Tag: celular

  • Vodhi një celular në Rrugën e Kombit/ Shpallet në kërkim 41-vjeçari

    Vodhi një celular në Rrugën e Kombit/ Shpallet në kërkim 41-vjeçari

    Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një person.
    Në kërkim është shpallur 41-vjeçari S. G. i cili ka vjedhur një aparat celular në një market në Rrugën e Kombit dhe është larguar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. G., 41 vjeç, banues në Kosovë, i cili ka marrë një aparat celular në një market përgjatë Rrugës së Kombit dhe është larguar”, njofton policia

  • Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

    Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
    Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
    Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    “Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
    Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
    Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

  • Nga Lezha në Rinas, 38-vjeçari arrestohet pas vjedhjes së një makine, i sekuestrohet edhe një celular

    Nga Lezha në Rinas, 38-vjeçari arrestohet pas vjedhjes së një makine, i sekuestrohet edhe një celular

    Një 38-vjeçar në Lezhë u ndalua disa minuta pas vjedhjes së një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”. Automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas u sekuestruan në momentin e ndalimit.

    Ndaj shtetasit janë nisur procedurat për hetime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për të verifikuar nëse ai është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje.

    Njoftimi:

    Lezhë

    Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari.

    U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas.

    Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, organizuan punën për kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, pak minuta pas ngjarjes, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë.

    Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.

    Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme

  • Me celular, kokainë e kanabis në makinë – policia i prish planin 24-vjeçarit në Laç

    Me celular, kokainë e kanabis në makinë – policia i prish planin 24-vjeçarit në Laç

    Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Kurbinit. Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap me kokainë dhe kanabis, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjeje.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, ndaluan për kontroll një automjet tip “Citroen” në qytetin e Laçit.
    Automjeti drejtohej nga shtetasi Denis Preci, 24 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë dhe kanabis.
    Si prova materiale, u sekuestruan: lënda narkotike, automjeti me të cilin qarkullonte i riu, si dhe një aparat celular.
    Pas veprimeve procedurale, shtetasi Denis Preci u arrestua në flagrancë dhe do të përballet me akuzën për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.

  • I qetë në rrugë dhe duke folur në celular/ Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

    I qetë në rrugë dhe duke folur në celular/ Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

    Publikohen pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit, 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babbru, Tiranë, pasi ndodhi ngjarja e rëndë kriminale.

    Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, autori i dyshuar Arlind Demushi, shihet i qetë dhe duke folur në celular.
    Arrestimi i tij u bë i mundur paraditen e sotme në Durrës.
    Sipas njoftimit të policisë, Demushit, iu gjetën në çantërrobat që kishte veshur në momentin e krimit.
    Dyshohet se të dy, autori dhe viktima kanë qenë duke pirë në një lokal të zonës.

    Top Channel

  • Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

    Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

    Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend.Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës. Pajisjet do të dorëzohen në kutitë përkatëse në klasë në fillim të orëve dhe do të qëndrojnë të fikura ose në modalitetin “Airplane” deri në përfundim të mësimit.Edhe mësuesit ndalohen të përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve emergjente apo për arsye pedagogjike të miratuara nga drejtoria.Udhëzimi përcakton se në rast shkeljeje, pajisja merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtori. Prindi njoftohet menjëherë dhe paraqitet në shkollë për tërheqjen e pajisjes. Në rast përsëritjeje, parashikohen masa disiplinore si pjesëmarrja në aktivitete ndërgjegjësuese ose masa më të rënda për nxënësit e shkollave të mesme.Prindërit kanë detyrimin të bashkëpunojnë me shkollën, të informohen për rregullat dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre nuk i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.Zbatimi i udhëzimit mbështetet në parimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është pjesë e përpjekjeve për rritjen e disiplinës, përmirësimin e përqendrimit në mësim dhe forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes nxënësve dhe mësuesve. Çfarë përcakton udhëzimi NDALIMI I PËRDORIMIT TË TELEFONAVE CELULARË DHE PAJISJEVE TË NDËRLIDHURA ME TELEFONINNdalohet përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të nga nxënësit gjatë procesit mësimor dhe gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar.Përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të gjatë orëve të mësimit është i ndaluar edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente, të përcaktuara në rregulloren e shkollës apo kur përdorimi lidhet drejtpërdrejt me nevoja të provuara pedagogjike ose organizative të procesit mësimor të lejuara nga drejtoria e shkollës.Çdo pajisje e konstatuar apo përdorur në mënyrë të palejuar në ambientet e shkollës merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtorinë e shkollës, deri në përfundim të orarit mësimor.Përjashtimisht për nevoja urgjente nxënësit mund të komunikojnë me prindin apo personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, vetëm me lejen e mësuesit kujdestar/drejtorit të shkollës. Drejtuesit e shkollës janë në dispozicion për të mundësuar komunikimin e ndërsjellë të nxënësit me prindin në çdo rast emergjent të parashikuar në rregulloren e shkollës.PËRGJEGJËSITË E DREJTORISË SË SHKOLLËSDrejtoria e institucionit arsimor parauniversitar (shkollës) ka për detyrë: a) të sigurojë në çdo klasë një kuti/sirtar për depozitimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to, në rastet kur nxënësi i ka marrë ato në shkollë. Telefoni celular duhet të jetë i fikur ose në modalitetin “Airplane” dhe duhet të vendoset në kutinë e caktuar në klasë në nisje të procesit mësimor dhe deri në përfundim të tij; b) personeli mësimor është përgjegjës për zbatimin e rregullit në klasë sipas përcaktimeve të bëra në rregulloren e brendshme të shkollës; c) të përcaktojë në rregulloren e brendshme të shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psikosocial, nxënësve, prindërve, të cilat lidhen me zbatimin e këtij udhëzimi; d) të sigurojë që ky rregull t’i komunikohet të gjithë nxënësve dhe prindit/ve ose personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në fillim të vitit shkollor; e) të organizojë takime me prindërit, për t’i informuar mbi rregullat dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Prindi duhet të konfirmojë që është njohur dhe e pranon këtë rregull; f) të informojë sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të shkollës, prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, përmes fletores së komunikimit digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë apo pajisjeve të ndërlidhura me to gjatë gjithë procesit mësimor; g) të raportojë periodikisht për zbatimin e këtij udhëzimi në zyrën vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) për rezultatet e zbatimit të këtij udhëzimi dhe masat e marra.ROLI DHE BASHKËPËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE OSE E PERSONAVE QË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE TË NXËNËSITPrindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore duhet të bashkëpunojë me shkollën për zbatimin e këtij udhëzimi, duke u angazhuar që nxënësi të mos marrë me vete apo të përdori telefonin celular apo pajisje të ndërlidhura me të, gjatë qëndrimit në shkollë.Në rastin kur prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore kërkon ta pajisë fëmijën me telefon celular në shkollë apo pajisje të ndërlidhura me të, duhet t’ia bëjë të ditur arsyen e pajisjes që në fillim të vitit shkollor drejtorisë së shkollës dhe duhet të angazhohet t’i bëjë të ditur fëmijës, se telefoni celular apo pajisja e ndërlidhur me të do të fiket apo vendoset ne modalitetin “Airplane” në kutinë/ sirtarin e përcaktuar në klasë/shkollë dhe nuk do të përdoren për asnjë rast gjatë procesit mësimor, përveç rasteve të parashikuara në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe të përcaktuara në rregulloren e brendshme të saj.PROCEDURA NË RAST SHKELJEJEDrejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, në rast shkeljeje të këtij udhëzimi, është e detyruar të njoftojë menjëherë prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mjeteve të tjera të komunikimit shkollor. 2. Telefoni celular dhe pajisjet e ndërlidhura me të do t’i kthehen prindit apo personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, pas orarit mësimor, në kohën kur prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore paraqitet në shkollë dhe nxënësit i komunikohet me shkrim masa e marrë nga institucioni arsimor parauniversitar.MASAT NË RAST TË SHKELJEVENë rast të shkeljes për herë të parë të këtij rregulli nga nxënësi, masa e marrë do të jetë “këshillim” që shoqërohet me shënim nga mësuesi kujdestar, i cili njofton me shkrim prindin dhe nëpërmjet përdorimit të fletores digjitale në SMIP. Ky njoftim përfshin edhe marrjen dhe dorëzimin e telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të në drejtori. Prindi, pas njoftimit, paraqitet në shkollë për marrjen e telefonit celular dhe/ose të pajisjeve të ndërlidhura me të.Në rast të përsëritjes së kësaj sjelljeje nga nxënësi i arsimit bazë, konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij merren masat si më poshtë: a) këshillim përmes Komisionit të Disiplinës së Shkollës në prani të nxënësit dhe prindit; b) pjesëmarrje e nxënësit në orë/aktivitete të posaçme edukative dhe këshilluese apo në aktivitete komunitare që lidhen me edukimin qytetar dhe digjital në bashkëpunim me klubet e shkollës, për të cilat informohet dhe prindi.Në rast të përsëritjes së shkeljes nga nxënësi i arsimit të mesëm të lartë, lidhur me ndalimin e përdorimit të telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të, do të konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij, merren në mënyrë të përshkallëzuar masa disiplinore të përcaktuara në rregulloren e brendshme të shkollësInstitucionet arsimore parauniversitare, në funksion të zbatimit efikas të këtij udhëzimi, krahas masave të përcaktuara në këtë krye, mund të shtojnë në rregulloren e tyre të brendshme edhe masa të tjera për nxënësit, me karakter ndërgjegjësues, sensibilizues dhe edukues.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘Së bashku me drogaxhiun’, Berisha publikon foton e Vangjush Dakos: Në qeli me celular!

    ‘Së bashku me drogaxhiun’, Berisha publikon foton e Vangjush Dakos: Në qeli me celular!

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar në Facebook një foto të Vangjush Dakos që sipas tij është fiksuar në momentet që ndodhet në qelinë e burgut pas daljes nga spitali.
    Ish-kryeministri thotë se Dako po trajtohet në mënyrë speciale në qeli.
    “Trajtim special! Pershendetje Dr, Vangjush Dako  sebashku me drogaxhiun Ron Shqopa ne qeli dhe me celular ne dore” shkruan Berisha.

  • I shiste informacione sekrete agjentëve kinezë/ Dënohet me 4 vite burg punonjësi i DASH

    I shiste informacione sekrete agjentëve kinezë/ Dënohet me 4 vite burg punonjësi i DASH

    Një punonjës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së (DOS) u dënua me 48 muaj burg për komplot mbi mbledhjen dhe transmetimin e informacioneve të mbrojtjes kombëtare te individë që ai besonte se punonin për qeverinë e Republikës Popullore të Kinës (PRC).
    Sipas dokumenteve të gjykatës, duke filluar nga prilli i vitit 2022, Michael Charles Schena, 42 vjeç, nga Aleksandria, Virxhinia, komunikonte me njerëz që takonte në internet përmes platformave të ndryshme të komunikimit dhe u ofronte atyre informacione të ndjeshme të qeverisë amerikane, në këmbim të parave. Dy prej këtyre individëve u paraqitën si punonjës të kompanive ndërkombëtare të konsulencës. Pavarësisht indikacioneve të qarta dhe besimit se po punonin në emër të Republikës Popullore të Kinës, Schena vazhdoi marrëdhënien e tij me ta.
    Në gusht të vitit 2024, Schena takoi një individ në një hotel në Peru, i cili i dha Schenës 10,000 dollarë dhe një celular që do të përdorej nga Schena për të marrë detyra dhe për të transmetuar informacione.
    Në tetor 2024, ndërsa ishte në punë, Schena përdori telefonin celular që mori në Peru për të fotografuar dhe transmetuar të paktën katër dokumente të klasifikuara që përmbanin informacione të mbrojtjes kombëtare dhe të cilat ishin të klasifikuara në nivelin SEKRET.
    Në shkurt 2025, kamerat e sigurisë e kapën Schenën përsëri duke përdorur telefonin celular për të fotografuar shtatë dokumente të shënuara si SEKRET që përmbanin informacione të mbrojtjes kombëtare.
    Agjentët e FBI-së e sekuestruan telefonin celular përpara se Schena të mund të transmetonte fotografi të këtyre dokumenteve të klasifikuara te trajtuesit e tij dhe e arrestuan Schenën.
    “I pandehuri e hodhi poshtë karrierën e tij, tradhtoi vendin e tij dhe abuzoi me besimin që Shtetet e Bashkuara i kishin dhënë duke i dhënë atij leje sigurie “Top Secret”. Ai do të kalojë vite të tëra të jetës së tij në burg për dhënien e informacionit të klasifikuar individëve që ai besonte se ishin agjentë të qeverisë kineze. Dënimi shërben si një paralajmërim për ata që do të shkelnin besimin që u ka dhënë Kombi ynë dhe do të mashtronin popullin amerikan”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare John A. Eisenberg.
    Ndërkohë, Prokurori i SHBA-së Erik S. Siebert për Distriktin Lindor të Virxhinias, u shpreh: “Çmimi i tradhtisë së turpshme të Michael Schena-s ndaj vendit të tij është shumë më i lartë se shuma e vogël për të cilën ai e shkëmbeu nderin e tij. Aktet e tij të lakmisë egoiste bënë që gratë dhe burrat besnikë të komunitetit tonë të inteligjencës dhe kombit të cilit ata i shërbejnë të paguajnë kostot. Kostoja që Schena do të paguajë është humbja e integritetit të tij, e reputacionit të tij dhe, me dënimin e sotëm, e lirisë së tij”.
     

  • Vodhi një celular në një lokal, arrestohet 19-vjeçari në Cërrik

    Vodhi një celular në një lokal, arrestohet 19-vjeçari në Cërrik

    Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi kishte vjedhur në mesnatë një celular në një lokal. Blutë kanë gjetur celularin e vjedhur në banesën e tij.

    Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë bërë ky shtetas.

    Njoftim i Policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur celularin, rreth mesnatës, në një lokal në lagjen nr. 1, Cërrik, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Si rezultat, u vu në pranga shtetasi O. Z., 19 vjeç, banues në Cërrik.

    Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • “E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të bëjë të reflektojë çdo prind

    “E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të bëjë të reflektojë çdo prind

    “E urrej telefonin celular të mamit tim”, kjo ka qenë përgjigja për një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila u bë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni.

    Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në “Facebook”.

    Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit. Dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon, transmeton ‘portalishkollor’. 

    Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj. Nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe.

    Mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre. Dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.

    “Dëgjoni fëmijët tuaj dhe lini celularin”, shkroi mësuesja në Facebook. 

    Detyra e fëmijës u bë virale pasi ai tha se si nëna e tij ishte gjithmonë me telefonin e saj në dorë. “Nuk më pëlqen telefoni, sepse mami im është në telefon gjatë gjithë ditës. Një telefon ndonjëherë është një gjë e keqe. E urrej telefonin e mamit. Dhe do të doja që ajo të mos kishte pasur kurrë një të tillë. Kjo është një shpikje që nuk më pëlqen”.

    Tema me shkrim dore u shoqërua me dizajnin e një celulari me një kryq. Dhe një fytyrë të trishtuar me një re të vogël që thoshte: “E urrej”.

    “Çdo ditë të jetës sonë, bëjmë një depozitim të vockël në bankën e kujtesës së fëmijëve tanë”, thotë Charles Swindoll, ndaj le të tregohemi më të përgjegjshëm!

    ———————–

    Lexo edhe:

    EMOCIONUESE: I RIU NGA KOSOVA I KËNDON ME LOT NË SY VENDLINDJES NË “AMERICAN IDOL”, ÇUDIT JURINË ME ZËRIN E TIJ (VIDEO)

    ObserverKult