Tag: celularin

  • “Kristian, mos më luaj me 2 porta”, SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vau Dejësit, Rama e paralajmëroi

    “Kristian, mos më luaj me 2 porta”, SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vau Dejësit, Rama e paralajmëroi

    Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut te Dejes, Kristian Shkreli. Raportohet se vendimi u mor në kuadër të një hetimi që SPAK po zhvillon për korrupsion zgjedhor të subjektit politik të Partisë Socialdemokrate.
    Po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë sekuestruar edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se janë përfshirë në shitblerjen e votës në Qarkun Shkodër, ku partia e Tom Doshit ka marrë 2 mandate.

    Sekuestrimi i celularit Kristian Shkrelit vjen katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare ku në Vaun e Dejës, PSD-ja doli forcë e parë.
    Kryebashkiaku i PS-së ishte në shënjestër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në Shkodër, në përmbyllje të fushatës elektorale ku iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.
    Gjatë ditën së djeshme (14 Maj) SPAK dhe BKH, në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë ushtruar kontrolle përveç Qarkut Shkodër, edhe në disa qarqe të tjera, lidhur me hetimet që po kryhen për krim zgjedhor.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • SPAK sekuestron celularin e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, dyshohet për krime zgjedhore

    SPAK sekuestron celularin e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, dyshohet për krime zgjedhore

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar celularin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
    Sekuestrimi është kryer pas kontrolleve të zhvilluara një ditë më parë në zonat e Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës. Burime nga hetimi bëjnë me dije se kjo masë është pjesë e një hetimi që lidhet me krime zgjedhore.
    Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e hetimeve apo nëse zyrtari lokal është subjekt i ndonjë akuze konkrete, por veprimi i SPAK vjen në kuadër të goditjes së parregullsive gjatë proceseve elektorale.

    Hetimet vijojnë dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.
    /vizionplus.tv

  • SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

    SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

    SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

    BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH zhvilluan aksion një ditë më parë në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe.
    Aksioni ishte me urdhër të SPAK, ku dyshohet për disa persona të ndaluar me akuzën për krime zgjedhore.
    Pas Shkodrës u zhvillua aksion edhe në Fier, ku janë kryer kontrolle në disa subjekte dhe janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike.
    Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.
    Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

    Top Channel

  • “Kristian mos luaj me dy porta”/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

    “Kristian mos luaj me dy porta”/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

    Edi Rama dhe Kristian Shkreli

    VAU I DEJËS-Detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
    Kujtojmë se gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Shkodër, ZËRI kapi momentin kur kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ nën zë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Në momentin që kishte hequr mikrofonin nga dora dhe po largohej, Rama u ndal pak sekonda përballë Shkrelit dhe i tha: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta! 

    Një ditë më parë 14 maj, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilluan aksione në Shkodër dhe Fier në kuadër të krimeve zgjedhore, ku u raportua për disa të shoqëruar. Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve u bë me vendim të GJKKO, ndaj personave të lidhur me Partinë Socialdemokrate. Raportohet se SPAK ka sekuestruar edhe celularin e shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor./ZËRI

  • Krimet zgjedhore/SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

    Krimet zgjedhore/SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

    SPAK ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
    Kryebashkiaku i Vaut të Dejë është nën hetim për “korrupsion zgjedhor”.

    Më herët gjatë fushatës, kryeministri Rama në një takim në Vaun e Dejës, iu drejtua Shkrelit:
    “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”
    Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

  • Operacioni “Quick Response”/ I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    Operacioni “Quick Response”/ I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave.
    Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.
    Falë veprimeve të shpejta të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • VIDEO/ Dhunoi dhe i grabiti celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    VIDEO/ Dhunoi dhe i grabiti celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

    Një 20-vjeçar zvicerian është vënë në pranga nga Policia, pasi vodhi me dhunë një aparat celular në rrugën e Barrikadave.

    Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur i riu, i identifikuar si J. K., ndoqi një 52-vjeçar teksa ky i fundit po kthehej në banesë. Pas një konflikti fizik, 20-vjeçari arriti t’i merrte telefonin dhe u largua.

    Falë hetimeve të shpejta nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, autori u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi si provë materiale celularin e vjedhur.

    Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa ndaj të riut rëndojnë akuzat për grabitje me dhunë.