimin tek të shoqëria.
“Statistikat tregojnë një numër befasues njerëzish që i japin fund jetës si pasojë e mashtrimeve ndaj tyre,” shtoi Miller.
Nino Goldbeck, prokuror publik në Bavari, konfirmoi se autoritet në Gjermani janë përballur me raste kur viktima e skemave mashtruese janë vetëflijuar, ndërsa shumë prej tyre kanë prishur fondet e pensionit ose kanë marrë kredi për të bërë investime.
“Është shumë e rëndësishme të theksohet se paratë e investuara dhe të humbura nuk janë thjesht “para bixhozi” për viktimat,” tha ai. “Sigurisht, ka edhe viktima të pasura që arrijnë ta përballojnë humbjen financiare, por për shumicën, bëhet fjalë për kursimet e jetës që janë zhdukur,” shtoi ai.
Miller theksoi se nuk duhet harruar që shpesh, edhe autorët e këtyre skemave janë viktima, pasi detyrohen të kryejnë mashtrime në kushte të ngjashme me skllavërinë – veçanërisht në Azinë Juglindore dhe Afrikën Perëndimore.
Ky nuk është rasti shqiptar, por kjo nuk do të thotë se të rinjtë në Shqipëri të përfshirë në skema mashtruese nuk vuajnë gjithashtu pasoja.
“Pagesat e larta bëjnë që të [rinjtë] të tekrutohen fillimisht pa njohur mirë procesin, dhe me pas, si të “zënë në kurth” janë përpara dy zgjedhjeve – lënies së nje rroge të mire ose vazhdimit duke mbyllur një sy për atë që bejne,” tha kriminologu Fabian Zhilla.
“Problemi më i madh që ka ky lloj aktiviteti kriminal është kriminalizimi i të rinjve në një moshë shumë të hershme,” shtoi ai.
400 euro çdo minutë
“Blue Energy Call” është vetëm një nga dhjetëra call center-at e goditur nga policia shqiptare që nga viti 2021. Të dhënat e mbledhura nga njoftimet e Policisë së Shtetit listojnë dhjetëra operacione dhe të arrestuar. Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi, tregojnë se çështjet e dërguara për gjykim nga Prokuroria ishin disa herë më të vogla në numër.
Pjesa më e madhe e tyre i përkasin SPAK.
Prokuroria e Posaçme i tha BIRN se në vitin 2024 kishte 11 çështje nën hetim për mashtrim nëpërmjet call center-ave si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, dhe gjatë viteve 2021-2024 kishte dërguar për gjykim katër çështje penale.
Një prej çështjeve më të dëgjuara të hetuara nga SPAK lidhet me të ashtuquajturin Milton Group – një organizatë kriminale me aktivitet në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Gjeorgji.
Sipas të dhënave të mbledhura nga një grup i përbashkët hetimor, i përbërë nga SPAK dhe autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, të koordinuar nga Eurojust, kjo organizatë kriminale ishte përgjegjëse për dhjetëra platforma mashtruese, aktive gjatë viteve të fundit.
Në një operacion të përbashkët në shtator 2022 kundër Milton Group, të koordinuar në të njëjtën kohë në 10 shtete, SPAK arrestoi 4 persona dhe ndërmori kontrolle në 15 call center-a.
Sipas Fabian Zhillës, fakti që këto grupe kriminale operojnë nga juridiksione të ndryshme e bën të vështirë dhe komplekse punën hetimore.
“Serveri që mban të dhënat e platformës mund të jetë në një juridiksion ku nuk ke bashkëpunim fare,” tha ai. “Mund të jetë në një gjuhë të huaj, ku duhet të përgatitësh kërkesa specifike ose të formosh grupe hetimore të përbashkëta,” shtoi ai, ndërsa theksoi se “ato mund të jenë edhe zona lufte ose vende autoritare.”
Vetëm në Spanjë, kjo organizatë kriminale dyshohet se shkaktonte më shumë se 50 milionë euro dëm financiar tek viktimat çdo tre muaj, ose 400 euro në minutë. Sipas autoriteteve hetimore spanjolle, numri i viktimave arrin në 17 mijë, dhe që nga fillimi i hetimeve në vitin 2018 e deri në goditjen e organizatës në vitin 2022, ajo vlerësohet se mund të ketë përfituar 2.4 miliardë euro.
Dëmi i shkaktuar në Spanjë mund të jetë vetëm maja e një ajsbergu gjigand. Sipas të dhënave të prezantuara nga autoritete spanjolle në një letër porosi të dërguar për këtë çështje në Shqipëri, viktimat potenciale në të gjithë Europën vlerësohen në 235 mijë, nga të cilat numri i madh u tyre dyshohet se është në Gjermani (82,533).
Nga 173 kallëzime për mashtrim të hetuara nga prokurorët në Bavari, dëmi i shkaktuar nga 5 platforma mashtruese të lidhura me këtë grup kriminal vlerësohet në 6.1 milionë euro. Përveç rajonit të Bavarisë ku janë regjistruar këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë. Sipas prokurorëve gjermanë, dëmi vlerësohet në më shumë se 100 milionë euro.
Një nga personat kyç të këtij grupi kriminal në Shqipëri ishte Amant Josifi, ish këshilltar Ministrisë së Mbrojtjes, i cili është arratisur në Dubai.
Josifi kontrollonte disa kompani call center në Shqipëri, me 200-300 të punësuar, të cilat përdorin metoda të inxhinierisë sociale për të mashtruar viktima në të gjithë Europën.
SPAK ka sekuestruar rreth 2.2 milionë euro në llogaritë bankare të Josifit dhe të afërmeve të tij, ndërsa autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare kanë lëshuar urdhra arresti.
Operacioni “Pandora”
Kur një grua kërkoi të tërhiqte 100 mijë euro në cash nga një bankë në qytetin gjerman të Freiburgut më 19 dhjetor 2023, punonjësi i sportelit u bë dyshues dhe më pas kuptoi se klientja kishte rënë viktimë e një “mashtrimi me një polic të rremë”. Ai njoftoi policinë e vërtetë, e cila ndaloi që viktima t’ua dorëzonte paratë mashtruesve.
Në vend që të merrnin shumën e madhe të parave, kriminelët e dërguar për të mbledhur shumën në dorë u arrestuan nga oficerët e Policisë së Freiburgut, ndërsa numrat e telefonit që ishin përdorur për të bërë mashtrimin u vendosën në përgjim. Gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit kuptuan shpejt se numrat telefonikë të përdorur nga autorët mund lidheshin me mbi 28 mijë telefonata mashtruese brenda 48 orëve.
Ndërsa hetimi u zgjerua, ai iu kalua Zyrës së Policisë Kriminale të Landit Baden-Württemberg, e cila u mbështet gjatë gjithë operacionit nga Zyra Federale e Policisë Kriminale. Gjetjet e para treguan se autorët, të vendosur në vende të ndryshme, kryenin të gjitha format e mashtrimeve telefonike.
Telefonuesit mashtrues hiqeshin si të afërm të ngushtë, punonjës banke, agjentë shërbimi ndaj klientit apo oficerë policie. Duke përdorur një sërë taktikash manipulimi, ata trondisnin dhe mashtronin viktimat për t’ua marrë kursimet.
Nga premtimet e rreme për fitime në lotari, mundësi investimi, kërkesa për shlyerje borxhesh, mashtrime me karta të parapaguara, e deri te “telefonatat e shokut”, mashtruesit synonin pa pushim viktimat e tyre të ardhshme.
Telefonatat vinin nga qendra thirrjesh në vende të ndryshme. Mashtrimet me mbledhjen e borxheve kryheshin kryesisht nga Bosnje-Hercegovina, telefonatat mashtruese për ‘bankingun online’ vinin nga Kosova. Mashtruesit për skema investimesh telefononin kryesisht nga Shqipëria, ndërsa autorët e specializuar në mashtrime me karta të parapaguara vepronin nga zyra në Liban.
Për të parandaluar mashtrimet nëpërmjet call center-ave, policia e Landit Baden-Württemberg hapi vetë një call center me dhjetëra oficerë policie, e cila dëgjonte telefonatat mashtruese dhe paralajmëronte viktimat.
“Ideja ishte të parandalonim të gjitha këto krime dhe në të njëjtën kohë të bënim hetime kundër call center-ave,” tha Oliver Hoffman, kreu i Departamentit Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në policinë e Baden-Württemberg.
“Ne filluam me 30 oficerë duke parandaluar krimet dhe pastaj e zgjeruam strukturën, një call-center e jona, një kundër call-center me policë,” shtoi ai në një intervistë për BIRN.
Kjo ishte dhe pikënisja e operacionit Pandora, një nga goditjet më të mëdha kundër skemave mashtruese kibernetike në Europë.
Nga dhjetori 2023 e në vazhdim, call-center-i u rrit deri në 100 oficerë policie, të cilët punonin të ndarë në turne dhe përgjuan më shumë se 1.3 milionë telefonata mashtruese. Kur policët kuptonin se dikush mund të binte preh e mashtrimit, ata e kontaktonin për të parandaluar krimin.
Në total, call-centeri i policëve përgjoi rreth 7500 telefonata që përbënin vepër penale gjatë një periudhe 4-mujore duke parandaluar 80% të krimeve për një vlerë të llogaritur në 10 milionë euro.
Sipas komisarit Hoffman, vlera e këtij operacioni nuk qëndron vetëm të parandalimi i dëmit, por edhe te informacioni që u mblodh për taktikat e ndryshme të mashtrimit, duke identifikuar tetë forma të ndryshme për të cilët u përgatitën fushata ndërgjegjësimi për publikun.
Në fund të hetimeve, autoritetet kishin identifikuar mbi 700 persona që kishin shërbyer si operatorë në skemat mashtruese. Shumë prej tyre qëndronin vetëm një ditë, pasi dështonin të bindnin viktimat dhe zëvendësoheshin menjëherë nga të tjerë. Me kalimin e kohës, secili zhvillonte metodologjinë e vet për t’ua drejtuar personave në telefon.
“Ishte si një thesar, sepse kurrë nuk kemi pasur një gjë të tillë, mijëra telefonata, dhe ne mund të kuptonim se kush ishte skenari i tyre,” tha Hoffman.
“Kupton edhe momentin kur shfaqet prirja për të dorëzuar ose dërguar para, dhe pikërisht në atë moment ne ndërhynim, – jo në të njëjtën bisedë, por duke telefonuar viktimën me një numër tjetër dhe duke e informuar që të ndalojë, sepse është një mashtrim,” shtoi ai.
Anatomia e mashtrimit
Përpara se policia e Baden-Württemberg mund të ndërhynte dhe të përgjonte telefonat mashtruese nga call center-at në Shqipëri dhe vende të tjera, hetuesit fillimisht u përballën me pyetjen se si do ta realizonin operacionin.
Pasi u përcaktua strategjia, ata kaluan javë të tëra duke analizuar infrastrukturën teknike për të kuptuar mënyrën se si transferoheshin thirrjet në internet, lidhjet e serverëve dhe gjithë rrjetin mbështetës.
“Për të vënë në funksion një skemë të tillë nevojitet një platformë tregtare, një call center dhe më pas menaxherë – persona që rekrutojnë stafin, firmosin kontratat dhe administrojnë të gjithë procesin,” shpjegoi Hoffman.
Ai shtoi se gjatë operacionit Pandora, për herë të parë hetuesit patën një pasqyrë të plotë të këtyre skemave mashtruese, duke zbuluar se përqindja e telefonatave të suksesshme ishte shumë e ulët.
“Duhen bërë rreth 200 telefonata për të pasur një telefonatë të suksesshme, pra një rast ku arrijnë të mashtrojnë dikë,” tha ai. “Pra, shkalla e suksesit është rreth 0.5 %,” shtoi Hoffman.
Hoffman shpjegoi se ngritja e një skeme mashtrimi nuk kërkon domosdoshmërisht investime të mëdha apo njohuri të ndërlikuara. “Në thelb, mjafton të kuptosh si funksionon sistemi dhe të kesh listat me ‘klientë’,” tha ai. Pjesa tjetër, si infrastruktura teknike dhe softuerët, mund të blihet me kosto të ulët, ndërsa pajisjet bazë dhe një kontratë interneti janë të mjaftueshme për të nisur aktivitetin.
Ai theksoi se hetimet e zhvilluara në kuadër të operacionit i dhanë autoriteteve një tablo të qartë që tregon se këto rrjete nuk njohin kufij. Në të kaluarën, call center-at funksiononin me dhjetëra apo qindra persona në një sallë të vetme; sot, skemat operojnë nga apartamente me 3 deri në 5 persona përballë një kompjuteri.
“Në krye të kësaj ndërmarrjeje qëndrojnë zakonisht ata që sigurojnë platformat dhe softuerët, ndërsa në krah kanë rrjetet e tyre të pastrimit të parave,” tha Hoffman. “Kjo [strukturë] ndjek modelin e ‘krimit si shërbim,” shtoi ai.
Në rastin e operacionit Pandora, këto shërbime ofroheshin nga një grua 50 vjeçare greke me banim në Hagen, e cila u arrestua në shkurt 2025, dhe konsiderohet si drejtuesja e rrjetit në Gjermani.
E pandehura akuzohet se ka lidhur kontrata me ofrues telefonikë gjermanë, duke siguruar kapacitet të mjaftueshëm telefonik për kryerjen e veprave mashtruese, si dhe për hapjen e llogarive për transferimin e të ardhurave të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Ajo dyshohet se ka ngritur kompani fiktive me ndihmën e personave “fasadë”, ka nënshkruar kontratat telefonike në emër të këtyre kompanive, ka paguar faturat e prapambetura dhe ka paraqitur ankesa në rast ndërprerjesh të shërbimit.
Duke përdorur këtë infrastrukturë, mashtruesit telefonikë kanë kryer një numër të madh thirrjesh mashtruese në Gjermani, Austri, Zvicër dhe vende të tjera të BE-së.
Zyra e Krimeve të Landit Baden-Württemberg vlerëson se vetëm përmes infrastrukturës së krijuar nga e dyshuara e arrestuar është shkaktuar një dëm prej rreth 1.35 milionë eurosh.
Sipas hetuesve, gruaja ka vepruar pothuajse në anonimat. Ajo kishte qenë jashtëzakonisht e kujdesshme dhe për ta identifikuar si personin kryesor përgjegjës për organizimin e gjithë skemës u desh një hetim i thelluar që zgjati gati një vit.
“Ajo nuk punonte askund tjetër,” tha Hoffman. “Jetonte me ndihmë sociale në Gjermani, merrte rreth 500 euro në muaj nga shteti – nga ne, në fakt, dhe kohën e saj ia kushtonte kësaj veprimtarie.”
I pyetur nëse kjo ishte një mbulesë perfekte për organizatoren e skemës, polici gjerman u përgjigj me ironi.
“Deri diku po, por nuk i doli për mirë,” tha ai. “Tani fjala i takon gjykatës.”/ BIRN -

Mashtrimet milionëshe me call center: Rrënjët në Shqipëri, fijet çojnë tek Amant Josifi, ish-ortaku i Olsi Ramës
E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix.
Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër.
Gjatë muajve që pasuan, Adrian Ross e nxiste që të kryente vazhdimisht depozita, duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të mundej të kapte pozicione më të mira tregtare fitimprurëse. Christoph e ndiqte ecurinë e investimeve nga kompjuteri i tij, duke parë në ekran grafikë që ngjiteshin, fitime që rriteshin dhe bonuse që akumuloheshin – kohë gjatë së cilës ai i transferoi platformës 995 mijë euro në total.
Megjithëse ishte investitor me eksperiencë dhe pronar i një biznesi, Christoph nuk e dinte se ato që i shfaqeshin përpara syve nuk ishin kontrata të vërteta dhe se në anën tjetër të linjës telefonike, pas pseudonimit Adrian Ross fshihej një i ri shqiptar, operator në një call-center në Tiranë.
Një vit më vonë, pas një serie të dështuar përpjekjesh për t’i tërhequr fondet, Christoph kuptoi se kishte rënë viktimë e një skeme mashtruese dhe iu drejtua policisë.
Historia e çiftit Breuning nga zona e Aschaffenburg, një qytet rreth 40 kilometra në lindje të Frankfurtit në skajin veriperëndimor të landit të Bavarisë në Gjermani, nuk është e izoluar. Autoritetet policore kundër krimit kibernetik në Bavari morën një duzinë kallëzimesh të ngjashme mes viteve 2019-2021 nga qytetarë të mashtruar nga të paktën 5 platforma investimesh online.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se pas platformave qëndronte një grup i strukturuar kriminal që operonte nëpërmjet disa call centar-ash në Izrael, Serbi dhe Shqipëri – e quajtur “Blue Energy Call”.
Ndërsa viktimat shtriheshin edhe në Greqi apo Mbretërinë e Bashkuar, vetëm në Gjermani kjo skemë mashtruese, bazuar në rastet e raportuara, ka shkaktuar miliona euro dëm financiar ndaj 105 individëve. Megjithatë, prokurorët gjermanë besojnë se numri i rasteve të paraportuara nga viktimat është i konsiderueshëm dhe vlera e dëmit në të gjithë botën është shumë më e lartë.
Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimeve Kibernetike e ka vëzhguar këtë industri mashtruese dhe zhvillimin e saj prej disa vitesh, veçanërisht që nga viti 2019. Prokurori i lartë publik pranë kësaj zyre, Dr. Nino Goldbeck, i tha BIRN se pavarësisht disa sukseseve në hetime dhe operacione gjatë viteve të fundit, situata mbetet kritike.
“Platformat mashtruese të investimeve online vazhdojnë të përbëjnë një treg fitimprurës, ku jo një apo dy, por disa grupe të krimit të organizuar shkaktojnë dëme të mëdha jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë vende të tjera të Europës,” tha ai.
Sipas Goldbeck, është e vështirë të përllogaritet shuma e saktë e dëmit, por vetëm në Gjermani ai arrin në qindramilionë euro çdo vit.
“Në Bavari, humbjet tejkalojnë 100 milionë euro në vit – dhe kjo vetëm nga rastet e raportuara,” theksoi ai në një përgjigje me shkrim.
Kërcënim global
Në një botë të ndërlidhur dhe të digjitalizuar, mashtrimi nëpërmjet skemave të investimeve është një nga format më të përhapura të krimit financiar.
Sipas Interpolit, midis viteve 2022 dhe 2023, 85% e njoftimeve ndërkombëtare për arrest (red notices) lidheshin me raste mashtrimi dhe vetëm në vitin 2023, Qendra Korrupsion dhe Krimit Financiar mbështeti më shumë se 700 hetime për raste mashtrimi me vlerë 1.2 miliard USD (1 miliardë euro). Një nga dy format kryesore të mashtrimit ishte ajo nëpërmjet investimeve të rreme.
Autorët e këtyre skemave përdorin taktika të ndryshme për manipulimin e viktimave – nga premtimet për fitime të mëdha te krijimi i një ndjenje urgjence për të investuar, dhe në disa raste, ato mund të marrin formën e skemave “Ponzi’ ose piramidale.
Ata i rekrutojnë viktimat e tyre nëpërmjet reklamave në rrjetet sociale, faqeve dhe aplikacioneve mashtruese, si dhe përmes telemarketingut nga call center-at, ku operatorët bëjnë thirrje të paautorizuara dhe ushtrojnë presion psikologjik ose përdorin teknika manipuluese të inxhinierisë sociale ndaj viktimave, për t’i nxitur të investojnë në skema financiare mashtruese.
Përdorimi i gjerë i kriptovalutave ka krijuar gjithashtu hapësira të reja për grupet kriminale të përfshira në skemat e krimit financuar nëpërmjet investimeve mashtruese.
Sipas prokurorit Nino Goldbeck, hapi më i rëndësishëm për mashtruesit është sigurimi i të dhënave të kontaktit të personave të interesuar për të investuar në platforma tregtare, të cilat mblidhen kryesisht përmes fushatave të mëdha reklamuese të zhvilluara nga kompani të specializuara marketingu në rrjete sociale.
“Kompanitë vendosin reklama mashtruese ose të manipuluara në rrjete sociale si Facebook, në faqe lajmesh apo platforma të tjera,” tha ai.Goldbeck theksoi se një nga taktikat më të përdorura është përdorimi i reklamave që pretendojnë se platformat janë rekomanduar në emisione të njohura televizive ose nga figura publike.
Gjatë pesë viteve të fundit, Tirana, me popullatën e saj poliglote dhe relativisht të re në moshë, është kthyer një nyje të rëndësishme për call center-at në shërbim të skemave mashtruese.
Megjithëse janë ndërmarrë dhjetëra operacione policore për shkatërrimin e aktivitetit të tyre, hetimet e suksesshme numërohen me gishtat e njerës dorë, dhe janë regjistruar kryesisht nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), si pjesë e grupeve hetimore të përbashkëta të koordinuara nga Eurojust dhe Europol.
Modus operandi
Skemat mashtruese shpesh kamuflohen si biznese reale, ndërsa operatorët përdorin gjuhë të ngjashme me këshilltarët e investimeve për t’i manipuluar viktimat e tyre.
E vendosur në katin e dytë dhe të tretë të Qendrës Condor në rrugën e Kavajës në Tiranë, “Blue Energy Call” ngjante në pamje të parë si çdo kompani tjetër telemarketingu, me rreshta të gjatë tavolinash ku dhjetëra operatorë kryenin telefonata në gjuhë të huaj me klientë të ndryshëm jashtë Shqipërisë.
Por sipas hetuesve gjermanë nga Prokuroria e Përgjithshme Bamberg, pas fasadës fshihej një grup i strukturuar kriminal, i cili nëpërmjet platformave ‘cybertrading’ mashtronte njerëz të zakonshëm në të gjithë Europën.
Më 16 mars 2022, rreth 50 oficerë të policisë shqiptare, 11 oficerë nga Departamenti i Hetimeve Kriminale i Bayreuth-it dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Franconisë së Epërme në Gjermani, si dhe një prokuror nga Zyra Qendrore Bavareze për Krimin Kibernetik, të udhëhequr nga kolegët e tyre shqiptarë të SPAK dhe të koordinuar nga Eurojust, bastisën zyrat e kompanisë në Tiranë, si dhe një kompani IT.
Hetuesit verifikuan dhjetëra persona dhe hetuan lidhjet e tyre me organizatën kriminale. Në shumë raste, kërcitën prangat. Mes 15 të arrestuarve ishin dhe dy nga të dyshuarit si organizatorë kryesorë të skemës – Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Sipas prokurorëve, Kasmi ishte drejtuesi ‘de facto’ i call center-it “Blue Energy Call” dhe kompanisë IT-së ‘Cleartech’ shpk, ndërsa Xhafa merrej me menaxhimin e rrjetit kompjuterik, për të cilin përdorte programin Deepfreeze për të fshirë provat.
Për të ruajtur provat digjitale të krimit, tetë specialistë udhëtuan nga Bayreuth në Shqipëri, posaçërisht për të marrë masa në funksion të ekspertizës shkencore. Ata përdorën laboratorin e avancuar ‘Paladin’ dhe sekuestruan kompjuterë, serverë dhe telefona të zgjuar.
Sipas Fabian Zhillës, ekspert mbi krimin kibernetik me Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, ky ka qenë një nga momentet më të kritike të hetimit, pasi provat digjitale mund të fshihen me një klikim.
“Ruajtja e të dhënave digjitale kërkon një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe një sekret hetimor të nivelit të lartë, sepse është shumë e lehtë të dëmtohen,” tha Zhilla për BIRN.
“Blue Energy Call” përdorte sistemin Panda TS, një program kompjuterik i prodhuar nga një kompani izraelite për ndërmjetës (broker) të Forex dhe CFD-ve (kontrata për derivativët financiarë). Panda TS është një platformë tregtimi ‘ëhite-label’, që mund të personalizohet me logo, ngjyra dhe emra të ndryshëm, si Globalix dhe Brokerz.
E pyetur nga BIRN, kompania Panda Trading Systems nuk i përgjigj një kërkese për koment të dërguar nëpërmjet postës elektronike.
Përveç platformave Globalix dhe Brokerz, kompania “Blue Energy Call” ka përdorur dhe faqe të tjera, të cilat, sipas Xhulian Xhafës “hapeshin dhe mbylleshin për 6 muaj ose një vit maksimumi,” pasi merrnin raportime negative në internet dhe humbiste besueshmëria.
Sipas tij, numrat e qytetarëve evropianë të mashtruar merreshin nga sistemi Panda CRM, i cili menaxhohej nga shtetas izraelitë, të cilët komunikoni kryesisht me Erion Kasmin. Sipas Xhafës, sistemin e kanë ngritur shtetas nga Izraeli dhe “të dhënat bankare apo lëvizjet e tjera menaxhoheshin nga ata.”
Viktimat shpesh manipuloheshin të shkarkonin programin ‘Anydesk’, duke u dhënë mashtruesve qasje në kompjuterat e tyre.
Arben Gramo, një avokat shqiptar, i cili përfaqëson disa nga viktimat në çështjen penale kundër Blue Energy Call, përfshirë çiftin Breuning, i tha BIRN se forma e mashtrimit e përdorur nga Kasmi dhe agjentët e tij ishte e sofistikuar.
“Kjo më parë bëhej me telefonata – ‘Alo, alo jam Leonardo DiCaprio’,” tha ai me një buzëqeshje të lehtë, duke iu referuar filmit të njohur Ujku i Wall Street, ku aktori hollivudian portretizon Jordan Belfort, një broker amerikan që manipulonte qytetarë të zakonshëm nëpërmjet telefonit për t’i bindur që të blinin aksione pa vlerë.
Sipas Gramos, format moderne të mashtrimit kanë evoluar përtej “oratorisë” së brokerëve mashtrues – një metodë që sot konsiderohet e tejkaluar, duke përdorur programe të sofistikuara që krijojnë një realitet të rremë për viktimën.
“Kjo mënyrë sot është pak e vjetër dhe ata nuk e besojnë më,” shpjegoi ai. “Por kur njerëzit shikojnë emrin e tyre në ekran, e fusin në kompjuter dhe dëgjojnë: ‘shiko ku je ti këtu, shiko si lëvizin vlerat’, ata fillojnë ta besojnë.”
“Këtu qëndron mashtrimi,” theksoi Gramo.
Në mars 2025, Zyra Qendrore e Krimit Kibernetik në Bavari ngriti akuza edhe kundër një shtetasi 42-vjeçar nga Izraeli, i cili konsiderohet si truri i kësaj skeme. I dyshuari, që besohet të ketë qenë një nga menaxherët kryesorë të grupit kriminal, u arrestua në Qipro në korrik 2024 dhe më vonë u ekstradua në Gjermani. Ai është ngarkuar me 6 akuza për mashtrim si pjesë e një grupi kriminal.
Në korrik 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë e dënoi Erion Kasmin me 11 vjet heqje lirie dhe Xhulian Xhafën me 10 vjet, për mashtrim kompjuterik si pjesë të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 11 të pandehurit të tjerë u shpallën të pafajshëm. Gjykata gjithashtu urdhëroi sekuestrimin e dhjetëra pronave dhe llogarive bankare, por në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta kthente çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Kosto njerëzore
Për shkak të natyrës së krimit të mashtrimit, numri global i viktimave është i vështirë të përllogaritet.
Në Mbretërinë e Bashkuar për shembull, nëse një numër i konsiderueshëm e raportojnë mashtrimin tek banka e tyre, me shpresën së do t’i marrin mbrapsht paratë, vetëm 5% i drejtohen me kallëzim policisë.
Simon Miller, drejtor ekzekutiv për Politikat, Komunikimin dhe Strategjinë në CIFAS, organizatë që ofron shërbime për parandalimin e mashtrimeve në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi se raportimi nuk është një hap i lehtë për njerëzit që kanë rënë viktimë e mashtrimeve.
“Ka një ndjenjë turpi që shoqëron faktin e të qenit viktimë e një krimi mashtrimi,” tha ai. “Ne flasim për njerëzit që bien viktimë dhe gjithmonë, mendoj, ekziston një supozim i nënkuptuar se ata janë treguar të pangopur ose të trashë, gjë që krijon këtë ndjenjë turpi rreth raportimit,” shpjegoi Miller.
Sipas tij, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ka 43 forca të ndryshme policore që kanë përgjegjësi për trajtimin e mashtrimeve dhe njerëzit shpesh nuk e dinë se ku duhet të raportojnë.
“Ndikimi i mashtrimeve tek individët është domethënës, edhe kur bëhet fjalë për skema të vogla,” theksoi ai, ndërsa shtoi se në shumë raste viktimat humbasin kursimet e jetës, por edhe besimin tek të shoqëria.
“Statistikat tregojnë një numër befasues njerëzish që i japin fund jetës si pasojë e mashtrimeve ndaj tyre,” shtoi Miller.
Nino Goldbeck, prokuror publik në Bavari, konfirmoi se autoritet në Gjermani janë përballur me raste kur viktima e skemave mashtruese janë vetëflijuar, ndërsa shumë prej tyre kanë prishur fondet e pensionit ose kanë marrë kredi për të bërë investime.
“Është shumë e rëndësishme të theksohet se paratë e investuara dhe të humbura nuk janë thjesht “para bixhozi” për viktimat,” tha ai. “Sigurisht, ka edhe viktima të pasura që arrijnë ta përballojnë humbjen financiare, por për shumicën, bëhet fjalë për kursimet e jetës që janë zhdukur,” shtoi ai.
Miller theksoi se nuk duhet harruar që shpesh, edhe autorët e këtyre skemave janë viktima, pasi detyrohen të kryejnë mashtrime në kushte të ngjashme me skllavërinë – veçanërisht në Azinë Juglindore dhe Afrikën Perëndimore.
Ky nuk është rasti shqiptar, por kjo nuk do të thotë se të rinjtë në Shqipëri të përfshirë në skema mashtruese nuk vuajnë gjithashtu pasoja.
“Pagesat e larta bëjnë që të [rinjtë] të tekrutohen fillimisht pa njohur mirë procesin, dhe me pas, si të “zënë në kurth” janë përpara dy zgjedhjeve – lënies së nje rroge të mire ose vazhdimit duke mbyllur një sy për atë që bejne,” tha kriminologu Fabian Zhilla.
“Problemi më i madh që ka ky lloj aktiviteti kriminal është kriminalizimi i të rinjve në një moshë shumë të hershme,” shtoi ai.
400 euro çdo minutë
“Blue Energy Call” është vetëm një nga dhjetëra call center-at e goditur nga policia shqiptare që nga viti 2021. Të dhënat e mbledhura nga njoftimet e Policisë së Shtetit listojnë dhjetëra operacione dhe të arrestuar. Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi, tregojnë se çështjet e dërguara për gjykim nga Prokuroria ishin disa herë më të vogla në numër.
Pjesa më e madhe e tyre i përkasin SPAK.
Prokuroria e Posaçme i tha BIRN se në vitin 2024 kishte 11 çështje nën hetim për mashtrim nëpërmjet call center-ave si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, dhe gjatë viteve 2021-2024 kishte dërguar për gjykim katër çështje penale.
Një prej çështjeve më të dëgjuara të hetuara nga SPAK lidhet me të ashtuquajturin Milton Group – një organizatë kriminale me aktivitet në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Gjeorgji.
Sipas të dhënave të mbledhura nga një grup i përbashkët hetimor, i përbërë nga SPAK dhe autoritetet gjyqësore të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, të koordinuar nga Eurojust, kjo organizatë kriminale ishte përgjegjëse për dhjetëra platforma mashtruese, aktive gjatë viteve të fundit.
Në një operacion të përbashkët në shtator 2022 kundër Milton Group, të koordinuar në të njëjtën kohë në 10 shtete, SPAK arrestoi 4 persona dhe ndërmori kontrolle në 15 call center-a.
Sipas Fabian Zhillës, fakti që këto grupe kriminale operojnë nga juridiksione të ndryshme e bën të vështirë dhe komplekse punën hetimore.
“Serveri që mban të dhënat e platformës mund të jetë në një juridiksion ku nuk ke bashkëpunim fare,” tha ai. “Mund të jetë në një gjuhë të huaj, ku duhet të përgatitësh kërkesa specifike ose të formosh grupe hetimore të përbashkëta,” shtoi ai, ndërsa theksoi se “ato mund të jenë edhe zona lufte ose vende autoritare.”
Vetëm në Spanjë, kjo organizatë kriminale dyshohet se shkaktonte më shumë se 50 milionë euro dëm financiar tek viktimat çdo tre muaj, ose 400 euro në minutë. Sipas autoriteteve hetimore spanjolle, numri i viktimave arrin në 17 mijë, dhe që nga fillimi i hetimeve në vitin 2018 e deri në goditjen e organizatës në vitin 2022, ajo vlerësohet se mund të ketë përfituar 2.4 miliardë euro.
Dëmi i shkaktuar në Spanjë mund të jetë vetëm maja e një ajsbergu gjigand. Sipas të dhënave të prezantuara nga autoritete spanjolle në një letër porosi të dërguar për këtë çështje në Shqipëri, viktimat potenciale në të gjithë Europën vlerësohen në 235 mijë, nga të cilat numri i madh u tyre dyshohet se është në Gjermani (82,533).
Nga 173 kallëzime për mashtrim të hetuara nga prokurorët në Bavari, dëmi i shkaktuar nga 5 platforma mashtruese të lidhura me këtë grup kriminal vlerësohet në 6.1 milionë euro. Përveç rajonit të Bavarisë ku janë regjistruar këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë. Sipas prokurorëve gjermanë, dëmi vlerësohet në më shumë se 100 milionë euro.
Një nga personat kyç të këtij grupi kriminal në Shqipëri ishte Amant Josifi, ish këshilltar Ministrisë së Mbrojtjes, Ortaku i vë i cili është arratisur në Dubai.
Josifi kontrollonte disa kompani call center në Shqipëri, me 200-300 të punësuar, të cilat përdorin metoda të inxhinierisë sociale për të mashtruar viktima në të gjithë Europën.
SPAK ka sekuestruar rreth 2.2 milionë euro në llogaritë bankare të Josifit dhe të afërmeve të tij, ndërsa autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare kanë lëshuar urdhra arresti.
Operacioni “Pandora”
Kur një grua kërkoi të tërhiqte 100 mijë euro në cash nga një bankë në qytetin gjerman të Freiburgut më 19 dhjetor 2023, punonjësi i sportelit u bë dyshues dhe më pas kuptoi se klientja kishte rënë viktimë e një “mashtrimi me një polic të rremë”. Ai njoftoi policinë e vërtetë, e cila ndaloi që viktima t’ua dorëzonte paratë mashtruesve.
Në vend që të merrnin shumën e madhe të parave, kriminelët e dërguar për të mbledhur shumën në dorë u arrestuan nga oficerët e Policisë së Freiburgut, ndërsa numrat e telefonit që ishin përdorur për të bërë mashtrimin u vendosën në përgjim. Gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit kuptuan shpejt se numrat telefonikë të përdorur nga autorët mund lidheshin me mbi 28 mijë telefonata mashtruese brenda 48 orëve.
Ndërsa hetimi u zgjerua, ai iu kalua Zyrës së Policisë Kriminale të Landit Baden-Württemberg, e cila u mbështet gjatë gjithë operacionit nga Zyra Federale e Policisë Kriminale. Gjetjet e para treguan se autorët, të vendosur në vende të ndryshme, kryenin të gjitha format e mashtrimeve telefonike.
Telefonuesit mashtrues hiqeshin si të afërm të ngushtë, punonjës banke, agjentë shërbimi ndaj klientit apo oficerë policie. Duke përdorur një sërë taktikash manipulimi, ata trondisnin dhe mashtronin viktimat për t’ua marrë kursimet.
Nga premtimet e rreme për fitime në lotari, mundësi investimi, kërkesa për shlyerje borxhesh, mashtrime me karta të parapaguara, e deri te “telefonatat e shokut”, mashtruesit synonin pa pushim viktimat e tyre të ardhshme.
Telefonatat vinin nga qendra thirrjesh në vende të ndryshme. Mashtrimet me mbledhjen e borxheve kryheshin kryesisht nga Bosnje-Hercegovina, telefonatat mashtruese për ‘bankingun online’ vinin nga Kosova. Mashtruesit për skema investimesh telefononin kryesisht nga Shqipëria, ndërsa autorët e specializuar në mashtrime me karta të parapaguara vepronin nga zyra në Liban.
Për të parandaluar mashtrimet nëpërmjet call center-ave, policia e Landit Baden-Württemberg hapi vetë një call center me dhjetëra oficerë policie, e cila dëgjonte telefonatat mashtruese dhe paralajmëronte viktimat.
“Ideja ishte të parandalonim të gjitha këto krime dhe në të njëjtën kohë të bënim hetime kundër call center-ave,” tha Oliver Hoffman, kreu i Departamentit Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në policinë e Baden-Württemberg.
“Ne filluam me 30 oficerë duke parandaluar krimet dhe pastaj e zgjeruam strukturën, një call-center e jona, një kundër call-center me policë,” shtoi ai në një intervistë për BIRN.
Kjo ishte dhe pikënisja e operacionit Pandora, një nga goditjet më të mëdha kundër skemave mashtruese kibernetike në Europë.
Nga dhjetori 2023 e në vazhdim, call-center-i u rrit deri në 100 oficerë policie, të cilët punonin të ndarë në turne dhe përgjuan më shumë se 1.3 milionë telefonata mashtruese. Kur policët kuptonin se dikush mund të binte preh e mashtrimit, ata e kontaktonin për të parandaluar krimin.
Në total, call-centeri i policëve përgjoi rreth 7500 telefonata që përbënin vepër penale gjatë një periudhe 4-mujore duke parandaluar 80% të krimeve për një vlerë të llogaritur në 10 milionë euro.
Sipas komisarit Hoffman, vlera e këtij operacioni nuk qëndron vetëm të parandalimi i dëmit, por edhe te informacioni që u mblodh për taktikat e ndryshme të mashtrimit, duke identifikuar tetë forma të ndryshme për të cilët u përgatitën fushata ndërgjegjësimi për publikun.
Në fund të hetimeve, autoritetet kishin identifikuar mbi 700 persona që kishin shërbyer si operatorë në skemat mashtruese. Shumë prej tyre qëndronin vetëm një ditë, pasi dështonin të bindnin viktimat dhe zëvendësoheshin menjëherë nga të tjerë. Me kalimin e kohës, secili zhvillonte metodologjinë e vet për t’ua drejtuar personave në telefon.
“Ishte si një thesar, sepse kurrë nuk kemi pasur një gjë të tillë, mijëra telefonata, dhe ne mund të kuptonim se kush ishte skenari i tyre,” tha Hoffman.
“Kupton edhe momentin kur shfaqet prirja për të dorëzuar ose dërguar para, dhe pikërisht në atë moment ne ndërhynim, – jo në të njëjtën bisedë, por duke telefonuar viktimën me një numër tjetër dhe duke e informuar që të ndalojë, sepse është një mashtrim,” shtoi ai.
Anatomia e mashtrimit
Përpara se policia e Baden-Württemberg mund të ndërhynte dhe të përgjonte telefonat mashtruese nga call center-at në Shqipëri dhe vende të tjera, hetuesit fillimisht u përballën me pyetjen se si do ta realizonin operacionin.
Pasi u përcaktua strategjia, ata kaluan javë të tëra duke analizuar infrastrukturën teknike për të kuptuar mënyrën se si transferoheshin thirrjet në internet, lidhjet e serverëve dhe gjithë rrjetin mbështetës.
“Për të vënë në funksion një skemë të tillë nevojitet një platformë tregtare, një call center dhe më pas menaxherë – persona që rekrutojnë stafin, firmosin kontratat dhe administrojnë të gjithë procesin,” shpjegoi Hoffman.
Ai shtoi se gjatë operacionit Pandora, për herë të parë hetuesit patën një pasqyrë të plotë të këtyre skemave mashtruese, duke zbuluar se përqindja e telefonatave të suksesshme ishte shumë e ulët.
“Duhen bërë rreth 200 telefonata për të pasur një telefonatë të suksesshme, pra një rast ku arrijnë të mashtrojnë dikë,” tha ai. “Pra, shkalla e suksesit është rreth 0.5 %,” shtoi Hoffman.
Hoffman shpjegoi se ngritja e një skeme mashtrimi nuk kërkon domosdoshmërisht investime të mëdha apo njohuri të ndërlikuara. “Në thelb, mjafton të kuptosh si funksionon sistemi dhe të kesh listat me ‘klientë’,” tha ai. Pjesa tjetër, si infrastruktura teknike dhe softuerët, mund të blihet me kosto të ulët, ndërsa pajisjet bazë dhe një kontratë interneti janë të mjaftueshme për të nisur aktivitetin.
Ai theksoi se hetimet e zhvilluara në kuadër të operacionit i dhanë autoriteteve një tablo të qartë që tregon se këto rrjete nuk njohin kufij. Në të kaluarën, call center-at funksiononin me dhjetëra apo qindra persona në një sallë të vetme; sot, skemat operojnë nga apartamente me 3 deri në 5 persona përballë një kompjuteri.
“Në krye të kësaj ndërmarrjeje qëndrojnë zakonisht ata që sigurojnë platformat dhe softuerët, ndërsa në krah kanë rrjetet e tyre të pastrimit të parave,” tha Hoffman. “Kjo [strukturë] ndjek modelin e ‘krimit si shërbim,” shtoi ai.
Në rastin e operacionit Pandora, këto shërbime ofroheshin nga një grua 50 vjeçare greke me banim në Hagen, e cila u arrestua në shkurt 2025, dhe konsiderohet si drejtuesja e rrjetit në Gjermani.
E pandehura akuzohet se ka lidhur kontrata me ofrues telefonikë gjermanë, duke siguruar kapacitet të mjaftueshëm telefonik për kryerjen e veprave mashtruese, si dhe për hapjen e llogarive për transferimin e të ardhurave të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Ajo dyshohet se ka ngritur kompani fiktive me ndihmën e personave “fasadë”, ka nënshkruar kontratat telefonike në emër të këtyre kompanive, ka paguar faturat e prapambetura dhe ka paraqitur ankesa në rast ndërprerjesh të shërbimit.
Duke përdorur këtë infrastrukturë, mashtruesit telefonikë kanë kryer një numër të madh thirrjesh mashtruese në Gjermani, Austri, Zvicër dhe vende të tjera të BE-së.
Zyra e Krimeve të Landit Baden-Württemberg vlerëson se vetëm përmes infrastrukturës së krijuar nga e dyshuara e arrestuar është shkaktuar një dëm prej rreth 1.35 milionë eurosh.
Sipas hetuesve, gruaja ka vepruar pothuajse në anonimat. Ajo kishte qenë jashtëzakonisht e kujdesshme dhe për ta identifikuar si personin kryesor përgjegjës për organizimin e gjithë skemës u desh një hetim i thelluar që zgjati gati një vit.
“Ajo nuk punonte askund tjetër,” tha Hoffman. “Jetonte me ndihmë sociale në Gjermani, merrte rreth 500 euro në muaj nga shteti – nga ne, në fakt, dhe kohën e saj ia kushtonte kësaj veprimtarie.”
I pyetur nëse kjo ishte një mbulesë perfekte për organizatoren e skemës, polici gjerman u përgjigj me ironi.
“Deri diku po, por nuk i doli për mirë,” tha ai. “Tani fjala i takon gjykatës.”/BIRN -

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit
E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”.
Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix.
Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër.
Gjatë muajve që pasuan, Adrian Ross e nxiste që të kryente vazhdimisht depozita, duke i thënë se vetëm në këtë mënyrë do të mundej të kapte pozicione më të mira tregtare fitimprurëse. Christoph e ndiqte ecurinë e investimeve nga kompjuteri i tij, duke parë në ekran grafikë që ngjiteshin, fitime që rriteshin dhe bonuse që akumuloheshin – kohë gjatë së cilës ai i transferoi platformës 995 mijë euro në total.
Megjithëse ishte investitor me eksperiencë dhe pronar i një biznesi, Christoph nuk e dinte se ato që i shfaqeshin përpara syve nuk ishin kontrata të vërteta dhe se në anën tjetër të linjës telefonike, pas pseudonimit Adrian Ross fshihej një i ri shqiptar, operator në një call-center në Tiranë.Një vit më vonë, pas një serie të dështuar përpjekjesh për t’i tërhequr fondet, Christoph kuptoi se kishte rënë viktimë e një skeme mashtruese dhe iu drejtua policisë.

“Deri diku po, por nuk i doli për mirë,” tha ai. “Tani fjala i takon gjykatës.”/Reporter.al -

Shqipëria ofron potencial për t’u bërë nyje rajonale në data center
Por nevojitet një strategji kombëtare Flet Gentian Likaj, administrator i Communication Progress Me kompanitë që kërkojnë siguri, shpejtësi dhe akses të qëndrueshëm në informacion, data center po marrin rol thelbësor në infrastrukturën teknologjike të Shqipërisë.Gentian Likaj, administrator i Communication Progress, një prej kompanive më të konsoliduara në vend në fushën e zgjidhjeve ICT (Inf…