Tag: celta

  • Alonso në “fije të perit”, Perez ultimatum, Man.City vendos fatin e spanjollit

    Alonso në “fije të perit”, Perez ultimatum, Man.City vendos fatin e spanjollit

    Në Madrid tensioni është në nivel maksimal, ku Xabi Alonso rrezikon shkarkimin. Humbja e rendë e pësuar përballë Celta Vigo-s, ka bërë që drejtuesit e klubit të qëndrojnë të mbyllur në zyrë deri natën vonë, ku pa diskutim tema kryesore ishte e ardhmja e Alonsos.
    Nga Spanja, mediat raportojnë, se Alonso ka në dispozicion vetëm një ndeshje, atë kundër Man.City, për të shpëtuar stolin e tij. Tekniku spanjoll mori vendin e Ancelottit, por gjërat nuk po shkojnë mirë, dukshëm Alonso ka humbur pjesën më të madhe të ekipit, me senatorët që kanë filluar t’i dalin kundër. Mbi ish trajnerin e Leverkusen rendojnë jo vetëm rezultatet, por dhe menaxhimi i disa titullarëve si Vinicius jr. Kjo situatë nuk është pritur mirë nga Perez dhe pjesa tjetër e stafit duke i vendosur menjëherë një ultimatum teknikun spanjoll, fiton ndaj Man.City të mërkurën për të shpëtuar stolin, në këtë kundërt e pret shkarkimi.

    Kaq ka mjaftuar që në Spanjë, mediat të aludojnë edhe për pasuesin e tij, ku emri i parë në raste të tilla është ai i Zinedine Zidane, por këtë herë diskutimi është pak më i ndërlikuar pasi Zidane pret të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit “FIFA2026”, me Deschamps që ka bërë publike vendimin e tij për t’u tërhequr nga “gjelat”. Në listën e dëshirave janë edhe emra si Klopp, Solari apo Arbeloa, por Alonso beson se ekipi i tij mund të ndryshojë situatën teksa pas ndeshjes me Celta Vigo-n u kujdes të theksonte se grupi është i bashkuar.

  • Alonso drejt shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Realit

    Alonso drejt shkarkimit, tre kandidatë për stolin e Realit

    Te Real Madrid është krijuar një klimë tensioni pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos në kampionat. Rezultati negativ ka shkaktuar reagime të forta brenda klubit madrilen, ndërsa drejtuesit kanë qëndruar në “Santiago Bernabéu” deri vonë për të diskutuar mbi situatën dhe të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso.
    Sipas mediave spanjolle, ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampioneve kundër Manchester City do të përcaktojë të ardhmen e tij në pankinën madrilene.
    Humbja ndaj Celta Vigos nuk ka qenë vetëm çështje rezultati, por edhe paraqitjeje. Drejtuesit e klubit janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si skuadra reagoi gjatë ndeshjes, duke e konsideruar mungesën e organizimit dhe ritmit si shqetësime të qarta për vazhdimësinë e sezonit. Për këtë arsye, Alonso ka marrë një ultimatum të drejtpërdrejtë, ku kërkohet një reagim i menjëhershëm. Vetëm një rezultat pozitiv në Ligën e Kampioneve mund të shmangë një vendim të menjëhershëm për pankinën.
    Në ambientin e klubit ndërkohë ka nisur të diskutohet edhe për pasuesin e mundshëm. Emri i Zinedin Zidan është rikthyer në qarkullim, por raportet nga Franca e bëjnë të pamundur një kthim të tij, pasi tekniku francez synon të marrë drejtimin e kombëtares franceze pas Botërorit 2026. Përveç tij, mediat spanjolle kanë përmendur disa kandidatë të tjerë që mund të marrin drejtimin e Real Madridit, mes tyre Jurgen Klopp, Santiago Solari dhe Alvaro Arbeloa.

  • Real “sheh makthe”, Celta Vigo mund madrilenët në “Bernabeu”, Alonso: S’më pëlqeu arbitrimi

    Real “sheh makthe”, Celta Vigo mund madrilenët në “Bernabeu”, Alonso: S’më pëlqeu arbitrimi

    Real Madridi kalon një tjetër natë të zezë në “Bernabéu”, duke u mposhtur 0-2 nga Celta Vigo. Megjithëse fillimi ishte premtues për madrilenët, me raste të rrezikshme nga Arda Güler, Bellingham dhe Vinicius, portieri Radu u shfaq në formë të shkëlqyer, duke mbajtur të paprekur portën e miqve.
    Pjesa e dytë solli zhgënjimin më të madh për skuadrën e Xabi Alonsos. Në minutën e 54-t, Williot Swedberg befasoi të gjithë me një gol të bukur me thembër, që i dha avantazhin Celtës. Situata u përkeqësua edhe më shumë për Realin në minutën e 63-të, kur Fran Garcia u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave.

    Me një lojtar më pak, madrilenët humbën dy mundësi të pastra me Mbappé dhe Gonzalo Garcia, ndërsa nervozizmi kulmoi me përjashtimin e dytë, këtë herë për Alvaro Carreras në minutat shtesë. Dhe pikërisht në sekondat e fundit, Swedberg shënoi edhe golin e dytë, pasi shmangu Courtois dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
    Celta del me tre pikë të arta dhe ngjitet pranë zonës europiane, ndërsa Real Madrid zhytet në kaos: presioni mbi Xabi Alonson rritet, skuadra mbetet katër pikë pas Barcelonës dhe rrezikon të parakalohet nga Villarreal, që ka një ndeshje më pak. Vetë tekniku spanjoll në fund të takimit u mundua të gjej alibi tek mungesat kreysisht dalja e Militaso për shkak dëmtimi, por edhe te vendimet e arbitrit, sidomos kartoni i kuq i Carreras. “Nuk më pëlqeu, vendimet e arbitrit ishin të diskutueshme”, ishin fjalët e teknikut spanjoll.

  • Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)

    Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)

    Real Madrid ka zhgënjyer duke u mundur 0-2 nga Celta Vigo në “Santiago Bernabeu”, për javën e 15-të në La Liga. Në minutën e 24-të, Eder Militao lë fushën e lojës i dmëtuar dhe në vend të tij futet Antonio Rudiger. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin nga të dy ekipet, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin pas një aksioni të shpejtë, ku Swedberg shënoi me pjesën e pasme të këmbës pas asistit perfekt të Bryan Zaragoza.
    Gjërat do të vështirësoheshin akoma edhe më shumë për madrilenët, ku Fran Garcia mori dy kartonë të verdhë brenda një minuti për faull ndaj kundërshtarit, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë që nga minuta e 64-të. Xabi Alonso-n nuk e mban dot vendi dhe nuk e fsheh dot zhgënjimin dhe acarimin ndaj lojtarit të tij.
    Trajneri bask u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të, për shkak të pakënaqësive ndaj gjykimit. Alonso ishte shumë i tensionuar sot, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
    Në minutat shtesë Swedberg gjeti sërish rrjetën, pas një kundërsulmi, duke vulosur përfundimisht fitoren 0-2 për Celta Vigo-n. Pas kësaj humbjeje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona. Ndërkohë, Celta Vigo rendtiet e 10-ta me 19 pikë.

  • Hattrick i Lewandovski-t, Barça mund Celta-n dhe i afrohet kreut, Flick: Nuk ndikohemi nga e shkuara, shohim përpara me optimizëm

    Hattrick i Lewandovski-t, Barça mund Celta-n dhe i afrohet kreut, Flick: Nuk ndikohemi nga e shkuara, shohim përpara me optimizëm

    Barcelona përfiton nga ndalesa e Real Madrid dhe ngushton diferencën me kryesuesit në -3, pas suksesit të dielën në mbrëmje ndaj Celtav Vigos në transfertë me rezultatin 2-4. Miqtë zhbllokuan shifrat shumë shpejtë falë një goli të Lewandovskit me 11 metërsh. Megjithatë Celta reagoi shumë shpejtë, pasi Carreira shfrytëzon një kundërsulm të shpejtë. Barça kundërpërgjigjet me Rashford, me sulmuesin anglez që godet shtyllën në minutën e 25. Megjithatë 12 minuta më vonë do të ishte sërish Rashford që kroson bukur në zonë, me Lewan që nuk fal për golin e dytë. Gëzimi i miqve do të zgjaste vetëm 5 minuta pasi Borja Inglesias realizon me një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës duke rivendosur barazpeshën në Balaidios.
    Megjithatë kur u mendua se fraksioni i parë po mbyllet në barazim ,në kohën shtesë do të vinte goli i Lamin Yamal që do të godiste saktë duke çuar topin në cepin e majtë të portës vendase. Pas pushimit Celta e kishte të vështirë të gjente sërish golin e barazimit, ndërsa katalanasit ditën të administronin mjaft mirë avantazhin. Në minutën e 73 do të ishte sulmuesi polak Robert Lewandovski që do të kompletonte hattrickun e tij, duke shënuar golin e 3 personal dhe të 4 për Barçën, duke e mbyllu përfundimisht sfidën me suksesin e miqve.

    I lumtur për këtë sukses sigurisht në përfundim të takimit ishte tekniku gjerman i katalanasve, Hansi Flick: “Jam i kënaqur nga paraqitja e djemve. Skuadra diti të mbrohej mirë në pjesën e dytë. Më pëlqeu gjithashtu kontrolli i topit. Çfarë ka ndodhur në të shkuarën nuk na ndikon. Shohim përpara me optimizëm”.
    Pas këtij suksesi, Barcelona ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke qenë kështu vetëm 3 pikë larg kryesueseve të Real Madrid.

  • Dy gola për dy minuta, Celta Vigo-Barcelona nis vrullshëm (video)

    Dy gola për dy minuta, Celta Vigo-Barcelona nis vrullshëm (video)

    9 Nëntor 2025

    21:19

    Telesport

    Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të në La Liga mes Celta Vigo-s dhe Barcelonës ka nisur vrullshëm. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.
    Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.
    Pas barazimit pa gola të Real Madridit ndaj Rayo Vallecano-s, për Barcelonën vlen vetëm fitorja sot nëse do që të ngushtojë diferencën me vendin e parë.
    SHIKOGOLAT

  • 5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

    5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

    Celta Vigo ka treguar vitet e fundit që është një ekip “ters” për Barcelonën, ku i ka nxjerrë jo pak probleme, sidomos në sfidat që luhen në “Estadio de Balaidos”.
    Pjesa e parë në përballjen që po luhet aktualisht është mbyllur 2-3 për katalanasit, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.
    Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.
    Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.
    Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë.
    SHIKOGOLAT

  • Flick ruan optimizmin: 5 pikë prapa Real Madridit? Ka ende shumë rrugë deri në maj

    Flick ruan optimizmin: 5 pikë prapa Real Madridit? Ka ende shumë rrugë deri në maj

    8 Nëntor 2025

    14:48

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Celta Vigo. Duke iu referuar kundërshtarëve, tha: “Në këtë moment, Celta është në një formë të mirë, por në fund gjithçka varet nga qëndrimi. Kemi folur për këtë. Është e rëndësishme të fitojmë atje, duam të marrim tri pikë të tjera. Gjithçka është çështje mentaliteti”.
    Pas tri ndeshjeve të fundit pa fitore, Flick mbetet i qetë: “Po e menaxhojmë mirë situatën. Tani jemi 5 pikë prapa Real Madridit, por në vend të dytë. Ka ende shumë rrugë deri në maj. Kur të kthehen të gjithë lojtarët nga dëmtimet, do të jenë në formë pas dy a tri ndeshjeve. Ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të luftojmë. Nuk e pamë këtë në Bruges, por shpresoj ta shohim nesër”.

  • Simeone ia faturon gjyqtarit barazimin me Celta Vigo: Me një lojtar më pak ishte e vështirë

    Simeone ia faturon gjyqtarit barazimin me Celta Vigo: Me një lojtar më pak ishte e vështirë

    6 Tetor 2025

    10:57

    Telesport

    Pas triumfit në derbin e Madridit, skuadra e Atletico Madrid barazoi 1-1 në Celta Vigo. Trajneri Diego Pablo Simeone u shfaq në konferencën për shtyp i irrituar nga arbitrimi, por i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij.
    “Nuk ka kuptim të flasim për arbitrimin, sepse nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me atë që ndodhi.”Me 11 lojtarë, ne e kontrolluam ndeshjen. Me dhjetë lojtarë, u mbrojtëm mirë edhe pse krijuam pak në sulm. Jam shumë i kënaqur me punën e ekipit”, tha Simeone.
    Trajneri argjentinas përqendrohet në anët pozitive: “Ekipi reagoi mirë në një situatë komplekse. Kjo është ajo që marr me vete: aftësia për të vuajtur dhe për të qëndruar i bashkuar“.
    “Po largohem shumë i lumtur, vërtet i lumtur… duke festuar punën e djemve“, tha Simeone. Skuadra e tij është ende pa një fitore jashtë fushe, por me këmbënguljen e tyre të zakonshme karakteristike.

  • Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video)

    Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video)

    5 Tetor 2025

    22:57

    Telesport

    Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Celta Vigo, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në La Liga.
    “Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, falë autogolit të Carl Starfelt. Suedezi i pafat, dërgoi në rrjetë pasimin brenda zonës të Pablo Barrios.
    Në minutën e 40-të, Atletico mbetet me një lojtar më pak, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe u largua nga fusha.
    Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 68-të me të zakonshmin Iago Aspas. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atletico Madrid mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.
    SHIKOGOLAT