Tag: çelja

  • Gonzato ‘i ngrin buzëqeshjen’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat është më e vështirë se sa çelja

    Gonzato ‘i ngrin buzëqeshjen’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat është më e vështirë se sa çelja

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli sot për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbushë në mënyrë konsistente reformat në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
    Gonzato, teksa i “preu iluzionet” Ramës, tha se mbyllja e grup kapitujve për anëtarësimin në BE do të jetë një fazë më sfiduese për vendin tonë, pasi ky proces është më i vështire se sa çelja e tyre.
    “Shqipëria po hyn në një proces themelor të anëtarësimit, që vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve. Së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit. Edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Faza tjetër do të jetë vendimtare, do të jetë më e vështirë pasi mbyllja e kapitujve të nergociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre.
    Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.
    Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje të gjithë përfshirjes dhe vendosmëri. Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë një reform konsistente. Anëtarët e BE presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent dhe në kohë të reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët në jetën e përditshme”, tha Gonzato gjatë fjalës që mbajti sot në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.
     

  • “Vlora Unlocked”/ Rama: Muzikë dhe festë, 16-18 maj çelja zyrtare e sezonit turistik në qytetin bregdetar

    “Vlora Unlocked”/ Rama: Muzikë dhe festë, 16-18 maj çelja zyrtare e sezonit turistik në qytetin bregdetar

    Tri ditë feste do të organizohen në Vlorë me rastin e çeljes së sezonit turistik të këtij viti.
    Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të aktiviteteve që do të zhvillohen në Vlorë.
    “16-17-18 maj në Vlorë. Çelja zyrtare e sezonit turistik”, shkruan Rama.
    Gjatë këtyre tri ditëve qytetarët do të kenë mundësi të kërcejnë me emrat më të mirë të muzikës shqiptare, si dhe me DJ të njohur ndërkombëtarë.
    Gjithashtu qytetarët do të provojnë ushqimet më të shijshme dhe të zbulojnë vendet më të bukura, ku do të krijojnë kujtime të paharrueshme.
    Në koncertet që do të zhvillohen në Vlorë do të interpretojnë këngëtarët e njohur si Ledri Vula, Ylli Limani, Kida etj.
    Edhe ky sezon veror pritet ta kthejë Vlorën në një ndër destinacionet kryesore turistike në vend.

  • Çelja e fushatës elektorale 2025, Rama lë pas Berishën edhe në rrjetet sociale

    Çelja e fushatës elektorale 2025, Rama lë pas Berishën edhe në rrjetet sociale

    Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej” në Tiranë.
    Ngjarja mbart një simbolikë të veçantë, pasi është organizuar në datën 12 prill, duke reflektuar numrin 12 – një referencë ndaj 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.
    Ndërsa në shesh ishin të paktën 15 mijë qytetarë në mbështetje të kryesocialistit Edi Rama dhe vizionit të tij për Shqipërinë 2030, me mijëra ishin dhe ata që e ndoqën takimin drejtpërdrejt në rrjetet sociale.
    Vetëm në Facebook, çelja e fushatës së Partisë Socialiste u ndoq nga të paktën 11 mijë e 400 qytetarë.
    Ky nivel shikueshmërie ishte mbi 5.4 herë më i lartë se audienca që pati Sali Berisha në Facebook (2 mijë e 100) gjatë aktivitetit hapës të fushatës, që zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

  • Detaje nga çelja e fushatës së PS/ Priten fjalime nga drejtuesit e 12 qarqeve, ‘pika kulmuese’ me kryeministrin Rama

    Detaje nga çelja e fushatës së PS/ Priten fjalime nga drejtuesit e 12 qarqeve, ‘pika kulmuese’ me kryeministrin Rama

    Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më pak se një orë më pas, në mesditë, socialistët do të nisin tubimin i cili hap një muaj “betejë” drejt zgjedhjeve.
    Gazetari Ergys Gjençaj ka zbuluar detaje të vogla nga organizimi. “Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama”, tha gjencaj.

  • Foto nga çelja madhështore e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit

    Foto nga çelja madhështore e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Çelja e fushatës së PD/ Berisha: Të gjitha surprizat janë nesër!

    Çelja e fushatës së PD/ Berisha: Të gjitha surprizat janë nesër!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Rreth një javë nga çelja e fushatës, Berisha porosi ekipit në listat e hapura: Fushatë të pavarur nga partia! Mos “prisni” strukturat, por…

    Rreth një javë nga çelja e fushatës, Berisha porosi ekipit në listat e hapura: Fushatë të pavarur nga partia! Mos “prisni” strukturat, por…

    Kur na ndajnë pak ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, Sali Berisha udhëzon kandidatët e listës së hapur, për fushatë jashtë strukturave të PD-së.
    Në një mbledhje të disa ditëve më parë, Report Tv ka mësuar se kryedemokrati ka kërkuar fushatë të pavarur nga partia, për kandidatët që do t’i nënshtrohen votës preferenciale.
    Fushata sipas porosive duhet të konsistojë në takimet derë më derë me qytetarët dhe jo takimet ku mblidhen njerëz strukturash. Votën për partinë dhe fushatën për numrin 1, që i përket PD-së në fletën e votimit i lihet si detyrë kandidatëve në listën e mbyllur.
    Edhe mbi përmbajtjen e takimeve, kryedemokrati ka bërë orientime. Ai ka kërkuar që takimet me qytetarët të fokusohen mbi prezantimin e programit ku vëmendje të veçantë t’i dedikohet “Planit të Emergjencës”.
    Ndërkohë demokratët janë në pritje të mbërritjes për të dytën herë të Chris Lacivitas brenda pak ditësh. Drejtuesit të fushatës i janë lënë në tryezë disa sugjerime lidhur me moton zyrtare dhe këngën që do të shoqërojë fushatën 30 ditore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    PD ka njoftuar që çelja e fushatës do të bëhet më 11 prill në orën 19:00 ndërsa një ditë më pas do të bëjë prezantimin tërësor të programit, që sipas fushave po paraqitet prej disa javësh.