Tag: celulare

  • Shqiptarët “konsumuan” 2 miliardë GB internet në 2024

    Shqiptarët “konsumuan” 2 miliardë GB internet në 2024

    Trafiku i internetit nga rrjetet fikse dhe celulare arriti vitin e kaluar volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt).Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje të shpejtë në të dyja rrjetet.Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit në për të aksesuar shërbimet e tyre, financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj.Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave tëparashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Numri i përdoruesve të telefonisë celulare ra përsëri në tremujorin e parë

    Numri i përdoruesve të telefonisë celulare ra përsëri në tremujorin e parë

    Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve arriti në 2.43 milionë, në rënie me 2.3% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rënia madje shënon edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit zbriti në 2.02 milionë, me një rënie prej 3.4% nga fillimi i vitit, por me një rritje të lehtë prej 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me më shumë se 28%.Kjo mund të shpjegohet me faktorë të brendshëm të tregut, por ndoshta edhe me faktorë demografikë.Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.Megjithatë, në periudha të veçanta rritja e fortë e turizmit hyrës e kompenson përkohësisht ndikimin e faktorëve të mësipërm. Turistët e huaj jashtë zonës së Ballkanit Perëndimor në përgjithësi përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri.Gjatë tremujorit III 2024 numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare shënoi një rritje të fortë nga 2.52 milionë në 2.81 milionë. Por, në tremujorin IV 2024 numri i abonentëve aktivë shënoi menjëherë një rënie të fortë në 2.49 milionë, çka lë të kuptohet se turizmi ka një impakt të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 3.3%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 4.8%. Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti./ E.ShehuBurimi: AKEPKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

    Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

    Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9200 lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë.Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të katërtin vit radhazi.Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 5.54 lekë për minutë, 16% më shumë, krahasuar me një vit më parë.Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka ndikuar në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit, si me parapagesë, ashtu edhe me kontratë, por ndërkohë kanë ulur edhe njësitë e përfshira të komunikimit në to, duke sjellë si rezultat një shtrenjtim edhe më të lartë të shprehur për njësi.Ndërkohë, në fillim të vitit 2024, të dy operatorët celularë, kanë përcaktuar në kushtet e përgjithshme të kontratës të drejtën e tyre për të indeksuar çdo vit çmimin e paketës me inflacionin mesatar vjetor.Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 300 milionë lekësh.Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e 476 milionë lekëve, nga 70 milionë lekë që kishte qenë rezultati i raportuar një vit më parë.Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2024 arriti në rreth 3.4 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.Ndërsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.5 milionë, në rënie vjetore me 3.8%. / E.ShehuBurimi: AKEPKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Operatorët celularë i shumëfishuan fitimet për vitin 2024

    Operatorët celularë i shumëfishuan fitimet për vitin 2024

    Fitimi i operatorëve celularë në vend u rrit ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin e kaluar Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 300 milionë lekësh.Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e 476 milionë lekëve, nga 70 milionë lekë që kishte qenë rezultati i raportuar një vit më parë.Në total, dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.Me këtë shifër, dy operatorët celularë kanë arritur fitimin më të lartë që prej vitit 2019.Në mungesë të pasqyrave të detajuara financiare, mund të vlerësohet se rritja e çmimeve të shërbimeve të komunikimit po ndikon pozitivisht bazën e të ardhurave të operatorëve dhe rritjen e fitimeve të tyre.Ulja e numrit të operatorëve celularë nga tre në dy, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë shtrenjtimin gradual të paketave të komunikimit.Pas vitit 2022, operatorët celularë i kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me të paktën 100-200 lekë, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.Ndërkohë, në fillim të vitit 2024, të dy operatorët celularë, kanë përcaktuar në kushtet e përgjithshme të kontratës të drejtën e tyre për të indeksuar çdo vit çmimin e paketës me inflacionin mesatar vjetor, sipas shifrës së publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për vitin paraardhës.Megjithatë, sipas AKEP, Vodafone Albania nuk e ka aplikuar klauzolën në vitin e kaluar, ndërsa One Albania e aplikoi atë më datë 1 qershor 2024, por vetëm për pajtimtarët e kategorisë Biznes.One Albania ka informuar AKEP-in se klauzola e IÇK-së u zbatua për 15,126 pajtimtarë individualë të kategorisë biznes dhe 3,265 subjekte biznesi të regjistruar me NIPT, zotërues të 195,282 numrave celularë.Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parëTë ardhurat e gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve celulare me shumicë përbëjnë rreth 18% të totalit të të ardhurave dhe pjesa tjetër rreth 82% gjenerohen nga tregu i pakicës.Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2024 arriti në rreth 3.4 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.Ndërsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.5 milionë, në rënie vjetore me 3.8%./ E.ShehuBurimi: AKEPKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

    Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

    Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare.Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas të operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit. Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës.Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar qysh të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur edhe njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.Nga ana tjetër, kalimi në teknologjinë 5G dhe nevojat e vazhdueshme në teknologji kanë ushqyer edhe më shumë presione rritëse mbi çmimet e operatorëve celularë në vend.Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2023 shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në afërsisht 7900 lekë në vit. Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë.Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi.Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 4.78 lekë për minutë, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.Mbështetur në informacionin e raportuar në AKEP, dy operatorët celularë fituan gjithsej 619 milionë lekë vitin 2023, ndërsa viti 2022 ishte mbyllur me humbje neto në vlerën e 499 milionë lekëve. / E.ShehuBurimi: EurostatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

    Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Pas disa vitesh situate stanjative të shkaktuara kryesisht nga rënia e popullsisë dhe, rrjedhimisht, rënia e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare, kompanitë që operojnë në këtë treg siguruan të ardhura më të larta gjatë vitit 2024, një situatë që sugjeron se kompanitë mund të kenë qenë në gjendje të shesin me çmime më të larta te një numër më i vogël klientësh. Gjithsesi, ky inflacion, i cili u vu re edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, institucion që njoftoi hapjen e hetimeve ndaj kompanive për shkak të dyshimeve se i kanë rritur çmimet në mënyrë të koordinuar, nuk është vënë re nga Instituti i Statistikave, i cili ka vlerësuar se çmimet në grupin “Komunikimi” nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim dramatik, jo vetëm gjatë vitit 2024 por edhe përgjatë të pesë viteve të fundit.
    Të dhënat mbi volumin e komunikimit, të ardhurat e kompanive dhe numrin e përdoruesve aktivë u publikuan së fundmi nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare në raportin vjetor të këtij institucioni të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Të dhënat e përdoruesve të kartave SIM, të cilat janë unike për çdo pajisje që lidhet në rrjetin e telefonisë celulare, duket se tregojnë edhe rënien e popullsisë prezente në Shqipëri, ku një rënie e konsiderueshme vërehet në vitet 2023 e 2024.
    Më pak klientë, më shumë të ardhura

    Dy kompanitë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme që veprojnë aktualisht në Shqipëri, Vodafone Albania dhe One patën të ardhura në masën 28 miliardë lekë gjatë vitit 2024, thuhet në raportin e AKEP për parlamentin. Në krahasim me vitin 2023, të ardhurat janë rritur me 10% ose 4 miliardë lekë. Të ardhurat e operatorëve të tregut nuk u rritën në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 dhe patën shënuar një rritje minimale prej 2.7% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021.
    Ndryshe nga të ardhurat, numri i klientëve që kompanitë u kanë shërbyer ka ardhur në rënie. Në vitin 2023, kartat aktive ranë me 6% ndërsa në vitin 2024 ranë edhe me 4.8% të tjera.
    Në vitin 2024, në Shqipëri pati afërsisht 2.49 milionë karta SIM aktive. Kompanitë klasifikojnë si “aktive” kartat që kryejnë së paku një lidhje në rrjet përgjatë një periudhe të caktuar.
    Në krahasim me vitin 2023, numri i kartave aktive ka rënë me 126 mijë ose 4.8% ndërsa në krahasim me vitin 2023, rënia ka qenë 294 mijë karta sim ose 10%. Rënia e numrit të përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare mund të shërbejë si tregues indirekt i popullsisë prezente në vend por duke marrë parasysh se shumë qytetarë mbajnë në përdorim më shumë se sa një telefon celular, të dhënat nuk japin një tablo shumë koncize.
    Kompanitë celulare gjithsesi ia kanë dalë që, gjatë viteve të mëparshme të shmangin rënien e të ardhurave përmes rritjes së arkëtimeve nga një numër më i vogël klientësh ndërsa gjatë vitit të kaluar, ia kanë dalë të rrisin të ardhurat pavarësisht rënies. Kështu, të ardhurat e dy operatorëve të pjesëtuar për numrin e kartave SIM aktive tregojnë se të ardhurat mesatare për përdorues u rritën me 15.6% gjatë vitit të kaluar dhe 6.4% në vitin 2023. Në total, secili prej përdoruesve aktivë në vitin 2024 pagoi pak më shumë se 11 mijë lekë (rreth 110 euro) për shërbimet e telefonisë celulare ndërsa në vitin 2023 pati paguar 9700 lekë ose rreth 97 euro.
    AKEP thotë në raportin e vet vjetor se ulja e numrit të operatorëve nga 3 në 2 pas bashkimit të Albtelecom me One, “kanë sjellë efekte edhe në aspektin e tarifimit të shërbimeve me pakicë”, por nuk jep të dhëna mbi rritjen e perceptuar të çmimeve pas bashkimit.

    “AKEP e ka monitoruar në vijimësi njoftimin e ndryshimeve të planeve tarifore të sipërmarrësve mobile dhe, në kuadër të bashkëpunimit dhe kërkesave të Autoritetit të Konkurrencës, ka përcjellë pranë këtij të fundit njoftimet dhe përmbledhjen e planeve tarifore të njoftuara pranë AKEP,” thuhet në raport.
    “Në ndryshim nga periudhat pararendëse vërehet se pas bashkimit me përthithje të One Telecommunications me Albtelecom, përgjatë periudhës 2023 – 2024 ka pasur një reduktim të konsiderueshëm të numrit të paketave ekzistuese të këtyre sipërmarrësve, sjellje kjo e vërejtur edhe tek sipërmarrësi Vodafone Albania. Ndryshimet në planet tarifore të ofruara për pajtimtarët fundorë janë reflektuar në uljen e numrit të planeve tarifore dhe larmishmërisë së tyre, veçanërisht tek pajtimtarët me parapagesë,” thuhet në raport.
    Në total, kostoja e shërbimeve të komunikimit, ku përfshihen celularët, telefonia fikse dhe interneti, ishte 39.3 miliardë lekë për vitin 2024, me një rritje prej 5.3% kundrejt vitit paraardhës.
    Në shkurt, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka vendosur në “hetim paraprak” kompanitë Vodafone dhe One për tregun me pakicë “nisur nga disa ankesa […] mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë”. Hetimi do të shqyrtojë sjelljen e kompanive për periudhën 1 janar 2022, 31 dhjetor 2024. Në rast se gjenden fajtore, Autoriteti ka të drejtë të gjobisë kompanitë me 2 deri në 10% të xhiros vjetore. Kompanitë në fjalë janë vënë shpesh nën hetime në të shkuarën. Në vitin 2017, tre kompani të pranishme në treg vendosën brenda një jave paketa thuajse identike në çmime dhe në sasi. AMC dhe Vodafone kanë qenë kompanitë e para të gjobitura për abuzime me pozicionin dominues nga Autoriteti i Konkurrencës dy dekada më parë. Në atë kohë, dy kompanitë, Vodafone dhe AMC, arrinin të siguronin gati gjysmë miliardi euro të ardhura në vit, të vjela nga një ekonomi që ishte disa herë më e vogël se sa sot. Në atë kohë,  Vodafone e AMC realizonin norma fitim neto kundrejt të ardhurave 50 apo 60%.
    Disa masa rregullatore pas vitit 2009 si dhe hapja e konkurrencës me hyrjen në treg të kompanisë Plus solli dobësimin e aftësisë së këtyre kompanive për të dominuar tregun. Shërbimet celulare aktualisht i kushtojnë shqiptarëve 28 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e asaj që kushtonte në vitin 2008.

    Marrë nga BIRN

    bashkimi

    fund2

    fund1

    ardhura

  • “Sekuestrohen automjete, celularë dhe dokumente”/ Prokurori Shehu: SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie, 9 janë zbatuar

    “Sekuestrohen automjete, celularë dhe dokumente”/ Prokurori Shehu: SPAK ka lëshuar 11 masa sigurie, 9 janë zbatuar

    Prokurori i SPAK, Alfred Shehu tha se janë lëshuar 11 masa sigurie, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar.
    “Shkëmbimi informacionit nga autoritetet finlandeze ka qenë pa ndërprerje. Në përfundim të këtyre veprimeve, u arrit edhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja, në marrëveshje me përfaqësuesit e autoriteteve finlandeze. Nga ana e SPAK, gjatë majit është dërguar kërkesa për caktim mase sigurimi për 11 persona. Nga GJKKO. U vendos sot në dakordësi edhe të autoritetet finlandeze pasi në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur zbatimi i masës së sigurimit deri më tani i 9 personave. Po vazhdon puna për të bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave të tjerë. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, është sekuestruar disa automjete, konkretisht 8, telefona celularë, dhe shumë dokumenteve, ku një pjesë konsiderohen me vlerë për hetimin pasi janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna me aktivitetin kriminal të personave. Do të vazhdojmë edhe hetimin pasuror për personat e identifikuar.”, u shpreh Shehu.

  • Kontrolle në burgun e Durrësit, kapen 10 celularë

    Kontrolle në burgun e Durrësit, kapen 10 celularë

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit. Nga kontrollet janë kapur 10 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.
    Bëhet me dije se aparatet nuk janë gjetur në qelitë VIP të burgut dhe aksioni kishte nisur prej ditës së djeshme (28 maj). Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga vetë kreu Klevis Qose, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

  • Hyri në një shtëpi gjatë natës dhe vodhi dy celularë, kapet 28-vjeçari

    Hyri në një shtëpi gjatë natës dhe vodhi dy celularë, kapet 28-vjeçari

    Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 28 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje.
    Sipas komunikatës së policisë, E.A. u kap në kushtet e flagrancës pasi kishte hyrë në një banesë gjatë natës nga ku mori dy aparate celularë dhe një sasi parash.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”.

  • SPAK aksion në Elbasan, sekuestrohen 200 mijë euro dhe dy celularë

    SPAK aksion në Elbasan, sekuestrohen 200 mijë euro dhe dy celularë

    foto ilustruese

    ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar 4 kontrolle në qytetin e Elbasanit në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore. Raportohet se janë sekuestruar brenda një banese rreth 200 mijë euro dhe dokumente kompromentuese lidhur me çështjet zgjedhore. Po ashtu mësohet se në kuadër të hetimit janë sekuestruar dy celularë, por ende nuk është bërë e ditur se cilat janë subjektet ku janë zhvilluar kontrollet.
    Ndërkohë, ditën e sotme një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilluan një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi. 
    vijon…